Menyja kryesore
Analiza
Ismail Halimi
SEKRETET E NJĖ SHKRIMI TĖ SUKSESSHĖM
Nuk jam ndonjė kritik letrar, nuk dua qė dikė ta lėndoj me kėtė shkrim, nuk kam pėr qėllim shfaqjen e aftėsive tė mia, sepse jam i vetėdijshėm se aftėsitė e mia janė tė kufizuara.
Nuk kėrkojė vlerėsimin e artikullit tim, nuk pres ndonjė shpėrblim nga ky shkrim.
Kėrkojė tė mė ndihmoni nė gjetjen e njė vazhdimėsie tė pėrhershme tė shkrimeve tona tė cilat shfaqen nėpėr gazetat e ndryshme apo nė faqet e kėtij vebsajti mjaftė tė qėlluar.
Kur lexoj ndonjė artikull mė duket se e kam gjet veten time aty ku pėrshkruhet njė ngjarje, ku jipet ndonjė ide ose mendim personal i autorit. Por, nė tė shumtėn e rasteve, nuk mundem qė ta pėrfundoj leximin e ndonjė artikulli pėr iks shkaqe.
Si qė thash edhe mė parė, nuk dua tė ndalem t'i korrigjoj kėto gabime apo lėshime nė artikujt e pėrditshėm tė autorėve tė ndryshėm, kėtė gjė nuk do ta bėj sepse nuk jam i atij niveli.
Do tė mundohem qė nė fjalė tė shkurtra ta paraqes mendimin tim personal, se si ėshtė e mundur qė artikujt tanė tė kenė ndikim tė drejtpėrdrejtė te lexuesit, duke e analizuar kėtė gjė nė aspektin islam.
Kushtet qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejtė me karakterin e autorit tė artikullit:
1. Qėllimi:
Mė ka lindur ideja qė disa mendime, tė cilat mė sillen vėrdallė nė mendje, t'i hedh nė njė faqe publike pėr t'ua paraqitur lexuesve tė nderuar.
Para se tė filloj shtypjen e germave apo kapjen e lapsit nė dorė, patjetėr duhet tė ndalem dhe t'i bėj pyetje vetes sime, se cili ėshtė qėllimi im me kėtė punė modeste?! Pėrfitimi material, tė bėhem i njohur para lexuesve, tė tregoj shkathtėsinė time nė shoshitjen e analizave tė ndryshme
?!
Me siguri do ta gjesh pėrgjigjen nė veten tėnde, por duhet patjetėr tė jesh i sinqertė nė kėtė moment, nėse dėshiron ta plotėsosh kushtin e parė pėr njė shkrim tė suksesshėm.
Muhammedi a.s. ka thėnė: "Me tė vėrtetė, punėt shpėrblehen sipas qėllimit
" Duke marrė parasysh se unė si musliman e kam tė domosdoshme ta ndėrtoj qėllimin pėr punėn qė dua ta bėj. Pra, duhet qė qėllimi im tė jetė vetėm pėr ta fituar kėnaqėsinė e Allahut (xh.sh) dhe asgjė mė tepėr. Pa kurrfarė dyshimi, ky ėshtė njė ndėr kushtet primare pėr njė shkrim tė bukur.
Transmetohet se Imam Buhariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) ka treguar se nuk e ka regjistruar asnjė hadith nė librin e tij "Sahihul Buhari", pa i falur dy reqate namaz, duke kėrkuar nga Allahu xh.sh. qė tė jetė i kėnaqur me punėn e tij. Me tė vėrtet, libri i imam Buhariut mbetet pėrgjithnjė si njė ndėr librat mė autentik pas Kuranit famėlartė, duke e pasur parasysh se autori nė fjalė, qėllimin e tij nė kėtė punė e kishte bėrė vetėm se pėr hir tė Allahut xh.sh dhe jo pėr gjė tjetėr.
Prandaj, si parakusht i tė gjitha kushteve mbetet qė shkrimi apo artikulli qė do ta shkruajmė tė jetė pėr Allahun e Lartmadhėrishėm.
2. Sinqeriteti:
Gjatė shoshitjes sė temės nė fjalė, duhet qė tė jem i sinqertė nė ēdo gjė qė paraqitet para lexuesit. Shkrimi im ka tė bėjė nė mėnyrė direkte me temėn nė fjalė dhe jo me faktorėt e jashtėm qė mė kanė nxitur nė marrjen e iniciativės pėr shkrimin e kėtyre rreshtave. Aspak nuk duhet qė autori tė jetė i ndikuar nga rrethanat e jashtme, e sidomos kur ato kanė efekte negative si p.sh: Fyerjet, ngacmimet indirekte, provokimet, thashethemet, njollosjet, etj.
Ky kusht na mundėson qė tė jemi nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me lexuesin, edhe pse prania jote fizike ėshtė larg tij. Sinqeriteti si kusht i dytė, pėrforcohet edhe mė tepėr kur e kemi parasysh kushtin e parė, qėllimin.
3. Pėrpjekja:
Edhe pse ėshtė radhitur ky kusht si pikė e tretė, ai ka rėndėsinė e vet thuajse sa dy kushtet e para. Pėrpjekja ėshtė nxitje e brendshme e vet autorit, e cila i bėn presion intelektit tė tij, mendon pėr tė arritur nė finalizimin e shtjellimit tė temės nė fjalė dhe pėr tė sakrifikuar potencialin e tij fizik dhe psikik nė dhėnien e mundėsisė pėr lexuesin qė tė arrijė nė kuptimin e vėrtetė tė artikullit dhe esencės sė tij. Nėse me tė vėrtet arrihet qė kjo pikė tė pėrvetėsohet mirė, atėherė shkrimi ynė do ta arrijė suksesin e duhur.
4. Mbėshtetja nė Allahun xh.sh.:
Autori nuk duhet tė harrojė se suksesi i takon vetėm Allahut xh.sh. dhe se punėn qė ėshtė duke e kryer ėshtė si rezultat i dhuntisė sė Allahut xh.sh. ndaj robit tė tij. Ekzistojnė pengesa tė shumta qė tė ndalojnė nė arritjen e qėllimit tėnd, prandaj pėr kėtė arsye mbėshtetja nė Allahun xh.sh. ėshtė e domosdoshme qė tė tejkalohen kėto pengesa. Kur autori fillon t'i flas vetes sė tij pėr suksesin dhe lėvdatat qė do t'i ketė, atėherė do tė fillojė puna e tij ta humb pamjen e saj tė vėrtetė.
Transmetohet nga nxėnėsit e Imam Neveviut, se ashtu si ishte duke shkruar, ndalej dhe thoshte: ESTAGFIRULLAH EL-ADHIM. (Kėrkoj falje te Allahu i lartmadhėrishėm). Kur e pyetėm, se pse vepron ashtu kur je duke punuar punė tė cilat i do Allahu xh.sh. dhe i Dėrguari i Tij? Imam Neveviu pėrgjigjet: "Mė vjen djalli dhe mė thotė: "Vetėm vazhdo o Nevevi sepse njerėzit kanė pėr tė tė lėvduar, do tė bėhesh shumė i njohur". Dhe pėr kėtė arsye po kėrkoj mbėshtetjen nė Allahun xh.sh. duke i kėrkuar Atij falje pėr kėto nxitje tė djallit.
Suksesi nė artikullin e shkruar, do tė jetė i plotė nėse merret parasysh ky kusht shumė i rėndėsishėm.
5. Pastėrtia fizike:
Ky kusht do tė jetė ndėr pikat e fundit tė kėtyre kushteve qė kanė tė bėjnė direk me autorin. E quajta pastėrti fizike pėr tė pasur mundėsi qė tė kuptohet mė lehtė ky kusht, edhe pse ka mundėsi tė quhet si pastėrti shpirtėrore, sepse nė Islam abdesi konsiderohet si pjesė e pandashme e adhurimeve tė shumta. Me pastėrti fizike nėnkuptojmė marrjen e abdesit para se tė fillojmė t'i hedhim idetė dhe mendimet tona nė fletėt e bardha tė fletores apo tė mikrosoft vordit.
Muhammedi a.s. ka thėnė se abdesi ėshtė arma e besimtarit, gjithashtu transmetohet nga shokėt e tij se kurrė nuk e ka pėrmendur Allahun xh.sh. pa pasur abdes.
Ky kusht, veē mė e plotėson efektin e shkrimit tonė ndaj lexuesit, e nėse nuk plotėsohet atėherė nuk ndikon nė humbjen e efektit tė artikullit apo shkrimit, nėse plotėsohen kushtet e lartpėrmendura. Duke e ditur se ky kusht ndihmon nė forcimin e mendimit, analizės dhe shtjellimit tė njė teme dhe i jep njė pamje edhe mė tė bukur shkrimit tonė, atėherė pse tė mos plotėsohet. Abdesi e freskon mendjen dhe trurin.
Nė pika tė shkurta, kėto ishin disa kushte, t'i quajmė tė brendshme apo shpirtėrore, qė kanė tė bėjnė direk me brendėsinė e autorit.
Ekzistojnė edhe disa kushte tjera qė janė tė lidhura ngushtė me faktorėt e jashtėm tė artikullit qė duam ta shkruajmė.
Kushtet qė kanė tė bėjnė me faktorėt e jashtėm tė artikullit, e qė duhet tė plotėsohen nga autori:
1. Njohja e detajeve tė temės:
Nėse duam tė jemi nė rrjedha tė tematikės sė shkruar nė faqet e bardha, duhet tė jemi tė informuar mirė rreth temės pėr tė cilėn bisedojmė. Si parakusht i kėtij kushti paraqitet para autorit studimi i temės apo i thelbit tė artikullit. Me kėtė dua tė them se autori nuk guxon ta shkruajė artikullin duke u mbėshtetur nė dėgjimin e disa ligjėratave apo leximin e disa broshurave rreth njė teme, tė cilat kanė njė peshė shumė tė madhe para personave adekuatė qė merren me lėmin gjegjės. Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė na bėn tė hasim vėshtirėsi nė kuptimin e artikullit dhe nė shumė raste tė keqkuptimit tė tij, pėr shkak tė mosnjohjes sė natyrės sė vėrtetė tė temės nga ana e autorit, e mos tė flasim rreth komentit qė bėhet nga ana e lexuesve.
Kur them se duhet bėrė studimi i temės, nuk e kam pėr qėllim kryerjen e fakultetit, por ēėshtjen qė dėshiron ta paraqesėsh para lexuesit tė jetė mirė e detajizuar dhe e shkoqitur, e pse jo edhe konsultimi me personat pėrgjegjės tė temės nė fjalė.
Paraqitja para opinionit me ide ose mendime tė reja duke u mbėshtetur nė : "e kam dėgjuar", ėshtė plotėsisht e gabuar, sepse nuk ėshtė aspak bindėse pohimi se nuk ka tjetėr shtjellim pėrveē kėtij, pėr tė cilin pretendon autori.
Ky kusht i pėrfshin tė gjitha natyrat e ēfarė do lloji qoftė ajo.
2. Elaborimi i drejtė:
Pėrpilimi i metodės dhe mėnyrės sė shkrimit tė artikullit, hedhja e ideve dhe mendimeve tė njėpasnjėshme dhe tė renditura sipas nevojės, mbajtja e balansit nė mes asaj qė shkruhet mė herėt dhe asaj qė pason, shtjellimi i temės nė pika esenciale dhe tė qarta, duke mos u zgjeruar shumė, dhe nė tė njėjtėn kohė duke mos e humbė thelbin kryesor tė shkrimit dhe mosdalja nga tema nė temė pa pasur nevojė, paraqesin kuptimin e vėrtetė tė kushtit nė fjalė, ELABORIMIT.
3. Burimet e ideve:
Me siguri, idetė e autorit dhe mendimet e tij nuk janė pjellė e mendjes sė tij. Patjetėr duhet tė dihet burimi i kėtyre ideve. Nuk ėshtė e kushtėzuar qė brenda nė artikull tė tregohen kėto burime, por ėshtė shumė e lehtė pėr lexuesin qė ta kuptojė shkrimin, nėse burimet e kėtyre mendimeve janė tė bazuara. Nė tė kundėrtėn, lexuesi do tė ballafaqohet me shumė kundėrthėnie dhe nuk do tė arrijė ta kuptojė artikullin. Po ashtu, te ai formohen ide qė janė nė kundėrshtim tė plotė me atė qė thuhet nė artikull.
4. Njohja e terminologjisė:
Secila shkencė ka terminologjinė e vet me tė cilėn njihet nė mesin e lexuesve. Artikulli nuk e arrin suksesin e tij nėse autori flet rreth njė teme, por nuk e njeh terminologjinė e atij lėmi. Fjalėt dhe mendimet e tij mbeten tė gjymta, keqkuptohen dhe i jepet kahe tjetėr qėllimit tė shkrimit.
Njohja e terminologjisė sė njė shkence, ėshtė kusht brenda kushteve pėr tė folur rreth asaj teme. Unė them diēka, por nė tė njėjtėn kohė kuptohet diēka tjetėr nga njohėsit e kėsaj shkence. Prandaj kėrkohet pėrgatitje adekuate pėr ta filluar shkrimin apo pėr ta shtjelluar njė ēėshtje delikate.
5. Elokuenca gjuhėsore:
Artikulli tė shkruhet bukur dhe rrjedhshėm nė gjuhėn e lexuesve, duke u mundėsuar atyre ta kuptojnė mė lehtė dhe mė rrjedhshėm temėn. Pėrmirėsimet gjuhėsore tė korrigjohen para se tė hidhen nė fletėt e bardha.
Njėkohėsisht, tė mos komplikohet artikulli me fraza filozofike tė panevojshme, tė largohemi nga barbarizmat nė gjuhėn amtare dhe sa mė tepėr ta thjeshtėsojmė kuptimin e artikullit, duke mos u larguar nga rregullat dhe ligjet e parapara tė gjuhės amtare.
Tė shumtė janė ata qė thonė se shkrimi im ėshtė i stilit shumė tė lartė, saqė shumica e lexuesve nuk e kuptojnė. Jam i sigurt se po tė ketė diēka qė ka pėr tu kuptuar, do ta kishte kuptuar edhe lexuesi.
6. Korrektėsia:
Korrektėsia nė shkrim konsiderohet ndėr parimet mė tė larta morale tė autorit. Kėtu shihet inteligjenca dhe morali i autorit. Shpeshherė shohim se njė autor flet bukur pėr njė autor tjetėr i cili mundet tė jetė nė kundėrshtim tė plotė me idetė dhe qėllimet e tij. Kjo ėshtė shkalla e vlerėsimit dhe provimi final i karakterit tė autorit. Ndoshta ky kusht ka tė bėjė mė tepėr me kushtet e grupit tė pare, por e radhitėm nė kėto kushte sepse faktorėt e jashtėm do tė mbeteshin pa vlerė po tė mos mbėshteteshin nė kėtė pikė shumė tė rėndėsishme. Duhet patjetėr autori tė jetė korrektė nė shtjellimin e temės duke mos anuar me kėmbėngulje rreth tematikės nė fjalė.
Muhammedi a.s. ka thėnė: "Thuaje tė vėrtetėn, qoftė edhe e hidhėt".
Rezyme
Kėto ishin disa kushte tė cilat duhet t'i plotėsojė ai qė dėshiron tė shkruajė njė shkrim. Kjo nuk do tė thotė se nuk ekzistojnė elemente tjera qė duhet tė hynė nė vargun e kushteve pėr tė qenė shkrimi sa mė i mirė dhe efektivė. Aty hasim edhe shumė pika tjera qė e bėjnė autorin tė dallohet me shkrimet e tij dhe ta godas lexuesin nė zemrėn e tij duke ia mundėsuar atij zgjerimin e horizontit tė njohurive tė reja, duke i ndihmuar atij qė sa mė shumė tė gjendet afėr leximit dhe duke i ndihmuar atij qė leximi dhe konsultimi i literaturave tė ndryshme tė jetė pjesė e jetės sė tij.
Artikujt e bukur dhe tė rrjedhshėm e afrojnė lexuesin edhe mė shumė afėr sofrės sė diturisė, e bėjnė atė qė edhe ai tė jetė pjesėmarrės i shtjellimit tė temave kyēe tė shoqėrisė, madje edhe mė gjerė. Prandaj, ėshtė kėshillė e dobishme pėr ēdonjėrin qė tė mos frikėsohet nga penda, mos ta bindėn veten se nuk mundet, por tė mundohet, tė studiojė dhe ngadalė tė fillojė hedhjen e mendimeve tė veta nė kėto faqe tė bardha, duke iu pėrmbajtur kushteve dhe etikės gjuhėsore.
Sa mė tepėr duhet tė largohemi nga kuantiteti dhe tė koncentrohemi nė kualitet. Nuk ėshtė me rėndėsi, se cili ka shkruar, por ėshtė me rėndėsi se ē`ka ka shkruar. Nuk duhet tė jetė qėllimi ynė pėrfitimi nga kėto shkrime, por qėllimi final duhet tė mbetet nė ofrimin e mundėsisė qė shoqėria tė pėrfitojė nga ne.
Kėmbimi i ideve pėrmes shkrimeve jep mundėsinė e pėrparimit ideor duke i dhėnė tė drejtė gjithkujt pėr shprehjen e mendimit tė tij.
Sa mirė dhe sa e dobishme do tė ishte qė secili t'i qaset lėmit sė vet tė cilėn e ka studiuar!
Sa parimore do tė ishte kur mjeku tė fliste pėr mjekėsi, bujku pėr bujqėsi, teologu pėr teologji
!
Sa bukur do tė lidheshin temat njėra me tjetrėn, dhe nė mėnyrė automatike do tė bindeshim se ēdokush nė shoqėri e ka vendin e vet tė caktuar dhe ēdonjėri pėr tjetrin do tė kishte nevojė.
Shkrimet dhe artikujt do ta humbnin vlerėn, pamjen reale dhe artin esencial, kur pėr njė temė do tė flisnin njerėz tė kategorive dhe profileve qė nuk kanė tė bėjnė me artikullin nė fjalė.
Liria ėshtė shprehje e bukur, megjithatė ėshtė e kufizuar.
Damask, Siri
07.05.2009