EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Shfrytėzo intelektin

Dr. Ali Iljazi


Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi




SHFRYTĖZO MAKSIMALISHT KAPACITETIN E INTELEKTIT TĖND




Kur'ani famėmadh hap njė faqe tė re tė botės sė artit duke zgjeruar kufijtė e imagjinatės njerėzore nė infinit. Kjo nuk ėshtė aspak e ēuditshme duke marrė parasysh rėndėsinė e imagjinatės nė ndėrtimin e intelektit dhe kjo sipas Gazaliut dhe Einsteinit ėshtė para diturisė.

Begatia e mendimeve njerėzore ėshtė nė lidhje tė ngushtė me begatinė e aparatit vokabular i cili ofron prototipe pėr mendime.

Njerėzit gjurmojnė fjalėt dhe i shfrytėzojnė tė njėjtat pėr tė pėrshkruar aspekte tė caktuara tė pėrvojės personale. Jeta aktive d.m.th. pėrvoja e pasur ngjallė lidhjet e vdekura tė neuroneve nė trurit e njeriut duke i nxitur qė tė gjejnė mėnyrat (nėpėrmes fjalėve, imazheve, formave tė ndryshme artistike, etj.) tė shprehin botėn e pasur emotive dhe intelektuale nė vete.

Truri i njeriut i lė shablonet e pėrditshėm tė mendimit nėse ėshtė i ekspozuar p.sh. formave tė ndyshme tė shokut, varfėrisė e cila nuk lejon njohjen dhe zgjedhjen e shablonėve tė vjetėr.

Krijuesi i Gjithėdijshėm i njeriut dhe Njohėsi mė i mirė i potencialit tė tij mendor shfrytėzon diapazonin e mėnyrės praktike pėr aktivizimin e qelizave mendore, dhe kėtė nėpėrmjet njė mėnyre tė vetme - mprehjen dhe bashkimin e shqisave.

Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:

"Nuk ka dyshim se ata qė pėrgenjėshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė xhennet deri tė pėrbirojė deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės." (El - A'rafė, 40)

Ėshtė fakt se njeriu nuk tregon interesim tė dėgjojė deri nė fund fjalinė tė cilėn qė mė parė e di si do tė pėrfundojė. Ky ėshtė rregull tė cilin e ka ndėrmend secili folės i arsimuar dhe mu pėr kėtė vallėzimin verbal tė tij mundohet ta udhėheqė nė njė vijė tė hollė nė mes ekscesit dhe asaj qė masat e paramendojnė tė jashtėzakonshme dhe tė ēuditshme. Nė kėtė qėndron urtėsia qė nuk dimė vendin, kohėn dhe mėnyrėn si do tė pėrfundojmė jetėn tonė, andaj nxitjet e papritura na tėrheqin pėrpara.

Ėshtė indikative qė Krijuesi i Urtė, gjatė 23 viteve tė komunikimit me Muhammedin a.s. ka insistuar nė parashikueshmėrinė personale nėpėrmjet zgjedhjes gjithmonė tė mėnyrės sė ndyshme nė tė cilėn Muhammedi a.s. tė kontaktojė me mjeshtri duke mbajtur shqisat e tija zgjuar, por edhe tėrė komunikimin madhėshtor tė freskėt, efikas dhe interesant.

Krijuesi i botėve, duke folur pėr individ negativ tė caktuar tė cilėt me kryelartėsi refuzojnė thirrjen e qartė tė logjikės, pėrfundon fjalinė nė mėnyrė jo tė zakonshme, duke u shėrbyer me krahasim figurative qė ėshtė pėr ne jashtė realitetit tė njohur - kur janė nė pyetje devet e gjalla.

Nė vend tė shprehjes "pėrderisa deveja tė pėrbirojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės"

Zoti ka mundur tė pėrdorė shumė fjalė tjera tė zakonshme nė kėtė fjali tė kushtėzuar. Ka mundur thjeshtė tė thotė qė profili i njerėzve tė pėrmendur nuk do tė hyjė nė xhennet.

Mirėpo, me kėso mėnyrė tė thjeshtė tė kėsaj fjalie madhėshtore mendjet tona do tė ishin tė cunguara me njė imazh tė paharruar i cili paraqitet me masė milimetrike shumė precize, e kjo ėshtė mundėsia e kalimit tė devesė, si simbol i caktuar pėr madhėsi, nėpėr zgavrrėn e gjilpėrės, si simbol pėr ngushtesė.

Edhepse kėtė paraqitje ėshtė e pamundur pėr ta parė nė realitetin tonė tė njohur, prapė se prapė ndodh nė kokat tona, nėpėrmes kombinimit preciz tė fjalėve tė pėrmendura tė cilat kanė zgjuar njė pjesė tė imagjinatės sonė.

Te disa kombinimi i fjalėve tė pėrmendura, me qė e njėjta pėrmendet nė Bibėl ka zgjuar nevojėn pėr tė eksiperimentuar.

Kėshtu firma gjermane "Micreon" nė muajin prill tė vitit 2006 ka projektuar njė deve nė miniaturė e cila do tė kalojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės me gjatėsi 2 mm dhe me gjerėsi 0,3 mm, duke u shėrbyer me njė imazh kurano-biblik si shkas pėr demonstrimin e potencialit tė mikrosistemit tė tyre teknologjik.

Pėrveē kėsaj, verseti kuranor i analizuar ėshtė edhe ushtrim praktik pėr zhvillimin e aftėsive sinestezike d.m.th. zhvillimin e lidhjeve tė caktuara tė neuroneve nė trurin tonė tė cilat mundėsojnė bashkimin e shumė shqisave, e qė ka ndikim tė jashtėzakonshėm pozitiv nė mendimin tonė. Sepse ata qė mohojnė argumentet e qarta, duke bėrė kryelartėsi mendjes sė shėndoshė, do tė vijnė herė do kurdo nė situatė qė do tė dėshirojnė tė hynė nė xhennet. Nėse dėshira e tyre vie vonė, tė gjitha pėrpjekjet e tyre do tė jenė tė kota, qoftė edhe nėse nė kėtė rrugė pėrdorin fuqinė e devesė kokėfortė e cila ėshtė e gatshme tė arrijė tė pamundurėn.

Pa marrė parasysh sa pėrulen ose mundohen tė shpaguajnė, pasi qė tėrė jetėn e kanė harxhuar pa mund dhe pa nevojė, nuk do tė mund ta ndryshojnė realitetin.

Kėshtu qė shprehja sinestezike "pėrderisa deveja tė pėrbirojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės" vėrehet nė dhėnien e formės, aromės sė shprehjeve tė caktuara, por edhe rezhimit tė njė filmi tė shkurtėr tragjiko-komik me qėllim tė pėrforcimit tė ngjarjes dhe tė mbajturit mend tė termave siē janė kryelartėsia, parrugėdalja dhe depresioni.

Sinestetik ėshtė personi i cili lind me lidhje neurologjike tė cilat mundėsojnė sinestezimin (bashkimin e shqisave).

Ekzistojnė shkencėtarė, si p.sh. Richard Gytowic, tė cilėt pohojnė qė tė gjithė njerėzit kanė tė shtypur aftėsinė sinestezimit dhe mund tė zhvillojnė kėtė gjendje neurologjike tejet tė dobishme, nėse me ushtrim arrijnė t'i aktivizojnė lidhjet e caktuara tė neuroneve qė i kanė humbur me punė tė pamjaftueshme mendore.

Sinestezimi vėrehet nė bashkimin e shumė shqisave, e forma mė e shpeshtė ėshtė "dėgjimi i ngjyrosur" d.m.th. duke i dhėnė zėrave formėn, ngjyrėn dhe aromėn e tij.

P.sh. dėgjimi i qartė qė tė folurit e dikujt ėshtė kumbues. Letrari Dan Brown baritonin e thellė tė profesorit tė tij kryesor Longdonit e pėrshkruan si "ēokoladė pėr vesh" tė studentėve tė tij.

Ose p.sh. njė melodi tė caktuar mund ta pėrjetojmė nėpėrmes sistemit shqisor olfaktiv dhe degustativ nė mėnyrė qė p.sh. melodinė e kaptinės kuranore Jusuf, qartė dhe pa mund e asocojmė me aromėn e trėndafilit tė egėr nė errėsirė dhe shijen e fuqishme tė vajit tė ullirit e cila shėron plagėt (ndėrvėllazėrore).

Sinestezimi mendohet edhe si figurė poetike, ngase mjeshtėrit sensibil tė fjalės kėndshėm e pėrdorin pėr shkak tė ndikimit tejet tė fuqishėm nė psikėn dhe memorien njerėzore.

Vėrejtėm si Krijuesi ynė gjithashtu na mėson qė termeve abstrakte t'i japim formė, ngjyrė, aromė, shije, tingull, esencė, sepse kėshtu mė sė miri do tė hymė nė esencėn e tyre, por edhe do tė zhvillojmė intelektin personal nėpėrmes aftėsisė konstruktive dhe imagjinatės efektive e cila mundėson shikimin e gjėrave dhe fenomeneve nga spektri i gjėrė i kėndvėshtrimeve tė papritura.

T'i shikojmė sė bashku disa ushtrime praktike pėr lidhjen e neuroneve (fijeve nervore), gjegjėsisht ndėrtimin e aparatit tonė kognitiv.



FĖMIJĖT E THINJUR TĖ KOHĖS SONĖ



Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:

"Nėse ju mohoni, si do tė mbroheni nė njė ditė qė fėmijėt do t'i bėjė pleq?" (El - Muzzemmil, 17)

Nė versetin e cituar Krijuesi i madhėrishėm pėrsėri me njė figurė stilistike tejet efektive u paraqet njerėzve njė pjesė tė atmosferės sė shkatėrrimit tė botės, duke potencuar qė kjo ėshtė ditė e rėndė dhe e vėshtirė sa qė fėmijėt me shpejtėsi bėhen tė moshuar, duke marrė pėr njė moment shenjat e pleqėrisė (p.sh. thinjat nė kokė).

Edhe nė kėtė rast termi abstrakt sikurse koncepti i dėnimit, merr formėn e qartė dhe tejet bindėse dhe ngjyrėn - fėmijėt e thinjur.

Nė kėtė rast tėrė katastrofa e shkatėrrimit tė botės skicohet me pėrmendjen e kategorisė mė tė ndieshme tė shoqėrisė - fėmijėt.

Krijuesi absolute nuk pėrmend shprehjen e fytyrės sė kėtyre fėmijėve, dhe nuk pėrshkruan frikėn e tyre tė inicuar me lėvizje kaotike ose zėra tė lartashėm. Gjendja e mendjeve dhe zemrave tė tyre na paraqiten nė mėnyrė gjeniale me theksimin e njė detali nė kokėn e tyre, e ky ėshtė ndryshimi i ngjyrės sė flokėve.

Kėtu "fėmijėt e thinjur" gjithashu janė pikė fillimi pėr meditim tė termeve
korelative siē janė:

1. stresi - pleqėria,
2. psikosomatia - teknikat e meditimit,
3. mendimet - fizionomia,
4. kualiteti i flokėve - kualiteti i jetės, etj.

Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:

"Ajo ėshtė dita kur njerėzit bėhen si insekte tė shpėrndara." (El - Karia, 5)

Nė kėtė verset ėshtė pėrshkruar njė detal i ri nga skenari i shkatėrrimit tė botės, por tani kemi kategorinė tjetėr tė shoqėrisė - tė rriturit, dhe qasjen e re nė gjendjen e tyre nė kėtė situatė specifike.

Allahu i madhėrishėm tėrheq vėrejtjen nė frikėsimet e shkatėrrimit tė botės nėpėrmes krahasimit tė njerėzve nė kėtė ditė si insekte tė shpėrndara, qė janė shembulli mė i mirė i dobėsisė, pandihmesės dhe panikut.

Shprehja "insekte tė shpėrndara" paraqet individ tė paorganizuar qė nuk kanė drejtim tė pėrbashkėt dhe as ritėm tė sinkronizuar tė lėvizjeve.

Dhe mu sikur qė insektet qė jetojnė shumė shkurtė i njėjtė ėshtė edhe fati i njerėzve nė atė ditė.

Ngjajshėm edhe insektet tek tė cilat niveli i lartė kaotik ka shkaktuar shkatėrrimin e ēdo sistemi tė lėvizjeve tė organizuara dhe nė skenė paraqitet ikje instiktive, duke lėrė impresionin e insekteve pa ndihmė.

Zoti ynė nėpėrmes shembullit tė insekteve tė shpėrndara bindshėm na paraqet gjendjet e caktuara tė njerėzve, duke na ofruar mėnyrė konkrete pėr lidhjen e neuroneve tė shkapėrderdhura nėpėrmes njė kostruksioni tė shkurtėr gjuhėsor, e cila u jep termeve abstrakte formė dhe ngjyrė.

Secili do qoftė term abstrakt, kur njėherė merr petkun e tij nė paraqitjen tejet dinamike tė kontekstit, plotėsohet me komoditet, vendoset nė memorien tonė afatgjate, duke ofruar mė shumė mundėsi pėr shkėndija tė reja tė njohurisė.

Pėrveē kėsaj, shprehja insekte tė shpėrndara mund tė vėzhgohet si pikė fillimi pėr meditim si:

1. Rėndėsia e ritmit tė pėrbashkėt nė mes lojtarėve tė njė ekipi:
2. Ēfarė qėndrimi ta marrim kundruall faktorėve qė grisin aksionin e dirigjuar qartė?
3. A thua shpėrbėrja ideologjike e individit brenda njė shoqėrie tė caktuar ėshtė magnet pėr fatkeqėsi tė ndryshme dhe katastrofa shoqėrore dhe ekonomike?
4. Jepuni termeve abstrakte ngjyrėn, formėn e kontekstin jetėpėrshkrues:
5. A thua lidhjet e neuroneve tė shkapėrderdhura janė rezultat tė njė mosekzistimi tė njė ideje tė fuqishme udhėheqėse e cila proceseve kognitive do t'i jepte ritėm harmonik?
6. Apo, mos ndoshta lidhjet e neuroneve tė shkapėrderdhura janė frut i
qyqėrisė e cila pengon njeriun pėr tė menduar nė origjinal.
7. A thua panorama e insekteve tė shpėrndara ėshtė shablon gjeneral i sjelljes sė individit nė kushte tė ndryshme tė kataklizmave tė cilat kanė sjellė deri te krizat e lidershipit, ndėrsa masa ka ikur te varkat e shpėtimit individual.

Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"Dhe kodrat bėhen si leshi i shprishur." (El - Karia, 5)

Pas panoramės sė atmosferės sė shkatėrrimit tė botės nėpėrmes flokėve tė thinjur tė fėmijėve dhe hutisė sė njerėzve pa ndihmė, Dėshmitari i Lartėmadhėruar pėrshkruan edhe gjendjen e vet natyrės sė asaj dite.

Kodrat si simbol i qėndresės nė natyrė pėrshkruhet si tė paafta, si lesh i shprishur.

Me kėtė shprehje Krijuesi absolut me mjeshtri projekton nė mendjen njerėzore dinamikėn e frikshme tė ndryshimeve tė fuqishme nė brendinė e natyrės.



KONKLUDIM



Kur'ani fisnik ėshtė pėrplot konstruksione gjuhėsore tė cilat pėrveē qė nga shprehjet gjuhėsore nuk mund tė paraqiten mė bukur krijojnė nė mendjet tona imazhe tė paharruara, nėse lidhen si duhet duke krijuar njė potencial mendor kolosal.

Pa marrė parasysh sa jeni tė fuqishėm dhe tė bukur individualisht, personaliteti juaj mund tė fitojė thellėsi fascinuese vetėm nė ekip tė fortė.

Nėse nė kodrat e mėdha me shkėmbinj tė fortė ėshtė e mundur tė lėvizin proceset tė cilat tė njėjtat do t'i kthejnė nė lesh tė lėmurė e tė butė, edhe pėr zemrat mė tė forta ka shpresė nėse nė kohė tė duhur lėvizim procese tė njėjta.

Allahu i madhėrishėm ėshtė pėrkujdesur qė njerėzit nė xhennet tė mbesin pėrherė tė rinj. Obligimi ynė ėshtė tė pengojmė plakjen e hershme tė fėmijėve tanė.

Jepuni termave abstrakte siē janė p.sh. dituria, dashuria, viktima, drejtėsia, jeta, vdekja, bukuria, lumturia, fatkeqėsia, dhembja, besnikėria, etj., formė tė qartė, ngjyrė, aromė dhe shije, dhe pastaj krahasoni me imazhet e termeve tė njėjtė nė Kur'an.

Nėse kjo ju shkon me vėshtirėsi, shoqėrohuni me njerėz qė do t'iu pasurojnė me kundėrthėniet komparative tė tė njėjtave.

Duke lexuar me vėmendje Kur'anin fisnik mundohuni tė shikoni ēdo kaptinė nėpėrmes formės, ngjyrės, aromės dhe shijes nė tė cilėn do tė asocojė vet tematika e kaptinės konkrete. Shkėmbeni kėto pėrvoja me muslimanėt tjerė.




Kthehu lart





Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore