EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Populizmi, "karakteristikė" e demokracisė

Dr. I. Bardhi


Populizmi ėshtė "karakteristikė" e demokracisė

Intervistė e Filip Nelkovskit me prof. dr. Ismail Bardhin
pėr "FORUM ANALITIKA", pranverė 2007




Zotėri Bardhi ėshtė njė nga ato personalitete me tė cilėt mund tė bisedoni me orė tė tėra pėr tema tė ndryshme. Si teolog, me tė ėshtė jashtėzakonisht interesante tė debatohet pėr linkun mes religjionit dhe populizmit., pastaj pėr multikulturalitetin dhe qytetėrimet, pėr marrėdhėnien grupore mes populizmit, demokracisė dhe masės, pėr qėllimet legjitime tė politikės, pėr tė vėrtetėn, pėr pėrkufizimin e njeriut.


F. Nelkovski: Pėr fat tė keq, si duket assesi nuk mund tė gjendet paqe e qetėsi pėr njeriun, pavarėsisht nga zhvillimi shkencor dhe “izmat” e shumta. Njėri nga ato “izma” qė pak pėrdoret, e qė nga ana tjetėr ėshtė mjaft i pranishėm, ėshtė edhe “populizmi”. Si mund ta pėrshkruani populizmin nė hapėsirėn tonė? Cila ėshtė lidhja mes populizmit dhe religjionit?

Ismail Bardhi: Pajtohem me atė se nga dita nė ditė njeriut i vėshtirėsohet dhe ndėrlikohet ekzistenca, pavarėsisht nga pėrgjegjėsia tė cilėn ai si njeri e ka. I pėrkufizuar me emra tė ndryshėm, si qenie mė e lartė, por edhe si shtazė (teoria e Darvinit – mohuesit e tė cilės tek ne burgoseshin), njeriu flijoi ēdo gjė vetėm qė tė bėhet modern, flijoi edhe atė qė i thanė dhe qė ia lanė tė vjetrit, vetėm pėr arsye tė “lirisė”, e cila tashmė ka marrė formėn e dhunės, tė pasigurisė dhe tė kotėsisė. Disa qė moti kanė thėnė se “pėrparimi” nuk i ka sjellur gjė tjetėr njeriut, pos qė “e ka pėrsosur vetėm prodhimin e mjeteve pėr mundim” (Kanti), ose siē thotė Kur’ani: “vėrtet njeriu ėshtė nė humbje tė sigurt, pėrpos tė besueshmėve dhe mirėbėrėsve”.

Sa u pėrket “izmave” tė ndryshėm, mė sė miri ėshtė qė ato t’i pranojmė ashtu siē janė dhe nė njė mėnyrė t’u falėnderohemi pėr atė se e dėshmojnė evoluimin e kuptimeve “tė brendshme” dhe “tė jashtme” tė gjėrave qė i mundėsohet mendjes sė njeriut. “Izmi” mund tė konsiderohet edhe si shenjė e kohės. Ē’do tė thotė kjo? Ai ndoshta e shpreh pėrhapjen dhe shtimin e forcave dominuese tė cilave u ėshtė ekspozuar lakuriqėsia ekzistenciale e shekullarizmit, e pėr shkak tė kėsaj edhe njeriu i pambrojtur. Si duket ky pėrforcim i presioneve mbi njeriun ėshtė i pėrpjestueshėm me pėrsosurinė dhe pėrhapjen e rrjetave tė sistemeve pėr komunikime dhe manipulime masive, si pasojė e drejtpėrdrejtė e tyre. Shenja e njėjtė e kohės mbase i shpreh edhe proceset e “dobėsimit tė rezistencės sė njeriut” (Kalajiq) ndaj presioneve tė jashtme dhe forcave determinuese.

( lexo mė tepėr...)




Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore