Mësimi nr. 4
Zanoret e gjata (Huruful-medd)
Në gjuhën arabe, përveç zanoreve të shkurtra "e", "i" dhe "u", ekzistojnë edhe zanoret e gjata "aa", "ii" dhe "uu".
Zanoret e gjata krijohen me anë të shkronjave: ى dhe ا , و .
1. Zanorja e gjatë "Aa"
Kur pas fet'has ("e") vjen shkronja ا ose ى pa hareke (vokal), atëherë shkronja elif ( ا ) ose ja ( ى ) së bashku me fet'han shqiptohen "aa" e zgjatur. Kjo zgjatet sa dy tone ( sa me e ngritur dhe ulur gishtin tregues dy herë ).
Shikoni më poshtë shembujt nga Kur'ani. Klikoni mbi secilën kutizë veç e veç.