EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Pėrēarja dhe pasojat e saj

Analiza

Mr. Muharrem Omerdiq


Pėrēarja dhe pasojat e saj *




Hyrje


Nė shtypin islam kohė pas kohe paraqiten shkrime qė trajtojnė ēėshtjen e (jo)harmonisė ndėrmjet xhematlinjve dhe xhematit tonė.

Sado tė shkruhet mbi dėmet e ndarjeve tė tilla si nga aspekti fetar ashtu edhe nga ai shoqėror, as pėr sė afėrmi nuk do t'i kėnaqim nevojat reale pėr kėtė temė. Duke e marrė parasysh se ky lloj i problematikės ėshtė mjaft i gjallė, manifestim i realitetit tė jetesės sonė tė pėrditshme, nė kėtė drejtim do tė duhej tė ofrojmė mė shumė vėshtrime, shkrime, shqyrtime shkencore dhe hutbe se qė ka qenė rasti deri tash. Disa probleme si manifestim dhe pasojė e joharmonisė ndėr xhematlinjt tonė duhet tė kuptohen sa mė seriozisht dhe tė soditen nė mėnyrėn sa mė studioze me qėllim tė gjetjes sė zgjidhjeve sa mė urgjente.


Frakcionizmi ėshtė fatal pėr besimin


I soditur nga pikėpamja e akaidit pėrēarja shpie nė frakcionizėm, kurse frakcionizmi synon rrėnimin e Bashkėsisė e me kėtė edhe tė fesė. Sektarizmi ndėr muslimanėt ėshtė mohim i urdhėresės kur'anore dhe sunnetike mbi xhematin, mbi ruajtjen e kompaktėsisė sė Bashkėsisė. Pjesėtarėt e Islamit nė kėtė nėnqiellin tonė e kanė ruajtur kompaktėsinė e organizatės sė vet fetare gjatė pesė shekujve tė ekzistencės sė tyre dhe janė tė parėndėsishme ato raste qė do tė dėftonin nė disa elemente tė pėrēarjes dhe ndarjes. Pėr fat tė keq, kohėve tė fundit ka ardhur nė shprehje liderizmi nė disa tė ashtuquajtur "liderė" tė cilėt e kanė lajthitur njė numėr xhematlinjėsh dhe janė shkėputur prej Bashkėsisė dhe nė kėtė mėnyrė kanė treguar vetėdije tė ultė islame dhe ambicie tė sėmura pėr t'u vetėdalluar. Ky ėshtė gabim i rėndė fetar i cili me asgjė nuk mund tė arsyetohet, si theksohet qartė nė thėniet e Muhammedit a. s.: "Kush nuk u nėnshtrohet eprorėve tė vet dhe kush ndahet nga Bashkėsia, dhe nė kėtė gjendje vdes, ka vdekur me vdekjen e tė pafeut." (Muslimi). Me kėtė ka treguar jo vetėm nė rreziqet e frakcionizmit ndaj Bashkėsisė, por edhe ndaj besimit tė cilitdo qė bėhet frakcionist apo ndikon nė frakcionizėm.

Disa frakcionistė pėr veten gjejnė arsyetim pėrse janė ndarė nga Bashkėsia dhe nė kėtė pėrpiqen t'i bindin tė tjerėt, duke mos pasur parasysh interesin e pėrgjithshėm dhe pasojat pėr Bashkėsinė dhe pėr tėrė shoqėrinė qė nga kjo mund tė rrjedhin. Besimtarėt e sinqertė, edhe kur u cenohet interesi personal, mė shumė do ta kenė parasysh interesin e pėrgjithshėm, duke e shpėrfillur interesin e vet personal apo tė familjes sė tij.

Ibn Abbasi transmeton se Muhammedi a. s. ka thėnė: "Kush nė obligimet (tė drejtat) e veta sheh diē qė personalisht nuk i pėrgjigjet le tė durojė (e mos tė bėjė pėrēarje), sepse kush largohet prej Bashkėsisė vetėm pėr njė pėllėmbė dhe nė gjendjen e tillė vdes, ka vdekur me vdekjen e tė pafeut." (Muslimi).

Muslimi nė pėrmbledhjen e tij tė famshme tė haditheve ka shėnuar edhe njė thėnie tė Pejgamberit a. s. nė tė cilėn thuhet se tėrė Bashkėsia ėshtė e obligueshme tė ngritet nė kėmbė kundėr atyre qė nė te bėjnė pėrēarje, nėse duhet tė pengohen nė kėtė me forcė, kushdo qofshin ata.

Thėnia vijuese e Pejgamberit a. s. nė tėrėsi zbulon rreziqet nga sektarizmi dhe sėmundjet shoqėrore qė shpiejnė deri te rrėnimi i njė Bashkėsie: "Edhe juve po ju kaplojnė sėmundjet e popujve tė kaluar: smira dhe urrejtja. Ato janė tė tmerrshme sikur tehu i thikės. Nuk po them se ky ėshtė tehu i thikės qė e rruen qimen, por tehu i thikės qė e shkatėrron fenė. Pasha Atė nė dorėn e tė cilit ėshtė jeta ime, nuk do tė hyni nė xhennet deri sa nuk besoni, e nuk keni besim deri sa nuk duheni ndėrmjet veti. T'ua zbuloj ēka do t'u forcojė nė kėtė: Pėrhapejeni ndėrmjet veti selamin (paqen)."

Nė ēdo bashkėsi shoqėrore duhet tė respektohet rendi dispozitat qė ajo i sjell me qėllim tė rregullimit tė raporteve ndėrnjerėzore. All-llahu xh. sh. me Kur'an ua ka pėrcaktuar pasardhėsve tė Muhammedit a. s. normat e mirėsjelljes sė pėrgjithshme. Ato janė aplikuar nėpėrmjet praktikės sė Pejgamberit a. s. dhe shokėve tė tij besnikė. Dhuna mė e madhe kundrejt Bashkėsisė ėshtė tė nxitet pėrēarja, konflikti dhe joharmonia. Eshtė detyrė e tė gjithė muslimanėve qė tė ndikojnė dhe tė veprojnė nė vendosjen e rendit, paqes dhe drejtėsisė, si nė bashkėsinė e vet ashtu edhe nė mesin e njerėzve tė tjerė. Ky ėshtė obligim fetar, si i individit ashtu edhe i Bashkėsisė si tėrėsi.

"Nėse dy grupe besimtarėsh bien nė kundėrshtim, pajtojini ata, e nė qoftė se njėri nga ata, megjithatė i bėn dėm tjetrit, atėherė luftone atė (grup), i cili ka bėrė krime derisa t'u bindet normave tė All-llahut. Nėse binden, atėherė pajtojini ata pa mbajtur anėn e askujt, dhe jini tė drejtė! All-llahu njėmend i do tė drejtėt." (El-Kur'an, El-Huxhurat, 9).

Sikur Muhammedi a.s. tė mos kishte punuar nė pajtimin e armiqėve shekullor nė tokat arabe, nė eliminimin e anarkisė qė dominonte nė ato hapėsira, nuk do tė mund tė arrinte kurrfarė rezultate nė misionin e Tij qė e ka arritur pėr njė periudhė relativisht tė shkurtėr kohore prej 23 viteve. Pėr kėtė ėshtė lavdėruar prej Zotit xh. sh., qė, me mėshirėn e Tij, ka qenė i butė ndaj njerėzve, por sikur tė ishte fodull dhe i vrazhdė, do tė mbetej vetėm dhe tė gjithė do tė largoheshin prej tij. I urdhėrohet falja, lutja pėr ta dhe konsultimi me ta qė ėshtė themel i shoqėrisė sė shėndoshė njerėzore dhe i ekzistimit tė saj. (Krahaso: Kur'an, Ali Imran, 159).

Me ardhjen e Islamit nė nėnqiellin pėrvėlues arab ėshtė vendosur rendi dhe qetėsia, janė krijuar kushtet pėr jetė tė sigurtė dhe dinjitoze tė njeriut. Shumė shfarosje pėr shkak tė gjakmarrjes qenė ndaluar, fiset qenė pajtuar dhe ndėrmjet tyre qenė vendosur marrėdhėniet martesore e tė tjera, qenė mbrojtur tė drejtat e tė ligshtit, qe garantuar siguria e jetės, e pasurisė dhe e nderit etj. Pejgamberi a. s. i ka obliguar pasardhėsit e vet me detyrėn dhe emanetin se duhet tė ndalen violentėt dhe fodullėt, sikur edhe atė se duhet tė pengohen tė gjithė ata qė thyejnė parimet e sė vėrtetės dhe tė drejtėsisė shoqėrore. Personin qė ka lajthitur duhet butėsisht ta kthejmė nė rrugė tė vėrtetė dhe ta pėrudhim tė bėjė mirė. Nuk mund tė konstituohen themelet e forta tė pėrbashkėsisė nė Bashkėsi deri sa nuk konstituohen relacionet e mirėfillta tė drejtėsisė dhe tė interesit tė pėrgjithshėm.

Domethėnia dhe mesazhi i ajetit tė theksuar kur'anor mund ta ketė kuptimin edhe pėr individin qė duke e avansuar interesin e tij ia kthen shpinėn interesit tė Bashkėsisė dhe punon tė rrėnimin e kompaktėsisė sė saj. Domethėnia e ajetit, po ashtu, mund ta ndėrlidhet edhe me Bashkėsinė qė jodrejtėsisht vepron kundrejt grupit apo individit tė caktuar, nė pajtim me njė thėnie tė Pejgamberit a. s.: "Besimtarėt janė sikur njė organizėm: nėse njė pjesė e tij pėson pėr shkak tė sėmundjes, kjo i shpie nė pagjumėsi dhe ethe edhe pjesėt tjera tė organizmit." Nuk guxojnė tė pajtohen nė padrejtėsi, nė tė pavėrtetėn, nė dhunė, nė pėrēarje, nė frakcionizėm e tė tjera, sikur qė thotė Pejgamberi a. s.: "Pasardhėsit e mi nuk do tė pajtpohen nė tė pavėrtetėn."

Prandaj, kur tė vijė deri te raportet e tendosura ndėrmjet dy personave, apo mė shumė syrėsh, apo nė Bashkėsi tė mbretėrojė joharmonia pėr ēfarėdo ēėshtjeje, ėshtė detyrė e tė gjithė besimtarėve qė ta japin kontributin e vet nė vendosjen e rendit, qetėsisė dhe harmonisė. Pa rend, paqė dhe harmoni nuk ka as pėrparim, as ekzistencė. Tė tolerohet rrėmuja ėshtė mėkat, asgjė tė mos ndėrmerret nė eliminimin e rrėmujės ėshtė dėshmi e imanit tė dobėt, si ceket nė njė hadith:

"Kush nga ju e sheh njė tė keqe -
… (dhe pėrpiqet ta evitojė ate) me zemrėn e tij (pasivisht), ky ėshtė imani mė i dobėt."

Muslimanėt duhet medoemos tė jenė nė harmoni dhe unik nė tė gjitha ēėshtjet e jetės sė bashkėsisė dhe tė tubuar rreth parimit kur'anor: "Kjo feja e juaj ėshtė fe e vetme (e drejtė), kurse unė jam Zoti juaj, prandaj vetėm mua tė mė adhuroni." (El-Kur'an, El-Enbija', 92).

Fatkeqėsisht, shumė muslimanė nuk i pėrmbahen ajetit tė theksuar, sepse mė sė shumti energji shpenzohet nė pėrēarje, nė fesad, nė fitne, kurse nė Kur'an ėshtė thėnė: "
…Shpifja ėshtė mė e rėndė se vrasja. …". (El-Kur'an, El-Bekaretu, 191), sepse me kėtė nuk vritet individi, por tėrė Bashkėsia. …


Ēka shpie nė pėrēarje?


Ekzistojnė dy lloj pėrēarjesh:

1) Ato qė janė manifestim i frytit tė mendimeve dhe qėndrimeve, por bartėsit e tyre pėr kėtė arsye nuk e gjykojnė rivalin e vet por i bėjnė respektin e merituar, duke mbajtur me tė harmoni nė ēėshtjet dhe gjerat tjera, bashkėrisht duke punuar dhe duke bashkėpunuar nė atė qė i jep kontribut pėrparimit tė pėrgjithshėm dhe

2) Ato qė shpiejnė nė pėrēarje pėr shkak tė qėndrimit jotolerant kundrejt rivalėve. Pėrēarjet e para nuk janė tė dėmshme, janė manifestim i jetės, i mendimeve dhe hulumtimeve dhe i kontribuojnė pėrparimit tė mendimit pėrgjithėsisht, deri sa tė tjerat drejtpėrdrejt manifestohen nė stabilitetin e Bashkėsisė duke e marrė parasysh se kėrkohen simpatizues dhe ithtarė tė rinj tė qėndrimeve tė tilla e me kėtė ndikojnė nė ndodhitė e pėrgjithshme brenda vetė asaj. Shembull i kėtillė i pėrēarjeve ndėr muslimanėt ka filluar nė kohėn e hazreti Aliut r. a. dhe ithtarėve tė tij nga njė anė, dhe harixhitėve dhe palėve tė tjera rivale nga ana tjetėr. Ky ka qenė fillimi i krijimit tė frakcioneve tė shumta qė e kanė copėtuar kompaktėsinė e bashkėsisė muslimane deri nė ditėt e sotme.

As'habėt nuk janė pajtuar nė ēėshtjet interpretative, por asnjėherė nuk janė ndarė nė ēėshtjet konstitutive. Nė kėtė nuk ka pasur kurrfarė dėmi pėr fenė as qė ka ndikuar nė unitetin ndėr muslimanėt, nė tė vėrtetė manifestohej gjerėsia dhe potenciali i mendimit islam. Ky dallim ėshtė mėshira e Zotit, si ceket nė hadith. Kėshtu, ata llojllojshėm i kanė kuptuar disa ajete dhe hadithe, por pėr kėtė shkak ndėrmjet veti nuk janė grindur, nuk kanė polemizuar ose ekskomunikuar. Pėr shembull, Ibn Umeri rrėfen se Muhammedi a. s., kur kthehej nga Ahzabi ka thėnė: "Askush mos ta falė ikindinė pos te fisi Kurejdhė." Por, disa ende ishin nė rrugė kur hyri koha e ikindisė, e disa mendonin se nuk duhet falur deri nė vendin e caktuar, kurse tė tjerėt se duhet dhe se kjo nuk do tė jetė kurrfarė gabimi. Mė vonė kėtė rast ia rrėfyen Pejgamberit a. s., dhe ai aske nuk e qortoi. (Buhariu dhe Muslimi).

Aty-kėtu mund tė lexohen mospajtimet e tyre nė mendime dhe nė aplikimin e ixhtihadit tė tyre. Pėr shembull, Ibn Abbasi thotė se Aliu r. a. ka thėnė: "Nuk duhet ngrėnė atė mish qė ėshtė prerė nga arabėt kristianė, sepse ėshtė traditė e tyre se asgjė nuk bėjnė pa konzumimin e alkoholit." Ibn Abbasi ka pasur qėndrim tjetėr: "Atė qė e presin kristianėt ėshtė hallall tė hahet, sepse All-llahu xh. sh. ka thėnė: "
…I atyre ėshtė madje edhe ai nga mesi i juaj i cili i pranon pėr mbrojtės…". (El-Kur'an, El-Maideh, 51).

Sipas doktrinės sė Ehlu 'us-sunnetit janė tė lejuara mospajtimet vetėm nė ēėshtjet interpretative, e assesi nė bazat e fesė.

Mospajtimi ndėr njerėzit nė esencė ėshtė e keqe: ky shpie deri te raportet e ērregulluara, e dobėson organizatėn, e ērrėnjos dashurinė, i hapen dyert fatkeqėsive tė tė gjitha llojeve e veēantė frakcionizmit. Nė kėtė emėr tė gjithė njerėzit janė tė obliguar pėr ndėrtimin e paqes, koekzistencės, pėr respektimin e ēdo qenieje njerėzore individualisht. Ky do tė ishte kontribut aktiv i ēdo njeriu stabilitetit tė bashkėsisė njerėzore nė tėrėsi. Mospajtimi dhe grindjet ėshtė pėr fat tė keq pėrvojė e pėrbashkėt e tė gjithė popujve, e disave veēan, tė gjitha grupeve dhe bashkėsive fetare, e edhe muslimanėve. Edhe pse, nė fund tė fundit, bashkėsia njerėzore ėshtė njė familje me dinjitet tė pacenueshėm tė ēdo personi, megjithatė raportet nė tė nuk janė zhvilluar dhe nuk zhvillohen, as sot, nė kėto parime. Ky parim themelor i ekzistencės njerėzore si bashkėsi, si familje e Zotit, duhet pa tjetėr tė sendėrtohet nė njėmendėsinė e pėrditshme tė jetės.


Shkaqet e mospajtimeve


Shkaqet e mospajtimeve janė tė shumta qė me peshėn dhe kompleksivitetin e tyre shpiejnė deri te jouniteti, pėrēarja dhe ērregullimet mė tė rėnda ndėr muslimanėt. Ato u pėrkasin gjithnjė bazave dhe themeleve tė fesė e jo vetėm degėve tė tyre dhe ēėshtjeve interpretative.


1. Sfera e besimit

Historia islame na dėshmon deri te ēfarė polemikash, e edhe konfliktesh tė armatosura ka ardhur pėr shkak tė mospėrmbajtjes sė shkronjės sė Kur'anit, nė komentimin dhe aplikimin e ēėshtjeve esenciale tė akadit, veēan nė ēėshtjet e Qenies sė Zotit, atributeve tė Tij, nėpėrmjet tė tė kuptuarit tė ajeteve jo tė qarta e tė tjera. Raporti i kėtillė ndaj Kur'anit ka krijuar frakcione tė shumta prej tė cilave disa fare nuk mund tė konsiderohen se janė nė gjirin islam. Mospajtimet kanė qenė aq tė tmerrshme, tė pėrgjakshme dhe eksagjeruese sa qė gjaku ka rrjedhur nė ēdo hap, pasuria ėshtė shkatėrruar dhe uniteti i bashkėsisė muslimane nė themel ėshtė luhatur. Mbi raportin e kėtillė kundrejt besimit dhe unitetit tė bashkėsisė Muhammedi a. s. ka thėnė:

"Pasardhėsit e mi do tė ndahen nė shtatėdhjetė e tri degė, prej tė cilave nė mėshirėn e Zotit do tė jetė vetėm njė, e kjo ėshtė ajo qė do t'i mbahet drejtimit nė tė cilin jam unė dhe shokėt e mi."


2. Mosdija

Njerėzit qė dijnė pak janė mė tė rėndė pėr njerėzit e ditur si bashkėbisedues se sa ata qė janė tė barabartė me ta, e qoftė ka tė bėjė edhe me diskutimin mė shkencor. Shafiu ka vėrejtur se tė gjithė bashkėbiseduesit e tij dijetarė i ka bindur me qėndrimet e tij, kurse ka heshtur nė kontakt me tė paditurit. Eshtė rrezik i madh kur injoranti vėhet nė ballė tė grupit tė njerėzve, bėhet lider i tyre dhe nė mėnyrėn e vet gjykon mbi fenė dhe fatin e tyre. Muhammedi a. s. ka theksuar se shenjė e shkatėrrimit tė botės ėshtė kur jodinjitozėt dhe jokompetentėt e marrin timonin. Nė hadithin tjetėr ka theksuar se shenja e shkatėrrimit tė diturisė do tė jetė kur injorantėt tė depėrtojnė nė krye tė njerėzve, ata do t'i pyesin e kėta pa dije do tė japin pėrgjigjje jopėrkatėse, pėr ē'arsye do tė shkatėrrohen edhe kėta edhe ata. Nė disa xhematet tona ka ardhur dhe do tė vijė deri te mosmarrėveshjet e rėnda pikėrisht pėr atė se disa xhematlinj, duke mos poseduar as dije mektebi mbi fenė i janė imponuar imamėve dhe xhemateve, kanė zbatuar hamendjet dhe qėndrimet e tyre edhe pse ata nuk kanė qenė as me arsyetimin mė elementar islam, veēan kur janė nė pyetje dispozitat mbi zekatin, kurbanėt, lėkurat e kurbanave, xhenazen e tė tjera.


3. Mospajtimi nė natyrė, karakter, dėshira dhe synime

Muhammedi a. s. ka thėnė: "Shpirtrat e afėrm janė unik. Ata qė njihen unjėsohen, kurse ata qė kundėrshtohen, shpėrndahen." (Buhariu, Muslimi etj.)

Tė mirėt anojnė nga e mira dhe nė kėtė janė unikė, deri sa tė kėqinjt anojnė nga e keqja dhe nė kėtė janė unikė. Kėto janė kundėrshti qė nuk mund tė pajtohen. Njeriu i mirė kurrė nuk mund tė pajtohet me dhunėn, as qė do ta durojė, as qė mund ta tolerojė te tjetri dhe ka pėr obligim ta pamundėsojė tiranin qė tė veprojė. Njerėzit e kėqinj nė ēdo gjė kėrkojnė interesin e vet, e shpėrfillin interesin e Bashkėsisė dhe nė kėtė kuptim bėjnė ē'kanė mundėsi qė ta arrijnė synimin e vet. Ata janė nxitės tė pėrēarjes, sepse vetėm nė bashkėsinė e pėrēarė mund tė paraqesin diē dhe dikė dhe ta arrijnė synimin e tyre.
…

Me njė rast Muhammedi a. s. ka pėrgatitur ushtrinė dhe nė krye tė muxhahidėve e vendosi Ebu Ubejdeten e nė krye tė tė tjerėve e vendosi Amr ibn El-Asin, duke iu urdhėruar atyre bashkėpunim, koordinim dhe harmoni. Nė momentin e dhėnė Amri veproi jashtė planeve tė pėrcaktuara pėr ēka Mugire ibn Shu'be i bėri vėrejtje Ebu Ubejdetes: "Pejgamberi i All-llahut tė ka obliguar tė na udhėheq, e filani e filani priren me disa instrukcione tjera, e jo me tuajat?!" Ky i tha: "Pejgamberi i All-llahut na ka urdhėruar harmoni dhe unė i nėnshtrohem Atij, ndonėse Amri ka gabuar." Sikur Ebu Ubejdete tė kishte reaguar hovshėm dhe rreptė kjo ka mundur tė shpiejė deri te sektarizmi nė ushtri dhe nė personelin komandues, pėr kėtė arsye Ebu Ubejdete i mbeti konsekuent udhėzimit tė Pejgamberit a. s. qė tė ruhet harmonia dhe bashkėpunimi. Me gjestin e kėtillė ky as'hab ka treguar pjekuri, maturi, urtėsi dhe largpamėsi, qė ėshtė kėshillė e vlefshme pėr tė gjithė ata qė marrin pjesė nė vendosjen e pėrbashkėt nė situatat vendimtare qė nuk u pėrkasin vetėm atyre por njė numri mė tė madh tė njerėzve apo tėrė bashkėsisė.


4. Mospajtimi nė qėndrime dhe mendime

Ky lloj i mospajtimeve ėshtė i pranishėm ndėrmjet Ehlu 'us-sunnetit, Shiitėve dhe Harixhitėve. Tek Ehlu 'us-sunneti bazė e hulumtimit ėshtė Kur'ani dhe Sunneti i pėrcjellur nėpėrmjet as'habėve; te Shiitėt hulumtimi zė fill nė bazė tė Kur'anit, qėndrimeve tė Ehli-bejtit dhe imamėve etj. Nė kėtė lloj mospajtimi mund tė numėrohen mospajtimet ndėrmjet mutekel-liminėve dhe fakihėve. Fakihėt dėshmitė e tyre i bazojnė nė kuptimet e tekstit tė jashtėm tė Kur'anit dhe Sunnetit, deri sa mutekel-limunėt i miratojnė edhe dėshmitė e arsyes.


5. Eksluziviteti medhhebor

Gjatė historisė ekskluziviteti medhhebor i ka sjellur muslimanėt deri te problemet dhe konfliktet e shumta. Cėshtja ka shkuar aq larg sa nėpėr xhami janė ndarė xhematet, janė ndėrtuar mihrabe, janė zhvlerėsuar imamėt e medhhebit tjetėr duke e konsideruar imametin e tyre pėr jokompetent etj. Ky ishte krimbi i pėrēarjes qė ishte futur nė shtresat e gjera muslimane dhe e copėtonte unitetin e tyre mu nė rrėnjė. Nė viset tona nuk ka pasur probleme tė kėtilla deri nė agresionin ndaj Bosnjes kur disa studentė dhe humanitarė nga bota arabe, si pjesėtarė tė medhhebeve tjera, kanė provuar tė pėrhapin disa forma tė praktikės sė atyre medhhebeve.


6. Liderizmi i "imamėve" dhe i alimėve tė vetėquajtur

Sot jemi dėshmitarė qė disa imamė
… tė shkarkuar ndahen nga Bashkėsia islame duke e mashtruar masėn naļve dhe tė paditur nė interes tė depėrtimit vetjak, me ēka i bėjnė dėm tė madh fesė sė tyre, bashkėsisė fetare dhe bashkėsisė sė gjerė shoqėrore nė gjirin e sė cilės jetojnė dhe forcėn, kompaktėsinė dhe efikasitetin e pėrgjithshėm tė sė cilės e dobėsojnė pėr shkak tė ērregullimit tė raporteve, harmonisė, paqes dhe bashkėpunimit ndėrnjerėzor.

Pa xhemat nuk ka iman / besim. Tė gjithė as'habėt kanė qenė tė mendimit se xhemati, harmonia dhe kompaktėsia e Bashkėsisė ėshtė farz dhe nuk mund tė jetė musliman kush punon nė kundėrshti me kėtė. Kush e thenė harmoninė nė Bashkėsi ka hequr dorė nga islami, pa qoftė edhe nėse pohon se i pėrket islamit. Kėta janė harixhitė bashkėkohorė, tė cilėve Bashkėsia duhet kthyer kokėn drejt rrugės sė drejtė, sa mė herėt aq mė mirė.


Kur njerėzit copėtohen – shkatėrrohen

Kur'ani e motivon kundėrvėnien mėkatit, pėrēarjes, si sėmundje shoqėrore, joharmonisė, intrigave etj. I lavdėron ata qė bėjnė dallime ndėrmjet tė mirės dhe tė dėmshmes, e zgjedhin vetėm atė qė ėshtė e mirė. Nė hadithet e shumta veēan ėshtė dėftuar nė rreziqet e joharmonisė, ndarjes sipas intereseve personale e tė ngjashme. Me Kur'an ėshtė urdhėruar thirrja nė tė mirė dhe pajtim, kurse ėshtė ndaluar tė nxitet pėrēarje dhe frakcionizėm.

"Dhe le tė ketė nga ju tė atillė qė do tė thėrrasin nė tė mira dhe kėrkojnė tė bėhen punė tė mira dhe tė pengojnė nga veprat e kėqia. Ata do tė jenė tė shpėtuar. Dhe mos bėheni sikur ata tė cilėt janė pėrēarė dhe konfrontuar pasi qė u kanė ardhur argumente tė qarta - ata i pret dėnim i madh." (El-Kur'an, Ali Imran, 103 - 104)

Me kėtė ajet ėshtė treguar nė detyrėn e shkallės sė parė tė ulemasė. Bashkėsia ėshtė e obliguar t'i sigurojė kushtet pėr veprimin dhe punėn e tyre, nė mėnyrė qė tė ruhet kompaktėsia e shoqėrisė e cila do tė jetojė harmonikisht dhe bashkėrisht, e jo shumėsi bashkėsishė tė imta tė mbyllura nė intereset e tyre lokale prej tė cilave secila "gėrryen" nė anėn e saj. Sikur sot nė botė tė mbretėronte interesi unik, do tė ērrėnjosej uria, varfėria, analfabetizmi, shumė sėmundje, nuk do tė kishte luftėra, dhunė e tė ngjashme. Duke e marrė parasysh se nuk ėshtė kėshtu, nė shumė pjesė tė botės lulėzon mjerimi dhe vuajtja e ēdo lloji. Ndasia dhe copėtimi ka sjellur deri te ajo qė sot e kemi dhe nga e cila tė gjithė frikėsohemi. Fundi i ajetit tė dytė tregon nė kėrcėnimin atyre qė punojnė nė ndarjen e njerėzve, nė pėrēarje dhe krijimin e dallimeve nė baza tė ndryshme. Err-Rraziu i famshėm konsideron se fjalėt "
… dhe konfrontuar …" do tė thotė se kėta janė njerėzit qė nga e vėrteta thėrrasin nė lajthitje, nga rruga e vėrtetė thėrrasin nė rrugė tė shtrembėr.

Ibn Tejmije pohon: "Kur tė vijė deri te pėrēarja nė Bashkėsi fillon ērregullimi qė shpie nė zhdukje. Kur nė Bashkėsi mbretėron harmonia dhe kompaktėsia, ajo fillon tė pėrparojė dhe tė forcohet, sepse pėrbashkėsia ėshtė mėshirė e All-llahut. Pėrēarja ėshtė ēmenduri dhe flakė qė e djeg Bashkėsinė, e qė mos tė vijė deri te kjo tė gjithė anėtarėt e saj, veēan pėrgjegjėsit, janė tė obligueshėm qė tė unjėsohen nė parimet e sė mirės dhe nė eliminimin e tė keqes."

Nė rastin konkret konstatimi kur'anor ka tė bėjė me kultivimin e harmonisė, shoqėrimit, unitetit, pėrbashkėsisė dhe nė ndalimin e tė keqes, eliminimin e pėrēarjes dhe jounitetit.

Nėse mbretėron joharmonia nė njė bashkėsi shoqėrore duhet shtruar pyetjen se mos ėshtė ky dėnimi i All-llahut me tė cilin i dėnon ata njerėz?! Vallė, mund tė ketė dėnim mė tė rėndė?

"Thuaj: 'Ai ka mundėsi tė dėrgojė kundėr jush njė dėnim pėrmbi ju ose nėn kėmbėt tuaja, ose t'ju ndajė nė frakcione dhe tė shijoni tė keqen e njėri-tjetrit'.
…." (El-Kur'an, El-En'am, 65)

Apo jo, pėrēarja ėshtė fatkeqėsia dhe shkatėrrimi mė i madh qė mund t'i godasė njerėzit. Pėrveē llojeve tjera tė dėnimeve All-llahu mllefin e Vet mbi njerėzit e manifeston edhe nė atė mėnyrė qė disa kthehen kundėr tė tjerėve, se fillojnė t'i vėnė intereset personale mbi tė pėrgjithshmet etj. Xhabiri r. a. thotė: "Kur ėshtė shpallur ky ajeti (i sipėrm), Pejgamberi a. s. pėr llojin e parė dhe tė dytė tė dėnimit ka thėnė: "Kėrkoj mbėshtjetjen Tėnde! - e pėr tė fundit ka thėnė: Kjo pėr Tė ėshtė e lehtė!" (Buhariu)

Njerėzit vetė duhet t'i ndėrtojnė dhe kultivojnė marrėdhėniet e tyre dhe tė pėrpiqen t'i eliminojnė tė gjitha ato qė atė marrėdhėnie i prishin. Nuk duhet pritur qė Zoti i madhėruar me intervenimin e vet t'i eliminojė individėt ose grupet tė cilėt tentojnė qė interesin e vet t'ia imponojnė interesit tė shumicės. Rasti i kėtillė ka qenė edhe me Muhammedin a. s., i cili me pėrpjekjet, sakrificėn dhe shkathtėsinė vetjake ka ardhur deri te bashkėsia e fuqishme, harmonike dhe kompakte. Nėse njerėzit nuk i kundėrvihen dhunės, tė keqes, tiranėve dhe kriminelėve por presin qė kėtė ta bėjė dikush tjetėr pėr ta, me anė tė po atyre njerėve do ta shijojnė dėnimin e Zotit pėr shkak se nuk i janė kundėrvėnė dhunės dhe padrejtėsisė sė tyre. Pejgamberi a. s. ka lutur All-llahun qė ta ruaj ummetin e tij nga pėrēarja, e kėtė nuk ia ka pranuar.

"E kam lutur Krijuesin tim pėr tri gjėra, dy mi ka pranuar e njė ma ka refuzuar. E kam lutur qė ummetin tė mos ma shkatėrrojė nga uria, dhe kėtė ma ka pranuar. E kam lutur qė ummetin mos tė ma shkatėrrojė fare pastaj, dhe edhe kėtė ma ka pranuar. E kam lutur qė ummetin tė ma kursejė nga pėrēarja, por kėtė nuk ma ka pranuar."

El-Hafaxhi pohon pėr kėtė hadith: "Shkaku i mospranimit tė kėsaj pjese tė duasė sė Pejgamberit a. s. janė mėkatet e ummetit tėTij, largimi nga udhėzimet dhe thirrjet e Tij, nga kėshillat dhe rekomandimet e Tij dhe mospunimi sipas asaj qė Ai i ka mėsuar."

Ata muslimanė qė i pėrmbahen Kur'anit dhe Sunnetit do t'i rregullojnė raportet e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė dhe ndėrmjet tyre nuk do tė ketė pėrēarje. Islami dhe pėrēarja nuk ecin sė bashku. Islami ėshtė fe e xhematit, shoqėrimit, harmonisė dhe pėrbashkėsisė. Ata muslimanė qė bėjnė pėrēarje nė mesin e njerėzve e kanė lėshuar islamin. Atyre u ėshtė drejtuar kėrcėnimi kur'anor se pėr ta All-llahu do tė kujdeset:

"Ti nuk ke asgjė tė pėrbashkėt me ata tė cilėt fenė e tyre e kanė copėtuar dhe janė pėrēarė nė frakcione. Cėshtja e tyre ėshtė nė duar tė All-llahut. Ai do t'i informojė se ēka kanė punuar." (El-Kur'an, El-En'am, 159)


Pėrēarja - punė djalli

Shumėfytyrėsia dhe diskutimet e rrepta shpiejnė deri te mospajtimet dhe konfliktet, kėto tė dyja lindin rivalitetin dhe armiqėsinė e nga kjo buron frakcionizmi dhe pėrēarja. Pastaj vjen deri te polarizimi i forcave, konflikteve tė intenziteteve tė ndryshme, luftėrave, shpifjeve, intrigave dhe ēdo gjėje tjetėr mė tė keqe qė vetes mund t'ia lejojė njeriu tė cilin e udhėheq shejtani. Nė thėniet e shumta tė Muhammedit a. s. ėshtė thėnė se konfliktet ndėr muslimanėt janė shenjė e besimit tė dobėt, hipokrizisė dhe moralit tė dobėt:

"Kush e braktisė njė cilėsi hipokrizie ai ėshtė trim dhe do tė shpėrblehet me pallat dhe trem xhenneti; kush nė tėrėsi e braktisė hipokrizinė ai ėshtė bėrė besimtar i mirėfilltė dhe pėr kėtė do tė shpėrblehet me pallat nė xhennetėt e mesėm; kush e pėrkryen moralin e vet do tė shpėrblehet me pallat nė pjesėt mė tė zgjedhura tė xhennetit." (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Bejhekiu e tj.)

Me Kur'an imperativisht ėshtė urdhėruar harmonia kurse ėshtė ndaluar pėrēarja, urrejtja dhe tė gjitha grindjet. Kush nuk i pėrmbahet kėtij imperativi ėshtė hipokrit kundrejt tij: "Kush ėshtė hipokrit kundrejt Kur'anit, nuk beson nė All-lahun" - pohon Muhammedi a. s.. (Ebu Davudi, Ibn Hibbani etj.)

Sipas Ibn Abbasit Muhammedi a. s. ka thėnė: "Mos u ndesh me vėllain tėnd. Hipokriti nuk kupton urtėsinė e harmonisė dhe nuk beson se joharmonia sjell shkatėrrim."(Texhrid 'us-sahah)

Ebu Bekr ibn Nasr pohon: "Kur All-llahu dėshiron ta dėnojė njė popull, i lejon t'u jepen diskutimeve dhe t'i shpėrfillin aktivitetet (pozitive)." (Xhami 'ul-bejan)

Llukman-hekimi i famshėm e cek njė mendim tė ngjashėm: "Kur All-llahu ia dėshiron shkatėrrimin njė populli i lė nė grindjet joproduktive dhe nė aktivitetin fare tė vogėl produktiv."

Jahja Ibn Kethir thotė se Sulejman ibn Davudi a. s. i ka thėnė tė birit tė tij: "Shmangiu shumėfytyrėsisė, sepse prej saj ka pak dobi. Ajo nxitė armiqėsi ndėr vėllezėrit e vet." (Ed-Darimiu). Nga kėtu vjen shkapėrderdhja ndėr njerėzit, ēdo lloj mjerimi nė shoqėri dhe fatkeqėsie qė rrėnojnė edhe ndjenjėn mė tė vogėl tė dashurisė dhe kujdesit tė disa ndaj disave.

Ekzistojnė njerėz qė kanė prirje pėr konflikte dhe diskutime tė rrepta, kurse nė kėtė fshehet mikrrobi i rėndė i pėrēarjes dhe mospajtimit sikur qė ka thėnė Muhammedi a. s.:

"Tek All-llahu njerėzit mė tė urrejtur janė grindavecėt e rreptė." (Buhariu, Muslimi etj.)

Thėnia e Ebu Derdait r. a. nė kėtė drejtim ka kuptimin dhe domethėnien e vet tė plotė: "Nuk do tė jesh dijetar deri sa sė pari nuk bėhesh nxėnės, kurse me diturinė e arritur nuk do tė jesh i ditur deri sa nuk punon sipas dijes sė arritur. Nėse e tepron nė grindje do tė gabosh mjaft dhe, do tė gabosh mjaft nėse je sė tepėrmi skeptik (dhe i dyshimtė) dhe ke gėnjyer mjaft nėse pohon se krijimi (i ēkadohit) ndodh jashta All-llahut." (Ed-Darimiu)

"Ruajuni grindjeve nė fe, sepse kjo shkatėrron veprat e mira" ka theksuar El-Avvam ibn Havsheb. Ai ka pėrcjellur thėnien e Ibrahim ibn Tejmijes, i cili ka thėnė lidhur me ajetin: "
…prandaj u kemi shtėnė urrejtjen nė mes tyre …" (El-Kur'an, El-Maideh, 14) se kjo armiqėsi dhe urrejtje ėshtė manifestuar nėpėrmjet grindjeve tė flakta dhe debatave tė pabazuara mbi fenė. (Xhami 'ul-bejan)

Edhe Muavi ibn Amri ka tėrhequr vėrejtjen duke theksuar se ajo shkatėrron veprat e mira, deri sa Muhammed ibn Aliu tėrheq vėrejtjen se fare nuk duhet shoqėruar me ithtarėt e diskutimeve dhe grindavecėt, sepse ata nuk llogarisin mbi ajetet e All-llahut. (Ed-Darimiu)

Sot jemi dėshmitarė tė diskutimeve dhe polemikave tė shpeshta nė tė cilat shprehen fjalė tė rėnda, akuza, fyerje, zhvlerėsime, shprehen argumente tė ēfarėdo lloji kundėr bashkėbiseduesit, qoftė ka tė bėjė me fjalėn e gjallė apo tė shkruar dhe ku rėndom shfrytėzohen mjetet dhe mediumet sa mė tė fuqishme. Muhammedi a. s. pohon: "Pėr muslimanin ėshtė e shenjtė ēdo gjė e vėllait (motrės) tė tij: jeta, pasuria dhe nderi." Diskutimet e tilla mė sė shumti janė apel pėr mosunitet, ēarje, grupėzim dhe armiqėsi. Cdonjėri qėndrimet e veta i konsideron tė drejta, deri sa ata mė tė flaktit ngriten nė piedestal tė idolit, madhėrohen dhe mbėshtillen me oreolin e prijatarit dhe liderit.

Omer ibn Abdulazizi i drejtė nė njė qarkore tė tij Medinasėve, ndėr tė tjera ka shkruar: "Kush e adhuron All-llahun pa dije, prej tij pėr fenė ka mė shumė dėm se sa dobi. Kush nuk i harmonizon fjalėt me veprat e tij, duhet ta zvogėloj tė folurit e tij nė domenin vetėm tė asaj qė i pėrket atij. Kush e merr fenė e tij si mjet nė grindje, e shndėrron atė nė vėrshimė."

Edhe hipokritėt janė mjaft tė dėmshėm nė Bashkėsi. I ndėrrojnė qėndrimet dhe mendimet sikur rrobat, qė ėshtė shenjė evidente e hipokrizisė dhe karakterit tė ulėt. Ebu Muhammed Ed-Darimiu me menēuri ka vėrejtur pėr njerėzit e tillė: "Ndėrrimi i qėndrimeve (jostabiliteti) shpie nė konfrontim."


Unik nė tė vėrtetėn

Sipas Ibn Mes'udit bashkėsia / xhemati ėshtė grup i njerėzve qė janė unik nė tė vėrtetėn.

E vėrteta ėshtė e kundėrta e tė pavėrtetės. Ekziston dallimi ndėrmjet tė mirėfilltes dhe tė shtrembėtes, tė saktes dhe tė gabueshmes. Nė ixhtihad dhe nė hulumtimin shkencor ekziston zgjidhja e drejtė dhe jo e drejtė. Ai qė nė hulumtim edhe gabon nuk ka bėrė mėkat. Edhe e lejuara (hallalli) edhe e ndaluara (harami) janė kategori tė qarta, sikur edhe urdhėresa edhe ndalesa dhe nė kėto gjera nuk ka dilema. Mirėpo, nė shumė ēėshtje tjera vjen deri te pikėpamjet e ndryshme, madje edhe ndėr as'habėt (ixhtihadi i as'habėve), por shumica, gjithnjė kanė marrė atė pikėpamjen mė dominuese. Kėshtu Ibn Mes'udi ka konsideruar: "Nėse vjen deri te pikėpamjet e ndryshme ndėrmjet meje dhe xhematit, duhet anuar nga mendimi i as'habėve kurse duhet shpėrfillur pikėpamjen time." Ky as'hab autoritativ ka nėnvizuar se nė diversitetin e mendimit tė tij nuk duhet shikuar se ai ia ka kthyer shpinėn Bashkėsisė, por se ky ėshtė gjykim i tij personal deri te i cili ka ardhur me mjetet e hulumtimit personal dhe me pėrsiatje. Dikush as'habit tė pėrmendur i ka rrėfyer se Osman ibn Affani nė Mine ka falur katėr rekate namaz edhe pse ka qenė musafir. Ai ka vėrejtur: "Unė me Pejgamberin e All-llahut nė Mine kam falur dy rekate, edhe me Ebu Bekrin dy rekate, edhe me Omerin dy rekate dhe ēfarė fati tė kam pjesėmarrje prej katėr rekateve sikur prej dy tė pranuarve." (Buhariu). Mė vonė ėshtė pyetur pėrse e ka kritikuar Osmanin, e ai ėshtė pėrgjigjur: "Ndarja ėshtė e keqe!"

Pejgamberi a. s. ka dėftuar se ēdo kontribut nė fushėn e forcimit tė Bashkėsisė shpie nė mėshirėn e All-llahut, kurse ēdo pengim i kontributit tė tillė dhe thyerja e harmonisė dhe unitetit shpie nė pakėnaqėsinė dhe zemėrimin e Tij:

"Kush e punon njė punė qė i kontribuon xhematit (Bashkėsisė) dhe nė kėtė arrin sukses, All-llahu do t'ia pranojė kėtė vepėr, e nėse gabon (nuk arrinė) All-llahu do t'ia falė. E kush punon njė punė me tė cilin synon thyerjen e kompaktėsisė sė Bashkėsisė dhe duke e pėrfunduar kėtė synim megjithatė punon pozitivisht, All-llahu kėtė nuk do t'ia pranojė, e nėse arrinė sukses nė synimin e tij, le tė pėrgatitet pėr vendqėndrim nė xhehennem." (Taberaniu dhe Bezzari)

Aliu r. a. vdekjen e ka konsideruar mė tė mirė se joharmoninė dhe jounitetin nė Bashkėsi, e ka thėnė: "Gjykoni (mbi) njerėzit ashtu si do tė deshironit pėr vetveten. Unė e urrej pėrēarjen, andaj, ose jetoni nė harmoni (xhemat) ose vdisni sikur qė kanė vdekur as'habėt."

Sqarim pėrkatės pėr mendimin e sipėrm mund tė gjejmė nė fjalėt e Ibn Mes'udit: "Bėni ēka ėshtė e mundur qė t'i jeni tė nėnshtruar All-llahut dhe ta ruani kompaktėsinė e Bashkėsisė. Nėnshtrimi All-llahut dhe harmonia ndėr njerėzit ėshtė litari (rruga) i Zotit qė e ka lėshuar nė mesin e njerėzve dhe u ka urdhėruar qė t'i pėrmbahen. Edhe ajo qė nuk tė pėlqen nė xhemat ėshtė mė e mirė se ajo qė e dėshiron por nė pėrēarje."

Eshtė urdhėr kur'anor lidhshmėria e njerėzve nė themel tė drejtėsisė, barabarėsisė, vėllazėrisė dhe dashurisė. "Tė gjithė sė bashku mbahuni pėr litar tė All-llahut dhe mos pėrēaheni!
…" (El-Kur'an, Ali Imran, 103), nė vete pėrmban tėrė filozofinė e pėrbashkėsisė. Sikur njerėzit nė botėn e sotme tė trazuar t'i pėrmbaheshin kėtij ajeti kur'anor, nė kėtė Tokėn e pėrvuajtur do tė mbretėronte paqja, bashkėpunimi dhe harmonia.

Muhammedi a. s. ka thėnė se Libri i All-llahut ėshtė litari i Tij qė ėshtė lėshuar nga Qielli nė Tokė dhe me tė cilin ėshtė urdhėruar: "Pėrmbajuni harmonisė dhe mos u pėrēani!"

Edhe me ajetin vijues kur'anor dėftohet nė rrugėn e unitetit dhe nė rrezikun nga joharmonia: "Nėnshtrojuni All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe mos kundėrshtoni qė tė mos dėshtoni dhe mos t'u humbas fryma luftarake
…" (El-Kur'an, El-Enfal, 46). Grindja, pėrēarja dhe joharmonia janė shkak i shkatėrrimit, shpartallimit tė Bashkėsisė dhe shoqėrisė. Njeriu si individ nuk paraqet as forcėn, as fuqinė, as nuk ofron mundėsi tė mėdha, vlerėn pėrkatėse e arrinė vetėm kur ėshtė nė Bashkėsi, kur vlerat dhe kualitetet e veta i unifikon me njerėzit tjerė, kur shumė individė e arrijnė unitetin e atillė qė tė bėhet sikur njė qenie, si njė organizėm qė punon nė tė mirė dhe nė interes tė tėrėsisė. Bashkėsia e tillė mund t'i kundėrvihet armikut, ta ērrėnjosė varfėrinė, t'i pėrballojė vuajtjet dhe krizat e ndryshme. Muhammedi a. s. me njė rast e ka pyetur njė njeri nga njė fis i vogėl beduin, i rrethuar me fiset e tjera tė fuqishme dhe luftarake, se si kanė mbijetuar nė atė furtunė dhe e kanė ruajtur mėvetėsinė dhe lirinė e vet, tė mirat dhe jetat e tyre? Njeriu u pėrgjegj: "Kemi qenė unik! Unikė!"

Nėpėrmjet zemrave harmonike tė unjėsuara nė dashuri All-llahu ndihmon fenė e vet, siē ka thėnė: "Dhe ua ka bashkuar zemrat e tyre. Sikur ta shpenzosh tėrė atė ēka ekziston nė tokė, nuk do t'i kishe bashkuar zemrat e tyre, kurse All-llahu i ka bashkuar.
…" (El-Kur'an, El-Enfal, 63). Nė pajtim me kėtė ajet Muhammedi a. s. ka theksuar: "Mos u pėrēani qė edhe zemrat t'u largohen (nė dashuri)." Kur zemrat t'u jepen tė kėqiave, kėndjeve dhe lavdisė sė kėsaj bote, me to sundojnė forcat e kėqia tė garimit, rivalitetit, kundėrshtisė dhe luftės, nga ēka rrjedh pėrēarja e kur zemrat i kthehen tė vėrtetės shkatėrrohen tė gjitha prirjet e kėqia, mbretėron preokupimi i plotė vetėm me All-llahun, rivalitetet mė nuk ekzistojnė, kurse nė Bashkėsi mbretėron paqja dhe siguria, njerėzit fillojnė tė ndihmohen ndėrmjet veti nė rrugė tė progresit dhe pėrparimit tė pėrbashkėt. Uniteti ndėrmjet njerėzve nėnkupton unitetin e pėrshkuarjes sė pėrbashkėt nė tė gjitha elementet e jetės sė pėrbashkėt. Urdhėresa e hapur e All-llahut ėshtė ruajtja e kėtij uniteti dhe pėrshkuarja e ndėrsjellė kurse ka ndaluar pėrēarjen si kanosje tė rėndė pėr fenė dhe ekzistimin e saj.

Njė hutbe e hazreti Osmanit r. a. ka pasur pėrmbajtjen vijuese: "O njerėz, All-llahu ju qorton qė tė bėheni tė kujdesshėm nė raport me unitetin tuaj dhe tė mos ndesheni, qė me xhelozi ta ruani kompaktėsinė e Bashkėsisė Tuaj dhe qė tė mos copėtoheni. "
…Pastaj pėrkujtone dhantinė e All-llahut ndaj jush kur ishit tė armiqėsuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ju me mėshirėn e tij u bėtė vėllezėr…." (El-Kur'an, Ali Imran, 103).




* Titulli i origjinalit: Muharrem Omerdiq, "Razdor i njegove posljedice", nė veprėn:
Zivjeti u Islamu, Stamboll, 1995, fq. 161 - 180. Pėrktheu: Nexhat S. Ibrahimi.



Marrė nga: www.zeriislam.com


shko lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore