Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 10930 herë

Më 5 shkurt 2012, e diel, pas namazit të drekës në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen të Zvicrës u organizua një program festiv me rastin e hatmes dhe mbarimit të mësimit islam në mektebin e xhamisë sonë nga ana e nëntë vajzave. Ato ishin:


1. Semine (Harun) Imeri
2. Zebixhete (Harun) Imeri
3. Amra (Mirsad) Kahrimanoviq
4. Arjana (Besim) Abdullai
5. Edona (Mahi) Latifi
6. Njomza (Mahi) Latifi
7. Diellza (Abdilamit) Amiti
8. Anila (Daut) Neziri
9. Hafsa (Rejhan) Neziri

Në fillim imami, njëkohësisht edhe mual-
limi i xhamisë, i njoftoi të pranishmit për rrjedhën e mësimit fetar islam në mektebin e xhamisë si dhe në shkollat publike të Kreuzlingenit. Ai theksoi se në mekteb mësimin islam e ndjekin për momentin 64 nxënës të rregullt, kurse në shkollat publike 52. Ai githashtu theksoi se që nga fundi i vitit 2002 e deri më tani hatmen në mekteb e kanë kryer gjithsej 24 vajza e 17 djem dhe se pas disa muajsh hatmen duhet ta mbarojnë edhe 11 djem të tjerë. 

Pas leximit të disa pjesëve nga Kur'ani Fisnik që nxënëset i kishin përzgjedhur vetë, korri i nxënësve të mektebit vazhdoi me pjesën e ilahijeve dhe recitimeve si vijon:

 

1. Tekbiret - korri
2. Salavatet -
 korri
3. Ilahija "Sing für Allah" -
 korri
4. Vjersha "O njeri i mirë" -
 Hafsa Neziri
5. Ilahija "Sal-
lallahu ala Taha" - korri
6. Ilahija "Muhammedi n'Mekke lindi" -
 vajzat/korri

Më pas nxënëset e hatmes i lexuan suret e shkurtra të Kur'anit, kurse duanë e hatmes e bëri Mr. Bekim ef. Alimi, imam në Wil (SG). 

Ndarjen e diplomave për nëntë nxënëset e bëri vetë imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri, kurse ndarjen e dhuratave në emër të xhamisë e bërë kryetari i saj Faredin Xhaferi.

Me nga një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua imami i xhamisë së turqve në Kreuzlingen, Mehmet efendiu si dhe imami i përkohshëm në xhaminë "Mëshira" nga Lucerni Agush ef. Agushi.

Fjalimin e rastit e mbajti Haki ef. Agushi, imam nga fshati Tearcë i Tetovës, i cili gjendej si mysafir në këtë manifestim.

Më në fund për të gjithë të pranishmit, afro 200 burra e 100 gra, u shtrua një ushqim modest dhe ëmbëlsira...

Më poshtë mund të shikoni disa foto nga ky manifestim: