Mësimi nr. 1

Alfabeti i gjuhës arabe




Alfabeti i gjuhës arabe ka gjithsej 28 shkronja (harfa). Leximi dhe shkrimi i tyre bëhet nga e djathta në të majtë.

Nuk ka shkronja të mëdha e të vogla, por shumica e tyre kanë forma të ndryshme, varësisht nga vendi që zënë brenda fjalës. Pra e njëjta shkronjë ndryshe shkruhet veç, ndryshe shkruhet në filim të fjalës, ndryshe në mes dhe ndryshe në fund të fjalës.

Të gjitha shkronjat e gjuhës arabe vlejnë për bashkëtingëlloret (konsonantet), pra nuk ka shkronja të veçanta për zanoret (vokalet). Zanoret shënohen me anë të disa shenjave që quhen "hareke" (shumësi: "harekat").

Sa i takon shqiptimit ose artikulimit të shkronjave arabe, ato ndahen në "të buta" dhe në "të forta".

Shkronjat e buta janë:
ا , ب , ت , ث , ج , د ,  ذ , ز , س , ش , ف , ك , ل , م , ن , و , ه , ي

Shkronjat e forta janë: ح , خ , ص , ض , ط , ظ , ع , غ , ق

Shkronja e veçantë (me fet'hah dhe dammeh lexohet fortë, kurse me kesrah lexohet butë) është: ر


Për të dëgjuar mënyrën se si shqiptohen shkronjat arabe, klikoni mbi secilën shkronjë në tabelën më poshtë:

 

(Në qoftë se nuk shikoni ndonjë tabelë më poshtë, kjo do të thotë se Ju mungon programi Adobe Flash Player.

Atë mund ta shkarkoni këtu dhe ta instaloni në kompjutorin Tuaj.

Pas kësaj nuk do ta keni më këtë problem.)

 

 

Shko te përmbajtja