Më 01 korrik 2012, pas namazit të drekës, në xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së 11 djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë.
Të pranishëm ishin një numër i madh i xhematlinjve, mysafirëve e miqve të fëmijëve që kanë kryer hatmen si dhe 4 hoxhallarë: Feran ef. Vaiti nga Bieli, Sherif ef. Sherifi nga Cyrihu, Shevket ef. Muaremi nga Kreuzlingeni si dhe Ibrahim ef. nga xhamia e turqve në Kreuzlingen.
Djemtë që e kryen hatmen ishin:
1. Elmedin (Muhamet) Kamberi nga fshati Forinë -
2. Qamil (Selajdin) Fetai nga qyteti i Tetovës
3. Gafur (Nasuf) Idrizi nga fshati Poroj -
4. Harun (Ulfet) Iljazi nga fshati Çegran -
5. Adis (Bekim) Ismaili nga fshati Xhepçisht -
6. Besmir (Rexhep) Qazimi nga fshati Xhepçisht -
7. Sami (Nevzat) Qazimi nga fshati Xhepçisht -
8. Sadmir (Sedat) Canoski nga fshati Oktisi -
9. Bashkim (Qatip) Imeri nga fshati Çegran -
10. Burim (Pajazit) Pajaziti nga fshati Reçicë e Madhe -
11. Elmedin (Gazmend) Pajaziti nga fshati Reçicë e Madhe -
Pas leximit të disa pjesëve të Kur'anit fisnik nga ana e këtyre djemve, pasoi këndimi i disa ilahijeve dhe recitimi i vjershave nga ana e korit të nxënësve të mektebit të xhamisë së Kreuzlingenit.
Më pas u kënduan suret e shkurtra nga ana e djemve që bënë hatmen, kurse duanë e hatmes e bëri Ibrahim ef., imami i xhamisë së turqve në Kreuzlingen.
Imami i xhamisë, Rejhan ef. Neziri, nxënësve të tij që kishin mbaruar hatmen u dhuroi nga një diplomë si dhe nga një libër si dhuratë, ndërkaq kryetari i xhamisë z. Faredin Xhaferi, të njëjtëve u dhuroi nga një levha, kornizë me shkrime arabe.
Pas fjalëve përshëndetëse të imamëve Feran ef. Vaiti dhe Shevket ef. Muaremi, fjalimin e rastit e mbajti Sherif ef. Sherifi, i cili e çmoi lartë punën dhe angazhimin që jepet këtu në Zvicër për mësimin e fesë islame dhe të Kur'anit fisnik në gjuhën origjinale arabe, njëherazi gjuhë edhe e ibadetit në Islam.
Më në fund, nga ana e prindërve të fëmijëve që kishin kryer hatmen, u shtrua një drekë modeste për të gjithë të pranishmit.
Më poshtë keni mundësinë të shikoni disa foto nga ky manifestim: