Drucken
Kategoria: Aktivitete
Lexuar: 9862 herë

 

Më 14 qershor 2009, mes namazit të drekës dhe ikindisë, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua një program fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit në gjuhën arabe (hatme) nga ana e 7 nxënësve e nxënëseve të cilët brenda disa viteve në mënyrë të rregullt kanë ndjekur mësimin fetar në mektebin e xhamisë sonë. Ky mësim fetar përfshin mësimin e duave (lutjeve) kryesore të namazit, njohuritë bazë të Islamit, mësimin e alfabetit arab dhe leximin e Kur'anit.


Nxënësit që e përfunduan këtë mësim ishin:

1. Mujesere (Qatip) Imeri (nga f. Çegran i Gostivarit)
2. Sebahate (Afrim) Musliu (nga f. Forinë e Gostivarit)
3. Dritan (Llokman) Rexhepi (nga f. Debërcë e Tetovës)
4. Alajdin (Pajazit) Pajaziti (nga f. Reçicë e Tetovës)
5. Fatih (Sabit) Rustemi (nga f. Xhepçisht i Tetovës)
6. Harun (Nevzat) Qazimi (nga f. Xhepçisht i Tetovës)
7. Sami (Nevzat) Qazimi (nga f. Xhepçisht i Tetovës)

Në këtë ditë të madhe e festive për të gjithë ne, e në veçanti për këta nxënës, u zhvillua një program i begatë me pikat vijuese:


1. Prezantimi i programit dhe fjala hyrëse e Imamit, Rejhan ef. Neziri
2. Lexim i disa ajeteve kur'anore nga Ferit ef. Zekiri, imam në Regensdorf të Zürichut
3. Fjala përshëndetëse e kryetarit të xhamisë, Faredin Xhaferi
4. Leximi i sures Jasin, nga ana e nxënësve që përfunduan mësimin:
5. Kuiz i diturisë mbi Islamin

 

6. Shpallja e fituesve të kuizit dhe ndarja e dhuratave, me ç'rast 3 vendet e para i fituan:


     a. Mimoza Imeri
     b. Mujesere Imeri
     c. Vahide Durmishi

7. Ligjëratë rasti nga imami i Kradolfit, Emin ef. Odai
8. Leximi i 10 sureve të fundit nga ana e nxënësve
9. Duaja e hatmes nga Nebi ef. Rexhepi, imam në Zürich
10. Ndarja e diplomave dhe e dhuratave për ata që bënë hatmen

 

11. Ikram me pije, ëmbëlsira etj. të shtruara nga ana e familjarëve të nxënësve që përfunduan mësimin.

Në këtë program, pos imamëve të përmendur, prezentë ishin edhe Texhedin ef. Misimi, imam në Romanshorn dhe Alivebi ef. Mediu, imam në Rorschach, si dhe një numër i madh i xhemateve dhe mysafirëve që kishin ardhur nga vise të ndryshme të Zvicrës.

Ne të gjithë pjesëmarrësve në këtë program u dëshirojmë shpërblim të bollshëm nga ana e Zotit, ndërsa nxënësve që përfunduan mësimin në mekteb u dëshirojmë vazhdim të interesimit e të hulumtimit të Kur'anit e të Islamit në përgjithësi dhe sukses në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.

Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky manifestim.