Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 15823 herë

Në hapësirat e xhamisë sonë në Kreuzlingen dje (11 maj 2014), pas namazit të drekës u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së shtatë djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.Nxënësit që e kryen hatmen ishin:


1. Enis (Afrim) Jakupi
2. Edon (Xhevdet) Idrizi
3. Emir (Abdurezel) Aziri
4. Harun (Afrim) Jakupi - për herë të dytë
5. Arbrin (Ramiz) Sallai - për herë të dytë
6. Egber (Armend) Aliji - për herë të dytë
7. Elmedin (Muhamed) Kamberi - për herë të tretë

Përskaj një numri të madh mysafirësh të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, njëherësh imam në Wil (SG) - Mr. Bekim ef. Alimi, imami i xhamisë "El-Hidaje" në St. Gallen - hafiz Mehas ef. Alija, zëvendësimami i përkohshëm në xhaminë "Xheneti" në SG - Rexhep ef. Imeri, imami nga Konstanza e Gjermanisë Nusret ef. Ibrahimi.


Të gjithë i falënderojmë për pjesëmarrjen, kurse nxënësve që kryen hatmen si dhe familjeve të tyre: Urime e për hajr, të gjitha të mirat në dunja dhe ahiret...