Mësimi nr. 8
Shqiptimi i Lafdhul-xhelalit
"Lafdhul-xhelal" quhet emri "All-llah" ( الله ), për drejtshqiptimin e të cilit ekzistojnë disa rregulla:
1. Shkronjat arabe kur nuk kanë kurrfarë shenje ato nuk lexohen, kjo rregull vlen sidomos për elifin.
2. Kur dy lama ( لل ) vijnë njëri pas tjetrit dhe mbi to qëndron teshdidi (shenja për përforcim), atëherë që të dytë bashkohen dhe lexohen "ll-ll" (LL-LL) e përforcuar. Kjo vlen kur shkronja e mëparshme mban hareken fet'hah ( e ) ose dammeh ( u ). P.sh. : اَلله ("All-llah") ose وُاالله ("vull-llah").
3. Nëse shkronja që është pas zanores së gjatë mban shenjën për përforcim (teshdidin), atëherë zanorja e gjatë nuk shqiptohet. P.sh. تَاللهِ ( "tall-llahi" e jo "taall-llahi" ).
4. Dy lamat lexohen " l-l " (pra L-L, L e përforcuar) kur shkronja e mëparshme ka hareken kesrah ( i ). P.sh.: بِاللهِ ( "bil-lahi" ).