EL - HIKMEH

Kėrko

Shko te permbajtja e faqes

Menyja kryesore


Mendimi teologjik musliman

Akaidi

Nexhat S. Ibrahimi




Mendimi teologjik musliman midis tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes



Zhvillimi i mendimit teologjik musliman, si nė pikėpamje kuantiteti ashtu edhe nė atė kualiteti, si nė pikėpamje historike, ashtu edhe religjioze, politike e kulturore, ka kaluar nėpėr kohė shumė tė bujshme, tė gjalla dhe mjaft interesante.

Ka mendime se manifestimi i parė i mendimit islam u paraqit jashta Arabisė dhe atė nė tri fronte:

1) Muslimanėt tė ballafaquar me situatat dhe me problemet e reja, kurse tashmė nė mungesė tė Pejgamberit a.s. nė tė cilin do tė mund tė thirreshin pėr udhėzime tė reja konkrete nga fusha e urdhėrave hyjnorė, muslimanėt i qenė lėnė vetvetes nė procesin e transformimit tė idealeve islame nė dispozita, nė mėnyrė qė t'i pėrgjigjen gjendjeve tė reja tė jetės sė pėrditshme dhe tė gjendet zgjidhje pėr problemet e reja. Pėr ta bėrė kėtė, muslimanėt janė detyruar tė formulojnė dhe tė japin pėrgjigje pėr aspektet e sheriatit dhe tė kuptuarit e shpalljes. Kjo ēoi deri te zhvillimet e para tė diturisė sė sheriatit, tė hadithit, logjikės, historiografisė dhe biografisė. Kėto sfida dhe pėrpjekje bėnė qė muslimanėt tė prodhojnė njė filozofi pozitive, racionale, kritike, tė gatshme t'u pėrgjigjet nevojave tė qytetėrimit tė zhvilluar dhe qytetėrimit pėrparimtar.

2) Muslimanėt nė kėtė periudhė kanė medituar dhe sistematizuar tė vėrtetat me vizion tė ri islam. Nuk kishte kontraverzė, ndonėse diskutohej dhe veprohej pėr ardhmėrinė e umemtit islam. Ata ishin tė udhėhequr me librin e qartė (kitab mubin), traditėn e sqaruar (sunneh mubejjineh) dhe ligjin qė sendėrtohet (sheriah muhakkikah) dhe angazhuan mendjen tė meditojė dhe tė kėrkojė pėrgjigje. Meqė ėshtė e ditur se Shpallja ėshtė josistematike dhe e papėrpunuar. Ajo nuk pėrmban zgjidhje tė gatshme pėr tė gjitha situatat dhe rastet. Detyra e sistematizimit, e kategorizimit dhe i aplikimit tė saj nuk i pėrket vetė shpalljes, por mėsuesve dhe dijetarėve nė kohėt dhe hapėsirat historike.

3) Muslimanėt janė takuar me hebraikėt, kristianėt, sabejėt dhe zoroastrianėt tė cilėt e kanė verifikuar mėsimin islam dhe kėrkonin pėrgjigje tė kėnaqshme para pranimit tė islamit.
Eshtė normale qė kėta fe dhe popuj me pranimin e islamit kanė sjellė me vete dhe trashėgiminė religjioze-ideore tė tyre. Shumė ēėshtje ata i kanė shikuar nė dritėn e tyre gjė qė kanė ndikim dhe refleksion edhe mė vonė.

Njė autor tjetėr mendimin teologjik musliman e vendos nė pesė faza:

1) Fillimi shekulli i parė dhe fillimi i shekullit tė dytė hixhrij/ tetė gregorian;

2) Shėnimi dhe dalja nė skenė e shkollave dhe sekteve tė ndryshme tė kelamit. Kjo fazė shtrihet nė katėr shekuj, pėrafėrsisht, nga vitet e hershme tė shekullit tė dytė deri nė fund tė shekullit tė pestė h. / njėmbėdhjetė;

3) Zhvillimi dhe pėrzierja me filozofinė, qė zgjati prej shekullit tė gjashtė h./ tė dymbėdhjetė deri nė shekullin e nėntė h./pesėmbėdhjetė;

4) Ngecja dhe imitimi, prej shekullit tė dhjetė h./gjashtėmbėdhjetė deri nė fund tė shekullit dymbėdhjetė h./tetėmbėdhjetė;

5) Periudha bashkėkohore, dy shekujt e fundit.

Edhe orientalistėt L. Gardeti dhe M. Anawati ofrojnė njė periodizim interesant, qė nuk bėn tė hedhet poshtė a priori. Ata mendojnė se kelami, e ne do tė thoshim edhe historia e mendimit teologjik musliman, ndahet nė shtatė periudha:

1) Periudha e preformacionit nė Medinė;
2) Periudha e vlimit (apo takimi me teologjinė kristiane);
3) Periudha heroike (konflikti mu'tezilit-tradicionalist, respektivisht takimi me filozofinė greke);
4) Fitorja e esh'arizmit;
5) Eklekticizmi i El-Gazaliut dhe rruga e tė a.q. "tė modernizuarve";
6) Periudha e konzervatizmit tė vrazhdė;
7) Periudha e modernizmit (ose reformizmit).

Nėse i kemi parasysh tė gjitha kėto, ėshtė vėshtirė tė tėrhiqet njė vijė ekzakte rreth periodizimit dhe karakteristikave tė historisė sė mendimit teologjik musliman. Por, pajtohem me R. Hafizoviq, se nė vija tė trasha, historia e mendimit teologjik musliman kryesisht mund tė ndahet nė tri periudha zhvillimore. Secila nga kėto periudha ka specifikat e saj tė pėrgjithshme por edhe tė veēanta.

Periudha e parė nė historinė e mendimit teologjik musliman paraqet fazėn normative dhe formative dhe ajo promovon teologjinė muslimane si urtėsi tė zbuluar apo si mėsim rigoroz religjioz, el-'ilm ( العلم ). Kjo urtėsi apo ky mėsim ende paraqet fazėn pararacionale, sepse nuk ėshtė filluar e zhvilluar sipas sistemeve dhe trajtave tė trashėguara metafizike dhe shkencore-kulturore, por ėshtė filluar dhe zhvilluar sipas forcės sė pėrjetimit dhe tė jetuarit tė Porosisė shpirtėrore hyjnore dhe pejgamberike.

Periudha e dytė nė historinė e mendimit teologjik musliman paraqet fytyrėn gati krejt tė re, rigoroze teologjike tė mendimit musliman nė kuptim tė interpretimit mė rigoroz tė urtėsisė burimore islame. Teologjia muslimane tash paraqitet si dituri e veēantė me tė cilėn fillon koha e traditės interpretuese tė muslimanėve nė pėrgjithėsi. Ajo pushon tė bėhet sacra pagina dhe bėhet disiplinė rigoroze shkencore (theologia), nga rrėnja universale e sė cilės do tė mbijnė shumė filiza. Krahas kėsaj dinamike tė fesė e cila gjatė historisė do tė paraqesė tharmin shpirtėror nė zhvillimin dhe pėrhapjen e fjalės sė Zotit nė pikėpamje shpirtėrore dhe historike, teologjia muslimane do tė nxisė takimin e fesė dhe mendjes/arsyes, takimin e islamit dhe shpirtėroriteteve tė tjera si ajo heleniste, judeo-kristiane etj. Ky zhvillim do tė niset, por nuk do tė pėrfundohet deri nė fund pėr shkak tė braktisjes sė ixhtihadit thuajse gjatė tetė shekujve vijues, nė kohėn mė dramatike dhe mė kritike tė zhvillimit institucional musliman, duke e kaluar kėtė dimension sė pari nė shpirtėroritetin judaist e pastaj edhe perėndimor latin. Pėr kėtė arsye, teologjia muslimane, duke i dhuruar tėrė qenien e saj religjioze dhe kulturore tė tjerėve, e duke heshtur thuajse tetė shekuj, deri nė ditėt tona konsiderohet si ndėrmjetėsim para/kritik shkencor tė Urtėsisė sė zbuluar hyjnore.

Periudha e tretė nė historinė e mendimit teologjik musliman paralajmėron kohė mė tė mira dhe perspektivė mė tė sigurtė shpirtėrore tė mendimit teologjik musliman. Nė kėtė ndikuan lėvizjet bashkėkohore muslimane nė fund tė shekullit XIX dhe gjatė shekullit XX dhe diskursi i ri kritik qė do ta ndėrtojė mendimi teologjik me hapjen e tij tė matur dhe largpamėse ndaj tė gjitha tė arriturave pozitive qė ka trashėguar shpirti krijues bashkėkohor, duke iu nėnshtruar rregullave dhe kėrkesave autentike tė urtėsisė tradicionale tė botėkuptimit islam. Kjo periudhė e zhvillimit tė teologjisė muslimane paralajmėron teologjinė si vlerėsim kritik tė ri teoriko-praktik tė fesė dhe pėrmbajtjes sė saj tė pėrgjithshme. Krahas detyrave tė saj tradicionale, teologjia tash merrė edhe detyrime por edhe mundėsi dhe shans tė ri pėr manifestimin e saj tė tėrėsishėm dhe tė plotė. Kjo teologji sot ėshtė para njė sprove kundrejt bashkėkohėsisė nė tė cilėn jo vetėm zhvillon njė analizė tė kthjellėt kritike tė pėrmbajtjeve tė burimeve tradicionale islame, por ka pėr detyrim tė trasojė shtigje tė reja dhe mekanizma tė ri nė transmetimin e pėrmbajtjes bazore tė fesė, pastaj tė vendos vizione tė reja kreative, tė cilat nė kohė tė duhur do tė zbulojnė forma tė reja tė tė menduarit dhe forma tė reja tė leximit dhe tė mbjelljes sė fidaneve tė reja tė Shpalljes dhe tė Fesė nė zemrėn e pėrgjumur dhe nė mendjen e errėsuar tė anthroposit shekullarist. Kėtė detyrė e kanė tė gjitha shkencat, tė gjitha dituritė, pa monopol mbi tė vėrtetėn, pa tė drejtė tė shtyhet zgjidhja e problemeve tė grumbulluara me shekuj pėr njė kohė tjetėr.

Sipas faktorėve dhe rrethanave ekzistuese tre ndikues janė vendimtarė qė vendosin nė fatin e mendimit bashkėkohor teologjik:

1) Teologjia gjithnjė medoemos duhet tė zė fill nė fe, besim. Feja ėshtė natyra bazore e njeriut sipas dinamikės sė tė cilės njėmendėsohet raporti i njeriut dhe Zotit. Teologjia ėshtė pėr/gjigjja (besimi) e njeriut nė tė folurit (sugjerimit) tė Zotit (Shpallja), teologjia ėshtė zbullimi dalės-njohės i njeriut te Zoti dhe vetėm nė kėtė mėnyrė, qoftė ajo teologjike, filozofike, poetike, artistike e tė tjera, njėmendėsohet prania e njeriut te Zoti dhe e Zotit te njeriu. Roli i teologjisė nė kėtė ėshtė qė shkencėrisht ta hulumtojė dhe tė ndriēojė tė gjitha format kreative tė fesė dhe tė pėrcaktojė tė gjitha drejtimet drejt tė cilave lėviz gjeniu i saj i gjallė shpirtėror, duke nxitur nė kėtė mėnyrė edhe zhvillimin vetjak, pranishmėrinė dhe kongjenialitetin nė ēdo ēast historik dhe nė ēdo brez.

2) Teologjia duhet tė jetė e hapur pėr botėn e humanumit bashkėkohor dhe seriozisht t'i qaset shqyrtimit kritik tė tė gjitha pėrvojave tė cilat sot shpirti njerėzor i realizon nė vetė/zhvillimin e tij. Teologjia kėtė duhet ta bėjė qė t'i kuptojė shenjat e kohės sė vet, rrjedhėn e transformimeve mė tė reja nė tė cilėn po hynė bota aktuale sepse vetėm kėshtu teologjia denjėsisht mund ta kultivojė praninė e Porosisė hyjnore dhe pejgamberike nė shenjat pėrkatėse dhe ta ndėrtojė nė perspektivat e reja tė botės bashkėkohore.

3) Teologjia duhet tė jetė thellė e vetėdijshme dhe me pėrgjegjėsi e vendosur para detyrės sė saj zanafillore, e cila e vetmja garanton ekzistimin e saj, zhvillimin shpirtėror dhe pėrshtatshmėrinė akademike, kurse fjala ėshtė pėr detyrėn e saj lajmėruese. Teologjia duhet tė ofrojė fotografi tė re tė Urtėsisė hyjnore dhe tė paralajmėrojė ndėrmarrje tė reja tė Porosisė hyjnore nėpėrmjet sė cilės edhe vetė Fryma hyjnore bėhet e pranishme nė fjalėt dhe veprat e botės. Kjo do tė thotė se teologjia jo vetėm qė duhet tė vėrejė dilemat e shtruara tė botės dhe njeriut bashkėkohor, por me vizionin kreativ tė saj do t'u pėrgjigjet atyre.

Detyrėn lajmėruese tė teologjisė muslimane e imponon vetė Kur'ani:


لِكُلِّ نَبَإٍ مُسْتَقَرٌّ وَسَوْفَ تَعْلَمُونَ.


"
Ēdo lajm e ka afatin e realizimit, e mė vonė, ju do tė kuptoni." (El-En'am, 67), sikur edhe hadithi i Muhammedit a.s. mbi 70 e disa frakcione, tė cilėn e ka thėnė nė disa raste: "Izraelitėt do tė ndahen nė shtatėdhjetė e dy grupacione fetare, kurse ummeti im do tė ndahet nė shtatėdhjetė e tre grupacione fetare. Tė gjitha do tė shkojnė nė xhehennem, pos njė. Kjo ėshtė ajo qė do tė mė ndjek mua dhe shokėt e mi.".

Nė vazhdim do tė trajtohen disa probleme tė rėndėsishme tė mendimit bashkėkohor musliman nė botėn e re.


I. Gjuha e Shpalljes dhe Traditės


Ēėshtja e Shpalljes dhe e Traditės pejgamberike ka qenė dhe do tė jetė njė nga problemet qendrore, dhe tė pashmangshme tė teologjisė. Duke u ushqyer me pėrmbajtjet bazore nga Shpallja dhe Tradita, teologjia nė Islam ndėrton akcese dhe analiza tė reja por edhe tė llojllojshme shkencore ndaj tekstit tė kėtyre dy burimeve normative tė Islamit. Nė kėtė pėrpjekje intelektuale merren parasysh rregullat tradicionale tė shpjegimit tė Shpalljes dhe Traditės duke respektuar edhe kontributet teologjike muslimane nga periudhat e arta. Ky angazhim solli deri te zhvillimi i gjithėanshėm i literaturės sė tefsirit.

Pėr kėtė arsye, qasja ndaj tekstit tė Kur'anit nuk bėn tė kufizohet vetėm nė aspektin i mrekullisė gjuhėsore, respektivisht qasja ndaj Traditės nuk bėn tė kufizohet vetėm nė fjalėt, veprat dhe mrekullitė e tė Dėrguarit tė Zotit, duke shpėrfillur pėrpjekjen qė tė depėrtohet nė vetė thelbin, frymėn e kėtyre fjalėve por edhe duke mos vendosur rregulla tė reja ekzegjete dhe hermeneutike nė komentimin e teksteve tė shenjta. Problemet kėtu tė pėrmendura, por edhe tė papėrmendura, kanė rezultuar lindjen e perspektivave tė reja shpirtėrore nė literaturėn bashkėkohore tė tefsirit dhe nė hermeneutikėn teologjike. Kėtė literaturė e karakterizojnė:

- Gjuha e Kur'anit dhe Hadithit e cila shpreh njė lloj tė tė qenurit vetėorientues qė i paraprinė ēdo pėrmbajtjeje tė re. Thellėsia transcendente e burimeve ėshtė e mbrojtur nga vetė struktura dinamike e gjuhės arabe ;

- Variantet gjuhėsore tė Kur'anit dhe Hadithit kanė raporte tė ndėrsjella dhe formojnė dy dimensione: 1) Dimensionin zbritės-manifestues nėpėrmjet sė cilit Zoti i zbulohet Pejgamberit a.s. dhe; 2) Dimensionin dalės-kognitiv nėpėrmjet sė cilit Pejgamberi a.s. i zbulohet botės sė transcendencės hyjnore ;

- Gjuha e Kur'anit dhe Hadithit pėrbėhet prej njėmendėsisė sė gjallė, natyrės mė konkrete dhe veēanėsisė shpirtėrore e cila ka gjenealogji tė dyfishtė: hijero-historike (zinxhiri i tė dėrguarve qiellorė) dhe literare, e cila ėshtė vėnė nė lėvizje nėpėrmjet aspekteve tė verifikuara profano-historike tė teksteve tė shenjta tė zbuluara;

- Gjuha e Kur'anit dhe Hadithit ėshtė:

1) E pėrhershme, dhe kėtė pėrhershmėri e pėrbėn natyra e sistemit gjuhėsor tė gjuhės;
2) Gjithnjė e re, sepse kėtė rini ia japin variantet e shumta vokale qė i sigurojnė kuptime tė shumta semantike dhe e bėjnė tė hapur dhe tė perceptueshme edhe pėr gjuhėt dhe kulturat tjera;
3) Kongjenitale pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo brezė, e kėtė e siguron pėr shkak tė mospėrkufizimit parimor tė dinstikcioneve kohore; pėr kėtė shkak, Kur'ani mund tė kuptohet korrektėsisht vetėm nėpėrmjet Hadithit dhe Hadithi pas njoftimeve paraprake mbi pėrmbajtjen e Kur'anit.


II. Personaliteti i Pejgamberit tė All-llahut, Muhammedi a.s.


Gjuha e Kur'anit dhe Hadithit ėshtė nė lidhje tė ngushtė me personalitetin (individualitetin) e Muhammedit a.s.. Ka disa arsye pėr pohimin e sipėrm por mė e rėndėsishmja ėshtė se personaliteti i Muhammedit a.s. ėshtė hallka e fundit por edhe mė vendimtarja nė vijėn e fjalės hyjnore tė jetėsuara nė historinė profane.

Po ashtu, mė rėndėsi ėshtė se nė bazė tė kuptimeve tė Shpalljes, ka mbirė dhe ėshtė kultivuar fryma pejgamberike. Mendimtarėt nga kjo nxjerrin dy fakte tjera prej nga frymėzohen dy aspekte qenėsore tė personalitetit tė Muhammedit a.s.: fakti i zgjedhjes, i cili ėshtė me karakter metahistorik dhe pėrcakton paraekzistencėn e Muhammedit a.s. dhe fakti i thirrjes sė Muhammedit a.s. nė veprėn pėrmbaruese pejgamberike, i cili ėshtė me karakter historik apo profano-historik dhe ky e zbulon Muhammedin a.s. si Logos universal tė Shpalljes hyjnore, nė pėrkryeshmėrinė fetaro-morale dhe sheriatike tė sė cilės bashkėpjesėmarrin tė gjithė pejgamberėt e mėhershėm dhe tė gjitha librat e mėhershme qiellore. Njė dijetar kėtė e pėrshkroi si "personaliteti i tij historik pėrshkohet me trashėgiminė e pėrhershme tė Ibrahimit a.s. tė besimit primordial (el-imanu), tė sheriatit tė Musait a.s. (el-islamu) dhe rrugės shpirtėrore tė Isait a.s. (el-ihsanu)".

Segmenti tjetėr i pashmangshėm lidhur me personalitetin e Pejgamberit a.s. ėshtė shembėlltyra (usvetun) e tij pėr pasim, ndjekje nė jetėn e ēdo besimtari musliman. Ēdo besimtar i kohėve tė reja duhet t'u kthehet rrėnjeve zanafillore shpirtėrore, sepse Muhammedi a.s. ėshtė me fytyrė tė rrezatuar me personalitetin shpirtėror tė shembullit pejgamberik. Kėto dhe segmentet tjera do tė imponojnė paraqitjen e ummetit, nga ai i Pllakės sė Ruajtur Mirė (Lewh'ul-Mahfudh) nė ummetin tokėsor, historik, njerėzor.


III. Ummeti - Shembulli i shoqėrisė sė re


Duke hulumtuar pėr shembullin dhe modelin mė tė pėrshtatshėm pėr rregullimin shoqėror, mendimtarėt bashkėkohorė muslimanė kanė konstatuar se ummeti i Muhammedit a.s. ėshtė shembulli amshues, tė cilin Zoti xh. sh. kaherė e ka zgjedhur pėr shembull tė jetės nė kėtė botė. Ky shembull zė fill nė tė gjitha shpalljet e mėhershme historike dhe se sipas natyrės sė tij ėshtė shprehje e a/leancės paraekzistenciale, tė pėrhershme dhe tė pashkėputur qė Zoti e ka vendosur me Muhammedin a.s.: ''Isha i dėrguar edhe atėherė kur shpirti i Ademit pezullonte nė horizontin e tokės dhe detit." Kėsaj a/leance paraekzistenciale aplikim historik i ėshtė vėnė me pejgamberinė e Ibrahimit a.s.. Sipas komentuesve tė kur'anit, Ibrahimi a.s. kombinonte tė gjitha cilėsitė e mira tė besimeve Hyjnore, tė Zotit tė bashkėsisė sė vetėdijshme. Ai ka qenė modeli mė i shquar i vetė ummetit, pėr kėtė arsye edhe ėshtė quajtur ummet.

Ky lloj organizimi nuk ka mundur tė themelohet nė bazė tė pėrkatėsisė sė gjakut, tė racės, tė pėrkatėsisė territoriale, religjioze ose kulturore dhe pėr kėtė arsye nuk bartė me vete ngarkesa nga e kaluara ose trashėgimi nė tė cilat ēdo herė avansohet apo privilegjohet njė fe, njė popull apo njė sistem i caktuar, sepse sistemet e kėtilla tashmė kanė dėshtuar. Ummeti nuk ėshtė pėrmbledhje tė identiteteve nacionale, i bazuar sipas ēelėsit nacional, politik, por bashkė/jetesė e harmonishme e identiteteve religjioze. Ummeti nuk vigjilohet nga ligji i formuluar nga teologėt apo nga elita politike por nga fryma e gjallė e urtėsisė hyjnore dhe nga ligji i amshueshėm hyjnor i cili ėshtė rrėnjosur nė botėn e natyrės, nė natyrėn e njerėzve dhe tė raporteve religjioze, sociale, ekonomike, juridike dhe kulturore. Njėmendėsimi i pėrkryer i kėtyre raporteve ėshtė manifestuar nė modelin medinas tė ummetit tė Muhammedit a.s..

Intelektualėt bashkėkohorė muslimanė mendojnė se shembulli i ummetit medinas ėshtė e vetmja formė pėrkatėse pėr organizim tė ri tė shoqėrive njerėzore, pa ekuilibėr tė frikės dhe tė luftės sė ftohtė, por me takime tė reja religjioze, kulturore dhe tė popujve tė ndryshėm sipas kriterit Hyjnor. Mirėpo, qė tė mund tė sendėrtohet ky model i ummetit medinas, intelektuali musliman, Muhammed Arkun, mendon se procesi i njėmendėsimit tė modelit tė ummetit duhet tė kalojė nėpėr dhjetė aksiomat bazore vijuese, tė cilat pėr shkak tė hapėsirės do t'i cekim shkurtimisht:

1) Kur'ani duhet tė jetė fidani bazor nga i cili mbijnė kuptimet thelbėsore tė mėsimit islam mbi religjionin, shoqėrinė etj.;
2) Pėrmbajtja kur'anore nė vete bartė porositė transhistorike dhe udhėzimet praktike, ideologjike;
3) Procesi i komentimit tė tekstit kur'anor kurrė nuk mund tė ndalet;
4) Kur'ani nuk mund tė redukohet nė rrafshin ideologjik;
5) Akcesi i tėrėsishėm i komentimit tė tekstit tė shenjtė vendos tėrėsinė e traditės interpretuese tė Islamit dhe muslimanėve;
6) Tradita e tėrėsishme e Islamit e vlenė t'i nėnshtrohet hulumtimit tė themeltė antropologjik;
7) Ēdo segment individual i traditės sė tėrėsishme islame mund tė funksionojė si sistem i vetėmjaftueshėm i tė menduarit dhe tė qenurit;
8) Me vendosjen e traditės sė tėrėsishme ēdo traditė e unjėsuar ėshtė e aftė tė lirohet nga ekskluzivizmi dhe intoleranca vetiake;
9) Nė tėrė traditėn islame nuk ekziston asnjė pikėpamje interpretuese e cila ka pushtet tė pėrcaktimit se cila formė e islamit ėshtė autentike e cila jo;
10) Procesi i vendosjes sė autenticitetit tė logjisė (mėsimit) sė pejgamberit Islam a.s. nė tė cilat gjendet norma e pėrhershme e tė menduarit, tė qenurit dhe tė veprimit, nuk bėn tė anojė drejt cilitdo lloj tė redukcionizmit besimdrejt.

Kurse intelektuali i madh musliman, Fazlur Rahman, i vetėdijshėm se nuk ka zgjidhje tė lehtė nė aplikimin e ummetit, kėtė pėrpiqet ta pėrmbledh duke thėnė: "Mėnyra e vetme qė tė prodhohet ligji i mirėfilltė islam ėshtė qė tė ndriēohet vetėdija e opinionit publik, sidomos ai i klasit tė arsimuar, me vlera islame
…." .


IV. Preokupimi i teologjisė bashkėkohore muslimane: liria dhe ēlirimi


Mendimi teologjik bashkėkohor nė Islam konfirmon kongjenialitetin kohor-hapėsinor sa i pėrket problematikės me tė cilėn preokupohet dhe rolit tė tij paralajmėrues. Po ashtu, teologjia bashkėkohore tregon edhe sens dhe ndjenjė mė tė madhe pėr ngjarjet bashkėkohore nė botė pėrgjithėsisht dhe nė botėn muslimane veēanėrisht. Fermentimi i saj shpirtėror ka nxitur dhe ka lindur lėvizje tė shumta brenda mendimit bashkėkohor musliman. Ndėr lėvizjet mė tė rėndėsihme ėshtė ajo qė merret me idenė e lirisė dhe tė ēlirimit nga ndikimet shpirtėrore dhe fizike tė botės muslimane sikurse edhe ajo qė merret me ēėshtjen e riintegrimit e tėrė botės muslimane nė planin politik, shoqėror, ekonomik dhe kulturor. Nė kėtė mėnyrė, rivendoset forma e re e mirėkuptimit, qė nė fund do tė sjellė nė pajtimin e plotė brenda ummetit musliman, duke eliminuar tė gjitha pengesat dhe barrikadat qė popujve muslimanė ua kanė vendosur tė huajtė pėr shkak tė dobėsive tė brendshme. Por, pa e injoruar problemin qė u theksua mė lartė, pajtohemi me autorin Abdullah al-Ahsan i cili pohon se "ndoshta ėshtė mė e drejtė tė thuhet se vetė muslimanėt nuk munden t'i pėrshtaten zhvillimit dhe zbulimeve tė Evropės, se sa tė thuhet se imperializmi kulturor perėndimor ka arritur tė shkatėrrojė besimet dhe vlerat muslimane."

Intelektualėt tė cilėt janė tė angazhuar nė avansimin e mendimit bashkėkohor teologjik musliman, duke parė ecuritė dhe problemet me tė cilat ndeshen, vėrejnė se popujt muslimanė janė duke humbur disa vlera themelore fetare dhe vijnė nė pozitė tė pabarabartė nė pikėpamje politike, ekonomike, sociale e shpirtėrore. Ndonėse posedojnė pasuri shpirtėrore dhe materiale, ata gjithnjė e mė shumė bėhen tė varur politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht. Faji mė i madh pėr kėtė rėnie adresohet nė kreun politik, i cili, pėr shkak tė partneritetit tė gabuar me fuqitė perėndimore, qeveris kundėr interesave fetare, politike dhe ekonomike tė popujve tė vet, ēfarė ėshtė rasti me Egjiptin, Turqinė, Arabinė Saudite e shumė vende tė tjera.

Sipas shkencėtarėve, tre janė llojet e nėnshtrueshmėrisė dhe tė orientimit tė botės muslimane sot: shpirtėrore, ekonomike dhe politike. Rrugėdaljen nga gjendja e nėnshtrimit intelektualėt muslimanė tė teologjisė sė lirisė dhe ēlirimit e shohin nė konstituimin e ummetit (bashkėsisė muslimane), e cili nėpėrmjet institucioneve tė shurės (trupit kėshillimor), ixhmait (vendosjes koncensuale), zekatit (distribuimit tė barabartė tė tė mirave) dhe xhihadit (mbrojtjes unike tė interesave tė pėrgjithshme muslimane). Me kėtė proces nuk nėnkuptohet vetėm njeriu, por edhe shkenca, teknika dhe arti.

Nėse tashmė bota muslimane ka njėfarė pavarėsie, sė paku njė pjesė e saj, tash shtrohet pyetja se si tė arrihet edhe pavarėsia shpirtėrore dhe ekonomike? Si tė bindet dhe si tė mėsohet elita politike muslimane qė t'i ēmojė dhe pėrdorė drejtė vlerat shpirtėrore dhe resurset ekonomike tė dobi tė botės muslimane dhe tėrė njerėzisė. Duke kėrkuar pėrgjigje bartėsit e kėtij angazhimi intelektual kėrkojnė kthim nė burimėsi, kthim nė rrėnjėt shpirtėrore: religjioze, shoqėrore, politike, kulturore dhe qytetėruese. Mirėpo, ky kthim nuk bėn tė kuptohet si kthim fizik. Edhe kėrkesa por edhe pėrgjigja duhet tė jenė nga thellėsia e jo nga sipėrfaqja dhe formalja. Krahas kėtij procesi, paralalisht duhet tė rrjedhė edhe procesi i zhveshjes nga shtresimet e dėmshme nga jashtė, duke u udhėhequr nga burimet dhe kujtesa konstitutive dhe interpretuese dhe duke shfrytėzuar tė gjitha metodat diturore. Duhet pasur parasysh edhe kėtė se procesi i vetėdijėsimit nuk bėn tė shtrihet vetėm nė rrafshin emocional, as shpirtėror, por tėrėsisht nė tė gjitha aspektet dhe sferat.





Literatura:

1. Abdullah al-Ahsan,
Ummet ili nacija, Sarajevė, 2004/1425 h..
2. Akbar S. Ahmed,
Islam pod opsadom (Islam under siege), Sarajevė, 2004/1425 h..
3. Adnan Silajd
žię, Rane škole kelama - Uvod u islamsko klasično mišljenje, Sarajevė, 2004.
4. El-Imam Ebu Bekr Muhammed ibn El-Husejn ibn Abdullah El-Axhuri Esh-Shafiij,
Kitab'ush-sheri`ati, botimi I, Kuvait, 1421 h./2000.
5. Fazlur Rahman,
Duh Islama, Beograd, 1983, fq. 129 e tutje.
6. Frithjof Schuon,
Dimenzije Islama, Sarajevė, 1996.

7. Ismail R. al-Faruqi & Lois Lamya al-Faruqi, The Cultural Atlas of Islam, New York - London, pa vit botimi.

8. Ismet Uzel, Tre ēėshtjet: teknika, civilizimi, tėhuajėsimi, Shkup, 1419 h./1998.
9. J. Memi
ę, Izbor Poslanikovih Hadisa, Sarajevė, 1985, nr. i hadithit 428.
10. Malik ibn Nebi,
Kur'anski fenomen, Sarajevė, 1986, fq. 114 e tutje.
11. Muhammed Asad,
The Principles of State and Government in Islam, botimi II, Gibraltar, 1980.
12. Muhammed Ikball,
Ripėrtėritja e mendimit fetar nė Islam, Shkup, 2006, kreu V.
13. N. Ibrahimi,
Njoftimet pejgamberike pėr ardhjen e Muhammedit a.s., Takvim 1426/1427/Kalendar 2006, Prishtinė, 2005, fq. 137.
14. Nerkez Smailagi
ę, Klasična kultura islama, Libri 1, botimi II, Zagreb, 1976.
15. Osman Emin,
Filozofija arapskog jezika, Islamska Misao, nr. 67, Sarajevė, 1984.
16. Re
šid Hafizovię, O načelima islamske vjere, Zenicė, 1996.
17. S. Sulejman Nedevi,
Muhammed the Ideal Prophet, Lucknow, 1977.
18. S. H. Nasr & O. Leaman ed.,
History of Islamic Philosophy, Part I, Tehran, pa vit botimi.
19. S. H. Nasr,
Tradicionalni islam u modernom svijetu, Sarajevė, 1994.



shko lart


Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Etika | Tesavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Historia e feve | Analiza | Intervista | Dr. I. Bardhi | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Lidhje | L. i vizitorėve | Harta e faqes

Aktualizuar mė: 02 Jul 2010
info@el-hikmeh.net

Kthehu te permbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore