Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 11437 herë


Më 01 korrik 2012, pas namazit të drekës, në xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së 11 djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë. 

Të pranishëm ishin një numër i madh i xhematlinjve, mysafirëve e miqve të fëmijëve që kanë kryer hatmen si dhe 4 hoxhallarë: Feran ef. Vaiti nga Bieli, Sherif ef. Sherifi nga Cyrihu, Shevket ef. Muaremi nga Kreuzlingeni si dhe Ibrahim ef. nga xhamia e turqve në Kreuzlingen.
Djemtë që e kryen hatmen ishin:

1.   Elmedin (Muhamet) Kamberi nga fshati Forinë -
 Gostivar
2.   Qamil (Selajdin) Fetai nga qyteti i Tetovës
3.   Gafur (Nasuf) Idrizi nga fshati Poroj -
 Tetovë
4.   Harun (Ulfet) Iljazi nga fshati Çegran -
 Gostivar
5.   Adis (Bekim) Ismaili nga fshati Xhepçisht -
 Tetovë
6.   Besmir (Rexhep) Qazimi nga fshati Xhepçisht -
 Tetovë
7.   Sami (Nevzat) Qazimi nga fshati Xhepçisht -
 Tetovë, për herë të dytë hatme
8.   Sadmir (Sedat) Canoski nga fshati Oktisi -
 Strugë, për herë të dytë hatme
9.   Bashkim (Qatip) Imeri nga fshati Çegran -
 Gostivar, për herë të dytë hatme
10.   Burim (Pajazit) Pajaziti nga fshati Reçicë e Madhe -
 Tetovë, për herë të dytë hatme
11.   Elmedin (Gazmend) Pajaziti nga fshati Reçicë e Madhe -
 Tetovë, për herë të dytë hatme

Pas leximit të disa pjesëve të Kur'anit fisnik nga ana e këtyre djemve, pasoi këndimi i disa ilahijeve dhe recitimi i vjershave nga ana e korit të nxënësve të mektebit të xhamisë së Kreuzlingenit.

Më pas u kënduan suret e shkurtra nga ana e djemve që bënë hatmen, kurse duanë e hatmes e bëri Ibrahim ef., imami i xhamisë së turqve në Kreuzlingen.

Imami i xhamisë, Rejhan ef. Neziri, nxënësve të tij që kishin mbaruar hatmen u dhuroi nga një diplomë si dhe nga një libër si dhuratë, ndërkaq kryetari i xhamisë z. Faredin Xhaferi, të njëjtëve u dhuroi nga një levha, kornizë me shkrime arabe.

Pas fjalëve përshëndetëse të imamëve Feran ef. Vaiti dhe Shevket ef. Muaremi, fjalimin e rastit e mbajti Sherif ef. Sherifi, i cili e çmoi lartë punën dhe angazhimin që jepet këtu në Zvicër për mësimin e fesë islame dhe të Kur'anit fisnik në gjuhën origjinale arabe, njëherazi gjuhë edhe e ibadetit në Islam.

Më në fund, nga ana e prindërve të fëmijëve që kishin kryer hatmen, u shtrua një drekë modeste për të gjithë të pranishmit.


Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky manifestim: