Menyja kryesore
Nė Perėndim
Reaksionet e muslimanėve boshnjakė dhe shqiptarė nė Zvicėr ndaj diskursit islam
Njė studim i kryer brenda kornizės sė Programit Nacional pėr Hulumtime Bashkėsitė fetare, shteti dhe shoqėria (NFP 58)
Drejtues i projektit:
Dr. Samuel M. Behloul, Universiteti i Lucernit
Nga gjermanishtja:
Mr. Rejhan Neziri
Projekti hulumtues studion dhe analizon diskursin islam tė periudhės sė pas 11 shtatorit 2001 lidhur me rolin e tij konstitutiv pėr strategji tė reja vetėprezantuese dhe komunikuese tė bashkėsive diasporale muslimane nė Zvicėr. Pikėnisja e analizės qėndron nė pyetjen, sa dhe si ka ndikuar tematizimi dhe problematizimi i Islamit, qė pas 11 shtatorit 2001 ėshtė vėnė nė qendėr tė debateve publike dhe qė praktikisht i ka kapluar tė gjitha fushat e shoqėrisė (politikė, edukim, imigrim, integrim, siguri), mbi strategjitė e veprimit tė grupeve muslimane nga aspekti i vetėprezantimit tė tyre nė publikun zviceran dhe i komunikimit tė tyre me publikun mė tė gjerė. Nė debatet publike Islami nuk shihet vetėm si njė fe qė nuk pėrputhet me kornizėn normative-juridike tė shoqėrisė perėndimore, por pėr mė tepėr, si bashkėsia fetare mė e madhe jo-krishtere nė shoqėritė evro-perėndimore, ai perceptohet dhe interpretohet edhe si kėrcėnim pėr identitetin fetar-kulturor tė Evropės po edhe si rrezik pėr ruajtjen e kornizės normative-juridike, respektivisht ruajtjen dhe kultivimin e ndarjes sė fesė nga shteti, qė ėshtė fituar me njė luftė tė mundimshme nė tė kaluarėn. Kjo pamje mbi Islamin qė dominon nė medie dhe nė shumė debate politike, nė fakt ka tė bėjė vetėm me njė pjesė tė vogėl tė muslimanėve. Shumica e muslimanėve ndjehen tė detyruar tė reagojnė dhe tė marrin qėndrim publik ndaj kėsaj pamjeje tė krijuar pėr ta si njė kolektiv fetar.
Nenmenyja