Kuiz i përgjithshëm mbi Islamin



1) Cili prej koncepteve të mëposhtme i përgjigjet këtij definicioni: "Të besosh me zemër e të deklarosh me gojë se ajo që e ka sjellë Muhammedi a.s. nga All-llahu xh.sh. është e vërtetë"?

Islam
Iman
Ihsan
Shehadet

2) Veçoritë, që te krijesat janë të fundme e të kufizuara, nd&ërsa te Zoti të pafundme e të pakufizuara, tregojnë cilat cilësi të Zotit?

Dhatijjeh
Thubutijjeh
Selbijjeh
Ebedijjeh

3) Si quhen gjendjet e jashtëzakonshme të evlijave (njerëzve të dashur të Zotit)?

Keramet
Muxhize
Sihir
Iluzion

4) Si quhet vendi ku Zoti do t'i tubojë njerëzit për t'i marrë në pyetje pasi t'i ketë ringjallur?

Ahiret
Mizan
Mahsher
Sirat

5) Si quhet personi i cili i njeh rregullat juridike të fesë bashkë me argumentet e tyre?

Imam
Sahabi
Fakih
Halif

6) Si quhet veprimi kur njeriu mbështetet në Zotin dhe frytin e pret vetëm prej Tij pasi ta ketë kryer punën si e lyp rendi?

Iman
Ihlas
Tefekkur
Tevekkul

7) Si quhen veprimet e robërimit që muslimani i bën me sinqeritet vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit?

Ibadet
Namaz
Agjërim
Takva

8) Në Islam ka disa lloje pastërtie. Cilat janë ato?

Pastërtia e brendshme dhe e jashtme
Pastërtia e shpirtit, e trupit dhe e mjedisit
Pastërtia e ushqimit dhe e pijes
Asnjëra

9) Cilat fjalë duhet të vijnë te zbrazëtirat në vijim: "Namazi që falet në kohë quhet _________, kurse ai që falet pasi t'i ketë kaluar koha ________"?

Eda dhe Xhem'
Ifa dhe Kaza
Kaza dhe Eda
Eda dhe Kaza

10) Cili është dallimi midis "sharteve" dhe "rukneve" të namazit?

Të dyja janë njësoj
Sharte janë farzet brenda namazit, kurse rukne janë farzet jashtë namazit
Sharte janë farzet jashtë namazit, kurse rukne janë farzet brenda namazit
Shartet janë farzet e namazit, kurse ruknet janë sunnetet e namazit