Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish:

1. Vitin e ri hixhrij 1438
2. Pagesën e borxhit ndaj bankës

Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë, ngjitën figurën e devesë nëpër mure e dritare, si simbol i përkujtimit të hixhretit të Muhammedit a.s., bashkë me Forumin e Grave të xhamisë nxënësit përgatitën brumin e biskotave ...

Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Përveç një numri të madh të familjarëve dhe mysafirëve, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër dhe njëherësh imam në xhaminë “Xhenneti” në St. Gallen, Mr. Fehim ef. Dragusha, imami i Salmsachut/Romanshornit  Taxhedin ef. Misimi dhe imami i xhamisë turke nga Kreuzlingeni Erdogan ef. Er.

Shetitje njëditore e organizuar nga xhamia shqiptare dhe ajo turke, bashkë me shkollën shqipe nga Kreuzlingeni, ku morën pjesë 105 nxënës, dy hoxhallarë, dy mësuese dhe 31 prindër si përcjellës të fëmijëve...

Më 28 shtator 2014 në xhaminë tonë patëm dua hatmeje të katër vajzave që kishin përfunduar leximin e Kur'anit.

Ato ishin: