EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Nata e madhe e Kadrit

Analiza


Mr. Rejhan Neziri


Nata e madhe e Kadrit



"1. Ne e kemi zbritur (Kuranin) nė Natėn e Kadrit. 2. E kush mund tė ta shpjegojė ty se ē'ėshtė nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj. 4. Engjėjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit tė tyre, zbresin nė kėtė natė, me tė gjitha vendimet. 5. Paqe ėshtė ajo deri nė lindjen e agimit." (Kur'ani, el-Kadr:1-5)

Sureja e 97-tė e Kur'anit fisnik bart emrin el-Kadr, qė derivohet nga ajeti i parė i saj. Fjala "kadr" pėrmban dy kuptime kryesore: 1. pėrcaktim, vendim, dhe 2. madhėshti, nder, vlerė. Sipas kuptimit tė parė i bie qė nė kėtė natė Zoti i njofton melekėt pėr vendimet e Tij tė paracaktuara qysh nė ezel (parakohė/parahistori) e tė cilat do tė duhet tė implementohen brenda vitit vijues (shih suren ed-Duhan 44:3-4). Ndėrkaq, sipas kuptimit tė dytė, kjo ėshtė njė natė shumė e madhe, e ndershme e me vlerė, pasi: 1. Nė kėtė natė ka filluar tė shpallet Kur'ani fisnik, libri i fundit i Zotit drejtuar njerėzimit nė shenjė mėshire e dhembshurie; 2. Kjo natė e kaluar me ibadet (adhurime e pėrkushtime) ėshtė mė e vlefshme se njėmijė muaj, nė tė cilėt nuk ka natė Kadri; 3. Nė kėtė natė nė tokė zbret njė numėr i madh i melekve nė krye me Xhibrilin a.s.; 4. Kjo natė ėshtė selam (paqe, rehati) deri nė agim...

Edhe pse vetė Muhammedi a.s. nuk na ka informuar qartė se nė cilėn natė tė Ramazanit i bie nata e Kadrit, porse vetėm na ka porositur qė ta kėrkojmė atė nė dhjetė netėt teke tė kėtij muaji, disa shokė tė tij na japin tė kuptojmė se kjo duhet tė jetė nata e 27-tė e muajit tė nėntė, tė Ramazanit.

Duke u nisur nga fakti se kjo natė pėr nga natyra nuk ndryshon prej netėve tė tjera tė vitit, sepse ajo ēka e dallon atė nuk ėshtė vetė karakteri i saj, porse vlera e madhėshtia qė ia shtojnė asaj elementet qė i pėrmendėm mė lart, na del ta kuptojmė mė qartė arsyen se pėrse Pejgamberi a.s. nuk na ka njoftuar saktė pėr tė, duke kėrkuar prej nesh qė tė mos fokusohemi te vetė nata, po te vlera qė ajo bart, te mesazhi qė ajo na ofron.

Qė nė fillim Zoti na bėn me dije se Ai ėshtė Krijuesi, Zoti, Folėsi, Ndėrhyrėsi nė historinė e njerėzimit, Mbikėqyrėsi e Dashuruesi i krijesave tė Veta. Kjo vihet re te fjala "inzal", qė do tė thotė "zbritje, shpallje, shpalosje, zbulim". Pra, Ai na bėn me dije se ky Kur'an fillimisht nuk ėshtė fjalė a libėr i Muhammedit a.s., se nuk ka qenė Muhammedi a.s. ai qė ka dashur shpalljen e tij, se nisma pėr kėtė ndėrhyrje nuk ka qenė prej poshtė, porse prej lart, si shenjė e dashurisė, mėshirės e dhembshurisė qė Ai ka ndaj krijesave tė Tij. Tekefundit, Ai ka pasur mundėsinė tė na krijonte e tė mos kujdesej fare mė pėr ne. Por jo. Ai nuk ėshtė "zoti i deistėve". Ai ka bėrė ndėrhyrje nė historinė njerėzore vazhdimisht, qė nga njeriu dhe pejgamberi i parė e deri te i fundit Muhammedi a.s. pėrmes librave tė shenjtė, e pastaj edhe te ēdo individ e krijesė veē e veē, sa tė jetė bota. "Nė ēdo kohė Ai e ushtron fuqinė e Tij tė gjithėmbarshme" (Kur'ani, 55:29). Kjo ndėrhyrje apo pėrkujdesje ėshtė orientuese, drejtim-dhėnėse, kėshilluese, sepse buron nga mėshira e pashtershme e Zotit ndaj krijesave. Thamė, Ai ka mundur ta kursejė e shkurtojė kėtė prej nesh. Mirėpo, s'e ka bėrė. Pėrkundrazi, na ka ofruar, pėr ēdo epokė, mėsimet, kėshillat e udhėzimet mė tė pėrshtatshme, mė lehtė tė zbatueshme, mė paqe- e lumturi-bėrėse.

Nė kėtė natė tė madhe, pra, le ta pėrqendrojmė vėmendjen tonė fillimisht te "inzali" apo "kudreti" (fuqia) dhe gatishmėria e Zotit pėr "tė folur" me njerėzimin. Ai i ka folur njerėzimit pėrmes Ademit, Ibrahimit, Musait, Davudit, Isait dhe pėrfundimisht edhe Muhammedit a.s....

E pastaj le tė pėrqendrohemi te forma e fundit e "Fjalės" sė Tij, te ni'meti (mirėsia e bereqeti) i Tij i fundit ndaj mbarė njerėzimit, te Kur'ani i madhėrishėm. Kur'ani, i cili ėshtė kėshillė, mėsim, shėrim, mėshirė e udhėzim: "O njerėz, ju ka ardhur kėshillė (Kurani) nga Zoti juaj, shėrim pėr zemrat tuaja, udhėzim dhe mėshirė pėr besimtarėt." (Kur'ani, 10:57). S'do mend se ky Kur'an ėshtė i kėtillė vetėm pėr ata qė e besojnė pėr tė kėtillė, pra ėshtė kėshillė pėr atė qė ka nevojė dhe e pranon kėshillėn, ėshtė shėrim zemre pėr atė qė ka zemėr tė sėmurė dhe kėrkon shėrimin e saj, ėshtė udhėzim pėr atė qė ka humbur udhėn dhe kėrkon rrugėdalje, ėshtė mėshirė pėr atė qė e ka hapur vetveten ndaj Krijuesit dhe pret mėshirimin prej Tij. E ēfarė t'u bėjė Kur'ani atyre qė nuk e hapin vetveten ndaj sė Vėrtetės, tė cilėt "tė vėrtetė" tė vetme e quajnė vetėm tė shtrembėtėn e tyre? Tė kėtillėve ky Kur'an vetėm se ua shton humbjen: "Ne shpallim nga Kurani atė qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt e qė mohuesve keqbėrės u shton vetėm humbje." (Kur'ani, 17:82)

Mė pas, le tė vazhdojmė tė mendojmė se pse ky Kur'an ka filluar tė shpallet pikėrisht natėn e jo ditėn? Me se dallohet nata prej ditės nė "tė folurit" e Zotit? Pse kjo tė jetė pikėrisht njė natė Ramazani? Pse kjo natė tė jetė mė e vlefshme se njėmijė muaj? Pse tė mos jetė e vlefshme mė pak ose mė shumė se njė mijė muaj? Pastaj, nė kėtė matje e krahasim a bėhet fjalė pėr dy pjesė kohore: njė natė me njėmijė muaj, apo ajo ēka matet e vlerėsohet ėshtė diēka tjetėr? Nxitjen pėr tė menduar rreth kėtyre pyetjeve na ofron vetė Kur'ani dhe atė pikėrisht nė ajetin e dytė tė kėsaj sureje: "E kush mund tė ta shpjegojė ty se ē'ėshtė nata e Kadrit?".

?'kuptim ka zbritja e melekve me nė krye Xhibrilin a.s.? ?shtė kjo zbritja e parė apo e vetmja e tyre nė tokė? A nuk ka dėrguar Zoti melek edhe mė parė nė tokė? Tekefundit, a ėshtė toka e zbrazur prej tyre e qė nė kėtė natė tė mbushet e stėrmbushet me to? Po melekėt qė vazhdimisht i kemi me ne: "...Kiramen katibin (tė nderuarit qė shkruajnė)" (Kur'ani, 83:10-11)? Pastaj, meleku Xhibril? Sa herė ka ardhur nė tokė prej se e ka krijuar Zoti? Sa net Kadri kanė kaluar qė nga ardhja e parė e tij te pejgamberi i fundit, Muhammedi a.s.? Njė ndėr arsyet e ardhjes sė tij pėr ēdo natė Kadri, a nuk ėshtė edhe kujdesi qė ai ka ndaj amanetit qė e solli pikėrisht nė kėtė natė? Nėse ky amanet ruhet akoma me pastėrtinė fillestare tė tij nė zemrat e muslimanėve ose jo? Nėse lexohen e mbahen gjallė akoma fjalėt e para tė kėtij amaneti, qė gjenden nė suren paraprake, el-Alek: "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), 2. e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! 3. Lexo! Zoti yt ėshtė Bujari mė i madh, 4. i Cili, me anė tė penės ia mėsoi, 5. ia mėsoi njeriut ato qė nuk i dinte." (Kur'ani, 96:1-5)?

Kjo natė e madhe le tė jetė vėrtet e madhe nė shtėpitė e familjet tona, le tė mbushen ato me selamin e paqen e vėrtetė, me dashurinė e kulluar hyjnore, me kėrkim faljeje, ashtu siē na ka kėshilluar edukatori ynė, Muhammedi a.s., nėpėrmjet gojės sė Aishes r.a.: "O Allahu im, Ti je Falės. Ti e do faljen. Andaj falmė mua!".

Selami i Zotit qoftė me ju!

Ballina | Aktualitet | Islami | Nė Perėndim | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Shkarkime | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 14 Mai 2012
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore