EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Shtimi i imanit

Akaidi


SHTIMI - PAKĖSIMI I IMANIT



Sipas harixhive, mu'tezileve, zejdijve, selefijve, shumicės sė kelamistėve esh'aritė, dhe Ibni Hazmit prej dhahirijve, tė cilėt punėn (kryerjen e obligimeve fetare) e konsiderojnė pjesė tė pandashme tė imanit, imani shtohet dhe pakėsohet edhe nga aspekti sasior (kuantitativ, kemmijjeh) edhe nga ai cilėsor (kualitativ, kejfijjeh). Sipas kėsaj, me kryerjen e punėve tė mira imani shtohet, kurse me kryerjen e punėve tė kėqija imani pakėsohet. Kjo nga shkaku se nė Kur’anin fisnik ka disa ajete qė tregojnė se imani shtohet e pakėsohet:

"E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata, tė cilėve kur pėrmendet All-llahu u rrėqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre." (el-Enfal:2)

"E kur zbret ndonjė kaptinė, ka prej tyre qė thonė: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u pėrket atyre qė besuan, atyre u shtohet besimi dhe gėzohen pėr tė." (et-Teubeh:124)

"Ai ėshtė qė nė zemrat e besimtarėve dhuroi qetėsinė pėr ta shtuar ata bindjen nė besimin e vet qė kishin. Ushtritė e qiejve e tė tokės janė vetėm tė All-llahut, e All-llahut ėshtė shumė i dijshėm dhe shumė preciz." (el-Fet'h:4)

Kurse sipas Ebu Hanifes dhe hanefijve tė tjerė, kelamistėve maturidij, el-Xhuvejniut dhe disa tė tjerėve prej esh'arive, ēėshtja e shtimit dhe pakėsimit tė imanit duhet shikuar nga dy aspekte:

1.
Nga aspekti i parimeve qė duhen besuar (mu'menun bih) imani as nuk shtohet e as nuk pakėsohet. Kjo nga arsyeja se pėr shembull nėse njė njeri beson Zotin, librat e Zotit, pejgamberėt e Zotit dhe ditėn e Kijametit, mirėpo nuk u beson melekėve, ky njeri nuk konsiderohet se ėshtė besimtar dhe se ka iman. Kėtu, me mospranimin e njėrit parim tė besimit, nuk ėshtė realizuar besimi (imani), e si tė ketė shtim apo pakėsim tė imanit?! Tė gjithė janė tė obliguar t'u besojnė tė njėjtave gjėra, tė njėjtave parime. Nga aspekti i parimeve dhe kushteve qė duhen besuar nuk ka asnjė dallim midis dijetarit dhe injorantit, pejgamberit dhe njeriut tė rėndomtė, mashkullit e femrės. Nga aspekti i ēėshtjeve qė duhen besuar shtimi i imanit (por jo edhe pakėsimi) mund tė vijė nė shprehje vetėm nė kohėn e Pejgamberit a.s., sepse ata nė fillim ėshtė dashur tė besojnė vetėm njė Zot, pastaj mė vonė melekėt, librat etj....

Lidhur me kėtė tematikė Ebu Hanifeja (v. 150/767) ka bėrė njė sqarim shumė tė bukur: "Imani as nuk shtohet e as nuk pakėsohet. Sepse shtimi i imanit ėshtė i mundshėm vetėm me pakėsimin e kufrit (mosbesimit), kurse pakėsimi i imanit ėshtė i mundshėm vetėm me shtimin e kufrit. Ndėrkaq ėshtė njė formė e gabuar e tė menduarit qė njė njeri nė tė njėjtėn kohė tė jetė edhe mu'min (besimtar) edhe kafir (mosbesimtar)."

2.
Nga aspekti i cilėsisė (kejfijjeh) imani tregon shtim dhe pakėsim. Imani i dikujt ėshtė mė i fortė, mė i fuqishėm e i dikujt ėshtė mė i dobėt. I dikujt ėshtė i plotė (kamil), kurse i dikujt ėshtė i mangėt (nuksan). Imani i dikujt ėshtė nė shkallėn ilmu'l-jakin, ndėrsa i dikujt nė shkallėn ajnu'l-jakin ose hakku'l-jakin. Nė ajetet qė u pėrmendėn mė lart bėhet fjalė pėr njė lloj tė kėtillė tė shtimit apo pakėsimit tė imanit. Pėr shembull, Ibrahimi a.s. kėrkon prej All-lahut xh.sh. t'i tregojė se si i ringjall tė vdekurit, kurse All-llahu xh.sh. e pyet: "a nuk beson (nė kėtė)?", Ibrahimi a.s. i pėrgjigjet: "Gjithsesi se besoj, mirėpo dua tė mė flejė e qetėsohet zemra":

"Pėrkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, mė mundėso tė shoh se si i ngjallė tė vdekurit?" Ai (Zoti) tha: "A nuk beson?" Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha qė zemra e ime tė ngopet (bindje)!" Ai (Zoti) tha: "Merri katėr shpezė pranė vete (therri e copėtoji), e pastaj nė ēdo kodėr vėne nga njė pjesė tė tyre, mandej thirri ato, do tė vijnė ty shpejt, e dije se All-llahu ėshtė i Gjithfuqishmi, i Urti. " (el-Bekara:260)

Me kėtė na bėhet me dije se imani nė shkallėn
ajnu'l-jakin i Ibrahimit a.s. ėshtė mė i fortė e mė i fuqishėm sesa imani i mėparshėm i tij qė ishte i shkallės ilmu'l-jakin.




Shkėputur nga libri i Prof. Dr. Ahmed Saim Kilavuzit,
Anahatlariyla Islam Akaidi ve Kelam'a Giris (Akaidi islam nė vija tė pėrgjithshme dhe hyrje nė kelam), Stamboll, 1987, f. 34-35.



Nga turqishtja: mr. Rejhan Neziri

Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore