Bisedë me lapsin



Prodhuesi i lapsave e ndanë njërin mënjanë, para se ta fuste në kuti, dhe i thotë: "Janë 5 sende që duhet t'i dish, para se të të nxjerr në treg. Mbaji gjithnjë ndër mend dhe mos i harro kurrë, nëse do të jesh lapsi më i mirë." 

Një: "Ti mund të bësh shumë punë të mira, vetëm në qoftë se lejon të mbahesh në dorë".


Dy: "Kohë pas kohe mund të përjetosh mprehje të dhimbshme, mirëpo ti ke nevojë për këtë, që të bëhesh lapsi më i mirë".


Tre: "Ti duhet të jesh në gjendje t'i korrigjosh të gjitha gabimet që mund t'i kesh bërë".


Katër: "Pjesa më e rëndësishme e jotja gjithnjë do të jetë ajo që e ke brenda".


Pesë: "Në cilëndo sipërfaqe që të përdoresh, ti duhet të lësh gjurmët tua. Pa marrë parasysh rrethanat, ti duhet të vazhdosh të shkruash".Lapsi i kuptoi këto fjalë dhe premtoi se do t'i mbante mend. Andaj edhe shkoi në kuti për t'u shitur duke e mbajtur në zemër qëllimin e vet.


Tani ndërroja vendin lapsit me vetveten tënde. Gjithnjë mbaji mend ato fjalë dhe kurrë mos i harro, nëse dëshiron të jesh njeriu më i mirë në botë.


Një: "Ti do të mund të bësh gjëra të mëdha e të bukura, vetëm në qoftë se lejon të mbahesh në dorën e Zotit dhe nëse lejon të të afrohen njerëzit tjerë për aftësitë e shumta që i ke".


Dy: "Kohë pas kohe do të mund të përjetosh mprehje të dhimbshme, duke ecur tej e përtej problemeve në jetë, mirëpo ti ke nevojë për to, për t'u bërë një personaliet i fuqishëm".


Tre: "Ti duhet të gjesh mundësinë t'i korrigjosh të gjitha gabimet që mund t'i bësh në jetë".


Katër: "Gjëja më e rëndësishme e jotja gjithnjë do të jetë zemra dhe shpirti yt".


Dhe pesë: "Mbi cilëndo sipërfaqe të tokës që të ecësh, duhet të lësh gjurmët tua. Çfarëdo që të jenë kushtet e rrethanat, ti duhet t'i kryesh detyrat tua dhe të bësh gjithnjë punë që nuk do të harrohen kurrë".


Ky rrëfim me lapsin le të lërë të kuptosh se ti je një person i veçantë dhe se vetëm ti mund ta përmbushësh atë qëllim për çka je krijuar.


Asnjëherë mos e humb shpresën në vetveten tënde dhe kurrë mos mendo se jeta jote është e pavlerë dhe se nuk mund të bëjë ndryshime në shoqëri.