Menyja kryesore
Dr. I. Bardhi
Dr. Ismail BARDHI
NĖN BARRĖN E MENDĖSISĖ RELATIVIST-PRAKTICIST
(Shkas: Fillimi i vitit tė ri hixhri)
"Atij i luten ata qė janė nė qiej dhe nė tokė, nė ēdo ēast Ai gjendet nė ēdo gjė.
Po cilėn dhunti tė Zotit tuaj mohoni?!"
(er-Rrahman, 29-30)
Nėse hedhim njė vėshtrim kritik mbi ne dhe mbi kohėn tonė, mbi kufijtė shpirtėrorė dhe pėrcaktimet e botės sė nesėrme, do tė gjendemi para njė panorame tė gjerė tė aktivizmit prakticist nė tė cilėn ėshtė vėshtirė tė vėrehen pėrcaktimet e forta dhe konstantat e qarta, tė cilat do tė ishin themel dhe mbėshtetje e tė nesėrmes. Ēdo gjė bėhet dhe zhvillohet "nga dita nė ditė", nga rasti nė rast, nga situata nė situatė. Nė tė vėrtetė dėgjohen edhe zėra mė seriozė, ceken parime konstante, pėrmenden drejtėsia, pėrparimi dhe siguria, mirėpo jeta rrjedh sikur nuk ka asgjė nga kėto; pėrkundrazi, sikur kjo mos tė jetė as e nevojshme. Veprimi kompenson ēdo gjė: i mbulon dhe fsheh gjithė ato mangėsi dhe lėshime tė prakticizmit bashkėkohor dhe tė relativizmit jetėsor. E kėshtu nuk ėshtė vetėm nė sferėn e jashtme, shoqėrore-politike; e njėjta gjė ndodh edhe nė rrjedhat e mendimit bashkėkohor, nė fe, nė art, nė filozofi, nė shkencė dhe kulturė. Mungojnė fryma dhe shpirti, themele dhe parime vlerėsuese tė cilat do ta jepnin vulėn e pėrhershmėrisė dhe tė vlerės. Kėshtu, mė sė shpeshti ēdo gjė jeton nga dita nė ditė, pa ambicie dhe aftėsi mė tė mėdha pėr t'u imponuar, pėr tė qėndruar ose, mė mirė, qė vėrtet tė vlejė. Pėrkundrazi, relativizmi dhe prakticizmi sikur e fshijnė stabilitetin, atyre u intereson efekti i ēastit, i momentit dhe i situatės.
Kjo, si duket, dalėngadalė ka kaluar nė gjendje tė pėrgjithshme, nė vetėdijen dhe mentalitetin e njeriut tė sotėm, kėshtu qė ai as nuk e vėren se ėshtė kėshtu, gjegjėsisht se mund tė jetė edhe ndryshe. Ose, mė saktėsisht, edhe kur e vėren, konsideron se kjo ėshtė normale dhe se ashtu duhet tė jetė. Koha dhe "moda", e as mos t'i pėrmenim jehonat e ēfarėdolloj mendimesh dhe filozofish qė kanė sjellė deri te koha dhe "moda" e kėtillė, e bėjnė tė veten, ato lėnė gjurmė tė thella mbi vetėdijen dhe jetėn.
Nė gėrshetimin e kėtillė tė tė bėrave jetėsore dhe tė ngjarjeve historike vėshtirė ėshtė qė dikush tė ngrihet mbi mjedisin e vet, t'i rezistojė ecurisė ekzistuese dhe, pėrkundėr ēdo gjėje, tė kėrkojė konstanta tė sigurta dhe pėrcaktime tė forta tė mendimit dhe jetės, parime kėto "tė pėrhershme" tė njeriut dhe tė njerėzimit. Tekefundit, nė ēka tė thirret kur nuk ka, siē thonė, pikė tė fortė dhe kritere tė sigurta me tė cilat do tė llogaritej dhe nga tė cilat do tė nisej? P.sh. estetika qė nga fillimi i shekullit 20. ka kaluar nė relativizėm, kur parimi i vjetėr i artit pėr unitetin e "tė bukurės, tė mirės dhe tė vėrtetės", nuk kishte ku tė mbėshtetej fuqishėm; kur ideja pėr bukurinė absolute e humbi prototipin e saj, mbi tė cilin arti ndėrtohej me shekuj tė tėrė. Herėt a vonė ky relativizėm apo ndonjė i ngjashėm i kaploi edhe sferat e tjera, kėshtu qė sot ka rastin tė imponohet nė pėrgjithėsi, madje edhe aty ku nuk do tė pritej.
Dhe vėrtet, nėse e shikojmė realitetin tonė fetar, apo mė saktėsisht atė teologjik- refleksiv, ndjejmė ndikimin e fuqishėm, nė mos valėn e njėjtė, tė prakticizmit dhe relativizmit bashkėkohor tė cilėt, si edhe nė sferat e tjera, sa pėr dukje i kompensojnė shumė mangėsi tė gjendjes dhe kuptimit tė tillė, por qė nė realitet pas vetes lėnė zbrazėti tė thella. Kjo nė kėtė ēast nuk mund tė vėrehet lehtė, sepse nė horizontalen bashkėkohore muslimane mjaft ndjehet edhe vertikalja (Shpallja). Nga ana tjetėr, nė dukje shpesh pėrjetohet fotografia e zbukuruar. Kjo aq mė tepėr qė psikologjizimi, gjegjėsisht angazhimi, veprimi dhe praktika bashkėkohore nė sytė e njeriut tė sotėm zėnė vend tė lartė. Ato edhe tregojnė disa rezultate, mirėpo, pėr njė kohė mė tė gjatė, nė shteg mė tė gjatė, nuk mund tė ndėrtohet pa themele tė forta, tė sigurta. Askush nuk mund tė thotė se ato themele nuk ekzistojnė, por vetėm parashtrohet pyetja se nėse vazhdohet kėshtu, a do tė "ekzistojnė" ato themele nesėr, d.m.th. a do tė jenė tė dukshme, tė pranueshme, a do tė mund tė llogaritet nė to. Sepse, lėshimet e gjeneratės sonė nė mėnyrė mė tė prekshme do t'i ndjejė ardhmėria. Prandaj sot pėrveē veprimit dhe praktikės duhet tė vijojė edhe njė konceptim mė i fuqishėm teorik teologjik i njeriut dhe i botės, ndėrlidhje jetike dhe mendimore e njeriut me vertikalen mbi tė cilėn ndėrtohet horizontalja. Prakticizmi ėshtė i gjymtė, psikologjizimi i tepėrt nėse nuk i ndjek realiteti mė i thellė i cili ėshtė nė gjendje t'i motivojė dhe frymėzojė praktikėn, angazhimin dhe veprimin. Ky realitet nė rastin tonė do tė duhej tė ishte teocentrik, qė kėtu unė do ta quaja - teosferė. Pėrndryshe edhe teologjisė do tė mund t'i ndodhė ajo qė qysh moti i ka ndodhur estetikės: e ka shpėrfillur prototipin e vet dhe ėshtė thėrrmuar nė detin e pėrjetimeve subjektive. Ndėrsa ėshtė e qartė se me rėnien e teologjisė do tė binte dhe ēintegrohej edhe dhėnia religjioze, shpallja do tė "tretej" nė detin e "pėrjetimeve religjioze" personale.
Nuk dėshiroj tė jem profet ogurzi apo kritik i njėanshėm. Ky ėshtė mė tepėr paralajmėrim sesa konstatim, sepse do tė ishte tepėr e guximshme tė pėrfundohet se teologjia relativizohet pėr shkak se aty-kėtu nė mėnyrė implicite lihet anash mundėsia e vėrtetė pėr premisa tė forta dhe tė vėrteta tė sigurta. Mirėpo, nuk ėshtė e tepėrt tė tėrhiqet vėrejtja se tė gjithė ne nga pak trashėgojmė nga kjo botė dhe mentalitet i ri, tė cilat kriteret e tyre tė vlerėsimit i zhvendosin nga premisat e forta kah konkretizmi dhe prakticizmi jetėsor, duke rėnė kėshtu spontanisht nė subjektivizėm dhe relativizėm, tė cilėt gjithnjė e mė shumė e pėrcaktojnė klimėn dhe kuptimin publik. Ndėrsa pikėrisht ajo klimė dhe ai kuptim bėhen model pėr gjeneratat e reja, pėr ne, dhe kėshtu nė mėnyrė tė dukshme apo tė padukshme veprojnė edhe mbi pėrjetimet tona religjioze, madje edhe mbi bisedat, diskutimet dhe konkluzat tona teologjike. Ėshtė indikative nėse p.sh. nė tubimet, kurset, shkollat, mbledhjet teologjike ose vazet/lutjet mė tepėr flitet pėr pėrvojėn personale, sesa pėr vetė thelbin dhe porosinė e fesė, pėr shpalljen dhe praninė e Zotit, pėr shkencėn e sigurt dhe arsyeshmėrinė e saj tė fuqishme. Ngase fenė duhet lajmėruar, bartur, interpretuar dhe mėsuar nė mėnyrė tė qartė dhe kuptimplote. Prandaj edhe vihet nė kurse, shkohet nė shkolla. Natyrisht, duhet pasur edhe qasje mė tė gjerė nė mjedisin konkret, e prandaj nuk duhet anashkaluar prapaskenėn psikologjike dhe strukturėn sociologjike tė njė ambienti dhe kohe tė caktuar, por kjo nuk ėshtė teo-logos, ato janė vetėm mjete qė realiteti teologjik mė mirė tė realizohet, tė japė fryte tė mira.
Tekefundit, askush i menēur nuk ėshtė kundėr praktikės humane fetare, kundėr dėshmisė sė porosisė muslimane nė tė a.q. mishėrim horizontal, praktik tė Islamit, nė horizontalen e jetės. Nuk duhet dhe nuk mund tė kemi gjė kundėr metodave tė reja, bashkėkohore dhe aktivitetit human tė institucionit fetar. Kėtu bėhet fjalė pėr realitetin e prekshėm me anė tė tė cilit gjykohet edhe pėr themelet mė tė thella tė porosisė islame dhe pėr pranueshmėrinė e konceptit islam nė pėrgjithėsi. Praktika jetėsore ėshtė mjaft e rėndėsishme nė kuptimin islam tė botės. Pra, nuk jemi kundėr pėrvojės, dėshmisė dhe praktikės islame, mirėpo skajshmėritė janė skajshmėri. Nuk guxojmė ta harrojmė artikulimin dhe afirmimin e vertikales - takimin me Zotin - pėr ēka pa dyshim me rėndėsi ėshtė edhe horizontalja, veprimi horizontal i Islamit. Edhe njėra edhe tjetra janė tė nevojshme, njėra pa tjetrėn ēalon. Mirėpo ashtu siē sot qė mė shumė ndjehet vala e prakticizmit, paralajmėrimi ynė nuk ka tė bėjė aq shumė me vetė praktikėn, sa me pėrcaktimet themelore tė vetėdijes dhe veprimit tonė musliman, me premisat e sigurta tė fesė. Duke mbajtur llogari pėr vlerat e pėrbotshme, pėr gjithė atė qė e quajmė sferė e gjerė e horizontales, teologjia jonė bashkėkohore do tė duhej mė tepėr tė flitnin pėr vetė vertikalen, pėr Zotin dhe vėrtetėsinė e Tij, duke e frymėzuar kėshtu praktikėn me premisa dhe parime tė sigurta. Natyrisht, ajo e folur duhet tė dalė nga totaliteti i pėrvojės njerėzore, i cili mban llogari pėr tė gjitha aspektet e qenies njerėzore, konceptimin dhe pėrjetimin e tij, nėpėrmjet thellėsive empirike-psikologjike tė shpirtit njerėzor, pa i nėnvlerėsuar ose, thėnė mė mirė, pa pasur frikė qė ekzistimi i Zotit dhe realiteti religjioz tė ndriēohen dhe shtjellohen sa me qasjet jetėsore aq edhe me ato tė drejtpėrdrejta mendore. Duke u mbajtur fuqishėm pėr veprimin dhe metodėn personale, teologjia ėshtė e thirrur qė ta artikulojė botėn e vet, qė nė mėnyrė tė afėrt ta shprehė teo-logosin e vet, dhe kėsisoj t'i ofrojė mbėshtetje besimtarit bashkėkohor dhe praktikės sė gjerė muslimane. Kjo do tė ishte kundėrpėrgjigjja mė e mirė ndaj prakticizmit dhe relativizmit tė tepėruar, tė cilėt nė pėrmasa mė tė gjera gjithnjė e mė shumė harrojnė se realiteti i Zotit ėshtė kriter edhe i realitetit njerėzor.
Edhe njė ēėshtje me rėndėsi, ēėshtja e prezentimit, argumentimit dhe pėrjetimit tė vet ekzistimit tė Zotit, gjegjėsisht arsyeshmėrisė sė pranimit tė fesė sot qėndron nėn barrėn e skepticizmit dhe tė neopozitivizmit. Pas periudhės triumfaliste tė apologjetikės, sot kemi rėnė nė njė skajshmėri tjetėr, nė dyshimin dhe mosbesimin, nė tė dyshuarit e fjalėve dhe arsyetimeve tė kuptueshme. Duke e larguar racionalizmin racionalist dhe pozitivizmin e vetėbesuar, si duket e kemi larguar edhe ēdo veprim racional, rrugėn dhe metodėn nė qasjet ndaj Zotit. Nuk kemi besim nė metafizikėn dhe reflektimin, sikur Zoti, si i tillė, vėrtet ėshtė i paarritshėm dhe i pakapshėm a priori pėr ēdo njeri, nė nivelin e tė kuptuarit dhe tė menduarit tė zakonshėm njerėzor. Pa dyshim teologėt nuk e mohojnė Zotin, por ata sot mė tepėr kėrkojnė strehim nė kur'anizėm, misticizėm, pėrvojėn personale apo madje edhe karizmatizėm. Njėsoj si poetėt tė cilėt shėrbehen me meta-gjuhėn, shumė teologė shėrbehen me meta-teologjinė: nė vend qė tė thonė, ata poetizojnė dhe premtojnė.
Kėtu do tė mund tė thoshit se ka pak teprim. Po, ka, por a nuk ėshtė e ēuditshme nėse teologėt dhe filozofėt me ironi flasin pėr qasjet racionale ndaj Zotit? Rrugėt e besimit dhe tė mosbesimit janė tė ndryshme, tė gjera dhe misterioze njėsoj siē ėshtė i gjerė dhe misterioz njeriu me tėrė qenien e tij. Asnjė rrugė nuk do ta "zbulojė" dhe nuk mund ta "zbulojė" Zotin. E dimė, Zoti nė vete ėshtė fshehtėsi, mister. Prandaj pajtohem se Zotin nuk duhet "tematizuar". Ai tejkalon ēdo temė, ēdo lėndė hulumtimi. Mirėpo, konsideroj se teologjia bashkėkohore duhet pandėrprerė - sidomos sot - t'i kėrkojė dhe ndriēojė tė gjitha rrugėt dhe mėnyrat qė shpien nga Zoti, paēka se ato mund tė quhen tė pėrvojės, psikologjike, filozofike, njerėzore, transcendente, jetėsore ose mistike... Natyrisht, dikujt do t'i konvenojė njėra, e dikujt tjetra, ndėrsa dikujt - qė ėshtė plotėsisht e kuptueshme ngaqė nuk ekziston ndonjė rrugė ekzakte pėr ekzistimin e Zotit - nuk do t'i konvenojė asnjėra. Nė tė vėrtetė, vetėm besimtari pėr tė cilin ekzistimi i Zotit ėshtė i qartė (mubejjin), nuk do tė kėrkojė rrugė tė reja e as qė do t'i vlerėsojė rrugėt dhe metodat e vjetra, sepse, siē thamė, rrugė ekzakte nuk ka, ndėrsa evidentja nuk ka nevojė pėr kurrfarė arsyetimi. Mirėpo, nė ditėt tona kur materializmi me aq vetėpėlqim hedh parullat: "Zoti ėshtė i tepėrt, i panevojshėm", "Zoti nuk mund tė dėshmohet", "Zoti ėshtė trillim" (hasha) e tė ngjashme, ose kur pėr Zotin me tė madhe flasin edhe ata qė nuk e besojnė dhe respektojnė, ėshtė pėr t'u habitur qė mendimtarėt muslimanė gjithnjė e mė shumė "ikin" nga ballafaqimi mendimor, nga besimi nė arrtitjet njerėzore tė realitetit religjioz. Ėshtė e qartė se ata janė nėn ndikimin e botės dhe tė mentalitetit bashkėkohor, nė tė cilin, edhe pėrkundėr falimentimit tė pozitivizmit, metafizika, mendimi dhe filozofia ngecin pas shkencave natyrore, praktikės, eksperimentit dhe pėrvojės, kėshtu qė as qė dėshirojnė qė nė mėnyrė serioze tė paraqiten para publikut "tė huaj".
Pėrkundėr tė gjithė kėsaj, teologjia, dhe nė kuptimin mė tė gjerė edhe mendimi musliman, do tė duhej tė vepronin ndryshe. Sepse, ē'duhet teologjia nėse nuk ėshtė nė gjendje ta arsyetojė dhe argumentojė, dua tė them: njerėzisht ta artikulojė dhe nė mėnyrė tė kapshme ta ndriēojė ekzistimin e Zotit? Po e pėrsėris se nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė veprimi apo prove matematikore, bėhet fjalė vetėm pėr argumentim dhe afirmim tė praktikės dhe mendimit religjioz. Kjo na mungon, ndėrsa sot ėshtė aq e nevojshme. Pa kėtė gjithnjė e mė shumė futemi dhe do tė vazhdojmė tė futemi nė relativizėm, misticizėm dhe prakticizėm. Teologėt, si dhe shkrimtarėt dhe mendimtarėt e tjerė muslimanė, do tė duhej ta thyejnė heshtjen e imponuar pėr Zotin. Vetėm me afirmim tė arsyeshėm tė Zotit dhe parimeve tė fuqishme muslimane qė bazohen mbi tė, bashkėkohėsia dhe ardhmėria jonė do t'i ikin dhe do t'i rezistojnė barrės sė rrezikshme tė mentalitetit relativist-pozitivist i cili po na shtyp dhe na nėnēmon nė fe, nė kulturė, nė shtetėsi.
Tekefundit, aty ku vihen nė dyshim vetė themelet e fesė duhet qė edhe mbrojtja e saj tė zhvillohet jo nė skajet dhe nė temat dytėsore, por nga vetė themeli, sepse: "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ai tė mos e ndryshojė vetveten" (er-Ra'd, 11).
29.12.2008