EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Rregullat e brendshme tė agjėrimit

Dr. Ali Iljazi

Ebu Hamid el-Gazali - IHJA'U ULUMID-DIN - LIBRI VI




RREGULLAT E BRENDSHME TĖ AGJĖRIMIT




Dije qė ekzistojnė tre kategori tė agjėrimit:

1. Agjėrimi i masės -
saum el'umum
2. Agjėrimi i tė zgjedhurve -
saumu el husus
3. Agjėrimi i mė tė zgjedhurve -
saumu hususi el husus

Agjėrimi i masės ėshtė ai nė tė cilin agjėruesit, kryesisht, ndalen nga ushqimi, pija dhe akti seksual. Agjėrimi i tė zgjedhurve ėshtė agjėrim i atyre qė pėrveē tė cekurave, ruajnė veshin e tyre, syrin, gjuhėn dhe tė gjitha organet dhe shqisat nga mėkatet. Agjėrimi i mė tė zgjedhurve ėshtė agjėrim i atyre qė, pėrveē kėtyre qė pėrmendėm, agjėrojnė me zemrėn dhe mendimet e tyre, dhe tė cilėt tėrėsisht i pėrkushtohen Allahut tė Madhėrishėm.

Ky lloj agjėrimi ndėrprehet nė mendimin nė ēdo gjė, pėrveē mendimit nė Allahun e Madhėrishėm dhe Ahiret.

Ky lloj agjėrimi ndėrpritet me mendimin nė dynja, pėrveē nėse ėshtė i lidhur me fenė. Kėta qė agjėrojnė me zemėr thonė kėshtu: "Ai i cili gjatė agjėrimit gjatė ditės mendon se me ēfarė do tė bėjė iftar, ka gabuar, ngase kjo flet pėr mungesėn e fuqisė nė fe, nė mungesėn dhe sigurinė nė mirėsi dhe nė furnizimin e premtuar nga Allahu i Madhėrishėm".

Nė kėtė kategori tė agjėruesve bėjnė pjesė pejgamberėt, evliatė dhe njerėzit e mirė. Kjo ėshtė rrugė me tė cilėn kryesisht dėshirohet Allahu i Madhėrishėm dhe pėr tė cilėt qartė flet Kur'ani fisnik:

"Mandej lėri ata tė luajnė nė atė kotėsinė e tyre!" (1)


Agjėrimi i tė mirėve dhe tė zgjedhurve ėshtė i atyre qė agjėrojnė me shqisat e tyre dhe kėtė e plotėsojnė me gjashtė mėnyrat vijuese:

1. Shikimin e tyre dhe vėmendjen e largojnė nga ēdo gjė qė ėshtė mėkatare dhe e papėlqyeshme, nga ēdo gjė qė zemrėn e largon nga dhikri dhe pėrkujtimi nė Allahun, xh. sh. Muhammedi, s. a. v. s., ka thėnė:

"Shikimi ėshtė shtizė helmuese e Iblisit, Allahu e mallkoftė, dhe ai i cili e refuzon duke u frikėsuar nga Allahu, xh. sh., Ai do t'i japė iman nė atė masė, nė tė cilėn zemra e tij do tė jetė e shėndoshė dhe e mbushur me dashuri ndaj Tij" (2)

Transmetohet nga Xhabir ibn Abdullahu e ai nga Enes ibn Maliku se Pejgamberi, s. a. v. s., ka thėnė:

"Pesė gjėra e prishin agjėrimin: gėnjeshtra, pėrgojimi, denoncimi (tė treguarit ndaj tjetrit) betimi rrejshėm dhe shikimi epshor". (3)

2. Ata tė cilėt e ruajnė gjuhėn e tyre nga tė folurit e pamenduar, gėnjeshtra, pėrgojimi, tė treguarit (ndaj tjetrit), paturpėsia, fjalėt e turpshme, grindjet dhe kacafytjet, nga hipokrizia. Kėta i vėnė gjuhės heshtjen dhe e orientojnė nė dhikėr dhe lexim tė Kur'anit. Ky ėshtė agjėrimi me gjuhė.

Sufjan eth-Thevriu me njė rast ka thėnė:
"Pėrgojimi e prish agjėrimin". Kėtė nga ai e transmeton Bishr ibn el-Harith. El-Lejs(4) transmeton qė Muxhahidi ka thėnė: "Dy cilėsi tek njė person prishin agjėrimin: pėrgojimi dhe gėnjeshtra".

Pejgamberi, s. a. v. s., ka thėnė:

"Agjėrimi ėshtė mburojė pėr njeriun. Kur dikush prej jush agjėron, mos tė flasė marrėzi (dhe gjėra) tė papėlqyeshme, ndėrsa nėse dikush mundohet ta nxitė nė kacafytje dhe provokim, le tė pėrmbahet nga kjo dhe le tė thotė: "Unė agjėroj, unė agjėroj". (5)

Nė njė transmetim tjetėr thuhet se dy gra, qė kanė jetuar nė kohėn e Pejgamberit, s. a. v. s., njė ditė gjatė ramazanit, ndien uri dhe etje tė tillė saqė nuk mundėn ta mbajnė agjėrimin. E dėrguan njė njeri te Pejgamberi, s. a. v. s., duke kėrkuar leje nga ai qė ta ndėrprejnė agjėrimin. Muhammedi, s. a. v. s., nėpėrmjet atij njeriu u dėrgoi njė enė dhe i urdhėroi qė ta vjellin atė qė kanė ngrėnė. Njėra e mbushi gjysmėn e enės me gjak qė kishte aromėn e gjakut tė kafshės sė prerė, ndėrsa tjetra e mbushi tėrė enėn me tė njėjtėn pėrbėrje. Njerėzit u ēuditėn me kėtė pamje, ndėrsa Pejgamberi, s. a. v. s., tha:
"Kėto dy gra agjėruan dhe u ndaluan nga ato qė Allahu i Madhėrishėm i ka lejuar, por nuk u ndalėn nga ajo qė Allahu i Madhėrishėm e ka ndaluar. Janė takuar dhe i kanė pėrgojuar njerėzit e tjerė. Ky ėshtė mishi i tyre qė e kanė ngrėnė". (6)

3. Ata tė cilėt e ruajnė veshin nga ēdo gjė e ndaluar dhe e pėrbuzur, ngase ēdo gjė qė e ėshtė e ndaluar tė flitet ėshtė e ndaluar edhe tė dėgjohet. Pėr kėtė Allahu i Madhėrishėm nė rrafsh tė barabartė i ka vėnė ata qė punojnė dhe ata qė dėgjojnė tė ndaluarėn:

"Janė ata qė i pėrgjigjen tė pavėrtetės dhe e hanė shumė haramin". (7)

"E, pse paria fetare (e krishterė dhe hebreje) tė mos i ndalin nga ato thėnie tė tyre tė rreme dhe nga ngrėnia e haramit". (8)

Edhe dėgjimi i pėrgojimit ėshtė haram. Allahu i Madhėrishėm thotė:

"S'ka dyshim se Allahu nuk bėn padrejtėsi as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh". (9)

Ka thėnė Pejgamberi, s. a. v. s.:
"Ai i cili pėrgojon dhe ai i cili dėgjon - janė bashkėpjesėmarrės nė mėkat". (10)

4. Ata tė cilėt i ruajnė edhe pjesėt e tjera tė tyre, sikurse duart, kėmbėt, barkun, nga ajo qė prish agjėrimin. ?shtė e pakuptueshme tė abstenohet dhe agjėrohet nga ajo qė ėshtė e lejuar, ndėrsa tė prishet agjėrimi me atė qė ėshtė e ndaluar. Veēanėrisht duhet ruajtur nga ushqimi i tepėrt dhe pijet gjatė iftarit. Shembulli i kėtij njeriu ėshtė si shembulli i atij qė e ndėrton pallatin, ndėrsa e rrėnon qytetin. Ushqimi hallall dėmton nėse konsumohet pėr sė tepėrmi, e nuk dėmton me cilėsinė e tij. Agjėruesi duhet tė anojė kah mesatarja. Pacienti i cili merr dozėn e vogėl tė ilaēit, duke u frikėsuar nga pasojat e dėmshme, nėse e merr jashtė mase (predozim), gabon nėse nė tė njėjtėn mėnyrė vepron kur ėshtė fjala pėr konsumimin e helmit. Harami ėshtė helm me tė cilin shkatėrrohet feja. Hallalli ėshtė ilaē i cili kur merret me masė, bėn dobi; nėse merret jashtė mase, dėmton. Pejgamberi, s. a. v. s., ka thėnė:

"Shumė ka prej atyre qė nga agjėrimi i tyre kanė vetėm uri dhe etje". (11)

Shpjegohet se kėtu bėhet fjalė pėr ata qė bėjnė iftar me haram. Disa pohojnė se kėto fjalė tė Pejgamberit, s. a. v. s., kanė tė bėjnė me ata qė duke agjėruar ndalen nga hallalli e nuk ndalen nga harami, ndėrsa disa thonė qė kjo ka tė bėjė me ata qė pėrgjojnė dhe tė cilėt shqisat e tyre nuk i ruajnė nga harami.

5. Ata tė cilėt gjatė iftarit kontrollojnė dhe ruhen nga ushqimi i tepėrt, sepse pėr Allahun e Madhėrishėm nuk ka enė mė tė urrejtur se stomaku i stėrngarkuar. Si ėshtė e mundur qė agjėruesi me agjėrimin e tij ta mposhtė armikun e Allahut (shejtanin - vėr. e pėrkthyesit) duke mbizotėruar lakminė dhe epshet, nėse me iftarin e tij kompenson tė gjitha ato qė duhet ngrėnė dhe pirė gjatė ditės, dhe ndoshta konsumon ushqim e pije edhe mė tepėr? Mjerisht, shpesh ushqimi gjatė muajit tė ramazanit grumbullohet dhe shtohet, kėshtu qė gjatė kėtij muaji hahet dhe harxhohet sa pėr disa muaj!

Qėllimi i agjėrimit ėshtė i kundėrt - tė zvogėlohet ushqimi, tė dobėsohet trupi, tė forcohet shpirti. Nėse, duke agjėruar nga agimi deri nė mbrėmje, stomakut i ndėrpritet ushqimi dhe pija, ėshtė normale qė dėshira pėr tė njėjtat gjėra do tė jetė tejet e shprehur. Nėse gjatė iftarit i kėnaq nevojat e lukthit tėnd, por ndoshta i ofron edhe mė tepėr se nevojat e tij, do tė paraqitet oreksi dhe lakmitė tė cilat nuk kanė qenė tė shprehura nė atė masė nė ditėt para ramazanit! Fshehtėsia dhe qėllimi i agjėrimit tė ramazanit edhe ėshtė nė atė qė forca dhe fuqia e shejtanit tė dobėsohet dhe thyhet, e kjo nuk mund tė arrihet pėrveēse me konsumim tė ushqimit nė masė tė vogėl. Kjo arrihet nė atė mėnyrė qė agjėruesi gjatė iftarit nė organizėm do tė futė aq ushqim sa ka praktikuar tė marrė gjatė darkės sė tij para ramazanit. Por, nėse ky, pėrveē kėsaj kompenson edhe atė qė mė parė e ka praktikuar tė hajė gjatė ditės, nuk do tė kėtė dobi tė vėrteta nga agjėrimi i tij.

Ėshtė praktikė e lavdėruar qė gjatė ditės (nė ramazan - vėr. e pėrkthyesit) tė largohesh nga gjumi, qė tė pėrjetohet uria dhe etja dhe qė fizikisht tė dobėsohesh. Nė kėtė rast, zemra pastrohet dhe forcohet, dhe njeriut i ripėrtėrihet dėshira gjithnjė e mė e madhe pėr zgjuarje dhe ibadet. Shejtani gjithnjė e mė shumė lėshon zemrėn e njeriut dhe njeriu hyn nė fazėn nė tė cilėn mund ta mbizotėrojė pushtetin qiellor. Nata e Kadrit ėshtė momenti nė tė cilin mė sė tepėrmi mund tė zbulohen imazhet e kėtij pushteti.

Kur'ani flet pėr kėtė moment:

"Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit". (12)

Me siguri, ai i cili nė qafėn e tij e ngarkon "thesin" pėrplot ushqim, nuk do tė mund ta shohė kėtė botė tė fshehtė e tė pėrkryer. Nuk ėshtė e mjaftueshme qė vetėm me pastrimin dhe zbrazjen e stomakut dhe lukthit tė lirohemi nga barrierat, tė cilat ia bėjnė tė pamundur njeriut tė depėrtojė nė botėn e padukshme. Njėkohėsisht, duhet liruar edhe mendjen dhe vetėdijen nga tė gjitha ato qė na largojnė nga mendimi nė Allahun e Madhėrishėm. Zvogėlimi i sasisė sė ushqimit i ndihmon njeriut tė vijė deri te ajo gjendje e vetėdijes, por pėr kėtė do tė flasim gjerėsisht nė Librin pėr Ushqimin, insha Allah!

6. Qė gjatė iftarit zemra tė jetė nė gjendjen e frikės dhe shpresės - frikės pėr shkak se nuk ėshtė i sigurt se agjėrimi i tij ėshtė i pranuar te Allahu i Madhėrishėm, duke e afruar tek Ai, dhe shpresės se agjėrimi, prapėseprapė, do tė jetė i pranuar dhe qė me tė do tė arrijė kėnaqėsinė dhe mėshirėn e Allahut tė Madhėrishėm.

Pėrfundimi i ēdo ibadetit tėnd duhet tė jetė i pėrcjellur me kėsi lloj mendimi dhe disponimi.

Transmetohet se Hasan el-Basriu njė ditė ramazani kaloi pranė njė grupi njerėzish qė qeshnin. U tha: "Allahu i Madhėrishėm e ka bėrė ramazanin arenė dhe kohė nė tė cilėn njerėzit garojnė nė shfaqjen e bindjes ndaj Tij. Nė kėtė garė, disa do tė jenė jo tė sinqertė dhe jo tė pėrpiktė, prandaj do tė jenė nė humbje. Mė ēudit qė lojtari qesh ditėn, nė tė cilėn tė vlefshmit dhe tė shembėllyeshmit e kanė fituar garėn, ndėrsa tė papėrgjegjshmit dhe joseriozėt e kanė humbur. Betohem nė Allahun, qė sikur tė zbulohej "perdja" njeriu i mirė do tė preokupohej me mirėsinė e tij, ndėrsa njeriu i keq me tė keqen e tij. Domethėnė, njeriu i mirė do t'ishte i zėnė me gėzimin dhe shpėrblimin e tij, ndėrsa njeriu i keq me fatin e keq tė tij, kėshtu qė secili prej tyre nuk do tė kishte kohė pėr gara dhe qeshje".

Transmetohet se El-Ahnef ibn Kajsit i kanė thėnė:
"Ti je i moshuar; agjėrimi do tė tė dobėsojė dhe molisė". U pėrgjigj: "Agjėrimi ėshtė pėrgatitja ime pėr udhėtim tė gjatė. Mė lehtė ėshtė tė pėrballesh dhe durosh nė bindjen ndaj Allahut, xh. sh., sesa nė dėnimin e Tij".

Por, ndoshta do tė thuash: "Nėse njeriu heq dorė nga ushqimi, pija, marrėdhėnia seksuale, sipas mendimit tė juristėve tė sheriatit, ky agjėrim ėshtė i drejtė. Ēfarė tė thuhet nė kėtė?"

Dije se juristėt e sheriatit, tė cilėt shpjegojnė rregullat nėpėrmes formės dhe tė jashtmes, nuk ofrojnė argumente dhe fakte qė i sjellim ne.

Ata flasin pėr detyrimet nė atė masė me tė cilėn kėnaqin njeriun e rėndomtė, i cili ėshtė i preokupuar me nevojat e dynjasė. Pėr ndryshim nga kėta, alimėt e Ahiretit trajtojnė rregullat nga aspekti i drejtėsisė sė vetė rregullės, qė ajo si e tillė a do tė pranohet te Allahu, xh. sh., nė mėnyrė qė me atė tė realizohet qėllimi.

Kėshtu ata shpjegojnė dhe kuptojnė se qėllimi i agjėrimit qėndron nė faktin qė njeriu tė rrethohet dhe tregohet si qenia mė e zgjedhur e Allahut, qė tė zbukurohet me karakteristikat qė i takojnė vetėm Krijuesit, p.sh. es-samedijje-pėrhershmėri, pėrmbajtje dhe paluhatshmėri. Pastaj, qė njeriu duke agjėruar, tė largohet nga epshet dhe lakmitė, t'u afrohet melekėve. Njeriu, si qenie e kėsaj ekzistence, ėshtė i begatuar me mend, dhe mund t'i kontrollojė epshet e tij, por ėshtė nėn nivelin e melekėve, sepse ėshtė i ndikuar nga kėto epshe, tė cilave duhet t'u kundėrvihet. Dhe pikėrisht nė ē'masė ai u nėnshtrohet epsheve, ai bie nė nivelin shtazarak, dhe nė ē'masė ka sukses t'u kundėrvihet epsheve dhe tė lirohet nga ato, ngrihet nė nivelin e melekėve.

Melekėt janė nė afėrsinė e Allahut tė Madhėrishėm, ndėrsa njerėzit tė cilėt pasojnė shembullin e tyre, duhet ta dinė se kjo afėrsi nuk ėshtė e lidhur me vend dhe lokacion, por pėr kualitet, gjegjėsisht pėr cilėsi.

Nėse nė kėtė ėshtė qėllimi i agjėrimit, e qė e pohojnė mendimtarėt e orientimit shpirtėror ku qėndron atėherė rėndėsia dhe qėllimi i heqjes dorė nga kėnaqėsitė dhe lakmitė gjatė ditės? Nėse nė kėtė qė u tha ėshtė qėllimi, atėherė si tė kuptohen dhe shpjegohen fjalėt e Pejgamberit, s. a. v. s.:
"Sa shumė agjėrues tė cilėt nga agjėrimi i tyre nuk kanė asgjė, pėrveē urisė dhe etjes".

Pėr kėtė Ebu-Derdai me njė rast ka thėnė:
"Madhėshtor ėshtė gjumi dhe iftari i tė menēurve dhe inteligjentėve, kur ata nuk i gjykojnė dhe as nuk i turpėrojnė tė marrėt nė agjėrimin dhe zgjuarjen e tyre. Njė atom i adhurimit tė besimtarit tė vėrtetė dhe tė sinqertė ėshtė mė i vlefshėm dhe mė i rėndė nė "peshojė" se kodra e ibadetit tė atyre qė janė tė mashtruar dhe tė humbur".

Lidhur me kėtė njė njeri i ditur ka thėnė:

"Ka shumė qė agjėrojnė, por nuk janė agjėrues; ka shumė qė nuk agjėrojnė, por janė agjėrues".

Jo agjėruesi - agjėruesi - jo agjėruesi ruhet nga mėkatet, ndėrkaq agjėruesi - jo agjėruesi ėshtė ai njeri i cili agjėron me stomak, por nuk agjėron me veprat e tij.

Shembulli i atij qė abstenon nga ushqimi, pija dhe marrėdhėnia seksuale, por bėn mėkate ėshtė si shembulli i njeriut i cili duke marrė abdes, formalisht e ka kryer larjen e njė pjese tė trupit tri herė, por me atė rast nuk e ka mėnjanuar papastėrtinė nga ajo pjesė e trupit. Namazi i kėtij njeriu nuk ėshtė i vlefshėm dhe as qė do tė jetė i pranuar tek Allahu i Madhėrishėm.

Ndėrsa shembulli i atij i cili bėn iftar me ushqim dhe pije, ndėrsa ka agjėruar me veprat e tij, ėshtė si shembulli i njeriut i cili duke marrė abdes pjesėt e trupit tė tij i ka larė vetėm njėherė, por tėrėsisht e ka mėnjanuar papastėrtinė nga trupi i tij.

Namazi i kėtij njeriu, me dėshirėn e Allahut, xh. sh., do tė jetė i pranuar, sepse ai e ka kėnaqur rregullėn, edhe pse jo edhe formėn. Natyrisht, mė sė miri ėshtė qė tė plotėsohet edhe njėra edhe tjetra - edhe esenca edhe forma. Pejgamberi, s. a. v. s., ka thėnė:
"Agjėrimi ėshtė amanet, andaj secili le ta ruajė atė amanet". (13)

Kur Pejgamberi, s. a. v. s., e ka cituar ajetin kur'anor:

"Allahu ju urdhėron qė t'u jepni amanetet tė zotėve tė tyre…" (14)

i vuri duart e tij nė sy dhe vesh duke thėnė:

"Sytė dhe veshėt (tė parėt dhe dėgjimi) janė amanete tė Allahut, xh. sh., tė dhėna njeriut".(15)


Mos tė bėhej fjalė pėr amanetin, Pejgamberi s. a. v. s., nuk do tė thoshte: "...le tė thotė:
"Unė agjėroj".

Me fjalė tjera, unė jam betuar qė ta ruaj gjuhėn time nga mėkati, e si do tė pėrgjigjem nė kėtė provokim?

Nga kjo qė parashtruam ėshtė e qartė qė secili ibadet ka formėn intime dhe ekstreme, bėrthamėn dhe lėvozhgėn. Mbetet qė ti vetė tė vendosėsh me tė cilėn do tė kėnaqesh.

Falėnderojmė Allahun e Madhėrishėm, i Cili robt e Tij i ka mbrojtur nga shejtani i rrezikshėm, i Cili e bėri agjėrimin mbrojtės dhe kėshtjellė pėr ata qė janė tė bindur ndaj Tij, i Cili me agjėrim u hapi dyert e Xhenetit robve tė Tij, i Cili i njoftoi qė shejtani zemrat i pushton nėpėrmes epsheve, dhe qė me fitoren mbi epshet shpirti lirohet nga ai armik dhe bėhet shpirt i qetėsuar -
en nefsu el-mutmeinne.




Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi



______________________________


(1) El En'amė, 91
(2) El Hakmi nga Hudhejfe ibn Jenam dhe thotė qė senedi i tij ėshtė sahih
(3) El - Ezdi "Ed-Du'fa" nga Enes ibn Maliku
(4) El-Lejs, pa dyshim Ebu El-Lejs es-Semerkandi, ka vdekur nė vitin 985/375. Juristi i njohur, autor i veprės "Tenbihu el-gafilin" - ("Vėrejtje pėr indiferentin")
(5) Buhariu (1894) dhe Muslimi (136/1151), nga Ebu Hurejre
(6) Ahmedi (5/431), nga Ubejti (njėri prej tė cilėve ka gėzuar mbrojtjen e Pejgamberit, s. a. v. s.,( vėr. e pėrkthyesit) me sened nė tė cilin gjendet njė transmetues i panjohur
(7) El Maide, 42
(8) El Maide, 63
(9) En Nisaė, 40
(10) El-Taberaniu nga Ibn Omeri me sened tė dobėt
(11) En NEsai nė "El Kubra: (3279); Ibn Maxheh, 1690 nga Ebu Hurejre
(12) El Kadr,1
(13) El Haraiti ("Mekarimu el-ahleki") - nga Ibn Mus'udi me sened hasen
(14) En Nisaė, 58
(15) Ebu Davudi nga Ebu Hurejre, pėrveē pjesės sė hadithit "...veshi ėshtė amanet"




kthehu lart




Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore