Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 4177 herë

Më datë 6 maj 2018, pas namazit të drekës, në praninë e prindërve dhe të shumë mysafirëve që kishin ardhur gjithandej, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë “Hëna e re” në Kreuzlingen, pranë mual-limit Rejhan ef. Neziri.

Nxënësit që bënë hatmen ishin:

1.    Ammar (Mirsad) Kahrimanović

2.    Enis (Rejhan) Neziri

3.    Fijona (Bedri) Aliji

4.    Fisnik (Jusuf) Xheladini

5.    Hajrije (Ulfet) Iljazi

6.    Hava (Muhamet) Kamberi

7.    Havzi (Jetmir) Sinani

8.    Jusuf (Muhamet) Ziberi

9.    Lina (Valdet) Sulejmani

10.  Nejla (Ejup) Sejfuli

11.  Nura (Qerim) Nuredini

12.  Rilind (Zimer) Memeti, për herë të dytë

13.  Shpëtim (Halil) Veseli, për herë të dytë

14.  Sumeja (Abdulrezel) Aziri

15.  Taulant (Basri) Kurtishi, për herë të dytë

 

Pas leximit të disa pjesëve të Kur’anit fisnik nga katër nxënës, pasoi këndimi i ilahijeve dhe recitimi i vjershave nga ana e nxënësve që bënë hatmen. Më pastaj ata i lexuan përmendësh suret e shkurtra dhe të fundit të Kur’anit të nderuar.

Duanë e hatmes e bëri Shefket ef. Muharemi. Fill pas kësaj, mual-limi Rejhan ef. Neziri u shpërndau nxënësve nga një diplomë për ndjekjen e rregullt dhe të suksesshme të mësimit fetar islam në mekteb.

Kryetari i xhamisë, Faredin Xhaferi, u shpërndau absolventëve nga një dhuratë modeste në emër të kryesisë së xhamisë.

Më pas, imami dhe mual-limi R. Neziri mbajti një ligjëratë të shkurtër rasti. Vlen të theksohet se me këtë gjeneratë hatmen në xhaminë tonë që nga viti 2002 e këndej e kanë përfunduar gjithsej 110 nxënës.

Krejt në fund, pas një fotoje të përbashkët, të pranishmit kishin mundësinë të shijonin ëmbëlsirat që i kishin sjellë familjarët e nxënësve që patën kryer hatmen.

All-llahu xh.sh. ua bëftë kabull hatmen nxënësve, me dëshirën që ata të vazhdojnë ta mësojnë dhe studiojnë Kur’anin gjatë gjithë jetës së tyre.