Menyja kryesore
Intervista
Ruajuni nga ekstremizmi
Kreuzlingen Kritikėt e akuzojnė Islamin pėr mungesė tolerance. Denoncohet barazia e mangėt midis mashkullit dhe femrės, cenimi i tė drejtave tė njeriut si dhe presioni ndaj pjesėtarėve tė feve tė tjera nė shumė vende muslimane. Imami Rehan Neziri na ofron pėrgjigje tė qarta.
Kreuzlinger Zeitung (K.Z.): Ju njiheni si njė imam me qėndrime liberale. A ju pengon fakti qė vazhdimisht po ju adresojnė nė fenomenet negative tė Islamit si islamizmi, terrorizmi dhe mungesa e dėshirės pėr tu integruar?
Rehan Neziri (R.N.): Tė gjithė imamėt qė i njoh unė kėtu nė Zvicėr kanė qėndrime tė njėjta liberale. Kėtė mėsim ne e nxjerrim nga vetė feja islame. Bashkėsinė muslimane Kurani e quan bashkėsi e sė mesmes. Sa i takon pyetjes Suaj: Po, mė pengon fakti qė vazhdimisht detyrohemi tė mbrohemi, vazhdimisht detyrohemi tė themi se ēfarė ne nuk jemi, vazhdimisht ti bindim tė tjerėt pėr ne dhe vazhdimisht tė detyrohemi ta dėshmojmė vullnetin tonė pėr paqe e bashkėjetesė.
K.Z.: Sipas mendimit Tuaj, ku qėndron arsyeja qė bashkėqytetarėve muslimanė shpesh u ngjishet mungesa e dėshirės pėr tu integruar? Pjesėtarėt e bashkėsive tė tjera fetare shumė mė rrallė u nėnshtrohen kėtyre akuzave.
R.N.: E njėjta gjė mė parė kėtu ka ndodhur me italianėt dhe spanjollėt e sidomos me ēifutėt. Sot muslimanėt janė ata qė shihen si qytetarė qė nuk duan apo qė nuk janė tė aftė pėr tu integruar. Muslimanėt nuk kanė ardhur dje nė Zvicėr. Ata janė kėtu qe afro 40 vjet. Gjatė gjithė kėsaj kohe ata e kanė ndėrtuar Zvicrėn bashkė me tė tjerėt. Sidomos para sulmeve terroriste tė 11 shtatorit mbi Qendrėn Tregtare Botėrore ata nuk njiheshin si muslimanė, porse si shqiptarė, arabė, turq etj. Menjėherė pas 11/9 ata filluan tė konsideroheshin pėrnjėherėsh si problematikė, tė rrezikshėm pėr sigurinė nė Zvicėr, tė paaftė pėr tu integruar...
K.Z.: Ēfarė qėndrimi keni lidhur me barazinė midis mashkullit dhe femrės? Ēfarė i mėsoni nxėnėsit e shkollave fillore kėtu nė Kreuzlingen lidhur me kėtė ēėshtje?
R.N.: Nė Islam burri dhe gruaja kanė tė drejta tė barabarta. Sipas Kuranit ata janė mbulesė pėr njėri-tjetrin, janė komplementarė ndėr tė njėjtėt, e plotėsojnė njėri-tjetrin. Kėtė mėsim tė Islamit ua pėrcjelli edhe nxėnėsve tė mi nė Kreuzlingen.
K.Z.: A do tė kishit rekomanduar qė kėtu nė Zvicėr krahas sė drejtės zvicerane tė zbatohet edhe sheriati islam? Si njė sistem plotėsues ose i barasvlershėm?
R.N.: Jo. Ne nuk rekomandojmė ndonjė sistem juridik paralel. Kėtu nė Zvicėr ne e gėzojmė tė drejtėn qė Islamin ta ushtrojmė nė nivelin tonė individual dhe nė bashkėsi. Sistemi i sė drejtės zvicerane, si njė shtet shekullar qė ėshtė, kėtė mundėsi nuk na ofron vetėm ne muslimanėve, porse edhe feve tė tjera. Liria e mendimit dhe e besimit ėshtė e garantuar me kushtetutėn federale tė Zvicrės dhe ne e ēmojmė lartė kėtė.
K.Z.: A ka ndodhur ndonjėherė qė ndonjė banor musliman nga Kreuzlingeni ta ketė martuar vajzėn e vet me dhunė? Nėse ndodh ndonjė rast i kėtillė, si do tė kishit reaguar Ju?
R.N.: Qe nėntė vjet sa jam imam kėtu nė Kreuzlingen, nuk kam dėgjuar pėr ndonjė rast tė kėtillė. Sikur tė ndodhė ndonjė gjė e kėtillė, unė do tė isha angazhuar kundėr saj, thjesht nga arsyeja se kjo bie ndesh me mėsimet islame. Njė herė njė vajzė erdhi te Pejgamberi Muhammed dhe e njoftoi se babai i saj e kishte martuar atė me njė burrė pėrkundėr vullnetit tė saj. Me kėtė rast, Pejgamberi e la atė tė lirė tė vendoste e tė zgjidhte. Atėherė ajo tha: Unė pajtohem me atė qė ka bėrė babai im, mirėpo desha tu tregoj femrave se baballarėt nuk kanė tė drejtėn e vendosjes nė kėtė ēėshtje, pa vullnetin e tyre.
K.Z.: Nė pjesė tė caktuara tė botės islame mbizotėron njė armiqėsi kundėr tė krishterėve. Ēfarė mendoni Ju, nga buron kjo armiqėsi?
R.N.: Islami ne muslimanėve na fton nė dialog nė formėn mė tė bukur sidomos me njerėzit e librit (hebrenjtė dhe tė krishterėt). Askund nė Kuran apo nė sunnet, pra nė fjalėt dhe praktikėn e Pejgamberit Muhammed, nuk bėhet thirrje pėr ushtrim armiqėsie ndaj pjesėtarėve tė feve tė tjera vetėm pėr shkak tė besimit ndryshe qė e kanė. Kjo do tė kishte rėnė ndesh me thelbin e mėsimit islam se nuk ka dhunė nė besim. Tani, sa i takon ēėshtjes sė armiqėsisė ndaj tė krishterėve nė pjesė tė caktuara tė botės islame: ata qė e ushtrojnė kėtė bėjnė ngatėrrimin midis krishterimit ose tė qenit i krishterė me agresionin dhe eksploatimin e burimeve tė tyre nga ana e shteteve krishtere. Nga ana tjetėr, jo tė gjitha konfliktet muslimane-krishtere janė tė motivuara nga feja. Pas tyre fshihen edhe arsye politike dhe ekonomike ose edhe kujtime nga e kaluara. Ne e dėnojmė ēdo lloj dhune, nė veēanti dhunėn qė ushtrohet nė emėr tė Zotit ose tė fesė.
K.Z.: Nėse dikush Ju akuzon duke thėnė se bota islame nga aspekti shpirtėror akoma gjendet nė mesjetė sesa nė botėn moderne, si do tė ishit pėrgjigjur?
R.N.: Prapambetja e botės islame nė aspektin teknologjik dhe shkencor ėshtė mė se e qartė. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se edhe nė aspektin shpirtėror, etik, kulturor, filozofik... ėshtė e prapambetur. Nė kėtė aspekt ajo ėshtė thjesht ndryshe. Pėr mė tepėr, fjala mesjetė pėr muslimanėt dhe historinė e tyre nėnkupton tė kundėrtėn e mesjetės nė Perėndim.
K.Z.: Ju keni thėnė se pėr ju vlen kushtetuta federale e Zvicrės. A mund tė themi sipas kėsaj se ekstremistėt nuk kanė vend nė bashkėsitė muslimane nė Kreuzlingen?
R.N.: Ne si Bashkėsi Islame Shqiptare, po edhe Bashkėsia Islame Turke kėtu nė Kreuzlingen jemi tė organizuara si shoqata dhe kemi statutet tona, ku qartė thuhet: Ekstremizmi dhe/apo fanatizmi i ēdo lloji as nuk do tė tolerohet e as nuk do tė mbėshtetet nga ana e Bashkėsisė Islame Shqiptare (shiko: www.el-hikmeh.net). Vetė Pejgamberi Muhammed na ka mėsuar: Ruajuni nga ekstremizmi (teprimi nė fe), sepse pėrpara jush ka pasur popuj qė janė zhdukur pėr shkak tė ekstremizmit tė tyre!.
Intervistoi: Stefan Böker
Fotografoi: Clemens Pecher
Burimi: Kreuzlinger Zeitung, nr. 47, 25.11.2011
Nenmenyja