Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 8433 herë


Ditën e diel, më 27 maj 2007, në lokalet e xhamisë sonë të Kreuzlingenit u mbajt ceremonia e duasë së hatmes për pesë nxënëset e xhamisë:

1.    Elmira Uzairi

2.    Mujesere Imeri

3.    Mimoza Imeri

4.    Merita Idrizi

5.    Afërdita Idrizi

 

Manfestimin e ndoqën një numër i madh i xhematit si dhe i mysafirëve nga xhamitë përreth.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të xhamisë, Faredin Xhaferi, drejtuar të pranishmëve pasoi programi i përgatitur nga 11 nxënëse të xhamisë, nën mbikëqyrjen e imamit të kësaj xhamie, mr. Rejhan ef. Neziri. Programi vijoi me këto pika:


- Leximi i tekbireve dhe salavateve

- Leximi i sures Jasin nga ana e vajzave që kishin përfunduar hatmen
-
 Leximi i disa vjershave dhe ilahijeve
-
 Leximi i një asheri nga imami i St. Gallenit, Rahim ef. Hasani
-
 Leximi i 10 sureve të fundit të Kur'anit nga ana e vajzave që kishin përfunduar hatmen
-
 Duaja e hatmes nga imami i Rebsteinit, Nimetullah ef. Beqirit
-
 Ndarja e dhuratave nga ana e kryesisë së xhamisë për vajzat që kishin përfunduar hatmen
-
 Fjala përshëndetëse e imamit të St. Gallenit si dhe e një imami mysafir nga Turqia, Sami ef. Yazar
-
 Ligjërata e rastit nga imami i Rebsteinit, Nimetullah ef. Beqiri

Imami Rejhan ef. Neziri dhe kryesia e xhamisë këtyre 5 nxënëseve u urojnë sukses në mësime dhe lumturi në jetë, si përfaqësuese të denja të Islamit në këto vise.

Më poshtë disa foto nga ky manifestim: