Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish:

1. Vitin e ri hixhrij 1438
2. Pagesën e borxhit ndaj bankës

Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë, ngjitën figurën e devesë nëpër mure e dritare, si simbol i përkujtimit të hixhretit të Muhammedit a.s., bashkë me Forumin e Grave të xhamisë nxënësit përgatitën brumin e biskotave ...

Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Përveç një numri të madh të familjarëve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe njëherësh imam në xhaminë “Xhenneti” në St. Gallen, Mr. Fehim ef. Dragusha, imami i Salmsachut/Romanshornit  Taxhedin ef. Misimi dhe imami i xhamisë turke nga Kreuzlingeni Erdogan ef. Er.

Më 22 qershor 2014 xhamia jonë bashkë me xhaminë e turqve në Kreuzlingen si dhe bashkë me Shoqatën për Mësimin Fetar Islam në Kreuzlingen (VIUK), organizuan shetitjen e radhës me fëmijët që e ndjekin mësimin islam në mektebet e të dyja xhamive si dhe në shkollat publike në Kreuzlingen.

Më 13 qershor '10 xhamia jonë organizoi një shëtitje njëditore me nxënësit që ndjekin mësimin fetar në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Në këtë shetitje morën pjesë 51 nxënës, imami Rejhan ef. Neziri, kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi...

Shetitje njëditore e organizuar nga xhamia shqiptare dhe ajo turke, bashkë me shkollën shqipe nga Kreuzlingeni, ku morën pjesë 105 nxënës, dy hoxhallarë, dy mësuese dhe 31 prindër si përcjellës të fëmijëve...