EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Mėsimi fetar islam nė shkollat e Kreuzlingenit

Aktualitet



Mėsimi fetar islam nė shkollat e Kreuzlingenit



Mr. Rejhan Neziri



Qė nga gushti i vitit 2010 nė dy shkolla tė Kreuzlingenit (Zvicėr) fillon mėsimi fetar edhe pėr fėmijėt muslimanė tė klasės sė katėrt fillore. Pas dy vitesh do tė vijojnė nxėnėsit e klasės sė 4 dhe tė 5, kurse pas tri vitesh ata tė klasės sė 4, 5 dhe 6. Nė krye tė 3 viteve do tė bėhet njė vlerėsim i arritjeve dhe do tė vendoset pėr vazhdimin e mėtutjeshėm.




Njė retrospektivė

Mė 3 nėntor 2007 nė organizim tė Shkollės sė Lartė Pedagogjike Thurgau nė Kreuzlingen u mbajt njė konferencė shkencore njėditore me titull “Pėr sa fe ka nevojė shkolla? – Roli i feve nė shoqėrinė demokratike” (Wie viel Religion braucht die Schule? – Die Rolle der Religionen in der demokratischen Gesellschaft), ku me ligjėratat e tyre morėn pjesė Prof. Dr. Monika Jakobs nga universiteti i Lucernit me temėn “Ndrydhja apo mbrojtja e fetares? Pluraliteti si sfidė pėr shkollėn” (Religiöses verdrängen oder wahrnehmen? Pluralität als Herausforderung für die Schule” dhe Prof. Dr. Rene Pahud de Mortanges nga universiteti i Friburgut me temėn “Feja nė shkollė – korniza juridike” (Religion in der Schule – Der rechtliche Rahmen). Pas ligjėratave, nė pjesėn e pasdites, u zhvilluan edhe gjashtė grupe pune (workshops), ndėr tė cilat edhe ai i udhėhequr nga teologia Yasemin Duran “Mėsimi fetar islam – nė stallė apo nė klasė?” (Islamischer Religionsunterricht – im Hinterhof oder im Klassenzimmer?), me ē’rast theksoi se mėsimi fetar i mbajtur nėpėr klasat e shkollave publike, pėrveē tjerash do tė dallonte nga i njėjti qė mbahet nėpėr xhamitė e fshehura pas stallave e nėpėr bodrume tė ndryshme tė zonave industriale, nga tri aspekte kryesore: 1. Vendi (hapėsira), 2. Mėsimdhėnėsi dhe 3. Pėrmbajtja . Duke bėrė krahasimin e mėtejmė tė detajuar, ajo konstatoi se mėsimi fetar qė ofrohet nėpėr mektebet e xhamive ishte i pamjaftueshėm pėr tė ndihmuar formimin e identitetit tė plotė fetar tė fėmijėve muslimanė dhe se krahas kėtij mėsimi duhet tė zhvillohet edhe ai nė shkollat publike pėr arsye tė hapėsirės mė tė pėrshtatshme si me pajisje ashtu edhe me atmosferėn arsimore, si me mėsuesin fetar qė flet gjermanisht ashtu edhe me pėrmbajtjen mė tė gjerė, mė tė kapshme e tė klasifikuar sipas moshės tė njėsive mėsimore... Nė fund tė konferencės u zhvillua njė diskutim publik me tė gjithė pjesėmarrėsit e grupeve tė punės, ku nė mėnyrė tė veēantė njė interesim tė madh gėzoi edhe ēėshtja e futjes sė mėsimit fetar islam nėpėr shkollat publike, krahas atij krishter pėr katolikėt dhe evangjelistėt.

Si vazhdimėsi e kėsaj konference e njėjta Shkollė e Lartė, mė 27 gusht 2008, organizoi njė takim tjetėr mė tė ngushtė me titull “Shkollat dhe fetė nė dialog pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike Thurgau” (Schule und Religionen im Dialog an der PHTG), ku morėn pjesė 3 pėrfaqėsues tė kėsaj shkolle tė lartė, pėrfaqėsues tė kishave vendase, njė pėrfaqėsues i bashkėsisė ēifute, njė nga komuniteti hindus dhe unė nga komuniteti musliman. Diskutimi u soll rreth ēėshtjes sė dialogut fetar dhe krijimit tė njė atmosfere tė ngrohtė akademike nėpėr shkolla tė niveleve tė ndryshme si ndėr mėsimdhėnėsit ashtu edhe ndėr nxėnėsit dhe prindėrit e tyre.

Nė takimin e parė ne krijuam lidhje me personalitete si nga jeta akademike ashtu edhe nga ajo fetare vendase, kurse nė takimin e dytė haptas kėrkuam nga tė pranishmit njė angazhim aktiv nė drejtim tė mbėshtetjes sė idesė pėr nevojėn e futjes sė mėsimit fetar islam nėpėr shkolla, pėr ēka u deklaruan pozitivisht shumica e tė pranishmėve, sidomos dy docentė nga kjo shkollė, Dr. Judith Borer dhe Dr. Mark Keller si dhe prifti i kishės katolike, diakoni Matthias Loretan.

Pas kėsaj pasoi inaugurimi i xhamisė sonė tė re, respektivisht kalimi nė objektin e blerė e tė pėrshtatur pėr xhami ku jemi tani, nė hapjen solemne tė sė cilės morėn pjesė si kryetari i komunės sė Kreuzlingenit z. Andreas Netzle, ashtu edhe docentja Dr. Borer dhe diakoni Loretan e zviceranė tė tjerė tė jetės politike e ekonomike.

Qė nga kjo datė e deri mė sot, pedagogia Borer dhe njė kolege e saj zonja Thomas, bashkė me nxėnėsit e tyre nga shkolla e mesme dhe ajo e lartė pedagogjike nė Kreuzlingen e kanė vizituar xhaminė dhe qendrėn tonė me mbi 20 klasė.

Gjatė gjithė kėtyre takimeve tė lartpėrmendura, krahas bisedave tjera rreth Islamit dhe jetės aktuale tė muslimanėve nė Zvicėr, nga ana jonė ėshtė theksuar nevoja e mėsimit fetar islam nėpėr shkolla. Kėshtu qė pas disa takimeve tė organizuara nga “Tavolina e rrumbullakėt e religjioneve pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike Thurgau” nė Kreuzlingen nė prani tė dy pedagogėve tė lartpėrmendur, tė diakonit katolik dhe tonėn, u vendos qė tė krijohet njė kėshill mė i zgjeruar ose njė grup projektues i cili do tė merrej mė intensivisht me njė projekt tė mėsimit fetar islam nėpėr shkollat e Kreuzlingenit. Nė takimin e radhės nė shtator tė vitit 2009 u arrit qė ky kėshill tė pėrbėhej nga Susanne Pauli (nėpunėse pranė Zyrės sė Shkollave Publike tė kantonit Thurgau - Frauenfeld), Priska Reichmuth (nėpunėse nė po tė njėjtėn zyrė), Mark Kris Keller dhe Judith Borer (Shkolla e Lartė Pedagogjike Thurgau nė Kreuzlingen), Christof Kreis (i deleguar i komunės sė Kreuzlingenit pėr integrim), Herbert Kammacher (drejtues i shkollės fillore “Egelsee” nė Kreuzlingen), Hans-Jürg Michael (drejtues i shkollės fillore “Wehrli” nė Kreuzlingen), unė si imam, Xhelal Qazimi (pėrfaqėsues i Bashkėsisė Islame Shqiptare nė Kreuzlingen), Xhavit Ēetinkaja, Erol Korkmaz dhe Serap Altėntash (pėrfaqėsues tė Komunitetit Islam Turk nga Kreuzlingeni), prifti katolik Loretan si dhe nėnkryetarja e kishės evangjeliste nė Kreuzlingen, zonja Susanne Dschulnigg.


Ēfarė pėrmban projekti?

Komisioni i lartpėrmendur bėri skicimin e projektit pėr futjen e mėsimit fetar pėr fėmijėt muslimanė nė disa shkolla fillore tė Kreuzlingenit, paralel me mėsimin fetar pėr fėmijėt katolikė dhe evangjelistė, brenda orarit tė rregullt shkollor me nga njė orė nė javė. Ky mėsim do tė zhvillohet nė mėnyrė qė temat qendrore tė Islamit tė trajtohen nga njė perspektivė e brendshme fetare (“teaching in religjion”), ēka mėton qė mėsimet e Islamit tė pėrcillen te fėmijėt me njė ndjenjė mė tė fuqishme lidhshmėrie pėr atė tė veten dhe jo thjesht tė pėrcillen njohuri tė thata e tė pėrgjithshme, jo-emocionale, rreth Islamit (“teaching about religjion”). Nė kėtė mėsim do tė pėrfshihen nxėnėsit e klasave 4, 5 dhe 6, ashtu qė ky mėsim nė vitin shkollor 2010/2011 do tė zhvillohet vetėm me nxėnėsit e klasės 4, nė vitin shkollor 2011/2012 me nxėnėsit e klasave 4 dhe 5, kurse nė vitin shkollor 2012/2013 do tė pėrfshihen nxėnėsit e klasave 4, 5 dhe 6. Nė fund tė kėtij 3-vjeēari do tė bėhet njė vlerėsim i kėtij projekti dhe do tė vendoset pėr vazhdimin ose jo tė mėtutjeshėm tė tij. Mėsimi do tė zhvillohet nė gjuhėn standarde gjermane dhe nga njė person i pėrgatitur profesionalisht si nė aspektin teologjik islam ashtu edhe nė atė pedagogjik. Mėsimi do tė jetė i hapur edhe pėr nxėnės jomuslimanė si edhe pėr vizita tė autoriteteve shkollore dhe tė prindėrve tė fėmijėve. Meqė nė bazė ky mėsim ėshtė fakultativ, vullnetar, do tė duhet angazhuar pėr tė motivuar prindėrit qė t’i dėrgojnė fėmijėt e tyre nė mėsim.

Pėr kėtė qėllim, ky komision parasheh qė pėrgjegjėsinė zyrtare tė kėtij projekti ta marrin dy bashkėsitė fetare islame tė Kreuzlingenit, xhamia shqiptare dhe turke, duke krijuar njė shoqatė apo ndonjė strukturė tjetėr tė pėrbashkėt juridike, e cila do tė kujdeset pėr sigurimin e njė plan-programi mėsimor (kėtė gjithnjė nė bashkėpunim me Shkollėn e Lartė Pedagogjike Thurgau nė Kreuzlingen), pėr sigurimin e mjeteve mėsimore: librat, fletoret e punės etj., pėr sigurimin e kuadrit pėrkatės mėsimdhėnės, pėr sigurimin e mjeteve financiare pėr kėtė projekt si dhe pėr vlerėsimin e tij nė fund tė 3 viteve, sėrish bashkė me Shkollėn e Lartė Pedagogjike dhe autoritetet shkollore tė klasave tė ulėta tė Kreuzlingenit. Nga kjo e fundit kėrkohet qė tė vėrė nė disponim hapėsirat pėr kėtė qėllim nė dy objekte shkollore tė qytetit.

Pas disa takimesh tė anėtarėve tė kėtij projekt-grupi u konkretizua edhe mė tepėr ēėshtja e kėtij projekti duke u pėrcaktuar pėr njė plan mėsimor tė pėrgatitur nga njė kolegjium profesorėsh muslimanė e jomuslimanė tė Universitetit Friedrich-Alexander nė Nürnberg tė Gjermanisė, nė krye me Prof. Dr. Harry Harun Behr nga Qendra Interdisiplinare pėr Arsim Fetar Islam (Interdisziplinäres Zentrum für Islamische Religionslehre – www.izir.uni-erlangen.de ) pranė tė njėjtit universitet. Ky kurrikulum ėshtė miratuar nga Ministria pėr Arsim dhe Kulturė e Shtetit tė Bayernit. Si tekst mėsimor projekt-grupi pėrzgjodhi librin “
Saphir 5/6 – Islamisches Religionsbuch für junge Musliminnen und Muslime” (München, 2008) pėr klasėn 5 dhe 6 tė pėrgatitur nga Lamya Kaddor, Rabeya Müller dhe Harry Harun Behr, ndėrkaq pėr klasėn e katėrt ēėshtja mbetet akoma e hapur, ngase pėr momentin nuk ekziston ndonjė libėr qė do t’i pėrgjigjej plotėsisht planit mėsimor tė lartpėrmendur. Nėse nuk arrihet tė sigurohet njė tekst i tillė, do tė shkohet nė ndonjė kombinim tė mundshėm tė disa teksteve ekzistuese. Pos tjerash grupi projektues vendosi qė kėtė mėsim ta japė njė kuadėr i pėrshtatshėm me pėrkatėsi fetare islame dhe u pėrcaktua qė pėr mėsimdhėnės nė kėtė fazė tė jetė imami i Bashkėsisė Islame Shqiptare “Hėna e re” Mr. Rejhan Neziri (autori i kėtij teksti) dhe nė ndėrkohė tė kujdeset pėr sigurimin edhe tė njė mėsimdhėnėsi ose mėsimdhėnėseje tjetėr rezervė. Dhe sė fundi aspekti financiar i kėtij projekti mbetet si pėrgjegjėsi e muslimanėve dhe e donatorėve tė tjerė, meqė Zyra pėr Arsim dhe Kulturė e kantonit nuk ndanė asnjė mjet financiar pėr kėtė qėllim, madje as edhe pėr mėsimin fetar krishter – ata kėtė e sigurojnė pėrmes tatimit pėr kishat qė e mbledh shteti zviceran nga besimtarėt krishterė – ajo vė falas nė disponim vetėm hapėsirat shkollore dhe mjetet e nevojshme pėr zhvillimin e mėsimit. Shoqata e pėrbashkėt e dy xhamive nė fjalė, qė pritet tė krijohet sė shpejti, kėto mjete financiare do t’i sigurojė nga tri burime kryesore: 1/3 do ta mbulojnė dy xhamitė, 1/3 do ta mbulojnė prindėrit e fėmijėve dhe 1/3 tjetėr do ta sigurojnė nga donatorė e sponsorė tė tretė tė vendit.

Pas sqarimit thuajse tė hollėsishėm tė projektit grupi qė punonte pėr hartimin e tij pėrcaktoi edhe
caqet apo synimet e projektit nė fjalė, pėr ta argumentuar atė pėrpara organeve zyrtare, si: pėrmes kėtij mėsimi fėmijėt muslimanė, tė cilėt pėrbėjnė 22.9 % tė numrit tė pėrgjithshėm prej 1900 nxėnėsve nė shkollat e qytetit (24.5 % pėrbėjnė evangjelistėt dhe 31.6 % katolikėt), mbėshteten nė ndėrtimin e identitetit si dhe nė pėrforcimin e vetėdijes sė tyre; avancohet aftėsia e kėtyre fėmijėve pėr njė kontakt dhe gėrshetim mė tė shėndoshė me bashkėmoshatarėt e feve tė tjera; nė hapėsirėn sociale tė shkollės bėhet vetėdijesimi dhe ushtrimi i vlerave humane e demokratike tė Islamit; u ofrohet mundėsia fėmijėve pėr t’u marrė me pyetjet bazė jetėsore siē ėshtė ndėr tė tjerat edhe feja; avancohet integrimi nė shoqėri i fėmijėve dhe prindėrve mėrgimtarė me pėrkatėsi fetare islame; ndėrtohet njė urė komunikimi e gėrshetimi midis shkollės dhe bashkėsive fetare islame, ashtu siē ekziston kjo edhe me kishat e vendit; prezenca nė shkollė e njė autoriteti musliman i pengon konfliktet e mundshme fetare; rritet transparenca lidhur me pėrmbajtjen e mėsimit fetar; mėnjanimi i pengesave pėr bashkėpunim; bashkėsitė fetare islame ofrojnė njė kontribut aktiv pėr njė bashkėjetesė paqėsore; fėmijėt e mėsojnė Islamin si njė fe tė mbėshtetur nė paqe e jo nė dhunė; avancohet shkėmbimi ndėrfetar etj.


Miratimi i projektit nga autoritetet shkollore

Mė 9 dhjetor 2009, dy javė pas referendumit pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve nė Zvicėr, nga ana e Dr. Judith Borer, drejtuesit tė shkollės Wehrli, Jürg Michael, Dr. Matthias Loretan dhe Mr. Rejhan Nezirit ky projekt me kėto synime iu prezantua drejtorit tė pėrgjithshėm tė shkollave tė Kreuzlingenit, Dr. Jürg Schenkel dhe u kėrkua nga ai qė ta pranonte e miratonte atė. Pas disa pyetjeve shtesė pėr sqarimin e mėtejmė tė projektit, ai nė prani edhe tė njė gazetari tė Thurgaur Zeitung u deklarua se e pranon kėtė projekt dhe se do tė kėrkojė edhe nga asambleja e pėrgjithshme e shkollave tė Kreuzlingenit ta miratojnė atė edhe formalisht. Ky miratim i njėzėshėm nga ana e kėtij organi ndodhi mė 12 janar 2010 me kushtet nė vijim: 1. Ky projekt do tė pėrcillet nga njė grup i pėrbėrė prej njė delegacioni tė bashkėsive islame nė Kreuzlingen, nga njė drejtues shkolle, nga i ngarkuari pėr integrim pranė komunės sė Kreuzlingenit, nga njė pėrfaqėsues i kishės katolike dhe evangjeliste si dhe nga njė pedagog i Shkollės sė Lartė Pedagogjike nė Kreuzlingen, 2. Hapėsirat e nevojshme shkollore pėr arsimin fetar islam do tė lihen nė disponim falas, 3. Mėsimi fetar islam tė zhvillohet nė gjuhėn gjermane, 4. Mėsimdhėnėsi tė zotėrojė njė arsimim pėrkatės, 5. Mėsimi fetar islam tė mbėshtetet nė njė plan mėsimor tė njohur zyrtarisht dhe tė pėrcaktohet nga ana e grupit projektues, 6. Tė dhėnat e nevojshme qė kanė tė bėjnė me adresat e nxėnėsve tė pėrkatėsisė islame do tė vihen nė disponim nga ana e drejtorisė sė shkollave tė qytetit. Kjo drejtori nuk merr pėrsipėr mbėshtetjen e mėtutjeshme financiare tė projektit nė fjalė. Pas skadimit tė afatit 3-vjeēar drejtoria do tė vendosė pėr vazhdimin eventual tė kėtij mėsimi ose do tė pėrcaktojė kushte tė reja pėr tė. Si bazė diskutimi pėr kėtė do tė shėrbejė vlerėsimi pėrkatės me shkrim.

Tė gjitha kėto kushte e synime zaten ishin paraparė edhe mė herėt nga grupi projektues, me ēka vėrtetohet edhe njė herė zyrtarisht angazhimi serioz nė kėtė drejtim.

Dy ditė mė vonė, 14 janar 2010, grupi qė e zhvilloi kėtė projekt mbajti mbledhjen e rregullt tė tij ku u shpreh gėzimi dhe falėnderimi pėr miratimin e tė njėjtit dhe ndėr tė tjera u vendos pėr hapa konkretė: themelimi i Shoqatės sė pėrbashkėt islame nga ana e xhamive shqiptare dhe turke, konsultimi i njė juristi rreth pėrpilimit tė njė statuti tė kėsaj Shoqate, sigurimi i adresave tė familjeve muslimane pėr t’i njoftuar ata me kėtė projekt, motivimi i tyre si dhe plotėsimi i formularėve pėr regjistrim tė fėmijėve tė tyre nė kėtė mėsim, sigurimi i teksteve mėsimore, sigurimi i mjeteve financiare si dhe bashkėrenditja e orarit mėsimor nė bashkėpunim me drejtorinė e shkollave tė qytetit.


Ē’pėrmban ky mėsim islam nėpėr shkolla?

Duke u nisur nga fakti se muslimanėt e Kreuzlingenit u pėrkasin nacionaliteteve tė ndryshme dhe eventualisht edhe shkollave apo lėvizjeve tė ndryshme islame, pėr bazė do tė merret mėsimi i asaj qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė muslimanėt, nė mėnyrė qė tė gjithė ose shumica e nxėnėsve muslimanė tė pėrfshihen nė kėtė proces. Andaj edhe pėr ēdo vit nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar do tė bėhet thellimi nė 8 fusha apo njėsi bazė mėsimore:
1 “
Bashkėjetesa”: bashkėjetesa me tė tjerėt nė njė shtet juridik e demokratik.
2. “
Mėsimi rreth besimit”: tema fetare qendrore si Zoti, krijimi, natyra dhe qėllimi i jetės.
3. “
Jeta fetare ose lutjet”: ushtrimi i lutjeve rituale (namazit) dhe i lutjeve personale (duave).
4. “
Historia dhe gjeografia e Islamit”: zhvillimet e ndryshme historike e kulturore-gjeografike brenda Islamit, me theks tė veēantė edhe tė Islamit nė Evropė.
5. “
Muhammedi a.s.”: kuptimi dhe rėndėsia historike dhe fetare e personalitetit tė pejgamberit Muhammed a.s.
6. “
Kur’ani dhe Sunneti (Hadithi)”: njohuri sistematike rreth dy burimeve bazė tė Islamit dhe hyrje nė tekste tė pėrzgjedhura tė tyre.
7. “
Pejgamberėt tjerė”: hyrje nė rrėfimet mbi pejgamberėt tjerė para Muhammedit a.s. jo nė mėnyrė epiko-kronologjike ose gjenealogjike, porse nga njė aspekt prototip-tematik.
8. “
Fetė tjera”: pėrmbajtja e feve tė tjera si dhe bashkėjetesa me pjesėtarėt e tyre.


Vlenė tė theksohet se mėsimi fetar qė zhvillohet nė mektebin e xhamisė do tė vazhdojė edhe mė tej me tė njėjtin orar dhe plan mėsimor. Ai as nuk do tė reduktohet e as nuk do tė modifikohet.

Mėsimi fetar islam nėpėr shkolla publike, pos Kreuzlingenit, zhvillohet edhe nė Wil (SG), Kriens dhe Ebikon (LU) si dhe nė kantonin Aargau.




Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 07 Mrz 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore