EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Referendumi 2009

Aktualitet


Referendumi i turpit nė djepin e demokracisė


Kreuzlingen, 01.12.2009

Me indinjatė tė thellė e pėrjetuam rezultatin e referendumit tė sė dielės (29.11.2009), me ēka ndalohet ndėrtimi i mėtutjeshėm i minareve nė Zvicėr. Nė vendin qė nė botė njihet pėr demokracinė, pėr vlerat humane, pėr neutralitet nė politikėn e jashtme dhe pėr respektimin e tė drejtave tė tė gjithėve, ndaj edhe tė minoriteteve etnike e fetare, tė dielėn mė shumė se 57 % e popullatės me tė drejtė vote dolėn pro kėsaj ndalese.

Ne nuk jemi tė indinjuar gjithaq me partitė politike SVP dhe EDU qė e ndėrmorėn kėtė nismė, ngase ato nuk ėshtė hera e parė qė dalin me nisma e projekte tė kėtilla ksenofobike e islamofobike (para disa vitesh manipuluan me popullatėn zvicerane rreth numrit tė muslimanėve qė jetojnė kėtu dhe e fituan referendumin kundėr fitimit tė shtetėsisė sė drejtpėrdrejtė tė atyre foshnjave qė lindin kėtu), por me pjesėn tjetėr nė tė cilėn ne si muslimanė kemi pasur shpresė se do ta refuzonin kėtė ndalesė qė s’i ka hije demokracisė, traditės historike tė kėtij vendi. Si duket shumė kollaj ka pirė ujė te ta propaganda dhe retorika diskriminuese e kėtyre partive qė njihen pėr konservatore nė vend.

Muslimanėt qė jetojnė nė Zvicėr e qė shumicėn e pėrbėjnė muslimanėt shqiptarė, edhe para 11 shtatorit 2001 edhe pas tij, edhe para referendumit tė 29 nėntorit 2009 edhe pas tij, i janė nėnshtruar sistemit juridik tė kėtij vendi dhe kurrė nuk kanė kėrkuar norma a tė drejta ekskluzive pėr ta, aq mė pak kanė kėrkuar sjelljen e Sheriatit (tė sė drejtės islame) nė Zvicėr dhe krijimin e strukturave paralele nė shoqėrinė zvicerane, nuk kanė kėrkuar sjelljen dhe imponimin e burkės (veshje e veēantė pėr femrat qė ia mbulon asaj edhe fytyrėn – tipike pėr rastin nė Afganistan). E theksoj kėtė ngase kohėve tė fundit ajo qė piu ujė ishte kjo shpifje e dy partive politike ndaj muslimanėve, pasi doli e qartė se ishte gabim ndalimi i ndėrtimit tė minareve. Ato e vunė theksin nė islamizimin e heshtur tė Zvicrės dhe u deklaruan si mbrojtės tė denjė tė Zvicrės krishtere, edhe pse, sipas tė dhėnave, njė pjesė e madhe prej tyre nuk e mbanė mend se kur pėr herė tė fundit kanė qenė nė kishė. Njė politikė e ngjashme me atė tė Sllobodan Mollosheviqit, i cili masakrimin e muslimanėve nė Bosnjė e Kosovė dėshironte ta shiste si mbrojtje tė Evropės nga Islami, me dallimin se ai masakronte fizikisht dhe nė masė, kurse kėto shkelin tė drejtat elementare pėr tė cilat ky shtet angazhohet nė botė.

Pra kemi tė bėjmė me njė diskriminim tė qartė tė tė drejtave tė muslimanėve qė jetojnė nė Zvicėr, kemi mosbarazim nė trajtimin e njėjtė tė bashkėsive fetare nė Zvicėr, kemi krijimin e njė deleje tė zezė e cila do ta bart barrėn e dėshtimit real politik tė disa subjekteve nė fushat ku s’kanė alternativė pėr tė ofruar. Themi diskriminim ngase nė nenin 72 tė Kushtetutės sė Zvicrės shtohet paragrafi 3, qė nuk ka qenė mė parė, dhe atė nė formėn: “Ndalohet ndėrtimi i minareve”, ēka automatikisht nėnkupton lejimin e tempujve e kullave tė ndryshme tė feve tė tjera, si te kisha ortodokse serbe, te tempulli sikh etj.

Themi, ajo qė na brengos ėshtė pjesa e popullsisė nė tė cilėn i varėm shpresat dhe menduam se e pėrbėjnė shumicėn e shėndoshė, por tani kuptojmė se njė pjesė e pėrgjegjėsisė pėr kėtė qėndrim tė tyre na takon edhe ne si muslimanė, ngase nuk kemi ditur ta lexojmė mirė situatėn dhe me kohė nuk kemi ndėrmarrė masat pėr shembjen e kėtyre shpifjeve, fajėsimeve dhe tė frikės ndaj Islamit, muslimanėve, sheriatit etj.

Ajo qė na takon ne si musliman tani e tutje ėshtė tė jemi gjithnjė e mė tė angazhuar pėr njė hapje mė tė madhe ndaj publikut, pėr krijimin e lidhjeve me organizata tė ndryshme vendore qeveritare, joqeveritare, fetare, kulturore, shekullare etj., pėr shprehjen mė tė qartė tė vizionit tė muslimanėve tė kėtushėm
vis-a-vis Islamit dhe rendit tė kėtij shteti, pėr shembjen me argumente tė qarta tė paragjykimeve qė ekzistojnė ndaj Islamit dhe muslimanėve, pėr angazhim mė tė madh nė krijimin e njė bashkėjetese me tė gjithė qė jetojnė kėtu.

Nuk duhet tė tolerojmė qė edhe shumė herė tė tjera tė bėhemi lėndė diskutimi politik qė do tė ēonin ujė nė mullirin e konservatorėve, tė cilėt nuk zotėrojnė edhe mė tė voglėn pikė tė etikės pėr tė arritur qėllimet personale e grupore politike duke shkelur mbi dinjitetin, fenė dhe gjithēka tjetėr qė u takon muslimanėve.


Rejhan Neziri
Imam nė Bashkėsinė Islame Shqiptare
“Hėna e re” nė Kreuzlingen, Thurgau (TG)



Bashkėsitė fetare nė Zvicėr, 07.10.2009 (Burimi: BfS - Enti Federal pėr Statistikė)

Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore