Menyja kryesore:
Dr. Ali Iljazi
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
PASOJAT E LARGIMIT NGA RRUGA E ALLAHUT
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: "Zoti im, pėrse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?"(Allahu) thotė: "Ashtu si i harrove argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je i harruar sot."kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm." (Ta Ha, 125 - 127)
Vėrtet, njeriu nuk gėzohet, dhe nuk dėshiron kėtė qė shohim se sa mė larg nga feja aq mė tepėr kronikė tė zezė nė jetėn e pėrditshme.
Nuk di njeriu tė qajė apo tė pėlcasė nga situata qė na rrethon! Pranė nesh vėrejmė shumė pėrvoja tė ithėta: nga urrejtja, zilia, vrasjet, grabitjet, droga, alkooli, mos dėgjimi i prindėrve, dhunimet, trafikimi i qenieve njerėzore, etj. Kah do qė kthehemi diē nuk ecė. Njeriu nuk di as vet nga i vinė tė gjitha kėto probleme tė panumėrta.Jeta e pakufizuar e njerėzve e ka bėrė tė pėrditshmen tonė tė rėndė.
Pejgamberi ynė fisnik a.s. na ka paralajmėruar qė do tė vijė koha qė tė gjallėt do tė dėshirojnė tė jenė nė vend tė vdekurve, e kėtė sot shpesh e dėgjojmė. Me plot tė drejtė pyesim, cili ėshtė shkaku i tėrė kėsaj?!
Ėshtė bėrė zakon qė shumica prej nesh i dėgjojmė lajmet e mbrėmjes - ditarin, pėr tė parė njeriu se ēfarė po ndodh rreth tij. Edhe pse gazetarėve gjithnjė e mė pak u besojmė dhe atė qė shprehin e marrin me rezervė, por ėshtė bėrė rutinė qė ditarin ta shohim. Shpesh dėgjojmė thėnien se njerėzit mė tepėr dėshirojnė t'i shohin lajmet nga vendet tjera, e jo vendore, sepse nuk mund tė dėgjojnė mė ēfarė po ndodh rreth tyre.
Njė natė dėgjojmė si u plaēkit njė bankė, natėn tjetėr pė 6 mijė narkomanė nė Kosovė, natėn tjetėr doli nga sistemi bloku B, natėn tjetėr u dhunua vajza trembėdhjetė vjeēare, etj... Rregullisht dėgjojmė premtimet e politikanėve. Ēfarė tė themi tjetėr, mjerim dhe helm! Por edhe themi keni kėrkuar, shikoni pra! Tė gjitha nė esencė janė pasojė e versetit kuranor tė cituar nė fillim. Gjithnjė janė edhe temat bombastike nė emisionet politike dhe shoqėrore islami dhe islamistėt. Natyrisht jo nga pasqyrimi real i gjendjes, por nė kontekstin negativ, si problem i tė sotmes. D.m.th. pėr pjesėn mė tė madhe tė shoqėrisė sonė, si dhe asaj perėndimore, feja ėshtė problem. Njeriu ynė prapambeturėn e islamit e ka bėrė formulė. Pra, nuk e duron fenė andaj Allahu na sprovon.
ĒFARĖ MBJELLĖ, ATĖ KORR!
Problemet qė i pėrjetojmė dhe jetėn e ithėt qė e shijojmė pėr ēdo ditė ėshtė fryt i asaj qė kanė mbjellur ata para nesh. Kėto janė frytet e gjysėm shekullit ateist nė kėto hapėsira. Kur mbjellė gjemba, nuk korret gruri, por gjembat. Nuk ėshtė kjo qė shohim dhe pėrjetojmė se ka zė nga qielli, por fryt i duarve tona. Qė moti ekziston thėnia, keni kėrkuar, shikoni pra. Nėse thellohemi mė tepėr nė rregullat e islamit, do tė vėrejmė se asgjė nuk ėshtė vendosur pa qėllim, por ēdo gjė e ka vendin e vet. Si ta kuptojmė nėnėn e cila fėmiun gjysėm tė zhveshur e lė nė borė, e pastaj pikėllohet pėrse u sėmur fėmiu. Femra ose gruaja e cila del nė rrugė gjysėm lakuriq dhe nxitė kalimtarėt ėshtė pjesėmarrėse nė atė qė do tė ndodhė. Islami kėtė e ka zgjidhur nė formė tė thjeshtė:
"Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe." (El - Israė, 32)
E jo vetėm kėtė, por ka urdhėruar mbulesėn, uljen e shikimit, etj. Askush nuk reagon nė serialin "Big Brother", por e shohin jo vetėm tė rinjtė, por edhe tė moshuarit. Vajtojnė pėr ata qė dalin prej loje.
PĖRSE ISLAMI PARAQITET PROBLEM?!
Ėshtė evidente qė lakmia dominon nė shpirtrat e njerėzve. Ēdo gjė vlerėsohet me ēmimin "sa ke". Nėse je i pasur automatikisht je i bukur, i menēur, i arsimuar dhe ēdo gjė nė superlativ. Pa rregullsia nė shoqėri janė tė volitshme pėr disa kategori tė njerėzve, nga mė e ulėta - hajnave tė rėndomtė deri te "hajnat e kulturuar" nė fotelet e rrypit, etj. Amoraliteti dhe liria seksuale dhe lakuriqėsia u pėrgjigjen shpirtrave tė sėmurė moralisht e sidomos atyre tė cilėt bėjnė biznese fitimprurėse ose atyre tė pasurve tė cilėt pėr para mund tė blejnė trupin njerėzor. Nėse dikush nė kėtė mahnitje tė rrejshme tė shejtanit paraqitet pėr ndershmėri, drejtėsi, moral, etj, natyrisht qė do tė hasė nė kundėrshtim tė fortė dhe do t'i pengojė ata tė cilėt janė tė zhytur thellė nė ujėrat e mashtrimit, grabitjes dhe epsheve. Kurrsesi nė jetėn e tyre plot dashuri ndaj dynjasė nuk pėrputhet tregimi pėr vdekjen dhe ahiretin. Si njė i tillė tė pranojė se ėshtė rob i rėndomtė i cili do tė qėndrojė para Allahut dhe pėr ēdo fjalė dhe vepėr do tė jap llogari?! Si tė pranojė tė fut nė jetėn e tij disiplinėn e respektit tė njerėzve qoftė edhe mė i varfėri dhe nuk ėshtė e lejuar t'ia mohojė tė drejtat e tij?! Si me e bind se nga pasuria e tij aq e dashur tė ndajė zekatin qė ėshtė i drejtė dhe pjesė e tė varfėrit?! Si ti themi se islami flet pėr moral, kur njė shumicė e tyre mu nė amoral fitojnė tė holla tė shumta. Njė shėnim i vjetėr flet si nė SHBA ēdo javė shfaqen rreth 200 filma pornografik. Kjo d.m.th. miliona dollarė tė fituar. Si me e shmang? Nė islam nuk ka mashtrim, grabitje, shkelje tė drejtave tė njeriut, amoral, padrejtėsi, dhunė, e mu pėr kėtė islami ėshtė problem dhe kėrcėnues pėr rruzullin tokėsor!?
ZGJIDHJA
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė:
"Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė tė (sepse ėshtė prej Allahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhe dhėnė, ata japin (zeqatė, sadaka, etj). Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall Ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para Teje dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme nė) botėn tjetėr (ahiretin). Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit." (El - Bekare, 1 - 5)
Dhe pėrsėri themi: ēfarė mbjellė, atė korr. Kush mbjellė iman dhe fe - do tė korr frytet e suksesit nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Zgjidhja e tė pėrditshmes tė sėmurė ėshtė nė islam.
Shumica janė tė vetėdijshėm qė kjo botė nuk mund tė ekzistojė siē ėshtė tani dhe sė shpejti e pret gremira e pafund.
Pra, zgjidhja qėndron jo nė ikjen nga islami por nė praktikimin e tij nė jetėn e pėrditshme dhe nė ēdo segment tė jetės individuale dhe shoqėrore.i Kur'anit fisnik ėshtė i qartė pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo brez:
"E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė jetė e vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjallim tė verbėr." (Ta Ha, 124)