EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Rėndėsia e gjuhės amtare

Analiza


Mahir Mustafa *




Rėndėsia e gjuhės amtare - gjuhės sė zemrės



Pavarėsisht nga vendi e origjina, mjedisi social e kulturor, fėmijėt pėrvojėn e tyre tė parė gjuhėsore e fitojnė qė nė barkun e nėnės. Sipas hulumtimeve shkencore ėshtė vėrtetuar se fėmijėt qė nė javėn e 20-tė, pas koncipimit tė tyre nė mitrėn e nėnės, janė nė gjendje tė dėgjojnė tinguj me frekuenca tė spektrit tė njeriut, pra tė nėnės, me konture melodike e parametra muzikalė tė tė folurit e tė kėnduarit. Bazuar nė kėtė lidhje organike tė nėnės me fėmijėt, supozohet se tė porsalindurit posedojnė aftėsinė pėr tė dalluar mė shumė fonema (pėrafėrsisht 70, te ne shqiptarėt 36 e mė shumė) se sa gjuha e nėnės. Nė komunikimin ndėrlidhės me botėn e jashtme, fėmijėt duke i aktivizuar tė gjitha shqisat, pėrkatėsisht duke i aktivizuar organet e frymėmarrjes, si shenjė reagimi ndaj saj, artikulojnė tingullin A. Kėtė tingull fėmijėt e artikulojnė pėrmes vajit ose gėzimit. Nė ndėrveprim me prindėrit dhe tė tjerėt ata mėsojnė qė kėtij tingulli t'i shtojnė edhe tinguj tė tjerė, te ne shqiptarėt N, M ose B dhe kėshtu shqiptojnė togfjalėshat Nana-Nėna ose Baba, kurse te tjerėt Ma (Mama) ose Pa (Papa) ose ba, da, la etj.


Kėshtu fėmijėt fillojnė tė mėsojnė tė nxėnė, d.m.th fillojnė t'i regjistrojnė e t'i riprodhojnė tingujt qė i dėgjojnė. Pastaj fillojnė t'i nxėnė fjalėt qė i dėgjojnė dhe tė formojnė vetė fjalė e ta kuptojnė kėtė proces ndėrveprimi qė e ngacmon rrafshin meta-kognitiv (vetėdijes e ndėrdijes) tė tyre dhe i jep kuptim procesit tė dėgjimit, perceptimit, tė kopjimit, tė dallimit tė veēantisė, pėrpunimit, strukturimit, konstruktimit dhe formimit tė individualitetit. Me njė fjalė ata fillojnė ta perceptojnė dhe kuptojnė veten dhe rrethin e tyre.


Mbi bazėn e funksionimit tė tė gjitha shqisave, fėmijėt mėsojnė ta pėrvetėsojnė gjuhėn si sistem tingujsh, shenjash dhe kuptimesh. Me anė tė kėtij sistemi ata e kuptojnė dhe dallojnė mėvetėsinė e gjuhės sė prindėrve tė tyre, dhe kėshtu lidhur me proceset gjuhėsore dhe tė socializimit, jo vetėm qė trashėgojnė, por edhe ndikohen e e pėrvetėsojnė mėnyrėn e tė menduarit, tė ndierit, tė folurit, tė sjelljes, tė botėkuptimeve etj, si elemente fondamentale tė kulturės sė origjinės dhe mėsojnė tė identifikohen me tė si kulturė personale, familjare e nacionale.


Nisur nga fakti se gjuha ėshtė faktor kryesor (themelor) pėr shprehjen e perceptimit, ndjenjės, mendimit dhe gjykimit, mėsimi, kultivimi dhe zhvillimi i saj nuk duhet tė nėnkuptohet vetėm si nevojė apo mjet ndėrkomunikimi, orientimi e veprimi, por edhe si faktor themelor pėr zhvillimin e kompetencės sė duhur gjuhėsore, tė formimit tė personalitetit, tė vetėdijes dhe tė identitetit kulturor e social.


Nga vetė pėrvojat tona tė pėrcjelljes sė procesit tė zhvillimit tė kompetencės gjuhėsore dhe tė krijimit tė personalitetit duhet ta dimė se zhvillimi i natyrshėm i kompetencės komunikuese dhe i formimit tė natyrshėm tė personalitetit ėshtė i lidhur ngushtė me tė mėsuarit e gjuhės sė parė, me zhvillimin dhe pasurimin e saj. Pėrkundėr pėrvojave tona tė pakontestueshme njė numėr i konsiderueshėm i bashkėkombėsve tanė nė mėrgim, lejojnė qė gjuha e makromjedisit tė zė vendin e gjuhės sė parė, pra gjuhės sė nėnės, edhe nė mikromjedisin familjar. Nuk janė fare tė rralla rastet kur shokė e shoqe, vėlla e motėr, kushėrira e kushėrinj, farefis, pa i pėrjashtuar edhe tė rriturit, pra prindėrit, nė kohėn e lirė, nė banesat e tyre, temat e lira dhe ato familjare i diskutojnė nė gjuhėn e mjedisit e jo nė gjuhėn amtare.


Nė kėtė kontekst vetvetiu shtrohet pyetja: a janė bashkėkombėsit tanė tė vetėdijshėm pėr pasojat e moskujdesit tė tyre ndaj gjuhės amtare dhe ndaj zhvillimit tė natyrshėm tė personalitetit tė fėmijėve tė tyre?


Bazuar nė pėrvojat e hidhura, sjelljen indiferente ndaj gjuhės sė parė, nėnvlerėsimin, injorimin, mosinteresimin pėr kultivimin e saj, mosndjekjen e mėsimit nė shkollat shqiptare tė mėsimit plotėsues nga fėmijėt e moshės shkollore, mospajisjen me tekste shkollore, revista pėr fėmijė e tė rritur (60 % e nxėnėsve shqiptarė tė anketuar nė studimin shkencor tė Dr. Basil Schader-it janė deklaruar se familja e tyre posedon mė pak se 10 libra, pėrfshirė tekstet shkollore tė tyre dhe librin e telefonave. Pėr sa i pėrket posedimit tė librave dhe leximit tė tyre numri mė i madh i tė anketuarve ėshtė deklaruar se gati kurrė nuk e kanė parė nėnėn e tyre me libėr nė dorė. Babanė e kanė parė rrallė herė me ndonjė gazetė nė gjuhėn shqipe apo me ndonjė gazetė nė gjuhėn gjermane qė ju vjen gratis), mund tė thuhet se pjesa dėrmuese e bashkėkombėsve tanė nuk janė sa duhet tė vetėdijshėm se: varfėrimi, moskultivimi, moskomunikimi, mospėrsosja dhe zėvendėsimi i gjuhės sė parė me njė tjetėr gjuhė, shpie drejt: vetėmohimit, tjetėrsimit, ērregullimeve emocionale, krizave lidhur me identitetin dhe shkakton konfuzion lidhur me Un-in vetjak, gjegjėsisht me mėvetėsinė dhe pėrkatėsinė kolektive, kulturore e sociale.


Lidhur me pyetjen e shtruar mė lart: disa bashkėkombės tanė, si duket, tė turbulluar nga ndjenja e inferioritetit e tė mashtruar nga pėrparėsitė dhe mbivlerėsimi i gjuhėve dhe kulturave tė tjera e kanė pak tė njohur rėndėsinė e thėnies: "Fol nė gjuhėn e zemrės" ose nuk i kuptojnė tė tjerėt kur thonė se: "Ndjenjat e thella shpirtėrore mund tė shfaqen e shprehen mė sė miri nė gjuhėn e zemrės".


Si duket, disa, shumė pak, ndoshta aspak, se kanė tė njohur, ose pėr shkaqe subjektive e injorojnė rėndėsinė e gjuhės amtare si faktor themelor tė individualitetit, si faktor tė socializimit parėsor gjuhėsor (socializimi parėsor nė familje), si faktor tė socializimit dytėsor nė shoqėrinė e gjerė dhe si faktor tė integrimit nė sferat e pėrgjithshme shoqėrore.


Pjesa dėrmuese e bashkėkombėsve tanė si duket nuk janė sa duhet tė vetėdijshėm se duke mos i krijuar fėmijėve kushte qė ta mėsojnė, ta flasin e ta pėrsosin gjuhėn amtare, mohojnė dhe shkelin tė drejtėn parėsore tė tyre, qė ta ndjejnė kėnaqėsinė e gjuhės sė ėmbėl, tė lirė, tė mirė, tė vlerė, e tė bukur tė Naimit, kėnaqėsinė e gjuhės sė mirėsisė, miqėsisė e vėllazėrisė dhe tė shurdhuar nga tingėllimat e ndryshme tė gjuhėve tė mbivlerėsuara, sikur nuk e dėgjojnė mallkimin e Fishtės:

Mallkuar qoftė ai bir shqiptari
qė kėtė gjuhė tė Perėndisė,
trashėgim, qė na la i Pari,
trashėgim s'ia lė ai fėmijės …



- Fakti qė nga 30'000 fėmijėt e moshės shkollore tė bashkėkombėsve tanė me qėndrim nė Zvicėr mėsimin nė shkollėn shqipe tė mėsimit plotėsues e vijojnė vetėm 3'500, dėshmon bindshėm moskujdesin e bashkėkombėsve tanė pėr bijtė dhe bijat e tyre, qė ata ta mėsojnė dhe pasurojnė gjuhėn amtare.


- Fakti qė pjesa dėrmuese (mbi 70%) e fėmijėve tė moshės shkollore (tė lindur nė
diasporė apo vetėm pak vite kaluar nė trevat shqiptare) nuk i zotėrojnė elementet bazė tė gjuhės sė folur e tė shkruar, dėshmon po ashtu se ēfarė kushtesh u janė krijuar atyre pėr ta krijuar kėtė bazė pėr zhvillim kognitiv, komunikues e tė pėrgjithshėm.

- Fakti qė pjesa dėrmuese e fėmijėve nuk janė nė gjendje ta shqiptojnė dhe
shkruajnė as edhe njė fjali tė thjeshtė pa gabime dhe jashtė ndikimit tė gjuhėve tė tjera, dėshmon po ashtu pėr nivelin e ulėt tė kompetencės gjuhėsore tė fėmijėve tė bashkėkombėsve tanė nė diasporė, sė paku kėtu nė Zvicėr.

Pėrgjithėsisht, pa ndonjė analizė tė thellė, mund tė thuhet se pėr kėtė gjendje me pasoja tė mėdha janė fajtorė prindėrit, sepse si duket disa prej tyre e kanė harruar Kristoforidhin, Naimin e Fishtėn, tė cilėt pėr ta flakur ndjenjėn e inferioritetit, anonimisė e nėnvlerėsimit te bashkėkombėsit e vet, nė formė amaneti, lanė porosinė qė ta mėsojmė, kėndojmė, shkruajmė, pasurojmė e mbrojmė gjuhėn tonė se:


…Me gjuhė shqipe bota mbarė
ka pėr tė na njohur se ē'fis ne kemi
ka pėr tė 'na njohur pėr shqiptarė...


Nga vėnia nė pah nė mėnyrė tė theksuar tė rėndėsisė sė gjuhės amtare, ndoshta te disa mund tė krijohet pėrshtypja se kundėrshtohet mėsimi e pėrvetėsimi i gjuhėve tė rėndėsishme, pa njohjen e tė cilave, bile nė rrethanat e sotme, mund tė trajtohesh edhe si i pa gjuhė, duhet tė theksoj patjetėr qė kjo pėrshtypje e mundshme nuk pėrkon me synimin kryesor, sepse mėsimi dhe pėrvetėsimi i gjuhėve tė tjera ėshtė kusht i domosdoshėm i integrimit nė kulturėn apo kulturat e mjedisit, duke ruajtur e kultivuar njėkohėsisht edhe kulturėn kombėtare. Falė zhvillimit dhe pėrparimit tekniko-teknologjik bota ėshtė bėrė shumė e vogėl dhe i pėrngjan njė "Fshati-Botė" dhe se nė kėtė "Botė tė Vogėl" dhėnie-marrjet janė procese qė e karakterizojnė pėrditshmėrinė dhe procesin e globalizimit kulturor e ekonomik.


Qėllimi kryesor i kėtij artikulli ngritja e zėrit kundėr lėnies pas dore, nėnvlerėsimit dhe pėrbuzjes sė gjuhės amtare si dhunti mė tė madhe qė e fali zoti pėr shqiptarinė.


…Nė gjuhė shqipe nėnat tona,
shih prej djepit na kanė thėnė,
se ėshtė njė Zot qė do ta dona
Atė qė jetėn na ka dhėnė ;
Edhe shqip na thanė se Zoti
Pėr shqiptarėt Shqipėrinė e fali.
Se sa tė enden stina e moti
Do ta gėzojnė kėtė djalė pas djali.


Lidhur me gjuhėn amtare duhet tė kihet parasysh rėndėsia e saj pėr:

- zhvillimin dhe ndėrveprimin shqisor (mes shqisave),
- zhvillimin e aftėsisė pėr perceptim tė pėrpunuar, vrojtim kritik, vlerėsim, gjykim e komunikim tė tė gjitha kėtyre proceseve,
- zhvillimin dhe strukturimin e tė menduarit nė pėrgjithėsi (mėsimi dhe mendimi i strukturuar)
- socializmin parėsor,
- zhvillimin e individualitetit e personalitetit,
- zhvillimin e vetėdijes, identitetit social e kulturor,
- zhvillimin e vetėbesimit e vetėpohimit,
- zhvillimin e mendimit kritik,
- zhvillimin e aftėsisė hulumtuese,
- zhvillimin e kompetencės gjuhėsore,
- zhvillimin e aftėsisė universale njerėzore...



Gjuha ėshtė rruga dhe mjeti pėr ta njohur e kuptuar botėn



"Njohuritė e gjuhėve tė mia janė kufijtė e botės sime" ėshtė shprehur dikur filozofi Ludwig Wittgenstein. Kurse filozofi kinez Konfuci, pyetjes sė njė grupi dijetarėsh se "Cila do tė duhej tė ishte detyra parėsore e njė qeverie, pėrkatėsisht e kryeqeveritarit tė njė vendi, qė ajo qeveri tė ishte e besueshme?" i ėshtė pėrgjigjur si vijon:


"Padyshim se nė radhė tė parė do tė duhej tė ishte zhvillimi i gjuhės, sepse me gjuhė tė pazhvilluar nuk mund tė formulohen, shprehen e kuptohen idetė e mendimet. Nėse mendimet e idetė nuk mund tė shprehen, atėherė as edhe detyrat nuk do tė mund tė kryhen sa duhet e si duhet. Udhėheqja, kultura e drejtėsia do tė zhvilloheshin nė rrugė tė gabuar. Kur drejtėsia ėshtė nė rrugė tė gabuar, populli i irrituar, pa gjuhė tė zhvilluar nuk do tė jetė nė gjendje t'i kuptojė pasojat dhe t'i artikulojė pakėnaqėsitė ndaj shkaqeve e shkaktarėve. Qė tė mos ndodhė kjo, zhvillimi i gjuhės ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, gjėja mė e domosdoshme". Nė kėtė kontekst akademik Idriz Ajeti shprehet: "Pa gjuhė tė pasur e tė pastėr, s'ka as ide e mendime tė mėdha".


Gjuha si pasuri e pakontestueshme duhet tė kuptohet e tė pranohet si e tillė prej tė gjitha shtresave, dhe si e tillė t'u lihet trashėgim atyre qė i duam mė shumė, atyre qė i vlerėsojmė si pasurinė tonė mė tė madhe, pra fėmijėve. Atyre u duhen krijuar kushte dhe mundėsi pėr mėsimin dhe pasurimin e gjuhės amtare, qė tė ndjehen tė pasur, sepse tė pasur janė ata qė un-in e vet e njohin dhe e shprehin nė gjuhėn e nėnės, nė tė kundėrtėn ata vetėm do tė gjinden nė mesin e tė pasurve, por do tė ndjehen tė varfėr, tė zbrazėt, jo tė plotė.


Gjuha amtare promotor i identitetit social, kulturor, individual e kolektiv dhe
stabilizator e katalizator i identitetit multikulturor




Nė kushtet e diasporės mėsimi i gjuhės amtare ka funksion tė dyfishtė:


- ėshtė promotor i identitetit kulturor kombėtar dhe
- stabilizator e katalizator i identitetit social e multikulturor.

Tė dhėnat shkencore mbi rėndėsinė e gjuhės sė parė dėshmojnė se gjuha ėshtė mė shumė se tė folurit e tė shkruarit. Ajo ėshtė mė shumė se sa vetė tingujt, shkronjat dhe simbolet domethėnėse tė saj. Ajo, si pėrmendėm edhe mė lart, ėshtė njė sistem shenjor, njė mjet orientimi e ndėrkomunikimi nė mes njerėzve, jo vetėm atėherė kur flasin, por edhe atėherė kur heshtin, kur nuk shkruajnė, kur janė tė gėzuar e tė hidhėruar, tė lumtur e tė pikėlluar. Ajo ėshtė mjeti qė na mundėson tė kuptojmė se edhe heshtja ėshtė njė lloj tė foluri domethėnės qė na sfidon ta kuptojmė atė pėr tė mos keqinterpretuar ose keqkuptuar.


Ajo ėshtė pra mjeti qė na mundėson tė kuptojmė mimikėn e gjestet, kuptimin e shikimit drejt, anash, poshtė e lart, para e prapa, buzėqeshjen e vrenjten, lėvizjen e syrit e tė dorės. Ajo ėshtė rrjeti i sinjaleve "shenjave" qė e formojnė dhe e mbajnė sistemin tonė social e kulturor, sinjale tė marrėdhėnieve ndėrnjerėzore, sinjale tė shfaqjes sė ndjenjave, tė pyetjeve, tė rregullave e konvencioneve. Ajo ėshtė mjeti, me anė tė tė cilit, njeriu shpreh dhe paraqet veten, mjeti me tė cilin njeriu shpreh dhe shfaq botėn e brendshme nė ndėrveprim me botėn e jashtme, mjeti me tė cilin njė popull shpreh e bart prej njė gjenerate nė tjetrėn traditat, zakonet, vlerat, mitet, legjendat, individualitetin e mentalitetin. Ajo ėshtė baza e tė menduarit, tė shprehurit dhe e zhvillimit. Ajo ėshtė pra rrėnja qė ushqen, rrit e mban degėt e degėzimet.


Gjuha e parė ėshtė baza e zhvillimit tė kompetencės gjuhėsore dhe kusht i rėndėsishėm pėr mėsimin e gjuhėve dhe pėr integrimin nė shoqėritė e tjera.


Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar se ata qė e zotėrojnė mirė gjuhėn e parė, d.m.th. ata qė posedojnė kompetencė gjuhėsore tė mjaftueshme nė gjuhėn e parė e kanė mė lehtė pėrvetėsimin e gjuhėve tė tjera, kurse ata qė kėtė bazė nuk e posedojnė e kanė mė vėshtirė t'i mėsojnė dhe t'i pėrvetėsojnė si duhet gjuhėt e tjera. Nė mungesė tė kėsaj baze, shumica e kategorisė sė dytė vuajnė nga sindromi i jokompetencės gjuhėsore, qoftė asaj tė folur, qoftė asaj tė shkruar, qė nė terminologjinė profesionale quhen gjysmakė ose dyfish gjysmakė.


Njė pjesė e konsiderueshme e bashkėkombėsve tanė nė diasporė e njohin shumė mirė kėtė dukuri, sepse fėmijėt e tyre "tė pafajshėm", jo tė pėrgatitur si duhet pėr t'u pėrballur me rrethanat gjuhėsore, kulturore e integrative nė mėrgim, pėr shkak tė jokompetencės gjuhėsore dhe diapazonit tė kufizuar tė njohurive nė gjuhėn e parė, si fondament pėr zhvillim tė mėtejmė kognitiv e komunikativ, nga institucionet arsimore dhe protagonistėt kryesorė tė tyre, d.m.th. nga mėsimdhėnėsit, vlerėsohen si tė dobėt dhe dėrgohen nė klasa speciale me numėr mė tė vogėl nxėnėsish, me njė trajtim tė veēantė pedagogjik-arsimor. Nė kėtė kontekst fėmijėt shqiptarė tė moshės shkollore nė Zvicėr janė fatkeqėsisht shembulli tipik i kėsaj dukurie me pasoja tė rėnda.


Fėmijėt shqiptarė nė Zvicėr, nė krahasim me vendėsit dhe tė huajt e tjerė janė mė shumė tė pėrfshirė nėpėr klasat e pėrmendura mė sipėr, klasa me perspektivė tė kufizuar.
Ēdo i nėnti nxėnės nga hapėsira kulturore e gjuhėsore shqiptare caktohet nė klasat e vogla tė "specializuara" pėr nxėnės me nevoja tė veēanta. Njė pasqyrė mė tė qartė tė pėrfshirjes sė nxėnėsve nė nivelet mė tė dobėta, tė mesme dhe mė tė mira e ofron statistika shkollore e kantonit tė Cyrihut pėr vitin 2006/2007. Nė kėtė vit shkollor e kanė ndjekur mėsimin nė shkollat speciale, klasat e vogla pėr nxėnės me nevoja tė veēanta 7'2%, nė Sek B dhe C (klasat dytėsore B; niveli i ulėt/dobėt) janė pėrfshirė 76,9 % e nxėnėsve shqiptarė, nė Sek A (niveli i lartė/tė mirė) 14,6 %. Vetėm njė pėrqind e nxėnėsve shqiptarė tė kantoni tė Cyrihut e kanė vijuar mėsimin nė gjimnazet publike. Nė mbarim tė kėtyre shkollave ata nuk i plotėsojnė kėrkesat dhe kriteret pėr shkollim e aftėsim tė mėtejshėm profesional dhe duhet tė kėnaqen me mėsimin e profesioneve pa kualifikime tė larta, por me mėsimin e mjeshtėrive praktike. Nė pėrgjithėsi fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptarė nė Zvicėr kanė nivelin arsimor mė tė dobėt. Nė bazė tė studimeve shkencore ėshtė konstatuar se rezultati i dobėt i fėmijėve dhe tė rinjve shqiptarė ka tė bėjė me kujdesin, mbėshtetjen dhe bazėn e krijuar nė mikromjedisin familjar. Po tė merret parasysh se ēka bėjnė tė tjerėt pėr zhvillimin e fėmijėve tė tyre nė aspektin gjuhėsor-komunikativ, kreativ, kognitiv, social, profesional etj. thėnia e bashkėkombėsve tanė, e cila nė formė refreni dėgjohet veēanėrisht nga shtresa e mesme dhe e ulėt: "Se bėjnė ēmos pėr fėmijėt e tyre", duke i perceptuar si pasurinė mė tė madhe qė kanė, se ata nuk kursejnė asgjė qė fėmijėt e tyre tė arrijnė mė shumė se vetė ata (shumica forcė fizike)", mund tė vlerėsohet si deklarim jodomethėnės, sepse pjesa dėrmuese e tyre nuk janė treguar tė gatshėm qė pėr mėsimin plotėsues nė shkollat shqipe tė diasporės tė paguajnė kuotėn e pėrmuajshme pėr mėsimin nė gjuhėn amtare e lėre mė tė investojnė pėr kulturė muzikore (p.sh.shkollė tė muzikės), kulturė artistike (pėrjashtim bėjnė investimet nė kulturėn fizike p.sh. futboll) etj.

Se sa bashkėkombėsit tanė investojnė pėr zhvillimin e fėmijėve, dėshmojnė arritjet e tyre nė arsim, pėrfaqėsimi i tyre kryesisht nė shkollat speciale, punėt fizike jokualifikuese, dezorientimi social, mosintegrimi me pėrmasa mospėrfilljeje nė shoqėritė vendėse. Pjesa dėrmuese e fėmijėve dhe tė rinjve tė bashkėkombėsve tanė siē thuhet nė gjuhėn popullore kanė mbetur "As nė tokė as nė qiell". Pėr t'i mbrojtur fėmijėt nga pasojat qė u pėrmendėm mė lartė duhet t'u krijohen atyre mundėsi pėr ta mėsuar e pėr tė komunikuar nė gjuhėn amtare qė ta kultivojnė atė dhe tė identifikohen me tė. Thėnė shkurt fėmijėt kanė nevojė pėr mbėshtetjen e tė rriturve qė ata mos tė vuajnė nga ndjenja e tė qenit as nė qiell as nė tokė - pa vatėr e kulm mbi kokė. E pėr tė krijuar njė fondament tė qėndrueshėm tek i cili fėmijėt e tė rinjtė mund tė mbėshteten e tė zhvillohen duhet:


- tė flasim me ta shqip, qartė e bukur e tė bėhemi shembull pėr ta,
- tė flasim dhe t'i lėmė tė flasin edhe ata duke i inkurajuar qė tė marrin pjesė nė biseda dhe duke i trajtuar si bashkėbisedues tė barabartė,
- t'u krijojmė atyre mundėsi e hapėsirė ushtrimi pėr tė folur nė gjuhėn amtare,
- t'i udhėzojmė dhe t'i urdhėrojmė qė nė mjedisin familjar tė flasin shqip,
- t'u tregojmė atyre pėrralla e tregime nga fondi popullor,
- t'u tregojmė atyre biografinė tonė, tė prindėrve, gjyshėrve e stėrgjyshėrve,
- tė bisedojmė me ta pėr vendin, krahinėn dhe atdheun tonė,
- tė bėjmė krahasime mes vendeve tona dhe vendit ku pėrkohėsisht jetojmė e punojmė,
- t'i mėsojmė tė mbajnė lidhje tė vazhdueshme me farefisin e bashkėkombėsit,
- tė dėgjojmė sė bashku me ta muzikė dhe tė diskutojmė pėr zhanret e ndryshme muzikore
- t'i sensibilizojmė qė ta duan e ndjejnė muzikėn popullore, folklorike, tė lehtė etj.
- t'u krijojmė atyre mundėsi qė ta njohin, duan e kultivojnė muzikėn kombėtare, artin kombėtar
- t'i nxisim e t'i motivojmė qė t'i njohin e duan vlerat kulturore, normat e traditės e tė zakonit, mentalitetin dhe veēoritė kulturore shqiptare,
- t'i pajisim ata me lodra argėtuese e didaktike,
- t'u ndihmojmė atyre nė emėrtimin e lodrave nė shqip,
- tė lexojmė me ta tregime pėr fėmijė, tregime historike e gjeografike,
- ta zgjojmė te ta interesin pėr shtypin shqiptar duke e lexuar atė vetė qė tė bėhemi shembull pėr ta,
- t'i pajisim ata me rivista pėr fėmijė,
- t'i dėrgojmė at nė shkollėn shqipe tė mėsimit plotėsues nė gjuhėn amtare.


Nė qoftė se ne nuk i bėjmė kėto qė u pėrmendėm mė sipėr nė kohėn e duhur nuk ka pėrse tė habitemi mė vonė me sjelljen inferiore dhe distancimin e fėmijėve e tė rinjve nga gjuha dhe kultura e prejardhjes.

Qė tė mos ndodh kėshtu prindėrit duhet tė jenė mė vigjilentė dhe mė afėr mundėsive mbėshtetėse. Mbėshtetjen mė tė mirėfilltė institucionale, padyshim e ofrojnė shkollat shqipe tė mėsimit plotėsues. Nė kėto shkolla fėmijėt aftėsohen qė gjuhėn e mėsuar nė familje, ta shkruajnė e ta lexojnė. Mėsojnė tė shprehen mirė dhe t'i dallojnė ndryshimet nė mes gjuhės popullore dhe asaj letrare. Mėsojnė kėngė tė bukura fėmijėrore dhe ndjehen tė lumtur nė mesin e bashkėkombėsve tė tyre nga e gjithė hapėsira shqiptare.


Fėmijėt nė shkollėn shqipe tė mėsimit plotėsues marrin njohuri rreth gjeografisė sė vendlindjes, etnografisė, folklorit, artit etj. Njihen me figurat e lavdishme tė historisė sė kombit tė tyre. Nė kėto shkolla fėmijėt pajisen me shumė dituri e njohuri tė nevojshme kulturore pėr t'i bėrė ballė tjetėrsimit. Pajisen me njohuri tė duhura gjuhėsore pėr tė zhvilluar kompetencė tė duhur si fondament i domosdoshėm pėr mėsimin dhe pėrvetėsimin e duhur edhe tė gjuhėve tė tjera.

Nė kontekst tė mėsimit e zhvillimit tė gjuhės amtare e tė kultivimit tė vlerave kulturore kombėtare Shkolla Mėsimit Plotėsues nė Gjuhėn Amtare duhet ta luajė patjetėr rolin e P
ĖRĒUESIT kulturor jo vetėm pėr sa i pėrket pyetjes NGA? d.m.th tė kulturės sė prejardhjes, por edhe tė KATALIZATORIT pėr sa i pėrket pyetjes KU? d.m.th tė gjendjes sė tashme, tė pėrballjes me kultura tė ndryshme dhe tė ORIENTUESIT pėr sa i pėrket pyetjes KAH? d.m.th tė orientimit pėr tė ardhshmen, qė fėmijėt tanė duke mėsuar pėr kulturėn e tyre e kulturat e vendit ku jetojnė ta zhvillojnė kompetencėn e tyre ndėrkulturore, dhe duke jetuar bashkė me tė tjerėt tė kontribuojnė pėr zhvillimin e shoqėrisė ndėrkulturore dhe bashkėjetesės paqėsore.

Thėnė shkurt ajo duhet t'ju ndihmoj fėmijėve pėr sa i pėrket vatėrzimit tė tyre qė ata mos tė vuajnė nga ndjenja e tė qenit as nė qiell as nė tokė - pa vatėr e kulm mbi kokė, siē ka thėnė autori rus Dostojevski: "Mos tė kesh Vatėr-Heimat do tė thotė vuajtje". Ne pra duhet t'ju ndihmojnė fėmijėve qė ata "Heimat"-vatrėn e tyre ta gjejnė nė vetvete duke e trajtuar botėn si vatėr tė tyre dhe veten si qytetarė tė saj.


CH - St.Gallen, dhjetor 2008


* Autori ėshtė koordinator i pėrgjithshėm i Shkollės Shqipe tė Mėsimit Plotėsues (SHSHMP) nė Zvicėr. Pėr mė tepėr, vizitojeni ueb faqen: www.lapsh-ch.com



shko lart




Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore