Më 22 qershor 2014 xhamia jonë bashkë me xhaminë e turqve në Kreuzlingen si dhe bashkë me Shoqatën për Mësimin Fetar Islam në Kreuzlingen (VIUK), organizuan shetitjen e radhës me fëmijët që e ndjekin mësimin islam në mektebet e të dyja xhamive si dhe në shkollat publike në Kreuzlingen.

Në hapësirat e xhamisë sonë në Kreuzlingen dje (11 maj 2014), pas namazit të drekës u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së shtatë djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.Nxënësit që e kryen hatmen ishin:

Më 23 shkurt 2013 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt ceremonia e hatmes së shtatë nxënëseve të mektebit tonë. Pas namazit të akshamit u shtrua ushqimi për mysafirët nga ana e prindërve të fëmijëve që bënë hatmen, kurse pas namazit të jacisë u zhvillua programi i hatmes.

Më 19 maj 2013 pas namazit të drekës në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt ceremonia e hatmes së dhjetë djemve që e kishin ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë.

Më 01 korrik 2012, pas namazit të drekës, në xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së 11 djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë. Të pranishëm ishin një numër i madh i xhematlinjve, mysafirëve e miqve të fëmijëve që kanë kryer hatmen si dhe 4 hoxhallarë: Feran ef. Vaiti nga Bieli, Sherif ef. Sherifi nga Cyrihu, Shevket ef. Muaremi nga Kreuzlingeni si dhe Ibrahim ef. nga xhamia e turqve në Kreuzlingen.