Menyja kryesore:
Akaidi
Nexhat Ibrahimi
Disa nocione themelore akaidore
Gjatė historisė sė akaidit islam janė pėrdorur shprehje tė shumta dhe tė ndryshme, varėsisht nga dijetari, nga shkolla apo lėvizja e caktuar, kurse pėr tė shprehur ēėshtjet esenciale dhe joesenciale tė akaidit islam. Disa shprehje janė kanonizuar dhe janė bėrė thesar i shumicės sė dijetarėve dhe shkollave akaidore dhe nė pėrgjithėsi islame, kurse disa shprehje tė tjera nuk e kanė pėrballuar kritikėn e kohės dhe si tė tilla i janė lėnė harresės.
Nė pamundėsi qė tė merremi me tė gjitha kėto shprehje, sepse do tė kėrkonte studime dhe hulumtime tė shumanshme dhe tė gjata, nė vazhdim shkurtimisht do ti trajtojmė disa shprehje apo terma themelore tė besimit islam, tė cilat nė njė mėnyrė apo tjetėr, janė bėrė strumbullar tė akaidit islam. Kėto shprehje janė: mithaku, islami, imani, ihsani, teklifi, dini, kufri, shirku, nifaku dhe fisku.
1. Mithak-u - الميثاق
Shprehja mithak (الميثاق ) gjuhėsisht do tė thotė kontratė, aleancė, lidhje, besėlidhje, pakt, porosi, testament.[1]
Nė terminologjinė islame, mithak-u ėshtė kontratė tė cilėn Allahu i madhėrishėm e lidhi me njeriun nė gjendjen paraekzistenciale, metahistorike, me Ademin a.s. dhe me pasardhėsit e tij[2], kur nga kurrizi i tij i nxori pasardhėsit e tij tė cilėt do tė jetojnė deri nė Ditėn e fundit. Sipas disa dijetarėve, kontrata si akt metahistorik apo paraekzistencial u lidhė ndėrmjet Krijuesit absolut dhe tė gjithė shpirtrave botėror e jo vetėm me njeriun. Nga ata mori dėshminė se Ai ėshtė krijuesi i tyre dhe kėrkoi prej tyre qė tė dėshmojnė kundėr vetes dhe tė cilėn ata edhe e dėshmuan. Me kėtė kontratė njeriu dhe shpirtrat paraekzistencial janė zotuar se do ti nėnshtrohen Krijuesit absolut. Kjo kontratė gjendet nė fjalėt e Allahut[3]:
"Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve tė Ademit pasardhėsit e tyre dhe i bėri tė dėshmojnė kundėr vetes sė tyre, u tha: A nuk jam Unė Zoti juaj? Ata u pėrgjigjėn: Po, dėshmojmė se Ti je. Kėshtu bėri Ai, nė mėnyrė qė ju (o njerėz) tė mos thoni nė Ditėn e Kiametit: Kėtė nuk e kishim ditur. (El-A'raf, 172).
Ky zotim i krijesave nė botėn paraekzistenciale ėshtė nėnshtrim i mirėfilltė sepse nėnshtrimi i pavetėdijshėm nuk ėshtė nėnshtrim i sinqertė. Zotimi i vetėdijshėm, i dijshėm dhe i ndėrgjegjshėm e mban bashkė njeriun me Kontratėn, duke e determinuar synimin, qėndrimin dhe aktin e tij tė respektit ndaj vetvetes dhe ndaj Krijuesit.[4] Ky nėnshtrim, kjo bindje ndaj sunnetAllahut e vė krijesėn nė vendin pėrkatės. Kjo ekzaktėsi sjellė harmoni qė quhet kozmos, drejtėsi, kurse thyerja sjellė mospajtim dhe quhet kaos, padrejtėsi.[5]
Mithak-un e thekson edhe Imam Ebu Hanifeh dhe nxėnėsi i tij Imam Tahaviu.[6]
Akaidologu i njohur Hasan Kafija Prushēak mendon se brezi i hershėm (selefinjtė) kėtė ndodhi e kanė konsideruar tė paqartė (muteshabih), por tė detyrueshme pėr ta besuar.[7]
2. Islam-i - الاسلام
Islami (الاسلام) ėshtė emri me tė cilin njihen tė gjitha fetė e Allahut, nga Ademi a.s., por me kėtė emėr njihet edhe shpallja e fundit e dėrguar Pejgamberit tė Allahut, Muhammedit a.s.. Gjuhėsisht shprehja Islam do tė thotė dorėzim, nėnshtrim ndaj urdhrave tė Zotit, dorėzim ndaj vullnetit tė Zotit. Do tė thotė nėnshtrim, bindje dhe dėgjim, mirėsi dhe pastėrti nga tė kėqijat (mėkatet) e dukshme dhe tė padukshme.
Nė fe shprehja Islam do tė thotė Njėsia e Allahut, nėnshtrim ndaj urdhrave tė Tij, dėgjushmėri dhe bindje ndaj Atij. Kjo fe quhet Islam nė ēdo kohė, sepse nė kėtė mėnyrė realizohet bindja dhe nėnshtrimi i krijesės ndaj Krijuesit tė Saj.[8] Edhe pse ekziston dallimi ndėrmjet imanit dhe islamit, kėto tė dyja janė tė lidhura njėra me tjetrėn, sikurse jashtėsia (shpina) me brendėsinė (barkun)[9] apo sikurse fara dhe fryti. Imani ėshtė fara kurse islami ėshtė fryti. Nė aspektin teorik, islami (ligji) pėrfshin dy parimet e njohura, tė njėsisė sė Zotit dhe tė vlerės sė Pejgamberit a.s. dhe tė namazit, agjėrimit, zekatit dhe haxhit.[10]
Disa tė tjerė islamin e shpjegojnė si demonstrim praktik, historik tė imanit, i cili manifestohet nė jetėn praktike tė njeriut, nė moralin e tij, nė mirėsjelljen e tij, nė planifikimin dhe pėrdorimin e kohės, tė energjisė dhe tė aftėsisė.[11] Islam do tė thotė ligj dhe i pėrgjigjet monoteizmit tė Musait a.s., dhe bashkė me imanin (besim) qė i pėrgjigjet monoteizmit tė Ibrahimit a.s. dhe ihsanin (rrugė) qė i pėrgjigjet monoteizmit tė Isait a.s. Nė monoteizmin ibrahimian parimi i ligjit (islam) dhe i rrugės (ihsan) janė tretur nė parimin e besimit (iman). Nė musaizėm parimi i ligjit (islamit) dominon dhe i tretė parimin e besimit (imanit) dhe rrugės (ihsanit). Nė isaizėm parimi i rrugės (ihsanit) i tretė dy parimet e tjera. Islami si fe pėrfshin tė tri parimet njėrin krahas tjetrit nė baraspeshė tė pėrkryer.[12]
3. Iman-i - الايمان
Nocioni iman ( الايمان ) gjuhėsisht do tė thotė: besim, pranim. Nė fenė islame kjo shprehje do tė thotė edhe: Besimi nė Allahun, melekėt e Tij, librat e Tij, pejgamberėt e Tij, Ditėn e fundit dhe nė caktimin e sė mirės dhe sė keqes dhe nė pejgamberinė e Muhammedit a.s..., apo si e shpreh kėtė F. Shuon, Imani (besimi) pėrfshin dy dėshmi, atė tė njėsisė sė Zotit dhe tė vlerės sė Muhammedit a.s.[13] Kėtė kuptim shprehja iman e ka nėse pėrmendet nė kontekst tė fesė islame dhe tė gjithė ata qė pėrmbushin kėtė kėrkesė quhen muminė (besimtarė). Iman do tė thotė edhe feja nė tėrėsi, kur theksohet pavarėsisht nga fjala islam.[14]
Imani ėshtė punė shpirti, pėr dallim nga islami, i cili ėshtė manifestim fizik i ritualeve fetare. Edhe pse shprehja islam dhe iman dallojnė ndėrmjet veti, ato janė tė pandashme, sepse vetėm njė iman i mirėfilltė kėrkon nėnshtrim dhe pėrkushtim dhe se nėnshtrimi dhe pėrkushtimi i mirėfilltė janė pasojė e imanit tė vlefshėm.[15]
Imam Ebu Hanifeh pohon se imani ėshtė deklarimi me gjuhė dhe besimi me zemėr dhe ai nuk zmadhohet as nuk zvogėlohet. [16] Sipas Ebu Hanifes imani ėshtė koncept i pandarė, tėrėsia e tij ėshtė e barabartė te tė gjithė njerėzit, nėse e kanė pranuar dhe se kėsaj tėrėsie nuk mund ti merret asgjė e qė mos tė fillojė mohimi i tėrėsishėm, sepse mohimi i njė pjese njėkohėsisht ėshtė mohimi i tėrėsisė, pėr ēarsye e vėrteta pranohet e tėrė, ose refuzohet e tėrė.[17]
4. Ihsan-i - الاحسان
Nocioni ihsan ( الاحسان ) nga gjuha arabe do tė thotė: mirėbėrėsi, bukuri, dhe paraqet dimensionin e brendshėm tė fesė islame. Ihsan do tė thotė pėrsosuria e veprave dhe saktėsia e tyre dhe ėshtė e kundėrta e tė keqes..
Nė fe ihsan do tė thotė: zbukurimi i jashtėsisė me ibadet dhe i brendėsisė me pėrkushtim tė sinqertė.[18]
Ihsani ėshtė shkalla mė e lartė e Islamit dhe thelbi i ihsanit ėshtė dashuria ndaj Allahut. Njėkohėsisht ihsani nėnkupton bukurinė, bamirėsinė dhe virtytet mė tė larta, pėrkushtimin e thellė, dashurinė e sinqertė, besnikėrinė e mirėfilltė dhe sakrificėn. Ihsani (rruga) paraqet pozicionin e mesėm dhe qenėsor qė konsiston nė tė pėrmendurit e Zotit (dhikrull-llah).[19]
Virtyti i ihsanit nė qenėsinė e tij ėshtė aktiv dhe kėrkon aktivitet para tė kėqijave. Ai qė aplikon ihsanin, muhsini, nuk qėndron indiferent para veprimeve kundėrislame dhe vetėm tė tillėt meritojnė tė gjenden nėn mbrojtjen e Allahut. Institucioni i ihsanit ndėrton sistemin politik, ekonomik, shoqėror, e cakton pozitėn e njeriut nė shtet dhe tė shtetit mbi individin, ngre marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe brendashtetėrore, nė paqe dhe luftė.[20]
Ihsani nėnkupton atė qė njeriu rregullisht t'i kryej detyrat dhe obligimet ndaj vetvetes, bashkėsisė dhe fqinjeve, e sidomos ndaj All-llahut xh.sh. dhe qė njerėzve t'u jetė mirėnjohės pėr tė mirat qė ia kanė bėrė.[21] Tėrė kėto janė shprehje e besimit tė pastėr nė All-llahun xh.sh. dhe rrugė pėr tė fituar simpatinė dhe shpėrblimin e All-llahut xh.sh.
Imam Neveviu lidhur me pjesėn e hadithit "ta adhurosh All-llahun, sikur e sheh Atė
" thekson se paraqet njė bazė tė madhe tė besimit islam, njė nga bazat e mėsimit islam, shtyllė e sinqeritetit tė njerėzve tė devotshėm dhe thesar tė pashterrshėm moral e shpirtėror tė besimtarit."[22]
Tėrė kjo pėrbėn njė tėrėsi tė pandashme qė quhet islam,[23] ndonėse nė kontekste tė ndryshme shprehen disa specifika tė vogla mes kėtyre nocioneve qė janė shprehje tė rrethanave tė ndryshme.
Edhe pse tė gjithė pejgamberėt i posedojnė tė gjitha cilėsitė pozitive, megjithatė Ibrahimi a.s. ėshtė profilizuar nė virtytin e besimit, Musai a.s. nė profilin e ligjit dhe Isai a.s. nė profilin e rrugės. Muhammedi a.s. ėshtė sintezė e tė gjithė atyre dhe profili i tij, si i dėrguar gjithėnjerėzor dhe gjithėkohor, ėshtė universal.
5. Teklif-i - التكليف
Nocioni teklif ( التكليف ) gjuhėsisht do tė thotė: detyrim obligim, pėrpjekje, angazhim, moshė madhore, marrje pėrsipėr tė ndonjė detyrimi. [24]
Nė fe teklif do tė thotė obligimi i njeriut me emanetin e fesė sė Allahut (mukel-lef). Teklifi sipas disa dijetarėve fillon me moshėn madhore (teklif) dhe nga kjo kohė fėmija mund tė bėhet me iman apo me kufr.[25] Para moshės madhore, fėmija nuk ėshtė as nė gjendjen e imanit esencial as nė gjendjen e kufrit esencial.[26] I kėtij mendimi ėshtė edhe Kurtubiu por edhe shumė dijetarė tė tjerė[27], por edhe mėsuesi i madh musliman Imam Ebu Hanifeh, i cili tha:
خَلَقَ اللهُ تَعاَلَى الْخَلْقَ سَلِيماً مِنَ الْكُفْرِ وَ الإيماَنِ ثُمَّ خاَطَبَهُمْ وَ أمَرَهُمْ وَ نَهاَهُمْ
Allahu i madhėruar i krijoi krijesat pa mosbesim (el-kufr) dhe pa besim (el-iman), e pastaj iu ėshtė drejtuar me urdhėresat dhe ndalesat e Tij....[28]
Prindėrit muslimanė mund tė ndihmojnė nė formimin e imanit te fėmija duke e aplikuar mėsimin islam mbi edukimin, por duke e braktisur, ata do tė formojnė potencial te fėmija e cili do ta shpie nė kufr kur tė rritet. Ndėshkimet qė parashihen pėr shkelje tė ndryshme janė tė vlefshme vetėm pas moshės sė mitur.[29] Pėrfundimisht, njeriu bėhet teklif (i obliguar) me madhorinė e tij fizike dhe shpirtėrore, por nė kėtė paraqiten disa probleme:
Edhe pse fėmija musliman ėshtė pėrgjegjės para sheriatit me arritjen e bulugit (pjekurisė seksuale), kjo nuk do tė thotė qė ai e ka arritur edhe pjekurinė intelektuale. Fėmija mbase ėshtė i pjekur seksualisht por ai nuk ėshtė i pjekur intelektualisht dhe si i tillė ka kufizime tė caktuara nė punėt e natyrės financiare[30] e tė ngjashme.
Nė kėtė pjesė duhet ta theksojmė edhe ēėshtjen se a ėshtė pėrgjegjės para Zotit njeriu i cili nuk ėshtė i njoftuar me shpallje? Imam Ebu Hanifeh mendon se tė gjithė njerėzit janė tė obligueshėm ta njohin ekzistencėn e Krijuesit, por nuk janė pėrgjegjės pėr aspektin tjetėr: tė ibadateve etj.[31]
6. Din-i - الدين
Shprehja din ( الدين ) do tė thotė fe, drejtim dhe udhėzim, religjion, traditė. Nė kombinim me fjalėt e tjera fjala din ka edhe kuptime tė tjera: Jevmud-din = Dita e Gjyqit apo Dinul-fitreh = Feja e natyrės burimore njerėzore etj. [32] Kur pėrdoret nė kontekst tė Jewmud-din, kjo shprehje ka kuptimin e dhėnies diēka njeriut, gjykimit tė njerėzve sipas meritave (medinūn), secilin ashtu si ka punuar nė kėtė botė.[33]
Nė disa raste, sikur edhe shprehja islam, din do tė thotė edhe bindje dhe nėnshtrim (En-Nisa, 125; El-Bekareh, 256).[34]
Imam Ebu Hanifeh fjalėn din e pėrkufizon: Fjala din (fe) ėshtė emėr, i cili pėrdoret pėr imanin dhe islamin dhe pėr tė gjitha sheriatet (ligjet).[35]
Disa dijetarė duke e shpjeguar fjalėn din thonė se kjo shprehje pėrshkon imanin (pėrmbajtjen e besimit), islamin (praktikėn) dhje ihsanin (interioritetin e besimit), kurse disa thonė se din ėshtė sinonim i shprehjes sheriati (ligji), tewhidi (uniteti i Zotit) dhe waraa (qortimi). Sipas El-Attasit, kuptimi i shprehjes din ėshtė me rėndėsi sepse tregon borxhin qė njeriu e ka ndaj Zotit pėr shkak tė ekzistimit dhe tė qenurit e tij dhe se ky borxh daton nga bota primordiale, paraekzistenciale. [36]
Toshihiko Izutsu duke analizuar shprehjen din pranon se ka vėshtirėsi semantike dhe tė tjera, por ndėr tė tjera pohon se posedon edhe kuptimin e elementeve tė nėnshtrimit (taatu) dhe robėrim Zotit (ubudijjeh).[37]
Sipas pasuesve tė fesė, feja ėshtė rrugė qė shpie drejt lumturisė dhe Zotit. Ajo mund tė jetė e drejtė dhe jo e drejtė.
Feja e drejtė ėshtė ajo qė ėshtė shpallur nga Zoti dhe si e tillė ėshtė ruajtur. Feja jo e drejtė ėshtė ajo e cila nuk ėshtė e shpallur nga Zoti dhe ajo qė ėshtė shpallur por nuk ėshtė ruajtur si e tillė.
Allahu i madhėrishėm nė Kuran thotė:
"(Allahu) Eshtė Ai qė e ka dėrguar tė Dėrguarin e Tij me udhėrrėfimin (Kuranin) dhe fenė e sė vėrtetės, pėr ta lartėsuar atė mbi tė gjitha fetė, edhe sikur idhujtarėt ta urrejnė kėtė gjė." (Et-Tevbeh, 33).
7. Kufr-i - الكفر
Kufr ( الكفر ) nga gjuha arabe do tė thotė mosbesim, kurse kafir do tė thotė personi qė nuk beson, mosbesimtari. Nė thelb, shprehja kufr do tė thotė mosmirėnjohje, jofisnikėri, jobujari dhe paraqet tė kundėrtėn e shprehjes shukr = falėnderim, mirėnjohje, bujari ndaj tė mirave tė Zotit tė dhuruara njeriut. [38]
Disa dijetarė muslimanė pėr kufrin thonė se ka dy domethėnie themelore: I. Mosbesimi nė Zotin dhe 2. Mohimi dhe mbulimi (kamuflimi) i dėshmive dhe shenjave tė Zotit. Kufr ka kuptimin edhe tė njeriut mosmirėnjohės, tė njeriut qė nuk e kthen me falėnderim dhe mirėnjohje. Mė vonė fjala kufr, kafir ka kuptim tė profilizuar: mosbesimi, mosbesimtari.[39]
Nė fenė islame kufr do tė thotė mosbesimi nė ēdo gjė qė e pėrbėnė imanin (besimin), e kjo do tė thotė mosbesimi nė ēkado qė nė mėnyrė tė besueshme dihet se Allahu ia ka shpallė Muhammedit a.s.. Kufr ėshtė refuzimi i unitetit tė Zotit (tewhidit), por njėkohėsisht ėshtė edhe refuzim i natyrės sė tij burimore vetjake (fitres); kufri, sikur edhe shirku, ėshtė antiteza e tevhidit, respektivisht kufri ėshtė opozitė e shprehjes iman-islam.[40]
Kafir, mohues quhet personi qė nuk beson nė parimet themelore tė fesė islame, qė i mohon tėrėsisht apo pjesėrisht parimet e konkluzionet e formės sė prerė tė sjella nga Muhammedi a.s. prej Allahut tė lartė e tė arritura gjer tek ne me anė tė pranimit tė pėrgjithshėm dhe pėrcjellės nga brezi nė brez. P.sh. kafir, mohues quhet personi qė mohon namazin si farz, i mohon pijet alkoholike apo mishin e derrit si haram etj..[41]
Veprimi i mohimit tė Allahut, pėrkatėsisht akuza pėr mohim tė njė personi mohues tė Allahut quhet tekfir.[42] Daljen nga Islami tė njė personi e pėrcakton akaidi dhe kelami, kurse konkluzionet dhe decizionet juridike pėr personin qė ka besuar dhe pastaj ka mohuar e rregullon fikhu, e drejta islame. Personi i autorizuar pėr ta marrė dhe komunikuar njė vendim tė tillė pėr akuzė dhe mohim duhet ta njoh nė thellėsi dhe hollėsi islamin, akaidin, kelamin dhe fikhun.
Dukuria e tekfirizmit ka qenė e pranishme qysh gjatė kohės sė Muhammedit a.s., e sidomos mori hov pas Betejės sė Siffinit. Kjo ka vazhduar edhe mė vonė, sidomos mori fuqizim me Imam Gazaliun, pastaj me Ibn Tejmijen, M. Abdulvehabin e deri nė ditėt tona nga institucione zyrtare por edhe nga rryma tė ndryshme tė proveniencave tė ndryshme fetare-politike.
Ėshtė kėshillė e Muhamedit a.s. qė tė kemi kujdes nė shqiptimin e akuzave tė rėnda:
Kush e thėrret dikė tjetėr kafir ose e quan armik i Allahut, ndėrsa sėshtė i tillė, kėto fjalė i kthehen atij vetė. [43]
Ta mallkosh njė musliman ėshtė njė lloj sikur ta vrasėsh atė. Ai qė akuzon njė musliman pėr mohim, supozohet sikur e ka vrarė atė![44]
8. Shirk-u - الشرك
Nocioni shirk ( الشرك ) do tė thotė shumėzotėsi, ortakėri, politeizėm, idhujtari, besim nė shumė zota.
Nocioni shirk ėshtė pėrshkrimi rival, shok Allahut dhe paraqet mėkatin mė tė madh nė Islam. Nė terminologjinė islame, me fjalėn shirk emėrtohet njohja e njė apo i shumė zotave tė ngjashėm me Allahun nė individualizėm, atributet dhe aktet e Tij si dhe adhurimi i njė apo i disa zotave tė tjerė veē Tij.
Nė Kuran Allahu pohon se politeizmin (shirkun) dhe mohimin (kufrin) nuk do tė falė:
Allahu kurrsesi nuk e fal ortakėrinė ndaj Tij. Nga tė tjerat veē kėsaj, fal pėr atė njeri qė dėshiron. Kush i njeh shok Allahut, ai ka dalė nga udha pėrfundmisht! (En-Nisa, 116).
Dijetarėt dallojnė tri lloje shirkesh:
8. 1. Shirku i fshehtė:
Ibn Abbasi r.a. shirkun e fshehtė e pėrkufizon nė rastin kur njeriu i thotė mikut tė tij Atė ēka dėshironi Allahu dhe ti apo kur njeriu i thotė njeriut tjetėr: Sikur mos tė ishte Allahu dhe ai njeriu, do tė ndodhte kėshtu e kėshtu
.
8. 2. Shirku i vogėl:
Shirku i vogėl mund tė pėrkufizohet si shtirja (paraqitja) e dikujt, bėrja e ndonjė njeriu tė ndonjė ibadeti pėr ta parė dikush. Nė shirkun e vogėl bėn pjesė ēdo gjė qė mund tė shpie nė shirkun e madh, por nuk ėshtė nė shkallė tė ibadetit dhe nuk pėrjashton nga Islami.
8. 3. Shirku i madh:
Shirku i madh ėshtė ti pėrshkruhet Allahut rival, shok dhe ti drejtohemi me lutje atij sikurse i drejtohemi Allahut. Apo ti bėjmė ibadet, sikurse ėshtė kėrkimi ndihmė, betimi e veprime tė ngjashme.[45] Dera e pendimit ėshtė e hapur edhe pėr kėtė grup njerėzish.
Mohimi i Zotit dhe rivaliteti ndaj Tij:
Politeizmi dhe mohimi janė koncepte tė afėrta por jo krejt tė njėjta. Nė kėtė pikėpamje, ēdo politeizėm (shirk) ėshtė mohim (kufr), kurse jo ēdo mohim ėshtė politeizėm, sepse politeizmi del nė shesh vetėm si rezultat i njohjes rival Allahut nė individualitetin, emrat dhe atributet e Tij.
Mohimi (kufri) realizohet si mohim i tė vėrtetave dhe pohim dhe pranim i bindjeve qė njihen si mohim ose bestytni. P.sh. Pranimi i ekzistencės sė dy zotave ėshtė edhe politeizėm edhe mohim, kurse mosbesimi i Ditės sė ahiretit ėshtė mohim por jo edhe politeizėm.
9. Nifak-u - النفاق
Nocioni nifak ( النفاق ) do tė thotė hipokrizi, shumėfytyrėsi, dyfytyrėsi, shtirje, paraqitje e rrejshme, hipokrizi nė besim..
Nga kjo shprehje ėshtė nxjerrė edhe shprehja e njohur ndėr ne, munafik, e cila do tė thotė: personi i cili shtiret, paraqitet rrejshėm se ėshtė musliman, besimtar, por nė tė vėrtetė nuk ėshtė. Hipokritėt megjithėse thonė se i besojnė njėsisė sė Allahut, pejgamberisė sė Muhammedit a.s. e tė tjerave, me zemėr nuk besojnė.
Nifaku pėr dallim nga kufri, mund tė jetė edhe nė gjerat dytėsore, si pėr shembull, kur njė person e kryen njė ritual jo sepse duhet ta bėjė, por nga shkaku qė mos ta nxisė rrethin ndaj vetes. Munafikut pėr dispozitat dytėsore islame nuk mund ti thuhet kafir.[46]
Pėr shoqėrinė muslimane kategoria e hipokritėve ėshtė mė e rrezikshme se mohuesit, sepse ėshtė e pamundur tė njihen ēfarė janė nė tė vėrtetė. Muhammedi a.s. dyfytyrėsinė e ka quajtur shirk i vogėl dhe ka thėnė se ėshtė gjėja qė e ka frikė mė shumė pėr ummetin, bashkėsinė e tij.[47]
Kurani pėr ta thotė:
Pa dyshim, hipokritėt ndodhen nė katin mė tė poshtėm tė xhehenemit! Dhe kurrė mė nuk mund tė gjesh njė ndihmės pėr ta! (En-Nisa, 116).
10. Fisk-u - الفسق
Shprehja fisk ( الفسق ) nga gjuha arabe ėshtė shkelja, thyerja e dispozitave fetare. Personi qė gabon (mėkaton) quhet fasik, mėkatar.
Nė parim fisk-u (mėkati) nuk e nxjerr njeriun nga besimi, por vetėm e bėnė mėkatar, dhe njeriu i tillė, nė botėn tjetėr, pas dėnimit tė caktuar, mė nė fund do tė shpėtojė nga dėnimi i pėrjetshėm.
Duke i marrė parasysh pasojat qė rrjedhin, edhe mėkati ndahet nė dy grupe:
- Mėkatet e mėdha janė ato mėkate tė cilat nė kėtė botė (dunja) dhe nė botėn tjetėr (ahiret) kanė pasoja tė rėnda.[48]
Nė mėkate tė rėnda bėjnė pjesė: Mosbesimi (kufri) dhe politeizmi (shirku), e pastaj: betimi i rrejshėm, prostitucioni, pėrdorimi i pijeve dehėse, vrasja, mosdėgjimi i prindėrve etj. Dy mėkatet e para Zoti nuk i falė, kurse tė tjerat mund tia falė kujt tė dėshirojė. Allahu thotė:
Vėrtet, Allahu nuk fal qė tė adhurohet dikush apo diēka tjetėr veē Atij, por gjynahet e tjera mė tė vogla ia fal kujt tė dojė. Kushdo qė i bėn shok Allahut (nė adhurim), ka bėrė gjynah tė tmerrshėm. (En-Nisa, 48);
dhe
Vėrtet, Allahu nuk fal qė tė adhurohet dikush apo diēka tjetėr veē Atij, por gjynahet e tjera mė tė vogla ia fal kujt tė dojė. Kushdo qė i bėn shok Allahut (nė adhurim), ai me tė vėrtetė, ka humbur dhe ėshtė larguar shumė prej udhės sė drejtė. (En-Nisa, 48).
- Mėkatet e vogla janė ato mėkate pasojat e sė cilave janė tė vogla, nuk e nxjerrin besimtarin nga besimi dhe ato mund tė falen. Por, nėse personi kėmbėngul (vazhdon) nė kėso mėkatesh, edhe ato mund ta shkatėrrojnė[49].
Endnotat:
----------------------------------------------------------
[1] Tevfik Muftić, Arapsko-srpsko-hrvatski rječnik, I-II, Sarajevo, 1973. Pėr kėtė dhe shprehjet e tjera e kemi konsultuar kėtė burim.
[2] Imam Tahaviu mban qėndrimin se kontrata ėshtė bėrė ndėrmjet Allahut dhe Ademit a.s.. Sipas: Vehbi S. Gavoēi, Nyja e besimit sipas Tahaviut, Prishtinė, 1995, fq. 78-79.
[3] Muhammed ibn Abdurrahman el Humejjis, Tahavijeva poslanica o islamskom vjerovanju, Zenica 1997, str: 48,49
[4] Syed Muhammad Naquib al-Attas, Islam i sekularizam, Sarajevo, 2003, fq. 201.
[5] Syed Muhammad Naquib al-Attas, Islam i sekularizam, Sarajevo, 2003, fq. 105.
[6] Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Prizren, 2005, fq. 54-55.
[7] Zuhdija Adilović, Hasan Kafija Pručak i njegovo djelo Svjetlost istinske spoznaje o temeljima vjere, Zenicė, 2004, fq. 152-153.
[8] Abdul Medid Aziz Ez Zindani, Jednoća Stvoritelja, str. 336.
[9] Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 92.
[10] Frithjof Schuon, Dimenzije islama, Sarajevo, 1996, fq. 91-92.
[11] Pėr aspektet e shprehjes islam shih: Mewsuatul-edjani, botimi I, Bejrut, 2001/1422, fq. 80-82.
[12] Gjerėsisht: Frithjof Schuon, Dimenzije islama, Sarajevo, 1996, fq. 91-92.
[13] Frithjof Schuon, Dimenzije islama, Sarajevo, 1996, fq. 92.
[14] Abdul Medid Aziz Ez Zindani , Jednoća Stvoritelja, fq. 337 ose pėrkthimin shqip.
[15] Mehmed Handić, Izabrana djela, VI, Sarajevo, 1999, fq. 374.
[16] Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 78-79.
[17] Njė dijetar tjetėr, Halid-i Bagdadi pohon: Nuk ekziston pak apo shumė iman. Besimi qė zvogėlohet dhe zmadhohet nuk quhet iman, por parashtrim dhe iluzion. Tė kesh iman mė tė fortė apo mė tė dobėt domethėnė tė bėhet mė shumė apo mė pak ibadet. Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 79.
[18] Abdul Medid Aziz Ez Zindani, Jednoća Stvoritelja, str, 337.
[19] Frithjof Schuon, Dimenzije islama, Sarajevo, 1996, fq. 92.
[20] Muhammed Kutub, Shkėndija pejgamberike, Shkup, 2002, fq. 93-110.
[21] Sahihu-l-Buhari, op. cit., fq. 74.
[22] Sahihu-l-Buhari, op. cit., fq. 74.
[23] Mewsuatul-edjani, botimi I, bejrut, 2001/1422, fq. 47-48.
[24] Nė tė drejtėn pozitive njeriu ėshtė ai qė kėrkon, deri sa nė tė drejtėn e sheriatit njeriu ėshtė ai nga i cili kėrkohet (mutaleb) pėrgjegjėsi, sepse ai ėshtė krijuar me qėllim qė tė jetė i obliguar (mukel-lef), tė cilit diē do ti urdhėrohet dhe ndalohet .... Shih: Takvim za 2008 g., Sarajevo, 2007, fq. 79.
[25] Shih: Muhammed Jasin, Priroda čovjeka u islamu, Sarajevo, 2003/ 1424 , fq. 47-49.
[26] El-Askalani, Fethul-Bari, Bejrut, VIII, fq. 198-199.
[27] El-Kurtubij, El-Xhamiuul-ahkamil-Kuran, Vol. XII, pjesa 14, Kairo, 1976, fq. 27.
[28] Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 53.
[29] Shih: Muhammed Jasin, Priroda čovjeka u islamu, Sarajevo, 2003/ 1424 , fq. 47-48.
[30] Nėse vdes njė pasanik dhe atė e trashėgon djali 7 vjeēar, i cili pjekurinė seksuale e arrin nė moshėn 12 vjeēare dhe ėshtė pėrgjegjės nė aspektin shpirtėror para sheriatit, por nuk ėshtė pėrgjegjės edhe pėr udhėheqjen e punėve financiare pėr shkak tė mospjekurisė intelektuale. Intelekti (akli) ėshtė kriteri kryesor pėr pėr teklifin, sepse aftėsia seksuale tė ēmendurin nuk e bėn pėrgjegjės pėr veprimet e tij para sheriatit. Shih gjerėsisht: Muhammed Jasin, Priroda covjeka u islamu, Sarajevo, 2003/ 1424, fq. 138 e tutje. Shih edhe: M. H. Kamali, Principles of Islamic Jurisprudence, Cambridge, 1991, fq. 351-352.
[31] Nedat Grabus, El-Bagdadijevo učenje o temeljima imana (Fi usul-il-iman), nė: Uvod u nauku akaida, libri 20, Sarajevo, 2005, fq. 52 e tutje.
[32] Shih: Mewsuatul-edjani, botimi I, bejrut, 2001/1422, fq. 254-255.
[33] Enes Karić, Semantika Kurana, Sarajevo, 1998, fq. 336-337. Shih gjerėsisht faqet: 33-347.
[34] Shih: Muhammed Jasin, Priroda čovjeka u islamu, Sarajevo, 2003/ 1424 , fq. 24.
[35] Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 80.
[36] Sipas: Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005, fq. 80.
[37] Shih: Enes Karić, Semantika Kurana, Sarajevo, 1998, fq. 334-335.
[38] Po aty, fq. 350-351.
[39] Po aty, fq. 94-95.
[40] Po aty, fq. 130-131.
[41] Disa edhe pse besojnė, janė arrogant, mosbindės dhe rebelues dhe kjo nuk ėshtė garanci se njeriu do tė pėrfitojė mėshirėn e Zotit. Pikėrisht, Iblisi pati pranuar Zotin, por ishte shpėrfillės dhe arrogant nė besimin e tij dhe tregon se ai ėshtė shembull tipik i besimtarit pa bindje. Ose krahas bindjes ndaj Zotit, personi i caktuar ka edhe parime kėmbėngulėse ndaj ndonjė tradite apo ideje. Shih: Syed Muhammad Naquib al-Attas, Islam i sekularizam, Sarajevo, 2003, fq.109-110.
[42] John J. Esposito, The Oxford Dictionary of Islam, New York, 2003, fq. 312.
[43] El-Buharij, Feraiz, 29. El-Muslim, Iman, 27.
[44] El-Buharij, Ejman, 7. Et-Tirmidhij, Iman, 16.
[45] Zbirka napisa 1, Zagreb 1996, fq. 277.
[46] Mehmed Handić, Izabrana djela, VI, Sarajevo, 1999, fq. 376.
[47] Ahmed ibn Hanbel, El-Musned, V, Stamboll, 1992, fq. 428, 429.
[48] Mewsuatul-edjani, botimi I, Bejrut, 2001/1422, fq. 410-411.
[49] Mehmed Handić, Izabrana djela, VI, Sarajevo, 1999, fq. 375-376.
Literatura:
1. Abdul Medid Aziz Ez Zindani, Jednoća Stvoritelja,
2. Ahmed ibn Hanbel, El-Musned, V, Stamboll, 1992.
3. El-Askalani, Fet'hul-Bari, Bejrut, VIII.
4. El-Buharij, Sahih.
5. Et-Tirmidhij, Sunen.
6. El-Muslim, Sahih.
7. El-Kurtubij, El-Xhamiuul-ahkamil-Kuran, Vol. XII, pjesa 14, Kairo, 1976.
8. Imam Ebu Hanifeh, Fikhul-ekber, Zėri Islam, Prizren, 2005.
9. Frithjof Schuon, Dimenzije islama, Sarajevo, 1996.
10. M. H. Kamali, Principles of Islamic Jurisprudence, Cambridge, 1991.
11. John J. Esposito, The Oxford Dictionary of Islam, New York, 2003.
12. Mehmed Handić, Izabrana djela, VI, Sarajevo, 1999.
13. Mewsuatul-edjani, botimi I, Bejrut, 2001/1422.
14. Muhammed ibn Abdurrahman el-Humejjis, Tahavijeva poslanica o islamskom vjerovanju, Zenica 1997.
15. Muhammed Jasin, Priroda čovjeka u islamu, Sarajevo, 2003/ 1424.
16. Muhammed Kutub, Shkėndija pejgamberike, Shkup, 2002.
17. Nedat Grabus (ed.), Uvod u nauku akaida, libri 20, Sarajevo, 2005.
18. Safet Durguti, Akaid, Temelji islamskog vjerovanja, Travnik, 1999. (nga ky libėr ėshtė shfrytėzuar ideja pėr trajtimin e shprehjeve).
19. Syed Muhammad Naquib al-Attas, Islam i sekularizam, Sarajevo, 2003.
20. Takvim za 2008 g., Sarajevo, 2007.
21. Tevfik Muftić, Arapsko-srpsko-hrvatski rječnik, I-II, Sarajevo, 1973.
22. Vehbi S. Gavoēi, Nyja e besimit sipas Tahaviut, Prishtinė, 1995.
23. Zbirka napisa,1, Zagreb, 1996.
24. Zuhdija Adilović, Hasan Kafija Pručak i njegovo djelo Svjetlost istinske spoznaje o temeljima vjere, Zenicė, 2004.
nėnmenyja: