Jeta

 

Një djalë dhe babai i tij ishin duke ecur nëpër një mal. Papritmas, djali u rrëzua dhe nga lëndimi që fitoi bërtiti: “Aaahhhh!”. Për habi të tij, diku thellë në mal dëgjoi përsëritjen e asaj që e tha ky: “Aaahhhh!”. 

Nga kureshtja bërtiti: “Kush je ti?” Mori përgjigjen: “Kush je ti?”

I nervozuar nga përgjigjja ai piskati: “Frikacak!” Mirëpo përgjigjen e mori: “Frikacak!”

E shikoi babanë dhe e pyeti: “Çka po ndodh?”

Babai buzëqeshi dhe i tha: “Shiko tani bir, se ç’do të ndodhë!”

Atëherë babai i bërtiti malit: “Unë të dua ty”.

Zëri iu përgjigj: “Unë të dua ty”.

Sërish babai bërtiti: “Ti je një kampion”

Zëri iu përgjigj: “Ti je një kampion”

Djali u habit fare mirëpo nuk e kuptoi dot se si bëhej kjo kështu. Atëherë babai ia sqaroi:

“Njerëzit këtë e quajnë ‘JEHONË’, mirëpo kjo në të vërtetë është ‘JETË’. Ajo ta kthen prapë krejt atë që ti e bën ose e thua. Jeta jonë thjesht është reflektim i veprimeve tona. Nëse do më shumë dashuri në botë, krijo më shumë dashuri në zemrën tënde. Nëse do më shumë aftësi në ekipin tënd, rrite aftësinë tënde. Kjo lidhje vlen për gjithçka dhe në të gjitha aspektet e jetës: Jeta të kthen prapë gjithçka që ti i ke dhënë asaj”.

JETA NUK ËSHTË RASTËSI... AJO ËSHTË REFLEKTIMI YT!