Mirė se vini te faqja 'El-Hikmeh'


Shko te pėrmbajtja e faqes

Menyja kryesore:


Margaritarė tė urtėsisė - 5

Dr. Ali Iljazi



MARGARITARĖ TĖ URTĖSISĖ - 5



Imam el-Shatibiu, Allahu e mėshiroftė ka thėnė: "Ēuditem me gjendjen time. Kur isha nė Mekė, ose Horasan, apo nė vende tjera, shumica e tyre me tė cilėt jam takuar, qoftė tė njėjtit mendim me mua apo jo - tė gjithė mė ftonin tė pasoj atė qė ata flisnin dhe pėrfaqėsonin, qė ta pranoj me zemėr tregimin e tyre, dhe qė tė dėshmoj nė sinqeritetin e tyre.

Nėse e vėrtetoja tregimin e dikujt dhe dėshmoja sinqeritetin e fjalėve tė tyre - e qė kėtė e bėjnė shumica e njerėzve tė kohės sė sodit, nė kėtė rast isha i dashur, i mirė, simpatik - me njė fjalė, i tė njėjtit mendim (
muvafik).
Nėse kritikoja nė ndonjė sjellje tė tij, apo ndonjė shkronjė tė folurit e tij, atėherė bėhesha person i padėshiruar, jo i dashur, i keq, me njė fjalė kundėrthėnės (
muhalif).
Nėse thosha qė Kur'ani dhe Sunneti thonė tė kundėrtėn me atė qė ai flet ose vepron - mė quanin
harixhi!?
Nėse citoja ndonjė hadith nga lėmi i teuhidit mė quanin -
mushebbih!?
Nėse ishte nė pyetje fjala pėr ėndrrat, mė quanin -
salimijj!?
Nėse ishte nė pyetje imani, mė quanin -
murxhijj!?
Nėse ishte nė pyetje biseda pėr veprat, mė quanin -
kaderijj!?
Nėse ishte nė pyetje fjala pėr njohuri tė zemrės (ma'rife), mė quanin -
kerramijj!?
Nėse ishte nė pyetje fjala pėr vlerat e Ebu Bekrit dhe Omerit, mė quanin -
nasibijj!?
Nėse ishte nė pyetje fjala pėr vlerėn e Ehlul - Bejtit, mė quanin -
rafidijj!?
Nėse them pėr njė ajet ose hadith ashtu si ėshtė ajeti dhe hadithi, mė quanin -
dhahirijj!?
Nėse mundohem tė komentoj, mė quanin -
batinijj!?
Nėse pėrgjigjem me te'vil, mė quanin -
esh'arijj!?
Nėse e mohoj, mė quanin -
mu'tezilijj!?
Nėse flas pėr disa sunnete, sikurse kiraeti, mė quajnė -
shafijj!?
Nėse flas pėr duanė e kunutit, mė quajnė -
hanefi!?
Nėse flas pėr Kur'anin, mė quajnė -
hanbeli!?
Nėse preferoj mendimin e njė imami, mė akuzojnė pėr keqsjellje me imamėt tjerė, duke iu zvogėluar shkallėn!?

Ē'ėshtė mė e keqe se kjo, kėso emėrtime dhe tė ngjashme mė japin atėherė kur lexojnė hadithe tė caktuara tė Pejgamberit s.a.v.s. pranė meje, dhe nėse pajtohem me mendimin e njėrit, atėherė hasi nė armiqėsi tek tjetri, por nėse jam indiferent pėr shkak tė xhematit, frikėsohem se do ta hidhėroj Allahun xh.sh. dhe nga Ai askush nuk mund tė mė mbrojė!

Andaj kam vendosur t'i pėrmbahem fuqishėm Kur'anit dhe Sunnetit, duke kėrkuar falje nga Allahu i Madhėrishėm, sepse Ai falė dhe ėshtė mėshirues!".



TAKIMI ME ALLAHUN E MADHĖRISHĖM



Nė hadithin - shih, pėrmendet qė Allahu i Madhėrishėm do t'i thotė robit tė Tij nė ditėn e Gjykimit:

"A nuk ta dhashė bashkėshorten? A nuk tė nderova? A nuk t'i nėnshtrova kuajt, devetė dhe tė bėra udhėheqės i tė tjerėve?! Ai do tė thotė: "Po!" Ndėrsa Allahu i Madhėrishėm do t'i thotė: "A ke menduar se do tė takohesh me Mua?" Ai do tė thotė: "Jo!" Ndėrsa Allahu xh.sh. nė kėtė do tė thotė: "Sot do tė harroj Unė, ashtu si mė ke harruar ti!"

Secili nga njerėzit do ta takoj Zotin e Madhėruar ditėn e Gjykimit dhe Allahu xh.sh. do t'i thotė njeriut: "Robi im, a nuk tė bėra me parė dhe dėgjuar? A nuk tė dhashė fėmijė dhe pasuri? Ēfarė ke pėrgatitur?" Njeriu do tė shikoj rreth vetes, ndėrsa para vetit do tė sheh zjarrin. Allahu i Madhėrishėm do tė thotė: "Robi Im, kush ėshtė ai qė tė bėri tė pavarur prej Meje, tė nxiti dhe udhėzoi te tjetėrkush pėrveē Meje?

Unė tu afrova dhe ti ike nga Unė. Robi Im, Unė tė dhashė dynjanė, e ajo tė mashtroi dhe hutoi e largoi nga Unė dhe i dhe pėrparėsi mbi Mua dhe e nėnvlerėsove mėshirėn Time.

A kėshtu bėjnė ata tė cilėve u tregohet mirėsia? Kush ishte ai i cili tė mbuloi (fshehu), tė ruajti dhe tė mbrojti? Robi Im, ke bėrė kėtė e kėtė, nė kėtė kohė e nė kėtė vend, dhe nuk e ke ditur se Unė tė shikoj? A mė ke ēmuar mė pak tė rėndėsishėm se tjerėt qė tė kanė parė?

A nuk je frikėsuar nga dėnimi Im, a nuk je turpėruar nga melekėt e Mi, a nuk je frikėsuar nga dėnimi i rėndė qė tė pret? Dhe Allahu do tė vazhdojė duke e kritikuar mė tej, ndėrsa njeriu do tė shkrihet nga turpi e frika dhe do tė thotė:

"O Zoti im, vėrtetė zjarri ėshtė mė i lehtė se turpi prej Teje!" Pastaj, Allahu i Madhėrishėm do tė thotė: "Hyr nė zjarr!"

Njeriu do tė niset nga zjarri , por do tė kthejė kokėn duke thėnė:

"O Zoti im, nuk kam bėrė mėkate pėr shkak se tė kam nėnēmuar tė drejtėn Tėnde, por kam menduar se mėshira Jote ėshtė e pafund dhe se kjo qė kam bėrė nuk ndikon nė mirėsinė Tėnde". Allahu xh.sh. do tė thotė: "Tė vėrtetėn e thua, mos e humb asnjėherė shpresėn nė mėshirėn Time. Betohem nė Madhėrinė Time, sot Unė po tė falė, o melek, fuetni nė Xhenet!"





Kthehu lart




Ballina | Aktualitet | Islami | Kur'ani | Tefsiri | Hadithi | Akaidi | Fikhu | Tasavvufi | Filozofia | Sociologjia | Psikologjia | Ekonomia | Historia | Analiza | Intervista | Dr. Ali Iljazi | Argėtim | Links | Forumi | L. i vizitorėve | Harta e faqes


Aktualizuar mė 06 Okt 2008 | info@el-hikmeh.net

Kthehu te pėrmbajtja e faqes | Kthehu te menyja kryesore