El-Hikmeh


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


Nexhib Mahfudh dhe Nobel-i

Analiza



Nexhib Mahfudhi dhe ēmimi NOBEL
Akif Emre




Fituesi i parė nė botėn arabe i ēmimit Nobel pėr letėrsi Nexhib Mahfudhi (mė 30 gusht 2006 nė moshėn 94 vjeēare) ndėrroi jetė. Ai, me numrin e madh tė romaneve e novelave qė i ka shkruar, njihet si lider i romanit modern arab. Sidomos nė periudhėn e pasluftės sė dytė botėrore romanit arab i ka sjellė risi tė shumėllojta. Ai fillon me shkrimin e romanit nė vijėn e rrymės realiste dhe vazhdon duke futur nė letėrsinė arabe edhe shumė rryma moderne. Shkrimet e tij nė fushėn e letėrsisė e tė mendimit kanė qenė aq tė shumėllojshme sa nuk kanė lėnė thuajse asnjė boshllėk. Ai ka shkruar vepra aq tė larmishme sa vetvetiu tė ēon tė thuash:
"nėse njė shkrimtar i ri arab dėshiron tė shkruajė roman ai sė pari duhet tė shikojė nė mos ka shkruar diēka Nexhib Mahfudhi nė atė fushė". Numri i romaneve qė ka shkruar ky shkrimtar i famshėm arrin nė 40, i skenarėve dhe dramave nė 30, kurse i novelave nė 7.

Nė vitin 1988 e fiton ēmimin Nobel pėr letėrsi, qė ishte dhe rasti i parė nė botėn arabe. Veprat e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė botėrore.

Veprimtaria e tij prej romanshkruesi popullarizohet sidomos nga mesi i viteve 1950 kur e shkruan veprėn Trilogjia e Kajros qė pėrbėhej prej romaneve Bejnel-Kasrejn, Kasrush-Shevk dhe es-Sukkerijjeh. Mė vonė ai i drejtohet simbolizmit dhe mė 1959 nė gazetėn el-Ahram e boton romanin Fėmijėt e mėhallės sonė, pėr stilin alegorik tė tė cilit ai shkakton reagime tė shumta saqė shpallet i ndaluar nga Universiteti i Ez'herit pėr shkak tė nėnvleftėsimit tė vlerave fetare tė shoqėrisė muslimane. Mirėpo mė vonė po i njėjti roman botohet nė Liban.

Pėr rritjen e autoritetit e prestigjit tė Mahfudhit nė botėn perėndimore lirisht mund tė thuhet se rol mė tė madh ka luajtur qėndrimi i distancuar i tij ndaj gjykimeve vlerėsuese tė shoqėrisė sė tij sesa kontributi i tij dhėnė letėrsisė arabe ose sesa nxjerrja nė pah e problemeve shoqėrore. Kėsisoj romani i tij dramatik i titulluar Tre fėmijėt e Nilit, nė tė cilin autori e trajton lėkundjen e thellė dhe shembjen e vetėbesimit nė shoqėrinė egjiptiane tė shkaktuar nga humbja e luftės nė vitin 1967, nuk e ka gjetur interesimin e duhur as nė botėn islame e as nė atė perėndimore. Pos kėsaj, edhe dhėnia e ēmimit Nobel pėr Naipulin me origjinė indiane, ėshtė pėrcaktuar mė tepėr nga diskursi i tij ideologjik ose mė mirė thėnė orientalistik sesa nga veprimtaria e tij e mirėfilltė letrare. Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė thuajse e padiskutueshme... Nė kėtė pikė, nė kohėn kur diskutohej qė njė shkrimtar turk tė kandidohej pėr ēmimin Nobel, mendimtari dhe sociologu Xhemil Meriē i shpreh disa fjalė qė mund tė shėrbejnė si pasqyrė pėr ta ilustruar qėndrimin ideologjik tė tregut tė letėrsisė, kur thotė: "Perėndimi asnjėherė nuk do t'u japė ēmimin Nobel veprave qė i reflektojnė vlerat tona. Ai (Perėndimi) i ēmon veprat qė neve na tregojnė ashtu si dėshiron ai tė na shohė".

Interesimi tė cilin Perėndimi e ka shfaqur ndaj Nexhib Mahfudhit nuk do tė jetė i kufizuar vetėm me botėkuptimin e tij personal, ose mė saktė me qėndrimin ideologjik qė dominon nė tregun e letėrsisė perėndimore. Nėse ēmimin Nobel e marrim si barometėr tė kėsaj, do tė shohim se jo vetėm parapėlqimet ideore porse edhe mbajtja e anės nė politikė, e sidomos kjo, janė pėrcaktuesit mė tė mėdhenj nė kėtė drejtim. Prandaj, a ka mundėsi qė dhėnien e ēmimit Nobel pėr Naipulin, i cili pėrpos asaj qė ėshtė kundėr vlerave islame ėshtė edhe shkrimtari qė nuk i mungon asnjė rresht e tė mos jetė pėrplot urrejtje e nėnēmim, ta kuptojmė nė mėnyrė tė pavarur prej rrethanave tė krijuara pas 11 shtatorit?

Zhvillimi kryesor qė ia rrit prestigjin Mahfudhit para se t'i jepet ky ēmim ėshtė qėndrimi i tij i shpalosur me rastin e marrėveshjes sė Camp Davidit. Qysh kur Mahfudhi i jep pėrkrahje marrėveshjes egjiptiane-izraelite, u bė e qartė se ai do ta merrte kėtė ēmim. Kėshtu edhe Enver Sadati pėr tė njėjtėn arsye e u bė edhe politikani i parė musliman qė e fiton ēmimin Nobel pėr paqe. Mė vonė edhe Arafati shihet si meritor pėr ēmimin Nobel pėr paqe pėr shkak tė marrėveshjes qė lidh me Izraelin.

Atė ēka duam ta themi mė sė miri e tregon njė korrelacion qė mund tė bėhet nga aspekti i rrethanave politike ndėrmjet aplaudimit qė i bėhet Mahfudhit, si njė intelektual guximtar, pas marrėveshjes sė Camp Davidit dhe guximit (?) tė Naipulit pėr nėnvleftėsimin e vlerave islame... S'ka nevojė tė shkohet mė larg; nėse merret parasysh se ēfarė privilegjesh fitojnė nė vendin tonė ata shkrimtarė guximtarė nė emėr tė shembjes sė tabuve, na bėhet e mundur tė kuptojmė se me ēfarė relacionesh po udhėhiqet tregu i letėrsisė.

Guximi i Mahfudhit pėr ta luajtur lapsin edhe pėrskaj reagimit tė Ez'herit, pas alegorive me vlerat islame, viteve tė fundit dukej sikur u zbeh. Pėr mė tepėr, nė fillim tė kėtij viti ai kėrkoi fetva nga Ez'heri pėr lirimin e romanit tė tij tė ndaluar dhe madje bėri pozė me kundėrshtarėt e tij Vėllezėrit Muslimanė...

Mė nė fund, ėshtė gabim qė merita pėr ēmimin Nobel e Nexhib Mahfudhit, njėrit prej emrave mė tė shkėlqyer tė letėrsisė moderne arabe, tė sqarohet vetėm me arsye ideologjike e politike. Mirėpo, po ashtu duhet ditur se arsyeja e dhėnies sė kėtij ēmimi nuk buron vetėm nga suksesi i tij letrar.

Kush mund tė thotė se Mahfudhi dhe tė tjerėt si ai shpėrblehen kryekėput vetėm pėr sukseset e tyre letrare pa u marrė parasysh, me kėtė rast, qėndrimet e tyre ideologjike dhe politike?



Marrė nga gazeta ditore turke "Yeni Safak" e datės 31 gusht 2006.
Nga turqishtja, mr. Rejhan Neziri


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


Aktualizuar mė 03 Jul 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore