Mësimi nr. 7
Lamu't-ta'rifi (Nyja shquese ال )
Emrat e gjuhës arabe shquhen përmes këtyre dy shkronjave: lam ل dhe elif ا të cilat vijnë në fillim të emrave. Shkronja e dytë lam ( ل ) kur ka sukun ajo lexohet thjesht " L ", ndërsa në disa raste të tjera kur ajo nuk bart as vokal (hareke) e as sukun, atëherë ajo nuk lexohet, mirëpo shkronja që vjen pas shkronjës lam bart teshdid dhe e njëjta lexohet e përforcuar.
Kur pas shkronjës lam ( ل ) vjen ndonjëra prej shkronjave që quhen "kamerijjeh" e që janë:
ا , ب , ج , ح , خ , ع , غ , ف , ق , ك , م , و , ه , ي , atëherë shkronja lam lexohet me sukun.
Ndërkaq, kur pas shkronjës lam vjen ndonjëra prej shkronjave që quhen "shemsijjeh" e që janë:
ت , ث , د , ذ , ر , ز , س , ش , ص , ض , ط , ظ , ل , ن , atëherë shkronja lam nuk lexohet, porse shkronja pas saj lexohet me teshdid.
Shembuj nga Kur'ani fisnik