EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Nuk je ti i verbėr, por unė

Analiza


Nuk je ti i verbėr, por unė
(Ngjarje shumė e dhimbshme)


أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَى إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ الأَلْبَابِ


Allahu xh.sh. thotė:
"A ėshtė i njėjtė ai qė e di se ajo qė t'u shpall ty nga Zoti yt ėshtė e vėrtetė, si ai qė ėshtė i verbėr? Vetėm njerėzit e arsyeshėm qė kanė mendje tė shėndoshė e kuptojnė tė vėrtetėn" (Er-Rad,19).

Vėllezėr tė dashur, kjo ėshtė njė ngjarje e cila ka ndodhur me njė prind musliman, tė cilin e ka udhėzuar Allahu xh.sh. nėpėrmjet fėmijės sė verbėr, ja se si na e tregon kėtė ngjarje:

Nuk kisha mė tepėr se tridhjetė vjet, kur mė lindi fėmija i parė. Atė natė e kujtoj edhe sot shumė mirė. Qėndrova deri nė orėt e vona me shokėt e mi nė njė lokal ku shpesh tuboheshim nė te dhe e kalonim kohėn me fjalė tė kota bile edhe me fjalė harami, si pėrgojim, thash e thėna, etj. Unė isha ai qė mė tepėr i shtyja ata qė tė qeshin
….i pėrgojoja dhe imitoja njerėzit dhe shokėt qeshnin…mė kujtohet shumė mirė ajo natė kur shumė qeshėm…. imitoja ēdo kėndin qė mė kujtohej, nuk shpėtonte nga imitimi askush, as shokėt e as tė afėrmit e mi.

Mė kujtohet mirė se nė atė natė u talla me njė tė verbėr, i cili njė ditė kishte dalė nė treg pėr nevojat e tij, dhe unė e pengova me kėmbėn time dhe ai u rrėzua, pastaj u ēua dhe lėkundi kokėn e tij duke mos ditur se ēka tė thotė
….qeshėn tė gjithė qė ishin prezent….

U ktheva nė shtėpi nė orėt e vona si zakonisht.

Gruaja ishte duke mė pritur
….me zė tė dhimbshėm mė tha: "Ku ishe?" Duke u tallur i thashė: "Me shokėt, natyrisht!" Mė tha: "Unė ndihem e lodhur, dhe si duket mė afrohen momentet e lindjes!"

Dhe nga sytė e saj rrodhėn lotėt.

E ndieja se e kam anashkaluar gruan time, qė duheshe tė kujdesem mė tepėr pėr tė, e nė veēanti nė kohėn e saj tė paralindjes.

Pastaj shkuam nė spital, pasi qė e pranuan dhe e shtrinė nė dhomėn e lindjes, zgjati pritja ime dhe askush nga mjeket apo infermieret nuk mė informon gjė!

Takova disa nga ato dhe mė thanė se duhej tė takohesha me mjeken kryesore dhe refuzonin qė tė mė tregonin! Pasi qė u takova me mjeken kryesore, ajo filloi tė mė flasė rreth fatkeqėsive, dhe caktimit tė Zotit
…pastaj mė tha: "Si duket fėmija juaj ka problem me tė parėt, si duket ai ėshtė i verbėr!!!"

Nė atė moment e ula kokėn time
…fillova tė mendoja…..dhe kujtova njeriun e verbėr me tė cilin unė luajta dhe e rrėzova nė treg, e njerėzit qeshėn me te…

Thash: "Subhanall-llah, i lartėsuar qoftė Allahu, ēka tė bėsh do tė bėhet edhe me ty
…"

Mbeta disa momente si i ngujuar, nuk dija ēka tė them
…pastaj kujtova gruan time dhe fėmijėn tim…e falėnderova mjeken pėr sjelljen e saj me aq butėsi…. shkova qė ta shoh gruan time….por ajo aspak nuk ishte pikėlluar…sepse ajo ishte thellė e bindur nė caktimin e Allahut xh.sh., por mua mė kėshilloi qė tė mos vazhdoj mė me talljen dhe imitimin e njerėzve….mė tha: "Mos i pėrgojo njerėzit…!"

Pas disa ditėve e lėshuam spitalin
…tė them tė drejtėn nuk kisha shumė interes pėr fėmijėn tim, e llogaritja sikur nuk ėshtė prezent nė shtėpi…kur ai fillonte tė qajė unė ikja nė dhomėn tjetėr.

Por gruaja ime kujdesej shumė pėr tė,
….kurse unė nuk e urreja, mirėpo nuk e doja edhe aq shumė…

Filloi qė tė rritet
…dhe pasi filloi tė ecė, vėrejtėm se ėshtė edhe i gjymtė….mua edhe mė tepėr mu shtua brenga….

Por pas disa viteve Allahu xh.sh mė dhuroi edhe dy fėmijė (djem)
…Vitet kalonin dhe fėmijėt rriteshin, rritej me ta edhe ai me tė meta….e urreja ndejėn time nė shtėpi, e preferoja qė tė jem me shoqėri…por gruaja ime pandėrprerė mė kėshillonte qė tė pėrmirėsohem dhe lutej pėr mua pėr udhėzim…asnjėherė nuk hidhėrohej nga sjelljet e mia arrogante…pėrveēse qė e brengoste sjellja ime dhe moskujdesi im pėr fėmijėn me tė meta….

Kėrkoi qė ta regjistrojmė nė njė shkollė tė veēantė pėr fėmijėt me tė meta
…dhe ashtu vepruam….

Kaluan disa vite shumė shpejt
…..

Njė ditė tė premteje
….u zgjova nga gjumi kah ora 11:00 e drekės, kurse mua ende mė dukej herėt…isha i ftuar nė njė manifestim…u vesha mirė, u parfymosa dhe u nisa qė tė dal….por e pash fėmijėn me tė meta duke qarė shumė dhembshėm dhe u ndala! Kjo ishte hera e parė qė unė ndalesha kur ai qante prej kur ishte i vogėl….tash ai i kishte dhjetė vjet…u ndala dhe iu afrova i thash pse po qanė? Kur e dėgjoi zėrin tim u ndal nga frika dhe tentoi qė tė ikė prej meje….hyri nė dhomėn e vet, kurse unė i shkoja pas.

Nė fillim refuzoi qė tė mė lajmėrojė pėr shkakun e tė qarit
….fillova ta pėrkėdhel, dhe pastaj filloi tė mė tregojė… Unė e dėgjoja atė me vėmendje dhe sytė filluan tė mė lotojnė!

A e di pse?!! Vėllai i tij i cili e dėrgonte nė xhami pėr namazin e xhumasė ishte vonuar
…kishte frikė se nuk do tė gjejė vend nė safin e parė. E thirri vėllain e vet, e thirri nėnėn e vet por ato nuk iu pėrgjigjėn (nuk ishin prezent), e ai filloi tė qajė.

Fillova tė shikoj nė lotėt e tij qė rridhnin nga sytė e verbėr, dhe nuk munda tė dėgjojė fjalėt e tij mė tutje
…i thash: "a pėr kėtė je duke qarė?!" Mė tha: "po".

Nė atė moment i harrova shokėt e mi, e harrova manifestimin, dhe i thash: "mos u mėrzit
… a e di se kush do tė dėrgojė ty nė xhami?" Mė tha: "me siguri vėllai im, por ai gjithmonė vonohet…" I thash: "jo, por unė do tė dėrgojė ty sot nė xhami". U habit dhe nuk besonte…mendonte se unė tallem me te….dhe filloi pėrsėri tė qajė…ia fshira sytė nga lotėt dhe e kapa pėr dore…desha qė ta dėrgoja me veturė, por refuzoi duke thėnė se xhamia ėshtė afėr…dua qė tė arrij shpėrblimin e ēdo hapi qė do tė bėj…

Pėr mua, nuk e dija se kur kishte qenė hera e fundit kur kisha hyrė nė xhami
…Por kjo ishte hera e parė qė unė ndieja njė lloj frike dhe pendimi pėr vitet qė mė kishin kaluar…

Meqenėse xhamia ishte pėrplot me njerėz unė pėrsėri i gjeta njė vend fėmijės nė safin e parė
…e dėgjuam hutben e xhumasė dhe u falėm afėr njėri-tjetrit, me thėnė tė drejtėn unė u fala afėr tij… Pasi pėrfunduam me namazin kėrkoi prej meje njė Mus'haf. U ēudita si do tė lexojė kur ai ėshtė i verbėr? Desha tė refuzoja t'i sjell Mus'hafin. Por pastaj ia solla, dhe kėrkoi nga unė qė ta hap Mus'hafin tek sureja El-Kehf…Fillova qė tė sjellė fletėt…tė shikoj nė pėrmbajtjen e Mus'hafit, dhe mezi e gjeta, e mori Mus'hafin dhe e vėndoi pėrpara, filloi ta lexojė suren, e sytė e tij tė mbyllur!!

O Zot! Ai e kishte mėsuar suretul-Kehf pėrmendėsh
…

Prej kėtij momenti e luta Allahun xh.sh. qė tė mė falė gabimet e mia dhe tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė, nuk munda tė pėrmbahem dhe fillova tė qajė si fėmijė, duke u fshehur nga njerėzit qė tė mos mė shohin, dhe nė moment njė dorė e vogėl po m'i fshin lotėt e mi
…ai ishte fėmija im me tė meta…e shikova atė dhe nė vete thash:

"NUK JE TI I VERB
ĖR POR UNĖ JAM I VERBĖR", pasi qė unė shkoj pas shokėve tė prishur …

أَفَمَن يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَى إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُواْ الأَلْبَابِ


Allahu xh.sh. thotė:
"A ėshtė i njėjtė ai qė e di se ajo qė t'u shpall ty nga Zoti yt ėshtė e vėrtetė, si ai qė ėshtė i verbėr? Vetėm njerėzit e arsyeshėm qė kanė mendje tė shėndoshė e kuptojnė tė vėrtetėn" (Er-Rad,19).

U kthyem nė shtėpi e gruaja ime ishte duke qarė nga gėzimi kur dėgjoi se unė kam shkuar tė fal namazin e xhumasė. E prej asaj dite nuk mė ka kaluar asnjė namaz me xhemat nė xhami.

U largova nga shokėt e mi tė kėqij dhe fillova tė shoqėrohem me shokė tė mirė qė i takoja nė xhami, dhe me ata e shijova ėmbėlsinė e imanit. Disa herė e bėra hatme Kur'anin. Gjuha ime nuk fliste mė tjetėr pėrveēse tė pėrmendurit e Allahut xh.sh. duke u lutur qė Allahu tė mė fal gabimet qė unė jam tallur apo i kam pėrgojuar njerėzit
…

Fillova njė jetė tjetėr, njė jetė tė lumtur me gruan dhe fėmijėt e mi, kush na shihte mendonte se kemi tė mirat e tė gjithė botės
…e falėnderoja Allahun xh.sh pėr tė gjitha begatitė.

Njė ditė prej ditėsh vendosėm me disa vėllezėr qė tė shkojmė nė disa vende pėr t'i thirrė njerėzit nė fenė e Allahut xh.sh., e pėrshėndeta gruan time, fėmijėt e mi e nė veēanti atė me tė meta dhe shkuam, kohė pas kohe lajmėrohesha nė shtėpi, por malli mė kaploi pėr fėmijėt e aq mė tepėr pėr tė verbrin. Pas njė periudhe tre mujore u ktheva nė shtėpi, dhe nė njė moment nuk e di pse mu ngushtua gjoksi. E luta Allahun xh.sh. qė tė mė mbrojė nga veset e shejtanit tė mallkuar. E pėrshėndeta gruan time dhe fėmijėt e mi, por nuk e pash tė verbrin. Mendova mos ka dalė diku apo mos ėshtė ende nė shkollė! Pastaj e pyeta gruan se ku ėshtė? Por ajo e mėrzitur, e pikėlluar dhe nga sytė e saj filluan tė rrjedhin lot! Pėrsėri e pyeta: "Ku ėshtė djali?" E ajo nuk mundi tė pėrmbahet nga tė qarit derisa ra pėr toke, dhe mė tha: "Tek Allahu xh.sh., nė xhennet inshallah". Atėherė e kuptova se ai ka vdekur.

E luta Allahun xh.sh. qė tė mė takojė me te nė xhennet.

Kėshtu vėllezėr tė dashur, fėmija i verbėr u bė shkak pėr udhėzimin e prindit tė vet.

Ah sa jemi tė nevojshėm pėr kėsi fėmijėsh nė ditėt e sodit, qė tė udhėzojnė prindit e tyre nė rrugėn e Allahut xh. sh., ndoshta edhe mė tė nevojshėm pėr prind qė do tė udhėzojnė fėmijėt e tyre nė rrugėn e drejtė. Allahu xh. sh. na udhėzoftė tė gjithėve.



Pėrgatiti: Mr. Ferit Zeqiri



Kthehu lart



Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore