Drucken
Kategoria: Duatë
Lexuar: 7698 herë


Disa sure dhe dua të tjera:
 

El-Fatihah, Et-tehijjatu, el-Fiil, Kurajsh, el-Maun, el-Kafirun, en-Nasr, el-Mesed, el-Felek, en-Nas, All-llahumme inna nesteinuke, All-llahumme ijjake, Ajetulkursijj.

 

 

Kaptina 1: el-Fatihah

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim
Bismil-
lahirr-rrahmanirr-
rrahim

"El-
hamdu lil-lahi rabbi’l-‘alemin. Er-rahmanir-rahim. Maliki jeumid-din. Ij-jake na’ëbudu ve ij-jake neste’in. Ihdinas-sirata’l-mustekim. Siratal-ledhine en’amte alejhim, gajri’l-magdubi alejhim ve led-daal-lin. Amin."


Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar!

1:1. Me emrin e All-
llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
1:2. Falënderimi i takon All-
llahut, Zotit të botëve.
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
1:4. Sunduesit të ditës së Gjykimit.
1:5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!
1:6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
1:7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humbur!

_______________________________________________________


Et-Tehijjatu

Shkarko dhe dëgjo këtë lutje në mp3

"Ettehijjatu lil-lahi vessalavatu vettajjibatu, esselamu alejke ejjuhennebijju ve rahmetull-llahi ve berakatuhu, esselamu alejna ve ala ibadil-lahissalihin. Esh-hedu el-la ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve rasuluhu".

"Nderimet më të mëdha i takojnë All-
llahut! Paqja dhe bekimi qofshin mbi ty, o i Dërguar! Mëshira dhe bekimi i Tij qofshin mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut! Dëshmoj se vetëm All-llahu është Zot dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij!"

__________________________________________________


Kaptina 105: el-Fiil

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Elem tera kejfe fe'ale Rabbuke bi as'habil-
fiil. E lem jexh'al kejdehum fi tadlil. Ver ersele alejhim tajran ebabil. Termihim bi hixharatim-min sixh-xhil. Fexhe'alehum ke asfim-
me'kul."


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

105:1. A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
105:2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
105:3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-
tufë!
105:4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
105:5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!

__________________________________________________________

 

Kaptina 106: Kurajsh

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Li ilafi Kurajsh. İlafihim rihletesh-
shitai ves-sajf. Fel ja'buduu Rabbe hadhel-bejt. El-ledhi et'amehum min xhu'in ve amenehum min hauf."
 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

106:1. Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
106:2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
106:3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
106:4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!

______________________________________________________________

 

Kaptina 107: el-Maun

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"E  ra'ejtel-ledhi jukedh-dhibu bid-din. Fe dhalikel-ledhi jedu'ul-jetim. Ve la jehuddu ala ta'amil miskin. Fe vejlul-lil musal-lin. El-ledhine hum an salatihim sahun. El-ledhine hum jura'un. Ve jemneunel maun."


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

107:1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
107:2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
107:3. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfrin.
107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
107:5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
107:7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

_________________________________________________________

 

Kaptina 109: el-Kafirun

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Kul ja ejjuhel kafirun. La a'ëbudu ma ta'ëbudun. Ve la entum abidune ma a'ëbud. Ve la ene abidum ma abettum. Ve la entum abidune ma a'ëbud. Lekum dinukum ve lije diin."


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

109:1. Thuaj: "O ju jobesimtarë!
109:2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
109:3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
109:4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
109:5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
109:6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!

___________________________________________________

 

Kaptina 110: en-Nasr

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Idha xha'e nasrull-llahi vel fet'h. Ve ra'ejten-nase jed'hulune fi dinil-lahi efvaxha. Fe sebbih bi hamdi Rabbike vestagfirhu innehu kane tevvaba."

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

110:1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
110:2. Dhe i pe njerëzit që po hynin turma-turma në fenë e All-llahut.
110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje! Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.

___________________________________________________________

 

Kaptina 111: el-Mesed

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Tebbet jeda Ebi Lehebin ve tebb. Ma agna anhu maluhu ve ma keseb. Se jasla naran dhate Leheb. Vemra'etehu hammaletel-hatab. Fi xhidiha hablum mim mesed."


Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

111:1. Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai më është shkatërruar!
111:2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
111:3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
111:4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
111:5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

________________________________________________________

 

Kaptina 113: el-Felek

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Kul e'udhu bi Rabbil felek. Min sherri ma halek. Ve min sherri gasikin idha vekab. Ve min sherrin-neffathati fil ukad. Ve min sherri hasidin idha hased."

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

113:1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
113:2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
113:3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
113:4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja.
113:5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

_____________________________________________________

 

Kaptina 114: en-Nas

Shkarko dhe dëgjo këtë sure në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"Kul e'udhu bi Rabbin-nas. Melikin-nas. Ilahin nas. Min sherril vesvasil hannas. El-ledhi juvesvisu fi sudurin nas. Minel xhinneti ven nas."
 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
114:2. Sunduesin e njerëzve,
114:3. Të adhuruarin e njerëzve,
114:4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
114:5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
114:6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".

___________________________________________________

 

All-llahumme inna neste'inuke ...

Shkarko dhe dëgjo këtë dua në mp3

"All-llahumme inna nesteinuke ve nestagfiruke ve nestehdike ve nu'minu bike ve netubu ilejke ve netevekkelu alejke ve nuthni alejkel hajra kul-lehu neshkuruke ve la nekfuruke ve nahle'u ve netruku men jefxhuruk."

"O Zoti im, ne vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë, vetëm prej Teje falje kërkojmë, vetëm prej Teje udhëzim kërkojmë, vetëm Ty të besojmë, vetëm ndaj Teje kërkojmë ndjesë, vetëm në Ty mbështetemi, vetëm Ty për të gjitha të mirat të falënderojmë e lavdërojmë, vetëm Ty të falënderojmë e nuk të mohojmë dhe ne largohemi dhe e braktisim këdo që të përgënjeshtron e të mohon Ty!"

__________________________________________________________________

 

All-llahumme ijjake na'budu ...

Shkarko dhe dëgjo këtë dua në mp3

"All-llahumme ijjake na'budu ve leke nusal-li ve nesxhudu ve ilejke nes'a ve nahfidu nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke, inne adhabeke bil kuffari mulhik."

"O Zoti im, ne vetëm Ty të adhurojmë, vetëm Ty të falemi, vetëm Ty të bëjmë sexhde, vetëm Ty të dëshirojmë dhe vetëm Ty të shërbejmë. Të lutemi për mëshirën Tënde e i frikohemi dënimit Tënd, se vërtet dënimi Yt do t’i kapë jobesimtarët!".

__________________________________________________________

 

Ajetu'l-Kursijj

Shkarko dhe dëgjo këtë ajet në mp3

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
"All-llahu laa ilahe il-la huve’l-hajjul-kajjum. La te`hudhuhu sinetun ve la neum. Lehu ma fis-semavati ve ma fi’l-Erd. Men dhel-ledhi jeshfe’u ‘indehu il-la bi idhnih. Ja`lemu ma bejne ejdiihim ve ma halfehum, ve la juhitune bi shej’im min `ilmihi il-la bima shaa’e. Vesi’a kursij-juhus-semavati ve’l-Erd, ve la je’uuduhu hifdhuhuma ve huve’l-`alijju’l-`adhim."
 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
 

"All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori". (el-Bekarah : 255).

 


Shko te lista e duave - lutjeve