Mësimi nr. 8


Shqiptimi i Lafdhul-xhelalit


 


"Lafdhul-xhelal" quhet emri "All-llah" ( الله  ), për drejtshqiptimin e të cilit ekzistojnë disa rregulla:

1. Shkronjat arabe kur nuk kanë kurrfarë shenje ato nuk lexohen, kjo rregull vlen sidomos për elifin.

2. Kur dy lama (
لل ) vijnë njëri pas tjetrit dhe mbi to qëndron teshdidi (shenja për përforcim), atëherë që të dytë bashkohen dhe lexohen "ll-ll" (LL-LL) e përforcuar. Kjo vlen kur shkronja e mëparshme mban hareken fet'hah ( e ) ose dammeh ( u ). P.sh. : اَلله ("A ll-ll ah") ose وُاالله ("vu ll-ll ah").

3. Nëse shkronja që është pas zanores së gjatë mban shenjën për përforcim (teshdidin), atëherë zanorja e gjatë nuk shqiptohet. P.sh.
تَاللهِ ( "t a ll-llahi" e jo "taall-llahi" ).

4. Dy lamat lexohen " l-l " (pra L-L, L e përforcuar) kur shkronja e mëparshme ka hareken kesrah ( i ). P.sh.:  
بِاللهِ ( "bi l-l ahi" ).

 

 

Shko te përmbajtja