Më datë 6 maj 2018, pas namazit të drekës, në praninë e prindërve dhe të shumë mysafirëve që kishin ardhur gjithandej, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë “Hëna e re” në Kreuzlingen, pranë mual-limit Rejhan ef. Neziri.

Më 19 nëntor 2016 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së 5 nxënësve të xhamisë, të cilët me këtë rast i kanë përfunduar të tria shkallët e mësimit fetar islam.

Shetitje njëditore e organizuar nga xhamia shqiptare dhe ajo turke, bashkë me shkollën shqipe nga Kreuzlingeni, ku morën pjesë 105 nxënës, dy hoxhallarë, dy mësuese dhe 31 prindër si përcjellës të fëmijëve...

Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Përveç një numri të madh të familjarëve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe njëherësh imam në xhaminë “Xhenneti” në St. Gallen, Mr. Fehim ef. Dragusha, imami i Salmsachut/Romanshornit  Taxhedin ef. Misimi dhe imami i xhamisë turke nga Kreuzlingeni Erdogan ef. Er.

Më 28 shtator 2014 në xhaminë tonë patëm dua hatmeje të katër vajzave që kishin përfunduar leximin e Kur'anit.

Ato ishin: