Sot, më 13 dhjetor 2020, në xhaminë tonë në Kreuzlingen, nën rrethana të kufizuara për shkak të pandemisë, brenda rrethit të ngushtë familjar, u zhvillua duaja e hatmes së gjashtë (6) nxënësve dhe nxënëseve të xhamisë sonë...

Më 10 nëntor 2019, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e ndjekin mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), hafiz Mehas ef. Alija, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi nxënësit, prindërit dhe mualimin e xhamisë. Për mbaruesit e hatmes kryetari Alija kishte sjellë me vete edhe nga një kopje të librit me poezi islame të prof. Mahir Hasanit "Lutju Zotit".

Më 19 nëntor 2016 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së 5 nxënësve të xhamisë, të cilët me këtë rast i kanë përfunduar të tria shkallët e mësimit fetar islam.

Më datë 6 maj 2018, pas namazit të drekës, në praninë e prindërve dhe të shumë mysafirëve që kishin ardhur gjithandej, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë “Hëna e re” në Kreuzlingen, pranë mual-limit Rejhan ef. Neziri.

Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Përveç një numri të madh të familjarëve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe njëherësh imam në xhaminë “Xhenneti” në St. Gallen, Mr. Fehim ef. Dragusha, imami i Salmsachut/Romanshornit  Taxhedin ef. Misimi dhe imami i xhamisë turke nga Kreuzlingeni Erdogan ef. Er.