EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Nė brigjet e transcendencės

Nė Perėndim


Dr. Tariq Ramadan



Nė brigjet e transcendencės
Ndėrmjet Zotit dhe njeriut



pjesėn hyrėse tė kėtij libri ne konstatuam se pėr njerėzit e Perėndimit, Islami duket tė jetė kundėr ēdo ideje tė modernitetit. Pretendimet e kėtilla ne i lexojmė nė faqet e para tė disa revistave amerikane, angleze e franceze kur ato rritjen e islamizmit e adresojnė me tituj tė llojit Islami ose moderniteti dhe Islami ose demokracia. Kjo ėshtė kėshtu kur formulimet nuk janė mė ekskluziviste ose dėnuese. Sfondi i krejt kėsaj qė po vizatohet ėshtė shprehja e njė lloj ballafaqimi apo kundėrvėnie midis Islamit dhe Perėndimit. Njė ballafaqim me ē’rast kėtij tė fundit i atribuohet njė cilėsi pozitive, e cila pėrfaqėson parimin e hapjes dhe tė respektit ndaj vlerave humane dhe demokratike. Nga ana tjetėr, Islami duket tė jetė i damkosur nga arkaizmi dhe tradita, i drynosur nė kategoritė e vjetra dogmatike, kėrcėnues pėr gratė, me njė kod penal barbar (i reduktuar nė termin Sheri’a) si dhe mohues i lirive njerėzore. Nė prag tė mileniumit tė tretė tė erės krishtere, termet e alternatives janė tė qarta.

Kur ta shikosh gjendjen e shoqėrive muslimane, ėshtė e pamundur qė kritikat e drejtuara kundėr nesh t’i fshish me njė tė goditur lapsi. Ato janė tė mbėshtetura mirė kur dėshmojnė disa reflektime e sjellje tė habitshme tė cilat ne i justifikojmė nė emėr tė Islamit. Ndėr kėto janė privilegjet e mbretėrve dhe tė presidentėve tė shteteve muslimane, drejtėsia e mbėshtetur nė interesa, analfabetizmi i femrave bashkė me njė varg diskriminimesh, secila mė e dhimbshme se tjetra, tradicionalizmi i ngushtė i disa
ulemave (dijetarėve islamė) tė cilėt vendosin dhe zgjidhin problemet larg ēdo realiteti njerėzor nė njė absolutizėm qė e merr vesh vetėm Zoti. Kėto janė fakte dhe ne duhet t’i pranojmė e t’i kemi parasysh. Megjithėkėtė, ne duhet tė pyesim nėse debati mbi Islamin ėshtė nisur nė baza tė qarta e tė shėndosha metodologjike. Tė trajtosh e tė merresh vetėm me ngjarjet tronditėse ditore, ose edhe mė gjerė, me situatėn e shoqėrive muslimane, pėr tė konkluduar, nė njė formė pėrfundimtare, se Islami nuk mund t’u pėrgjigjet problemeve bashkėkohore ėshtė edhe e pasaktė edhe redukcioniste. Kjo i kufizon (redukton) studimet islame (islamologjinė) me shkencat shoqėrore, kurse specialistėt e kėtyre tė fundit i bėn specialistė tė Islamit bashkėkohor. Akoma mė qartė, kjo ėshtė njėsoj sikur tė heqėsh dorė nga njė studim nė thellėsi mbi bazat e Islamit (pėr tė cilat ne shpesh nuk dimė gjė, por pėr tė cilat ne flasim pa pasur gjė esenciale pėr tė thėnė), i cili studim pastaj do tė na mundėsonte tė vlerėsonim nėse vėrtet ekziston njė papajtueshmėri midis Islamit dhe pranimit tė parimeve tė modernitetit ashtu siē kuptohen nė Perėndim. Megjithatė, njė studim i kėtillė ėshtė njė mjet pėr ta kuptuar bollėkun dhe begatinė e ideve tė cilat i mobilizojnė sot njerėzit nė shoqėritė muslimane. Kjo nga arsyeja pėr tė krijuar njė shoqėri e cila mund tė jetojė me kohėn e saj si nė rrafshin ekonomik e politik ashtu edhe nė atė shoqėror e kulturor, pa mos i mohuar ose tradhtuar pikat e saj tė referimit.


Nga anglishtja: Mr. Rejhan Neziri

Lexo artikullin e plotė nė PDF


Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 27 Jan 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore