Menyja kryesore
Fikhu > Problemet
Ummu Mu'az Smajloviq
OPERIMI PLASTIK - PO POR KUR?
Bota e tanishme ėshtė botė moderne, bashkėkohore. Pėrparimi njerėzor ėshtė evident nė tė gjitha lėmenjtė: kimi, fizikė, biologji, teknologji e sidomos janė tė theksuara arritje nė lėmin e mjekėsisė. Shėrohen sėmundje nga tė cilat nė tė kaluarėn kanė vdekur popuj tė tėrė. Bėhen me sukses transplantimet e veshkėve, zemrės, mėlēisė, palcės eshtėrore, mushkėrive, etj. Duket se nuk ka sėmundje e qė mjekėt nuk kanė gjetur ilaēin pėrveē vdekjes.
Lirisht mund tė themi se mjekėsia ka arritur kulminacionin nė tė gjitha degėt. Posaqėrisht vėrehet pėrparim i mjekėsisė moderne nė lėmin e "operimeve estetike" (kirurgjia plastike).
Shumė kanė mundėsi qė tė realizojnė dėshirėn e tyre pėr pamje tė re ose tė ndryshme. Kėtė "trend" nė tė kaluarėn e afėrt kanė mundur ta kenė privilegj vetėm njerėz tė caktuar: "popullarizuar", "tė pasur" tė cilėve shejtani u ka zbukuruar veprimet e tyre.
Pas globalizimit tė pėrgjithshėm dhe qasjes nė mjetet e komunikimit, kjo gjė ėshtė bėrė krejtėsisht "normale" edhe te "njerėzit e rėndomtė". Operimet estetike janė bėrė gjė "normale" nė tė gjitha mjediset, qasje pėr ēdo popullatė dhe brez. Sa u pėrket jobesimtarėve, mendoj qė ata gjithsesi nuk u intereson asgjė tjetėr pėrveē pamjes sė jashtme. Vėrehet qartė varfėria e tyre shpirtėrore edhe pse posedojnė milionė.
O besimtarė dhe besimtare! A thua ata kanė nevojė pėr operime estetike dhe ēfarė duhet tė jenė kėto: shpirtėrore-morale apo tė jashtme?
Mendoj qė tėrė ummeti islam, pėrveē atyre tė cilėt Allahu i madhėrishėm i ka mėshiruar, kanė nevojė pėr disa "operime estetike tė shpejta".
Por, meqė kryesisht gratė janė atyre qė dėshirojnė pėr pamje mė tė bukur, do tė propozoj, motėr e imja disa operime estetike qė duhet bėrė nga vajzat dhe bashkėshortja ime e pastaj myslimanet tjera e kėto janė:
ZBUKURIMI ESTETIK I ZEMRAVE TONA
Zbukurimi estetik i zemrave tona ėshtė njė prej operimeve estetike me tė cilat duhet filluar pėr zbukurimin e pamjes sonė. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtetė nė ēdo trup ekziston njė pjesė (organ) i cili kur ėshtė nė rregull i tėrė trupi ndihet mirė, e nėse ajo pjesė ėshtė e prishur, i tėrė trupi, e kjo ėshtė zemra." (Buhariu, 52, Muslimi, 4178)
Shumė sėmundje janė mbledhur nė zemrat tona tė dobėta, ndėrsa Zoti ynė nuk ka dhėnė sėmundje e qė pėr tė nuk e ka dhėnė ilaēin pėrveē vdekjes. Kėto sėmundje janė:
- Dashuria pėr dynja dhe ēka ka nė tė. Kėtė sėmundje duhet "shpejtė" ta shėrojmė, ngase kjo sėmundje preokupon personin me arritjen e qėllimeve tė dynjasė, ndėrsa harron vendbanimin e tij tė pėrhershėm.
- Pasimi i epsheve, siē thotė i Lartėsuari:
"A e ke parė ti atė, qė pėr zot e ēmon epshin e vet, a mos do t'i bėhesh ti atij mbrojtės?" (El - Furkan, 43)
- Zemėrimi, sepse kjo sė bashku me pasionin e epsheve e humbė atė qė ėshtė i ekspozuar nga njohja e sė vėrtetės dhe mendimit tė drejtė.
- Zilia dhe kryelartėsia. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Zilia ėshtė e lejuar vetėm nė dy raste: nė rastin e njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri, dhe ky e shpenzon nė rrugėn e vėrtetė, dhe nė rastin e njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė urtėsi (dituri) dhe sipas kėsaj gjykon tė tjerėt dhe i mėson." (Buhariu, Muslimi)
Xhenneti me tė gjitha bukuritė dhe zbukurimet e tij ėshtė i ndaluar pėr zemrėn nė tė cilėn mbizotėron kryelartėsia. Pejgmaberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė xhennet ai i cili nė zemėr ka thėrrmijė tė kryelartėsisė." (Muslimi, 277)
- Zemra e ngurtėsuar dhe e vrazhdė:
"Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandej tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės) . . ." (El - Bekare, 74)
I ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s. njeriut i cili u ankua nė ngurtėsinė dhe vrazhdėsinė e zemrės sė tij: "Lėmoje kokėn e jetimit dhe ushqeje tė varfėrin." (Ahmedi, Sahihu el-tergibi vet-terhibi, Albani 2545, hasen)
BUKURIA E SYVE TANĖ!
Operimi i dytė qė na nevojitet ėshtė operimi i "zbukurimit tė shikimeve tona". Edhepse ėshtė nė kundėrshtim me operimin estetik i cili sytė tanė "do tė na zgjeronte", "zvogėlonte", etj., kėtu do tė bėnim operimin e shikimeve tona qė tė mos shohim atė qė Zoti ynė nuk ėshtė i kėnaqur ose ajo qė ėshtė haram, duke menduar pėr versetin kuranor:
"Ai di pėr shikimin me cep tė syve, e edhe pėr atė qė e fshehin nė zemra."(Gafir, 19)
Duke dėgjuar dhe bindur urdhėrit tė Tij kur urdhėron tė gjitha besimtaret:
"Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre . . ." (En - Nurė, 31)
T'i ruajmė shikimet tona, sepse ata janė shkas i mėkateve, e ndonjėherė edhe shkatėrrim dhe humbje e imanit. Na mjafton tėrheqja e vėrejtjes ku Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Prostitucioni i syve ėshtė shikimi." (Muslimi, 6925)
EDHE PSE E VOGĖL, NA MBIZOTĖRON
Nė kėtė kohė bashkėkohore, shumė myslimanė, e sidomos myslimane, sprovohen me njė organ tė vogėl. Pejgamberi s.a.v.s. ka premtuar xhennetin atij i cili i garanton pėr gjuhėn e tij. (Buhariu, 6474)
Sa ėshtė sot numri i atyre qė mund tė premtojnė qė do ta ruajnė gjuhėn e tyre? Me shpejtėsi na nevojiten dy-tre operime tė gjuhės nė mėnyrė qė tė ruhemi nga sėmundjet mė tė rėnda:
- Pėrgojimi:
". . . mos pėrgojoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?" (El - Huxhuratė, 12)
Moskujdesia pėr kėtė "organ tė vogėl" dhe lėrje qė tė flasė ēfarė "ajo" dėshiron ėshtė shkas i dėnimit tė varrit. (Buhariu, 6052)
Ēfarė ka pėrgatitur Zoti pėr ata qė nuk ruajnė gjuhėn e tyre? Pejgamberi s.a.v.s. kur ishte nė Miraxh, kaloi pranė njerėzve qė me thonjėt e bakrit gėrvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre dhe pyeti: "Kush janė kėta njerėz, Xhibril?" Ai tha: "Kėta janė ata tė cilėt kanė pėrgojuar njerėzit dhe u kanė njollosur nderin.", u pėrgjigj ai." (Ebu Davudi, sahih)
- Bartja e fjalėve - me qėllim tė mbjelljes sė ndarjes dhe pėrlarjes nė mes njerėzve. Urdhėri i Allahut ėshtė i qartė kur ėshtė nė pyetje ky person:
"Mos e respekto askė qė betohet shumė dhe ėshtė i poshtėr! Qė ėshtė pėrgojues e ban fjalėn ndėr njerėz." (El - Kalem, 10-11)
- Pėrqeshja, emėrtimi i myslimanėve dhe myslimaneve me ofiqe tė kėqinj:
"O ju qė besuat, nuk bėn tė tallet njė popull me njė popull tjetėr, meqė tė pėrqeshurit mund tė jenė mė tė mirė nga ata tė cilėt pėrqeshin dikė tjetėr, e as gratė me gratė e tjera, sepse mund tė ndodhė qė gratė e tjera tė jenė mė tė mira se ato qė pėrqeshin (duke e nėnēmuar njėri-tjetrin) dhe mos etiketoni njėri-tjetrin me llagape. Pas besimit ėshtė keq tė pėrhapet llagapi i keq. E ata qė nuk pendohen, janė mizorė." (El - Huxhuratė, 11)
Pastaj na nevojiten njė varg "operime estetike" nė organet tjera siē janė duart dhe kėmbėt. Sa i pėrket duarve, tė fitojmė furnizim hallall, sepse ai qė ushqehet me pasuri haram, lutja nuk pranohet. (Muslimi, 2393)
Qė dy duart tona tė jenė tė vazhdueshme gjatė mbajtjes sė Kur'anit, gjatė leximit tė palodhshėm dhe studimit tė rregullave islame. Po kėmbėt? Tė jenė tė vazhdueshme nė namazin e gjatė tė natės. Qė Allahu tė nxjerrė nga ummeti ynė ata qė janė stabil, tė sinqertė, luftėtarė nė rrugėn e Allahut me tė gjitha mjetet. Myslimanė tė drejtė, tė sinqertė, besimtarė tė cilėve Allahu i madhėrishėm ka premtuar:
"Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhrin Tonė udhėzojnė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur." (Es - Sexhde, 24)
RREGULLA E SHERIATIT PĖR OPERIMET ESTETIKE
Nė fund, motėr imja, dėshiroj qė ta njohėsh rregullėn e Sheriatit pėr operimet estetike.
Kirurgėt estetik i kanė definuar operimet estetike si "operime tė cilat zbukurojnė pamjen e njė pjese tė caktuar tė jashtme tė trupit ose pėrshpejtojnė funksionin e tyre nėse ka ndodhur mangėsi, dėmtim ose deformim." (Ahkamu el-xhiraha/ Shenkiti)
Janė dy lloje tė kėtyre operimeve: E para ėshtė mėnjanimi i mangėsisė sė lindur, tė metat ose deformimet, ose i njėjti ka ndodhur mė vonė gjatė lėndimeve ose fatkeqėsive tė komunikacionit. Ky lloj i operimeve estetike ėshtė i lejuar. Pejgamberi s.a.v.s. njeriut i cili kishte humbur hundėn nė luftė e lejoi ta vėrė hundėn prej arit. (Ebu Davudi, hasen)
Lloji i dytė: Operimi i zbukurimit, d.m.th. operim me dėshirė pėr tė arritur pamje tė bukur. Ky lloj operimi nuk ėshtė i lejuar. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Allahu i ka mallkuar gratė qė tetuohen dhe ato qė bėjnė tetuazhė, dhe gratė tė cilat shkulin vetullat, dhe hollojnė dhėmbėt, zbukurohen dhe kėshtu ndryshojnė pamjen tė cilėn Allahu u jep krijesave." (Buhariu, 5347, Muslimi, 2124)
Pra, mallkimi ėshtė thėnė pėr shkak tė zbukurimit plotėsues, e jo si shkak tė mėnjanimit tė tė metave dhe defomiteteve.
Lutemi Allahut qė tė na ndihmojė tė bėjmė atė qė Ai dėshiron dhe ėshtė i kėnaqur.
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Nenmenyja