EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Rinia, sjelljet deviante dhe veset e bashkėkohėsisė

Analiza


Dr. Ali PAJAZITI
www.alipajaziti.net


RINIA, SJELLJET DEVIANTE DHE VESET E BASHKEKOHESISE




Nga vetė titulli nėnkuptohet se njėri nga konceptet kryesore tė kėtij artikulli ėshtė rinia. Edhepse dijetarėt kanė mendime tė ndryshme lidhur me periudhėn kohore qė pėrfshin kjo grupmoshė, shumica e tyre pohojnė se bėhet fjalė pėr njė grupim qė ėshtė ndėrmjet moshės 15-25 vjeēare. Kjo ėshtė faza mė dinamike dhe mė komplekse e jetės sė njeriut. Karakteristikat kryesore tė atyre qė janė duke e jetuar kėtė moshė janė zhvillimi mė i shpejtė psikologjik dhe fizik, emocionaliteti, mosdurimi, vrulli, entuziazmi, gjallėria kulminante, kėrkimi i identitetit etj. Vitet e rinisė janė njė fazė kur fitohen vetitė e personalitetit qė janė tė duhura pėr kryerjen e detyrave profesionale dhe familjare. Eshtė fazė pėrgatitore kur individi fillon tė gjykojė nė mėnyrė mė tė pavarur dhe tė pėrgjegjshme.[1]

Homo sapiensi sikur qė di tė sillet edhe nė korniza tė normales, natyrores poashtu di edhe tė lajthitė, respektivisht tė devijojė prej linjės sė tė mirės, ta shfaq veten nė negativ, me vepra e sjellje qė nė psikologjinė sociale quhen deviante (deviant behaviour). Sociologu i njohur frėng Emile Durkheim nė kėtė kontekst flet pėr gjendjen e anomisė, qė ka kuptimin e tensionit dhe pėrdhosjes brenda kornizave tė njė sistemi ose strukture shoqėrore.[2] Ai pohon se nė jetėn shoqėrore pėrskaj fenomeneve normale ekzistojnė edhe ato patologjike apo abnormale.[3] Kėto tė dytat paraqesin rrezik pėr ekzistencėn sociale. Sikur pėr individėt ashtu edhe pėr shoqėritė shėndeti ėshtė njė gjė e dėshiruar, kurse sėmundja ėshtė njė gjė e urrejtur, e keqe. Cdo shoqėri racionale dhe e organizuar pėrmjet mekanizmave tė ndryshme, duke u nisur nga aforizmi se "sėmundjen ėshtė mė mirė ta pengosh sesa ta shėrosh" mundohet qė tė mos lejojė tė bie nė kthetrat e traumave.

Kur flasim pėr dukuritė anomike menjėherė tė bien ndėr mend tė ashtuquajturat tė kėqija moderne[4] si narkomania, alkoolizmi, duhani, SIDA etj., disa prej tė tė cilave deri para do dekadash ishin probleme vetėm tė Perėndimit kurse sot paraqesin problem global. Domethėnė me to nuk pėrballen vetėm shoqėri tė caktuara, tė themi vetėm ato perėndimore, vetėm ato liberal-kapitaliste, por edhe vendet e botės sė pazhvilluar tė quajtura Bota e tretė, ato muslimane, tė Lindjes sė Largėt etj. Me tė pėrballen edhe komshinjtė tanė. Para do ditėsh nė njė shitore tė njė kuarti tė kryeqytetit rastisėm nė njė lajmėrim lidhur me njė tribunė tė titulluar: "Drogata, semejstvoto, a shto potoa?"

Anomalitė famoze janė tė lidhura mes vete mu si hallkat e zinxhirit dhe krijojnė njė grup valltarėsh qė dalngadalė i afrohen humnerės pa diktuar gjė.

Ne pėrmes rreshtave tė kėtij teksti do tė mundohemi qė sė pari t'i lexojmė ligėsitė shoqėrore, t'i pėrshkruajmė dhe mė pas tė japim sugjerimet tona se si mund t'u iket atyre. Dikush bukur mirė ėshtė shprehur se "tė menduarit pėr shoqėrinė ėshtė (ri)prodhim i saj"![5]




Shkaqet dhe pasojat e rėnies nė kurthin e anomalive?




Bota bashkėkohore sot gjendet nė njė udhėkryq. Modernizmi i cili njeriut i kish premtuar lumturinė, pėrveē komoditeteve i solli atij edhe shumė kokėēarje. Njeriu i bashkėkohėsisė dita ditės po thellohet nė "rėrėn e gjallė" tė pėrgatitur prej jetės sė zhveshur nga shpirti, shpirtėrorja, transcedentja nga jeta pa Zot.

Pra si shkaku tė parė tė gjendjeve patologjike ose anomive bashkėkohore do ta kishim cekur materializimi i ēdo kėndi tė jetės, desakralizimi ose shekullarizimi i saj. Ky fenomen krijoi njė amulli qė antroposin e ēoroditi deri nė maksimum. Filozofia jetike e personifikuar nė parullėn "laissez faire", lini le tė kalojnė, lini le tė bėjnė ē'tė duan! dhe "Carpe diem!" (Kape ose shfrytėzoje ditėn!) u shndėrrua nė njė pėrbindėsh tė brezave tė rinj, tė cilėt filluan tė mohojnė normat morale, juridike, religjioze e kėshtu me radhė dhe t'i shijojnė tė gjitha "kėnaqėsitė" (?), "mollat e ndaluara." Ata pėrkundėr kulturės kolektive shoqėrore i pėrveshėn krahėt pėr tė krijuar njė kulturė tė veten, mė tė ngushtė qė do tė dallojė nga ajo e zakonshmja. Kjo subkulturė e quajtur kulturė alternative, krijoi probleme tė nduarta si ai i identitetit, kriza e braktisjes sė shoqėrisė, konfliktit me familjen, rritja e pėrqindjes sė delikuencės sė tė rinjve etj.

Shembull par exellance tė kėsaj kulture kemi nė hippy lėvizjen ose hippy renesansėn e viteve '60 tė udhėhequr nga Timothi Liri qė mbahet mend sipas masovitetit tė shfrytėzimit tė drogės. Modus vivendi i tyre i cili manifestohej nėpėrmjet tė tė veshurit qė bartte ngjyra ekzotike, posaēėrisht nga India, laramanisė sė pashijshme tė tekstilit, uniformiteti, xhins kulturės, ngjyrave tė nditshme dhe psikildike pa kurrfarė cilėsie tė zukuruara me dhe tė ngjyrosura me stoli tė qelqta nė trajtė tė inxhive, varėseve, hallkave tė llojllojshme nė duart, zinxhirė, kėpucė tė stėrzbukuruara dhe unaza tė pavlera. Pamja e jashtme e kastės narkomanike si kjo dallohet me flokė tė papastra e tė gjata, tė lėshuar ose tė lidhur nė formė tė bishtit tė kalit, me fytyrė tė lėshuar ose tė pakultivuar tė femrat, mjekėr tė yndyrshme tė meshkujt e tė papastėr, veshje tė pėrlyer etj.[6] Imixhin e tipit deviant e plotėsojnė rock muzika ose ajo e pagėzuar heavy metall kumbuese tė cilėn e ekzekutojnė muzikantė narkomanė si Jimmy Hendrix, e popullarizuara Jonis Joplin, kitaristi i Rolling Stones-it Bryan Jeans, grupet si metallica, Scorpions, Led Zeppelin, Guns'n Roses, Curt Cobain etj. Takimet a personave tė lajthitur janė tė pėrcjella me duhan, alkool, muzikė e mė nė fund edhe me drogė si shenjė e ekstazės ose arritjes sė Nirvanės.

Shkaku i dytė ėshtė shtrati prokrustrian i quajtur idhujtaria bashkėkohore e stėrzhvilluar, tė adhuruarit janė personat anomikė tė shndėrruar nė yje nga mass mediumet. Paramendoni politeizmin e shprehur nė fjalėt "e adhuroj kėtė ose atė kėngėtar/e", "e kam idol kėtė ose atė artist/e apo sportist/e". Pra nėse idhujt e kohės sė Injorancės sė arabėve ishin Lati, Uzati e Menati, ato tė kohės sonė janė profilet e yjeve tė fryrė pėrmes mediumeve. Tė rinjtė nga tė katėr anėt e botės bėhen imitues tė verbėr tė fytyrave amorale si Jeniffer Lopez qė ka shumė qejf tė hajė bukė duke qenė lakuriq, si P. Anderson qė dasmėn e vet e projekton qė vetė ajo dhe tė ftuarit nė njė ishull tė pabanuar tė jenė nudo, si homoseksuali Fredy Mercuri, futbollisti argjentinas Maradona... Kultura globale nga tė rinjtė krijon levantenė, tė cilėt u pėrngjajnė atyre qė Faik Konica i pėrshkruante se kujtonin se bėheshin perėndimorė duke zėvendėsuar qeleshen me kapelėn, brekushet e tirqėt me pantallona dhe brezin tradicional tė shqiptarit me njė rryp evropian. Levantenėt e ditėve tona mendojnė se nėse veshin levi's dhe pijnė Coca Cola janė bėrė personalitet i ngjashėm me atė tė filmave, vetėm u mungon njė bukuroshe, njė cabriolet dhe njė bilet pėr nė Bermuda. Beverly Hills-i dhe Ultėsira e Embėl janė bėrė refleksion i botės ė iluzioneve tė tė rinjve tanė.

Kjo kulturė e ka vėnė dhėmbin e vet edhe mbi vatrat e arsimit, mbi shkollat. Atė e ka shndėrruar nė njė arenė tė donzhuanizmit, ka bėrė libidoizimin e rinisė e cila mendon vetėm rreth dashurisė e sexit. Pedagogu Margareth Smith shprehet: "Nxėnėsja nė shkollė e studentja nė universitet nuk mendon mė pėr gjė tjetėr pos tėrheqshmėrisė, elegancės e atraktivitetit. Mė se 60 % tė studenteve janė tė pasuskesshme nė sesionet e provimeve. Kjo ėshtė pasojė e tė menduarit mė tepėr pėr dashuri sesa pėr mėsimin dhe ardhmėrinė."[7] Tė rinjtė e sodit staisfaksionin jetėsor e kėrkojnė edhe nė gjėra tė kota si horoskopi ku prap e gjen rubrikėn e dashurisė. Erozioni moral shumė tė rinj i ka shtyrė qė moto t'i bėjnė fjalitė: "Pėrmes gjėrave tė ndaluara nė jetė mė tė mirė, mė tė lumtur, imune prej problemeve tė jetės!" "Bėj atė qė tė pėlqen, pa paragjykime. Gėzoje jetėn nė ēdo formė. Turpi, normat morale e gjithė tė tjerat, flaki tej. Ekstravagancė, diēka tė paparė, risi, trille!"[8] Vėllaēko jetoje rininė, se ajo nuk vejn edhe njėherė! Njerėzit tė cilėt tė kėshillojnė vetė e kanė jetuar rininė dhe tasni ta kanė zilinė ty. Mos ua var veshin, argėtohu![9]

I gjithė ky botėkuptim hedonist nė kokat e tė rinjve tanė ngulitet nėpėrmes procesit tė holivudizimit tė shoqėrisė, nėpėrmes kuadrove televizivė e tė kinemasė, faqeve tė revistave e gazetave, web siteve tė internetit etj.

Pasojat nga dominanca e perandorisė sė kaosit janė trishtuese.

Nė shoqėrinė globale po krijohet njė prototip i tė riut tė tėhuajėsuar nga tradita, doket dhe zakonet e veta, i ri asocial, anėtar parazit i shoqėrisė, me varėsi emocionale e fizike, qė braktis procesin e shkollimit, qė vjedh, ėshtė brutal, dhunon, qė s'pėrgatitet pėr tė krijuar folenė familjare por e shkatėrron atė e mė nė fund shpesh tenton tė bėjė vetvrasje. Tė gjitha kėto janė pasoja tė kulturės globale qė e cila thėnė thjeshtė e ka legalizuar prostitucionin, homoseksualizmin, e cila shfaq njė hipokrizi tė tipit "Me Marlboro keni gjasa tė fitoni Jeep; duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin!", qė i ka ftohur njerėzit deri nė atė shkallė sa qė ka raste kur njeriu pėr vdekjen e tezes merr vesh nga gazeta, i ngre pėrmendore qenit e e harron nėnė e shtangur nė shtėpi etj.

Le tė cekim disa tė dhėna qė mė pashėm do tė na e ilustrojnė kataklizmėn e krijuar nga disa prej tė zezave shoqėrore.

Shkencėtarėt pohojnė se "shkatėrrimet qė i kanė bėrė nė shekullin XX alkoolizmi dhe narkomania s'i kanė bėrė as luftėrat, epidemitė e kataklizmat si tėrmetet.[10] Vetėm nė SHBA ka mbi 20 milionė narkomanė. Sipas tė dhėnave nga hulumtimet e bėra nė kėtė vend ēdo tė katėrti tė riu tė moshės 13-17 (numri i tyre ėshtė 4.250.000) nė mėnyra tė ndryshme u sugjerohet pėrdorimi i narkotikėve. Cdo i pesti i ri ėshtė shprehur se ca prej shokėve tė tyre pėrdorin drogė.[11]

Sipas njė studimi tė Universitetit tė Michigan-it ēdo i gjashtėmbėshjeti i ri nė moshėn e pubertetit pėrdor llojet e ndryshme tė drogės.

Nė njė anketė tė zhvilluar me 300.000 qytetarė tė Danimarkės ėshtė konstatuar se 42.000 syresh janė narkomanė.[12] Nė Gjermani epidemia e narkomanisė ėshtė pėrhapur edhe nėpėr shkollat fillore. Prindėrit janė tronditur nga fakti se tregtarėt e ndryshėm me fotografi dhe posterė tė figurave tė dashura pėr fėmijėt, tė njėjtat i kapėrcejnė nėpėr LSD dhe i lėshojnė nė qarkullim. Zyrtarėt Gjermanė tė cilėt kanė konstatuar se sasi tė caktuara tė kokainit pėrzihen edhe nė gjėrat ushqimore qė pėrmbajnė karbonat dhe pluhur sheqeri, u bėjnė thirrje prindėrve qė tė mos blejnė nga njerėz tė panjohur. Madje shprehen se fėmija mund tė bėhet kurban i drogės edhe nga posterėt e Mickey Mouse-t.[13]

Tė dhėnat e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO) pėr vitin 1985 janė trishtuese: 240.000 tė grupmoshės 15-20 vjet kanė gjetur vdekjen nga droga. Asnjė prej narkomanėve s'ka jetuar mbi 10 vjet prej ditės sė hyrjes nė kėtė "valle tė ndytė." Tė rrallė janė ata qė i kalojnė pesė vjet. Fundi i tė thelluarve nė narkomani ėshtė ose ēmenduria ose vdekja. Shpėtimi prej kėsaj shprehie bastarduese, bile edhe nėse pėrdoren mjetet mė moderne dhe mė tė shtrenjta tė kurimit ėshtė diku 30 %, nė disa lloje tė narkotikė kjo pėrqindje bie nė 8 %. Dhimbshėm tingėllon fakti se edhe fėmijėt e narkomanėve lindin si prindėrit (narkomanė). Deri nė fund tė korrikut tė vitit 1989 nė Amerikė kanė lindur 975.000 fėmijė tė varur ndaj narkomanisė. Sipas gazetės gjermane Bild nė Floridė ēdo ditė lindin nga 180 fėmijė tė pafajshėm qė trashėgojnė narkomaninė.[14]

Evenimentet e vetėvrasjve qė janė bėrė pjesė pėrbėrėse e vendeve tė zhvilluara, kryesisht janė tė lidhura me depresionin ose alkoolizmin. Zaten vetė alkoolizmi konsiderohet vetvrasje kronike. Pėrqindja e vetvrasjeve ėshtė nė pėrpjestim tė drejtė me sasinė e alkoolit tė konsumuar. Vendet nė tė cilat alkoolizmi ėshtė problem i madh, pėrballen edhe me numėr tė madh tė vetvrasjeve.[15] Nė vitin 1972 numri i pėrgjithshėm i alkolikėve tė SHBA-ve ka qenė 95 milionė. Nė kėtė vend pėr ēdo vjet si pasojė e dehjes na aksidentet e trafikut humbin jetėn pėrafėrsisht 25.000 njerėz, 15.000 bėjnė vetėvrasje dhe 25.000 tė tjerė vdesin nga sėmundjet e ndryshme trupore. Sipas njė hulumtimi tė bėrė, nė Holandė 80 %, kurse nė Zvicėr 67 %-shi i delikuentėve pėrdorin alkool.

Sipas statistikave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO) shkaku i 16 %-it tė lėndimeve me thikė, 18 %-it i krimeve, 16 %-it tė zjarreve, 21 %-it tė mbytjeve tė prindėrve, 80 %-it pėrdhunimeve ėshtė alkooli.[16]

Organizata e zėnė ngojė raporton se sikur tė ishte e mundur qė 2/3 e mjeteve qė nė botė harxhohen pėr blerjen e cigareve tė shfrytėzohen pėr nė lėmitė e shėndetėsisė do tė mundėsohej pajisja e ēdo njeriu me nevojat mė tė rėndėsishme shėndetėsore. Sipas tė dhėnave tė kėsaj organizate nė botė ka rreth 1 milardė e 360 milionė pirės duhani.[17] Mendohet se 4 milionė persona nė vit vdesin nga sėmundjet nė lidhje me duhanin.[18]

Sipas parashikimeve tė Programit tė pėrbashkėt tė Kombeve tė Bashkuara mbi SIDA-n dhe OBSH deri nė fund tė vitit 2000 nė botė ka patur pėrafėrsisht 36.1 milion tė rritur dhe 1.4 milion fėmijė tė infektuar prej HIV-it. Kėto shifra pėr 50 % janė mė tė larta se ato tė parashikuarat nga OBSH-ja nė vitin 1991. Vetėm gjatė vitit 2000 janė infektuar mbi 5.3 milionė dhe kanė vdekur rreth 3 milionė njerėz, numėr ky mė i madh qė prej kur ėshtė paraqitur kjo epidemi.[19] Sipas raportit tė CDC-sė 2 milionė e 200 mijė amerikanė ose ēdo i 100 ose 200 qytetar i SHBA-ve ėshtė i infektuar prej virusit tė SIDA-s.[20]



Rrugėdalja nga tuneli i errėt!




Mendimtarėt largpamės thonė se identifikimi i kėtyre sėmundjeve ėshtė shkencor, por zgjidhja, gjegjėsisht kurimi ėshtė tejshkencor (supra scientifique). Pra ēdo shoqėri ka nevojė qė pėrmes mekanizmave tė veta t'i luftojė kėto dukuri dėmprurėse si nė aspektin individual ashtu edhe nė atė kolektiv/shoqėror.

Nė kėtė drejtim rolin kryesor e luan edukata familjare, sepse fėmija nė ēerdhen familjare i fiton njohuritė e para pozitive dhe negative.

Pėr tė patur ditė me shpresėdhėnėse sesa kėto tė aktualitetit duhet organizuar kėshillime, tribuna, konferenca, simpoziume ku do tė trajtohet tematika nė fjalė.

S'do mend se rol tė rėndėsishėm do tė kishte luajtur edhe inkuadrimi i mėsimbesimit nėpėr shkolla, nė saje tė tė cilit fėmijėve do t'u mbillej ideja pėr distancimin nga agjensėt qė shpien nė llymin e kėtyre epidemive.

Organizatat joqeveritare (NGO) duhet qė t'i kushtojnė kėsaj lėmie mė tepėr rėndėsi. Fondet e veta duhet t'i shfrytėzojnė pėr botimin e manualeve, fletushkave, broshurave me tė cilat i riu do tė njihej me esencėn e fenomeneve negative.

Sistemi edukativo-arsimor bart njė pjesė mjaft tė rėndė tė barrės sė pėrgjegjėsisė pėr devijimin e tė rinjve. Pėr fat tė keq nė shkollat bashkėkohore servohen vetėm data shkencore, i flitet vetėm racios e jo edhe zemrės sė tė riut.

Mė nė fund tė cekim se rolin madhor pėr ruajtjen nga devijimet sociale e luan religjioni sepse ajo veprat dhge sjelljet e shėmtuara i cilėson si dalalet, gjegjėsisht largim prej mėshirės sė Zotit dhe mjet pėr tė fituar ndėshkimin hyjnor, prandaj njeriu me ndjenja tė kultivuara fetare gjithmonė ka kujdes qė tė mos bjerė nė kurthin e ligėsive tė pėrmendura e tė bėhet banor i ferrit. Pra feja njeriut i dhuron njė bindje, e cila s'u pėrngjan bindjeve tė botėkuptimeve, filozofive, ideologjive tė ndryshme mbi tė cilat njeriu shpesh i mbyll sytė dhe kalon mbi to. Prandaj themi se ėshtė njeriu religjioz ai qė ka mė pak gjasa tė prish harmoninė sociale, kuptohet nėse ėshtė besimtar qė e praktikon fenė.




Shėnimet:

--------------------------------------------------------------------------------


[1] Münir Kostaş,
Universite Öğrencilerinde Dine Bakış, TDV Yayınları/185 Ankara 1995, f. 4.
[2] Gordon Marshall,
Sosyoloji Sözlüğü, ēev. Osman Akınhay, Derya Kömürcü, Ankara 1999, f. 640.
[3] Emile Durkheim,
Sosyolojik Metodun Kurallari, Sosyal Yayınlar, ēev. Enver Aytekin, Istanbul 1994, f. 89.
[4] Boshko Tomovski,
Droga sėmundje e sė sotshmes, botim privat, Shkup, 1995, f. 8.
[5] R. Appignanesi, Ch. Garrat,
Herkes Iēin Postmodernizm, ?, f. 46.
[6] Tomovski, po aty, f. 20-21.
[7] Abdullah Nasih Ulvan,
Le ta dijė rinia, pėrkth. Zekerija Bajrami, Muhammed Ikball, Shkup, 1992, f. 86.
[8] Ylli Pango,
Amerika, Korbi, Tiranė, 1996, f. 59.
[9] Ali Fuad Bashgil,
Kokė mė kokė me tė rinjtė, pėrkth. Metin Izeti, Logos-A, Shkup, 2000, f. 22.
[10] Aysel Zeynep Tozduman,
Islam ve Batı Gözüyle Insan, Seha Neşriyat, Istanbul 1991, f. 142.
[11] Nga Ye
şilay, mars 1983 dhe maj 1985 citon Tozduman, op. cit.
[12]
Ibrahim Kapaklıkaya, "Uyuşturucu ve Genēlik", Zaman, 10 tetor 1989, f. 12.
[13] Nga Sur citon Tozduman, op.cit., f. 143.
[14] Tozduman, op.cit., f. 143-144.
[15] Ye
şilay, shtator, 1984
[16] Tozduman, op.cit., f. 134. 136.
[17] Behauddin Gashi,
Duhani dhe padrejtėsia, Elbasan, ?, f. 16.
[18] Lobi, nr. 41, f. 6. Rreth dėmeve
[19] UNAIDS Joint United Nations Programme on HIV/AIDS, "AIDS Epidemic Update December 2000" and "Report on the global HIV/AIDS epidemic June 2000". ( www.avert.org)
[20] www.adam.com




shko lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore