Menyja kryesore
Dr. Ali Iljazi
RELIGJIONI - ALTERNATIVĖ NĖ LUFTĖN KUNDĖR NARKOMANISĖ
Ėshtė tani mė e qartė se sistemi shekular bashkėkohor nuk ka pasur sukses qė nė mėnyrė adekuate t'i kundėrvihet pėrhapjes sė adikcionit ose tė shėrojė ata tė cilėt tani mė janė bėrė tė varur. Ėshtė fakt qė nė pjesėn 'mė moderne' tė planetit tonė numri i varėsve tė rinjė nga dita nė ditė rritet, dhe qė pushtetet dhe organizatat shėndetėsore dhe entet e kėtyre vendeve nuk vėrejnė mė mėnyrė si tė shėrohen varėsit e drogės, dhe qė ata tė cilėt gjoja janė shėruar nga varshmėria e tyre, bile momentalisht, nė njė pėrqindje tė madhe rikthehen nė vesin e vjetėr.
Bile edhe vendet e zhvilluara me organizim tė lartė tė shėrbimit shėndetėsor nuk disponojnė me shėrime precize pėr pėrhapjen e varshmėrisė nga substancat psikoaktive, kėshtu qė shėrimet pėr varshmėrinė ndaj drogave zakonisht merren me rezervė tė madhe. Por, ajo qė ėshtė mjaft e sigurtė ėshtė qė numri i varėsve nė vendet e zhvilluara siē janė SHBA dhe vendet e unionit Evropian ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Sipas disa shėnimeve nė SHBA nė vitin 1960 kanė qenė 45.000 varės, ndėrsa nė vitin 1972, 560.000 varės nga droga; nė vitin 1996 mbi 500.000 varės vetėm nga heroina. Vetėm nė vitin 1998 paraqiten 149.000 varės tė rinj nga heroina prej tė cilėve afro 80% kanė qenė nėn moshėn 26 vjeēare. Vetėm nė SHBA numri i varėsve dhe atyre qė (keq)pėrdorin droga tė ndryshme dhe substanca psikoaktive nga 14.500.000 nė vitin 2000 rritet nė 16.600.000 nė vitin 2001. Momentalisht nė SHBA sipas disa statistikave ka afro 20.000.000 varės nga droga dhe alkooli prej tė cilėve afro 2.000.000 varės nga kokaina.1
1. Osman Sinanoviē, Varėsia nga drogat dhe shkaset dhe pasojat, promovimi dhe shėrimi, Tuzėll, 2001, faqe 6, si dhe web-faqja: www.stopdrugadiction.com/drug.addiction-statistics.htm.
Situata nuk ėshtė fare mė e mirė as nė vendet e unionit Evropian ku vetėm nga tė ashtuquajturat drogė tė rėna marrin 7000 jetė nė vjet, ndėrsa numri i konsumuesve vazhdimisht rritet.2
2. Shih web-faqen BBC News si dhe shėnimet e paraqitura nė kėtė faqe me titull: "Millions have tried heroin" nė http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/532213.stm .
Edhe indikacionet mė tė dobėta qė Perėndimi, duke u shėrbyer me tė arriturat e 'psikologjisė bashkėkohore' arrin tė ndalė rritjen e numrit tė narkomanėve janė pikėpyetje dhe kontraverze.
Me vite vendet mė tė zhvilluara tė planetės sonė janė pėrpjekur pėr tė ndalur rritjen e numrit tė varėsve nėpėrmes sanksionimit juridik dhe ndjekjen penale tė gjithė atyre qė prodhojnė, distibuojnė ose posedojnė substanca psikoaktive. Tė ballafaquar me rezultate humbėse nė fund mu sikur SHBA nė vitin 1930, Suedia nė vitin 1930 dhe Bashkimi Sovjetik nė vitin 1960 nė rastin e prohibicionit tė alkoolit tėrėsisht apo tė kubizuar, thjeshtė kapitulluan para pamundėsive qė tė ndalin rritjen e numrit tė narkomanėve ose t'i ofrojnė shėrim adekuat dhe tė suksesshėm. Kur ėshtė nė pyetje kampanja momentale kundėr narkomanisė e cila udhėhiqet nė Evropė, amerikanėt me plot tė drejtė e pėrshkruajnė me kėto fjalė: "Lufta kundėr drogės nė Evropė sė paku esencialisht ka pėrfunduar. Lėviz pa kthim nė drejtim tė legalizmit dhe marketėve tė reguluar tė ashtuquajturave droga tė lehta, narkotikėve qė arrihen lehtė siē janė opijatet nėpėrmes sistemeve tė ndryshme shėndetėsore pėr ata qė janė tė varur nga kėto, si dhe njė ēasje pragmatike tė keqpėrdorimit tė substancave psikoaktive nė tėrė Evropėn."3
3. "America's Lonely Drug War." nė web-faqen: http://www.motherjones.com/commentary/columns/2001/12/walters.html
Sot, shumica e vendeve tė unionit Evropian jo vetėm qė nuk parapenguan varėsit e rėndė nga drogat nė marrje por tė njėjtat i merr edhe rregullisht, gjoja nė sasi 'tė kufizuara' dhe vetėm pėr nevojat e varėsve tė rėndė, i pėrshkruar nė barnatoret e tyre ose organizon dhe mbikėqyr 'me rregullsi dhe pėrpikmėri' konsumimin e narkotikėve nė 'qendrat intervenuese' tė tyre pėr narkomanė (injection rooms). Kėso qendra tė para janė hapur viteve tė '70-ta, tė shekullit tė kaluar nė Holandė, nė mėnyrė qė pas udhėheqjes sė keqe sė shpejti nė kėtė shtet u mbyllėn dhe pastaj gjatė vitve '90-ta, tė hapen nė Gjermani, Zvicėr, Holandė, Spanjė, Britani, etj. Nė vitin 1998 vetėm Zvicra ka patur 13 kėso ente, po aq edhe Gjermania nė vitin 2000. Pasi qė nga liderėt lokal e merrnin drogė e nevojshme, dhe kėtė pėrsėri nė numėr tė kufizuar, varėsit mund t'i viziotnin kėto vende ku pa kurrfarė ndėrhyrje tė policisė dhe nėn kontrollin mjekėsor munden nė mėnyrė tė volitshme tė konsumonin narkotikin pėrkatės.
Sidoqoftė, tė sprovuar me mossuksesin e kėtyre qendrave nė Evropė qė tė zvogėlojnė numrin e narkomanėve, tė shėtojnė jetėn e tyre dhe tė mbrojnė shoqėrinė e tyre nga veprat kriminale kur kėta nisen nė kėrkim tė hollave qė u nevojiten pėr tė blerė drogė, australianėt qė i vendosėn kėto qendra nė Australi nė maj tė vitit 2000 me tė drejtė i karakterizuan si kapitullim para drogės.4
4. Shih: http://www.ce.canberra.edu.au.
Kjo do tė ishte njėra prej metodave mė bashkėkohore tė 'botės moderne' nė luftė kundėr narkomanisė dhe varėsisė? Pra, nėse punėtorėt tonė social, ekspertėt dhe masa e gjėrė kultivojnė shpresė qė me aplikimin e thjeshtė tė arritjeve 'bashkėkohore' preventive dhe psikoterapeutike do tė ndalin pėrhapjen e varėsisė dhe tė shėrojnė ata qė tani mė janė bėrė tė varur, le tė ballafaqohen me faktet dhe shikojnė tė vėrtetėn nė sy. Bile pėr mė tepėr, statistikat, kategorikisht dėshmojnė si sa mėshomė i afrohemi hyrjes nė unionin Evropian 'modern' i cili nėnkupton edhe reformėn e shkollave tona dhe 'modernizimin' e mbrojtjes shėndetėsore, numri i varėsve tek ne po rritet. Statistikat e fundit nė Kosovė flasin pėr 6000 narkomanė.
Pyetja qė kėtu shtrohet logjikisht ėshtė se si tė shpjegohet mossuksesi i programeve rehabilituese dhe psikoterapeutike tė perėndimit nė luftė kundėr narkomanisė.
Me fjalė tjera, pėrse modelet e tyre dhe teknikat e prevenimit si dhe shėrimit tė varėsisė nuk kanė sukses. Disa shkencėtarė dhe punėtorė social pėrgjigjen nė kėtė pyetje e gjejnė nė punėn sociale shekulare, dhe veprimtarinė psikoterapeutike tė cilėt nuk potencialin shėrues tė fesė, duke e refuzuar qė ta fusin nė procesin rehabilitues tė varėsve. Nė realitet, shekularizmi si ideologji dhe fanar pėr qėllim ka tė lirojė njeriun 'sė pari nga kontrolli religjioz e pastaj metafizik mbi intelektin dhe gjuhėn e tij', si dhe kėshtu t'i ndihmojė tė njohė qė 'bota ėshtė nė duart e tyre dhe qė mė nuk mund tė akuzojė fatin apo fatkeqėsinė pėr atė qė ai vet bėn me botėn' dhe qė tė orientojė 'vėmendjen njeriut nga botėt tjera . . . ndaj kėsaj bote dhe nė kėtė kohė."5
5. Sejjid Muhammed el-Attas, Islami dhe shekularizmi, pėrkthim nga Xhemaludin Latiq (Sarajevė), 2003, 51,52.
Me fjalė tjera, tė lirojė secilin veprim tė njeriut nga mbikėqyrja dhe ndikimi i fesė.
Ndikimi i shekularizmit nė veprimtarinė psikoterapeutike nė tėtė kuptim bėhet posaēėrisht i qartė kur merret parasysh qė shekularizmi nė mes tjerave nėnkupton 'olekonsekracionin ose nėnvlerėsimin e vlerave' d.m.th. dhėnien e pėrhershme dhe sistemeve tė pandryshuara vlerat kalimtare dhe statusin relativ. andaj, nė mendimin shekullar faktikisht nuk ekzistojnė vera tė pėrhershme dhe tė pandryshueshme, religjioze ose tjera, morale dhe etike, tė cilat si tė kėtilla duhet kėshilluar tjerėt. Principet e njeriut dhe kodekset etike janė produkt kultural i vėshtrimeve tė ndryshuara njerėzore dhe meditime, tė cilat nbuk duhet t'i imponohen personit tjetėr.6
6. Ibid, 53.
Kėshtu sipas konceptit tė shkencės bashkėkohore njė prej rregullave kryesore tė punės hulumtuese shkencore ėshtė neutraliteti etik i tėrėsishėm, i cili praktikisht ėshtė i pamundur, sidomos nė lėmin e shkencave shoqėrore. Nė kontekstin e veprimtarisė rehabilituese dhe psikoterapeutike kjo d.m.th. qė mė nuk ekziston pandryshueshmėri 'mirė' dhe 'keq' ose 'mėkat' nė tė cilin njė psikoterapeutik ose punėtor social mund tė thirret pėr tė modifikuar sjelljen e dėmshme tė njė varėsi.
Bile pėr mė tepėr, ata nuk guxojnė me disa 'moralitete' tė rrezikojnė tė drejtėn suverale tė pacientit, q1ė jetėn e tij ta rregullojė sipas dėshirės dhe mendimit nė pikėpamje etike dhe morale.7
7. Disa psikolog shekular nė Perėndim do tė thonė se ky moralitet pėr 'mėkatin' mund qė personin nė fjalė pa nevojė ta pėrkujtojė nė vlerat fetare tė krishtera dhe morali i shekullit tė mesėm, kur kisha nė kėtė emėr nė furra ka djegur nėpėr tėrė Evropėn ka djegur mijėra njerėz tė pafajshėm, dhe kėtu me shqetėsuar pacientin, i cili ėshtė drejtuar psikoterapeutikut pėr ndihmė. Malik Bedri, "training of Psuchosocial and Medical Practitioners in Fighting substance Addiction in Muslim and Arab cultures", The American Journal of Islamic Social Sciences 4 (1998), 1-18, 3-4, tė theksuar si 'Training'.
Pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė procesin e shekularizmit tė shkencave shoqėrore dhe veprimtarive psikoterapeutike, psikologėt perėndimorė nė konceptimin e tyre tė natyrės njerėzore rregulllit kanė lėnė dimensionin shpirtėror tė njeriut, d.m.th. shpirtin e tij, si orientues i rėndėsishėm i gjendjes sė tėrėsishme tė psikike tė njeriut dhe sjelljes sė tij.8
8. Ibid, 4.
Pėr tėrė kėtė, modeli perėndimor i luftės kundėr narkomanisė deri mė tani thjeshtė ka refuzuar tė edukojė shpirtin dhe zemrėn e varėsit ose tek ata tė ndėrtojė vlera tė caktuara morale, tė cilat do tė mund tė eksploatohen nė shėrimin e varėsve. Tė gjitha pėrpjekjet e tyre nė kėtė drejtim pėrmbledhen nė tė ashtuquajtura metoda tė 'jashtme' dhe jete lufte kundėr drogės. Pėr kėtė pushtetet e vendeve perėndimore evropiane shpenzojnė bilionė nė luftė kundėr narkotikėve, ndėrsa punėtorėt shkencor bashkėkohorė dhe psikologė para se gjithash pėrpiqen tė gjejnė ilaēe tė rinj qė varėsve do tu ndihmojė qė tė lirohen nga droga.9
9. Ibid, 3-4.
Tė konkludojmė, sa kanė qenė kėto metoda tė suksesshme mund tė shihet nga shėnimet statistikore tė pėrmendura mė lartė mbi pėrhapjen e narkomanisė, ndėrsa tė gjitha pėrpjekjet e vjetra si prohibicioni i alkoolit nė fillim tė shekullit tė kaluar, dhe pėrpjekjet e reja qė njeriut bashkėkohor t'i ndihmohet qė tė shėrohet varshmėria kanė dėshtuar pėr arsye sa ai nuk ėshtė i pėrgatitur shpirtėrisht, moralisht dhe psiqikisht pėr abstinencion.
SHFRYTĖZIMI I FESĖ NĖ QĖLLIME PSIKIATRIKE
Meqė modelet shekulare terapeutike dhe rehabilituese nuk dhėnė sukses tė dėshiruar nė luftė kundėr drogės dhe varėsisė, njeriut, tė sotėm e veēanėrisht myslimanit, nuk i mbetet asgjė vetėm tė kėrkojė strehim nė fe.10
10. Gjithnjė e mė shumė literatura nė Perėndim pėr kapacitetet e fesė nė prevenimin dhe terapinė ėshtė tregues i sigurtė qė edhe sistemet shėndetėsore shekulare perėndimore mendojnė nė shfrytėzimin e fuqisė shėruese fetare nė qėllime terapeutike.
Ėshtė e ēuditshme qė nė kohėn kur folur nė gjuhė popullore pėr tė ashtuquajturin islam tė inspiruar me fundamentalizėm dhe terrorizėm fare pak nė mesin e punėtorėve social terapeutik aktiv flet, e aq mė pak shfrytėzon potencialin e motivuar pozitivisht, edukues, prevenues, dhe terapeutik tė cilin e bartė me vete islami pishtar, mėnyrė e jetės dhe fe. Nė fund edhe vet i Dėrguari i Allahut i fundit, Muhammedi s.a.v.s. erdhi tė pėrsosė moralin e njerėzve qė nė mes tjerave nėnkupton modifikimin e veseve tė tyre tė dėmshme dhe traditave. Kėto ndryshime para se gjithash kanė qenė tė bazuara nė fuqin e fesė dhe besimit, dhe nė mbėshtejte pėr kėtė flet edhe fakti qė pjesa e kaptinave mekase tė Kur'anit kanė qenė e fokusuar nė ndėrtimin e fesė sė fuqishme te myslimanėt e parė, ndėrsa ka pėrmbajtur pak ose aspak, rregullative ligjore tė cilat kanė kėrkuar nga besimtari qė t'i praktojė apo tė shmanget, nga disa gjėra.
Ato erdhėn tek mė vonė, kur myslimanėt e parė ishin 'shpirtėrisht, moralisht dhe psiqikisht' tė gatshėm pėr kryerjen e obligimeve fetare.
Siē kemi parė, problemi i psikoterapisė bashkėkohore ėshtė si nga brenda me e motivuar varėsin aktiv dhe potencial tė drogės nė lėrjen e kėsaj praktike. Islami ėtė problem e ka zgjidhur thjeshtė dhe efikas.
Nė mėsimin islam vend tė veēantė zėnė besimi (imani) i cili paraqet fuqinė themelore motivuese nė islam. esenca e imanit nuk ėshtė nė deklarimin e thatė tė tė besimit, as nė kryerjen formale tė rregullave fetare apo nė njohjen e parimeve themelore tė islamit.
Imani ėshtė bindje e sinqertė psikologjike e cila tejkalon dyshimin e njeriut dhe e mbush si dimensionin e brendshėm dhe tė jashtėm tė personalitetit tė tij. Nė kėtė kuptim Shejh Jusuf el-Kardavi me elokuencė thotė: "Imani, nė esencėn e tij nuk ėshtėvetėm vepėr e gjuhės, trupit apo mendjes. Ky ėshtė mė tepėr njė gjendje psikologjike e cila arrin deri nė thellėsitė e personalitetit njerėzor dhe prekė tė gjithė dimensionet e tij, qofshin ato kognitive, emocionale apo tė dėshiruara."11
11. Jusuf Kardavi, 'El iman vel hajat' (Imani dhe jeta), Bejrut: Risale, faqe 30. Marrė nga shefik falah Alavneh, 'Human Motivation: An Islamic Perspective', The American Journal of Islamic Social Sciences 4, 1998, 25.
Imani (besimi i sinqertė) i shėrben besimtarit si kontrollues i veprimeve tė vetėdijshme. Mėnyra se si ai do t'i kėnaqė nevojat e tij fiziologjike mė elementare p.sh. direkt ėshtė e pėrcaktuar me fuqinė e imanit tė tij.
Nga e tėrė kjo, pėrsėri rezulton qė potenciali motivues i imanit mund tė jetė me rėndėsi tė madhe pėr psikologėt e sotėm mysliman dhe punėtorėt social nė luftėn kundėr narkomanisė, fenomen tė cilin islami qė qindra vjet mė parė e ka karakterizuar si kob i cili shkatėrron shpirtin, mendjen dhe trupin e individit dhe shoqėrisė.
E qė me forcėn e imanit vėrtetė mund t'i kundėrvihemi kėti moderniteti, mund tė vėrehet jo vetėm nga shembujt e myslimanit tė parė dhe abstinencės sė tyre masive ndaj alkoolit, por edhe nga shembujt e shumtė nga e kaluara e afėrt nga Perėndimi. Nė realitet, me vite amerikanėt pa sukses janė pėrpjekur tė zgjidhin problemin e krimit dhe narkomanisė nė kuartet zezake tė Harlemit. Pasi qė e pėrshkruan agoninė nė tė cilėn gjindeshin marrėsit e drogės nė mesin e zezakėve nė kėtė kuart tė Nju Jorkut shkrimtari i njohur amerikan, Xhejms Baldvin (James Baldwin) thotė nė bestsellerin e tij 'The Fire Next Time' qė jeta e kėtyre njerėzve pas kalimit tė tyre nė islam tėrėsisht ka ndryshuar.
Kryesisht alkoolikėt e rėndė dhe narkomanėt dhe tė burgosurit e mėparshėm, me pranimin e tyre tė sinqertė tė islamit si mėnyrė e jetesės kėta njerėz gati brenda natės u bėnė qytetarė tė pastėr dhe moral tek tė cilėt pa ndihmesėn e deridikurshme e zėvendėsoi ndjenja e krenarisė dhe qetėsisė. Sipas fjalėve tė Baldvinit, kėtė lloj tė ndryshimit nuk kanė arritur ta bėjnė asnjė projekt i mėparshėm i institucioneve vullnetare shtetėrore, arsimore dhe psikologjike nė Amerikė.12
12. James Baldwin, 'The Fire Next Time', London: Penguin Books, 1962, faqe 39 dhe 68.
Pėrvojė tė ngjajshme na pėrcjellė edhe Malcolm X nė autobiografinė e tij ku pėrmend sukses fenomenal tė pėrfaqėsueseve tė Kombit Islam nė shėrimin nga varėsia e drogės pasi qė e pranonin islamin. pasi qė ky sukses u prezantua dhe dokumentua nė revistėn e njohur amerikane 'New York Times', agjensionet shtetėrorepėr pėrkujdesin social nė SHBA nga organizatorėt e kėsaj feje tė kampanjės sė motivuar kanė kėrkuar ndihmė pėr pėrparimin e programeve tė tyre rehabilitues.13
13. Ibid, 9.
Shembulli vijues, pėrveē qė ilustron efikasitetin e terapisė shpirtėrore islame nė shėrimin e narkomanisė gjithashtu tregon qė fuqia e islamit dhe imanit ėshtė e dobishme dhe efikase nė rehabilitimin e varėsve mysliman pa marrė parasysh nė pėrkatėsinė fetare tė punėtorit social apo psikologut i cili ndihmon rehabilitimin e tyre. Nė realitet psikologu gjerman Karl Shmit (Karl Schmidt) njė kohė ka punuar nė qendrėn pėr rehabilitimin e varėsve nga droga dhe alkooli nė Brunei. Pasi qė ka shfrytėzuar tė gjitha metodat dhe teknikat bashkėkohore tė cilat i ka mėsuar gjatė ngritjes sė tij psikoterapeutike nė Angli, ky shkencėtar thotė qė vetmė njė numėr i vogėl i varėsve u rehabilitua, dhe njė pėrqindje e tyre e madhe mė vonė u kthye nė shfrytėzimin e narkotikėve. Kur ky psikoterapeut u kujtua dhe nė programin rehabilitues pėr varėsit mysliman pėrveē aktivitetit fizik futi edhe aktivitetin islam sikurse namazin, biseda dhe filma tė ngėrthyer me tematikė fetare, numri i tė shėnuarėve nė krahasim me programin e pėrmendur mė lartė ishte shumė mė imadjh, ndėrsa pėrqindja e atyre qė u kthyen nė shfrytėzimin e drogės ka qenė shumė mė i vogėl.
Ėshtė interesant por njėkohėsisht edhe pikėlluese qė kur Shmiti i cili ėshtė jomysliman, paraqiti rezultatet e punės sė tij nė Kongresin Arab tė psikiatrisė tė mbajtur nė Aman nė vitin 1987, fjalėn e morri njė psikiatėr arab i vesternizuar, i cili natyrisht bile deklarisht ishte mysliman, me cinizėm e pyeti kėtė psikolog se si shkencėtar i trajnuar ka mundur tė shfrytėzojė aktivitetet fetare nė procesin e tij terapeutik. Me fjalė tjera, si ka mundur tė pėrziejė religjionin dhe shkencėn, dy fusha tė cilat nuk duhet pėrzier. Psikologu gjerman atėherė i qetė dhe bindshėm iu pėrgjigj kėtij 'shkencėtari' mysliman: "Unė nuk jam mysliman, por i krishterė. Mirėpo, meqė terapia e orientuar islame ka mė shumė sukses nė shėrimin e myslimanėve se sa teknikat terapeutike shekulare atėherė si tė tilla duhet shfrytėzuar pa marrė parasysh a beson dikush nė islam apo jo."14
14. Ibid, 9-10.
KONKLUDIM
Nė fund, natyrisht parashtrohet pyetja ēfarė duhet bėrė konkretisht? Nėse fuqia e fesė dhe imanit mund tė shfrytėzohet nė mėnyrė konstruktive dhe efikase duke e futur nė procesin rehabilitues tė varėsve aktiv tė drogės nė mesin e myslimanėve, dhe e pamė se mund tė inkorporohet, atėherė nuk na mbetet asgjė tjetėr por qė institucionet pėrgjegjėse islame tė indojnė formimin e qendrave rehabilituese ose reparteve nė qendrat ekzistuese nė tė cilat tė punėsuarit nė modelet bashkėkohore (psiko)terapeutike dhe teknikat e inkorporuar me mjeshtėri si dhe potencialin lėvizės dhe motivues tė dimensionit shpirtėror tė njeriut. Natyrisht, kjo nėnkupton krijimin e 'kuadrit profesioanl' i cili drejtė, parimisht dhe nė mėnyrė origjinale tė kuptojė dhe shfrytėzojė potencialin e mėsimit islam dhe imanin.
Nė ndėrtimin e kėtyre ekspertėve me rėndėsi tė madhe do tė kishin institucionet ekzistuese islame tė cilat do tė intersonin punėtorėt aktiv social dhe tė tjerė nėpėrmes aktiviteteve seminarike tė njohen me kėtė kontekst, si dhe me mėsimet dhe konceptet relevante islame, duke i ofruar mundėsinė e aplikimit tė tyre.
Medresantėt, tė cilėt pas shkollės sė mesme shpesh vendosin tė vazhdojnė shkollimin nė degėt pėr punė sociale, pedagogji dhe psikogji, duhet tė nxiten qė nė kėtė rast tė angazhuarit nė entet rehabilituese pėr varėsit e drogave pėrveē arsimimit profesional tė arritur gjatė studimeve tė tyre mund t'i ndihmojnė rehabilitimin e kėtyre pacientėve. Pėr kėtė, nė botėn myslimane tani mė ekzistojnė kėso qendra rehabilituese pėr konsumuesit e drogės tė cilėt me dėshirė tė madhe mirėpresin qė pėrvojėn e tyre nė aplikimin e fesė nė luftė kundėr varėsisė ta transmetojnė tek vėllezėrit e tyre kudo qė janė.15
15. Njė qendėr e tillė ekziston nė Kuvajt, me titull Besha'ir el-hajr (Lajmėtarėt e dobisė).
Shpresojmė se kėso dhe iniciativa tė ngjajshme do tė japin fryte programeve dhe qendrave rehabilituese efikase tė cilat do tu ndihmojnė myslimanėve kudo qė janė e veēanėrisht myslimanėve nė Shqipėri e Kosovė, qė tė zgjidhin kobin e shkaktuar nga narkomania.
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi