EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Pse e urrejnė kaq shumė Perėndimin

Analiza


Ne do tė pyesim, pėrse ata e urrejnė kaq shumė Perėndimin?

Robert Fisk



E mėrkurė, 7 janar 2009

Kėshtu edhe njė herė, Izraeli i ka hapur dyert e ferrit pėr palestinezėt. Dyzet refugjatė civilė vdiqėn nė njė shkollė tė Kombeve tė Bashkuara, dhe tre tė tjerė nė njė tjetėr. Jo keq pėr njė punė nate nė Gaza nga njė ushtri qė beson nė "pastėrtinė e duarve". Po pse duhet tė habitemi?

A mos i kemi harruar 17'500 tė vdekur - thuajse tė gjithė civilė, shumica prej tė cilėve fėmijė e gra - nė invadimin e Izraelit mbi Libanin mė 1982; 1'700 civilė palestinezė tė vdekur nė masakrėn e Sabra-Chatila-s; masakrėn e Qana-s nė vitin 1996 tė 106 refugjatėve civilė tė Libanit, mė shumė se gjysma e tė cilėve fėmijė, nė njė bazė tė Kombeve tė Bashkuara; masakrėn e refugjatėve tė Marwahin-it, tė cilėt u pėrzunė nga shtėpitė e tyre prej izraelitėve mė 2006 e pastaj u masakruan nga njė skuadėr helikopterėsh izraelitė; 1'000 tė vdekurit nė tė njėjtin bombardim tė 2006-s si dhe invadimin e Libanit, thuajse tė gjithė civilė?

Ajo ēka ėshtė pėr t'u habitur nga shumė liderė perėndimorė, nga shumė presidentė e kryeministra dhe, kam frikėn, edhe nga shumė redaktorė e gazetarė, ėshtė shitja e rrenės sė vjetėr: se izraelitėt kujdesen aq shumė pėr mėnjanimin e viktimave civile. "Izraeli bėn ēdo pėrpjekje tė mundshme pėr t'u ikur viktimave civile", tashmė e tha njė ambasador tjetėr izraelit vetėm disa orė para masakrės sė Gazės. Dhe ēdo president e kryeministėr qė e ka pėrsėritur kėtė gėnjeshtėr si njė justifikim pėr t'i ikur armėpushimit ka pėrgjakur duart nė thertoren e natės sė kaluar. Sikur Xhorxh Bushi tė kishte guximin tė kėrkonte njė armėpushim tė menjėhershėm para 48 orėve, ato viktima civile, pleq, gra e fėmijė, sot do tė ishin akoma gjallė.

Ajo qė ka ndodhur nuk ėshtė vetėm e turpshme. Ajo ėshtė edhe humbje nderi. Termi "krim lufte" a do tė ishte njė pėrshkrim shumė i fortė? Sepse kėshtu ne do ta quanim kėtė egėrsi sikur ta bėnte Hamasi. Kam frikė, mirėpo kjo ėshtė njė krim lufte. Pas mbulimit tė kaq vrasjeve masive nga ushtritė e Lindjes sė Mesme - nga trupat siriane, irakiane, iraniane dhe izraelite - supozoj se reagimi im do tė ishte cinizmi. Mirėpo Izraeli pohon se ėshtė duke zhvilluar luftė kundėr "terrorit ndėrkombėtar". Izraelitėt pohojnė se ata janė duke luftuar nė Gaza pėr ne, pėr idealet tona perėndimore, pėr sigurinė tonė, pėr rehatinė tonė, sipas standardeve tona. Dhe kėshtu ne bėhemi bashkėfajtorė nė egėrsinė qė tani ėshtė duke e pllakosur Gazėn.

Unė kam raportuar me kohė justifikimet qė armata izraelite i ka servuar mė herėt pėr kėto mizori. Meqė ato mund tė rinxehen nė orėt e ardhshme, po i pėrmend disa prej tyre: se palestinezėt i kanė vrarė refugjatėt e vet, se palestinezėt i kanė gėrmuar trupat nga varrezat dhe se janė fshehur nėpėr gėrmadha, se pėrfundimisht palestinezėt po fajėsohen nga arsyeja se ata e mbėshtesin njė fraksion tė armatosur, ose nga arsyeja se palestinezėt e armatosur po i pėrdorin refugjatėt apostafat si mburojė.

Masakra e Sabra-s dhe e Chatila-s u kryen nga tė djathtėt e Izraelit, aleatėt e tyre Falangistė libanezė, derisa trupat izraelite, ashtu siē ka raportuar vetė komisioni pėr hulumtime i Izraelit, kanė shikuar plot 48 orė dhe nuk kanė bėrė asgjė. Kur pėr kėtė u fajėsua Izraeli, qeveria e Menachem Begin-it e akuzoi botėn pėr njė shpifje tė pėrgjakshme. Kur ushtria izraelite hodhi predhat mbi bazėn e Kombeve tė Bashkuara nė Qana nė vitin 1996, izraelitėt pohuan se nė bazė ishin strehuar edhe njerėz tė armatosur tė Hizbullahut. Kjo ishte njė rrenė. Mė tepėr se 1'000 tė vdekur nė vitin 2006 u zhdukėn thjesht si pėrgjegjėsi e Hizbullahut - lufta filloi kur Hizbullahu kapi dy ushtarė izraelitė nė kufi - . Izraeli pohoi se trupat e fėmijėve tė vrarė nė masakrėn e dytė nė Qana mund tė ishin marrė nga ndonjė varrezė. Kjo ishte njė rrenė tjetėr. Masakra e Marwahinit nuk u justifikua asnjėherė. Populli i fshatit u urdhėrua tė ikte, ata iu bindėn urdhrave tė Izraelit e pastaj u sulmuan nga njė helikopter luftarak izraelit. Refugjatėt i morėn fėmijėt e tyre dhe i vunė pranė kamionit me tė cilin po udhėtonin, kėshtu qė pilotėt izraelitė t'i shihnin se ishin tė pafajshėm. Mirėpo helikopteri izraelit i shtriu ata pėrtokė nga njė largėsi e vogėl. Vetėm dy tė mbijetuar, falė imitimit tė tyre si tė vdekur. Izraeli as qė kėrkoi falje pėr kėtė.

Dymbėdhjetė vjet mė herėt, njė tjetėr helikopter izraelit sulmoi njė ambulancė qė bartte civilė nga njė fshat fqinj - sėrish pasi nga ushtria izraelite ishin urdhėruar tė niseshin - me ē'rast u vranė tre fėmijė e dy gra. Izraelitėt pohuan se nė ambulancė gjendej njė luftėtar i Hizbullahut. Kjo ishte e pavėrtetė. Unė i kam mbuluar tė gjitha kėto mizori, i kam hetuar tė gjitha, ua kam treguar tė mbijetuarve. Kėtė e kanė bėrė edhe disa kolegė tė mi. Natyrisht, fati ynė ishte se ne u etiketuam pėr shpifje: ne u akuzuam se ishim anti-semitė.

Dhe unė e shkruaj kėtė qė vijon pa mė tė voglin dyshim: ne sėrish do t'i dėgjojmė tė gjitha kėto fabrikime skandaloze. Ne sėrish do ta kemi rrenėn e Hamasit fajtor - Zoti e di, ka mjaft pėr t'i fajėsuar ata pa e shtuar kėtė krim - dhe mund tė kemi rrenėn e trupave nga varrezat dhe sė shpejti mund tė kemi rrenėn e fshehjes sė Hamasit nė shkollėn e Kombeve tė Bashkuara dhe shumė me siguri se do tė kemi rrenėn e anti-semitizmit. Kurse liderėt tanė do tė lėkunden dhe do t'ia pėrkujtojnė botės se Hamasi ishte ai qė i pari e theu armėpushimin. Ai nuk e ka thyer armėpushimin. Kėtė e ka bėrė Izraeli, fillimisht mė 4 nėntor kur si pasojė e bombardimeve tė tij u vranė gjashtė palestinezė nė Gaza dhe prapė mė 17 nėntor kur nga bombardimet izraelite u vranė edhe katėr palestinezė tė tjerė.

Po, izraelitėt e meritojnė sigurinė. Njėzet izraelitė tė vrarė brenda 10 vjetėve pėrreth Gazės ėshtė vėrtet njė pamje e pamėshirshme. Mirėpo 600 palestinezė tė vrarė vetėm brenda njė jave, me mijėra tė tjerė pėrgjatė viteve tė shkuara qė nga 1948 - kur masakra izraelite nė Deir Yassin ndihmoi nė ndezjen e dėbimit tė palestinezėve nga ajo pjesė qė do tė bėhej Izrael - ėshtė nė njė shkallė krejtėsisht tjetėr. Kjo nuk na sjell ndėrmend njė gjakderdhje normale tė Lindjes sė Mesme, porse njė mizori e egėrsi tė shkallės sė luftėrave ballkanike tė viteve 1990. Dhe natyrisht kur njė arab vihet nė lėvizje nga njė tėrbim i papėrmbajtur dhe e shfaq hidhėrimin e pezmatimin e tij ndezės, tė verbėr ndaj Perėndimit, ne do tė themi se ai s'ka asgjė tė bėjė me ne. Ne do tė pyesim, pėrse ata na urrejnė ne? Mirėpo, tė mos themi se nuk e dimė pėrgjigjen.


Nga anglishtja: Rejhan Neziri


Marrė nga: www.independent.co.uk





Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore