Mësimi nr. 6
Teshdidi (Përforcimi)
Në gjuhën arabe kur dy shkronja të njëjta: e para me sukun dhe e dyta me hareke (vokal), vijnë njëra pas tjetrës, atëherë e para që është me sukun shkrihet në të dytën me hareke dhe e dyta lexohet në mënyrë të përforcuar. Në fakt tanimë nuk shkruhen të dy shkronjat porse vetëm ajo që ka hareke dhe plus i vihet edhe shenja e teshdidit.
Kjo do të dukej kështu: P.sh. prej ( رَ بْ بَ ) me anë të teshdidit fitojmë ( رَبَّ ).
Teshdidi asnjëherë nuk vjen në fillim të fjalës. Teshdidi gjithnjë shkruhet mbi shkronjë. Në të shumtën e rasteve shkruhet mbi hareke (vokal) e ndonjëherë, sidomos te kesrah ( i -ja), mund të vijë edhe nën hareke, megjithëkëtë shkronja që bart atë teshdid sërish lexohet e përorcuar me kesrah ( "i" ).
Në shembujt më poshtë thuajse për çdo shkronjë keni nga dy reshta: në reshtin e parë keni formën se si është baza e fjalës, kurse në reshtin e dytë si duket me teshdid.
Shembuj nga Kur'ani fisnik