Mësimi nr. 2.1
Harekeja "Fet'hah" ose zanorja e shkurtër "e" ("a")
Harekeja ose zanorja fet'hah është një pjesëz e pjerrët që vihet mbi shkronja dhe bën që shkronjat e buta të lexohen me "e", kurse të fortat me "a".
Klikoni mbi një kutizë për të dëgjuar recitimin e shronjës.
Shembuj nga Kur'ani fisnik
Në shtyllën e parë djathtas e keni formën se si shkruhet vetë shkronja.
Në shtyllën e dytë e keni formën se si shkruhet shkronja në fillim të fjalës.
Në shtyllën e tretë e keni formën se si shkruhet shkronja në mes të fjalës.
Në shtyllën e katërt e keni formën se si shkruhet shkronja në fund të fjalës.
Për çdo shkronjë janë dhënë nga dy rreshta:
Në rreshtin e parë i keni shkronjat në formë të ndarë (vetëm për t'i mësuar më lehtë).
Në rreshtin e dytë i keni shkronjat në formë të ngjitur (ashtu si duhet të jenë).