Më 01 korrik 2012, pas namazit të drekës, në xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së 11 djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë. Të pranishëm ishin një numër i madh i xhematlinjve, mysafirëve e miqve të fëmijëve që kanë kryer hatmen si dhe 4 hoxhallarë: Feran ef. Vaiti nga Bieli, Sherif ef. Sherifi nga Cyrihu, Shevket ef. Muaremi nga Kreuzlingeni si dhe Ibrahim ef. nga xhamia e turqve në Kreuzlingen.

Më 5 shkurt 2012, e diel, pas namazit të drekës në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen të Zvicrës u organizua një program festiv me rastin e hatmes dhe mbarimit të mësimit islam në mektebin e xhamisë sonë nga ana e nëntë vajzave.

Më 19 qershor 2011, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë shqiptare "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt ceremonia e hatmes së 5 nxënësve që e kanë ndjekur mësimin fetar islam në mektebin e xhamisë sonë.

Më 19 dhjetor 2010, pas namazit të drekës në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen të Zvicrës u mbajt një program lidhur me përfundimin e mësimit fetar në mektebin e xhamisë.