Menyja kryesore:
Dr. Ali Iljazi
MARGARITARĖ TĖ URTĖSISĖ - 2
DĖNIMI PĖR TRIDHJETĖ CENTĖ
Njė tregtar i ri pasi nuk kishte familje vendosi ta kryej haxhin. E shiti tėrė mallin me ē'rast fitoi shumė dukat. Meqė nuk deshi qė tėrė kėtė pasuri ta marrė me vete, i vendosi nė njė arkė dukatet dhe ia la amanet njė miku tė tij tregtar pėr t'ia ruajtur deri sa tė kthehet prej Qabesė.
Pas haxhit tė gjithė haxhinjtė u kthyen, pėrveē haxhiut tė ri. Kaluan dy vite dhe haxhiu nuk kthehej.
Tregtari, dukatet tė cilit ia kishte lėnė haxhiu i ri nė ruajtje, konkludoi se me siguri qė ky ka vdekur dhe i dėrgoi dukatet nė shtėpinė e tij.
Por pas njė kohe haxhiu i ri u kthye dhe posa erdhi shkoi te tregtari i cili e priti mirė, ia uroj mirėseardhjen dhe ia uroj haxhin.
Haxhiu pas kėsaj ia kėrkoi dukatet qė ia kishte lėnė nė ruajtje tregtarit. Ky, thua se i ēuditur e pyeti se pėr ēfarė dukat e ka fjalėn, kur nuk mė ke lėnė asgjė, bile edhe e sulmoi duke i thėnė se do ta padisė pėr shpifje.
Haxhiu kthehet nė shtėpi i demoralizuar pėr kėtė sjellje tė tregtarit. Bėri ibadet gati tėrė natėn, dhe kur e zuri gjumi, nė ėndėrr iu paraqit njė njeri i cili e udhėzoi te njė dijetar i kėtij qytet, sepse ai do t' i ndihmoi t'i gjejė dukatet e humbur.
Pasi e fali namazin e sabahut u drejtua te njeriu tek i cili ishte udhėzuar nė ėndėrr dhe ia tregoi tėrė hallin e tij. E dėgjoi me vėmendje dhe i tha qė sonte tė vij tek ai nė darkė pas akshamit.
Kur erdhi haxhiu nė mbrėmje te dijetari pa se kishte ftuar shumė njerėz pėr darkė, hoxhė, haxhinjė, tregtar, etj. Nė mesin e tė ftuarve pa edhe tregtarin qė ia kishte marrė dukatet. Pas darke, dijetari iu drejtua tė pranishmėve: "Ju kam ftuar pėr tė ju treguar njė ėndėrr qė kam parė mbrėmė". "Hajr inshallah," thanė tė pranishmit. "Pashė ėndėrr qė vdiqa, mė lanė, mė mbėshtjellėn me qefinė dhe mė vendosėn nė varr, dhe pasi e dhashė provimin para Munkirit dhe Nekirit, pėrnjėherėsh e pashė vetėn duke dale nga varri i zbathur, si dhe shumė njerėz dilnin nga varrezat si bari, tė zbathur dhe si me qenė tė dehur. E pyeta njėrin afėr meje: "Ē'ėshtė kjo?" "Dita e Gjykimit!" mė tha. Pėr njė moment filloi thirrja njė nga njė, edhe mua mė thirrėn, dhe kur vendosėn veprat e mija nė Peshojė, veprat e mira mbipeshuan. Nė atė moment mė kapėn melekėt dhe mė sollėn nė urėn e Siratit, duke mė thėnė se nėse e kalon kėtė do tė hyjė nė Xhenet.
Duke ecė nėpėr urėn e Siratit, pėrfundi saj dėgjoja bėrtitmė, vajtim, rėnkim tė njerėzve qė dėgjoheshin nė zjarr. Nė mes njerėzve pashė edhe fqinjin tim Rexhepin i cili ėshtė kasap. E pyeta: "Nga ti kėtu Rexhep?" "Ja Muhammed efendi, kam matur keq nė peshojė". "Por tė lutem mė ndihmo, Muhammed efendi". "E si me tė ndihmuar?" "Ti e di Muhammed efendi, se njėherė pate blerė mish dhe mė mbete borxh tridhjetė cent". "Po, kjo ėshtė e vėrtetė", u pėrgjigj Muhammed efendiu. "E tani pra kthema borxhin se mė nevojitet mė shumė se kurrė Muhammed efendi". "Po si me ta kthyer, kur jam i zhveshur dhe i zbathur?" "Mė ndihmo qė sė paku ta flladiti njėrėn dorė te ti". "Dhe ia zgjata dorėn time, por nė atė moment dora ime filloj tė digjej flakė, sa qė nga tmerri jam zgjuar i tmerruar dhe i djersitur i tėri. Fala sabahun dhe shkova drejtė e nė dyqanin e Rexhepit. I dhashė selam, dhe ai sipas zakonit mė pyeti, ēfarė mishi dėshiron?" "Jo"- i thash, por erdha me ta paguar borxhin". "?farė borxhi Muhammed efendi?" "A ke harruar kur para disa muajve pata blerė mish dhe tė mbeta borxh tridhjetė cent". Rexhepi i habitur mė tha: "Muhammed efendi ky s'ka qenė kurrfarė borxhi, harroje". "Ah, Rexhep me e ditė ti ēfarė kam pėrjetuar mbrėmė pėr kėta tridhjetė centė".
Kur mbaroi ėndrrėn tė pranishmit, kėrkuan leje me shkuar nga Muhammed efendiu. Duke dalė nga shtėpia tregtari iu drejtua haxhiut: "Eja me mua dhe merri dukatet qė mi ke lėnė amanet".
Nga ky tregim mėsohet se hakun e huaj duhet kthyer nė dynja, sepse nė Ahiret nuk ka mundėsi tė kthehet!
SA VLENĖ?
Njė profesor nė fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentėt: "Kush e dėshiron kėtė para?"
Shumica e studentėve ngritėn duart.
Profesori tha: "Do t'ia jap njėrit nga ju, por pasi ta ndrydhi.
Pėrsėri pyeti: "Kush e dėshiron kėtė?"
Duart pėrsėri u ngritėn."Por ēfarė do tė bėni nėse e bėj kėshtu?" E hodhi nė tokė dhe filloi ta shkelė me kėmbė, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, tė pėrlyer, tė shkelur dhe pėrsėri i pyeti : "A e dėshiron pėrsėri dikush nga ju kėtė 500 Euro?"
Pėrsėri tė gjithė ngritėn duart.
Atėherė profesori tha: "Mendoj se tani keni mėsuar diēka tė rėndėsishme". Ēfarė do qė bėra me kėtė 500 Euro ju pėrsėri e dėshironi sepse nuk e ka humbur vlerėn e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet pėrsėri 500 Euro".
Kėshtu edhe ne, ndonjėherė demoralizohemi, gjunjėzohemi, ndrydhemi pėr shkak tė gabimeve, veprimeve tė kėqija, pėrvojave tė ithta, vėshtirėsive, dhe atėherė mendojmė se e kemi humbur vlerėn tonė.
Mos lejo qė humbja e shpresės tė fshijė ėndrrat tua. Vlera e njė gjėje ėshtė pėr sa ti e vlerėson, andaj pėr vete zgjidhe ēmimin mė tė lartė.
* * *
Pėr dhjetė gjėra Allahu nuk do tė pyet:
1. Nuk do tė pyet ēfarė makine ke vozitur..Por do tė pyet sa herė je ndaluar para njerėzve qė kanė pasur nevojė pėr makinėn tėnde.
2. Nuk do tė pyet pėr madhėsinė e shtėpisė sate. Por, do tė pyet sa mysafir i ke gostitur.
3. Nuk do tė pyet pėr gardėrobėn nė plakar. Por do tė pyet sa njerėz i ke veshur.
4. Nuk do tė pyet sa e ke pasur pagėn. Por do tė pyet si e ke harxhuar.
5. Nuk do tė pyet pėr vendpunimin tėnd. Por do tė pyet si e ke kryer punėn tėnde.
6. Nuk do tė pyes sa miq i ke pasur. Por do tė pyes sa ke qenė i sinqertė me ata.
7. Nuk do tė pyet nė cilin kuart ke banuar. Por do tė pyet ēfarė fqinji ke qenė.
8. Nuk do tė pyet pėr ngjyrėn e lėkurės. Por do tė pyet ēfarė mendimi ke pasur pėr tjerėt.
9. Nuk do tė pyet sa kohė ke kaluar pėr tė gjetur qetėsinė tėnde shpirtėrore dhe njohjen e Allahut. Por do tė futė nė pallatin e Xhenetit.
10. Nuk do tė pyet sa njerėz u ke dėrguar kėto fjalė. Por do tė pyet, pėrse nuk ju ke dėrguar atyre qė ju dėshiron tė mirėn.
* * *
Amr Halid
O Zot, ndalo zjarrin pėr ata qė e lexojnė kėtė!
Motėr, vėlla!
Pėrcille kėtė tė tjerėve, se ndoshta ky nė Ditėn e Gjykimit do tė ndėrmjetėsoj.
Para se me e falė namazin, a ke menduar ndonjėherė pėrder sa dėgjon ezanin qė Sunduesi i qiejve dhe Tokės tė thėrret nė takim me Te? Ndėrsa ti merr abdes duke u pėrgatitur nė takim me Sundimtarin e sundimtarėve drejtohesh kah xhamia duke ju pėrgjigjur thirrjes sė Lartėmadhėrishmit, Sunduesit tė Fronit madhėshtor. Hyn nė namaz me tekbir: "Allahu ekber", sepse hyn nė bisedė me Zotin, i cili dėgjon dhe di ēdo gjė. Lexon Fatihanė nė namaz sepse fillon dialogun e veēantė nė mes teje dhe Krijuesit tė Plotfuqishėm. Kryen lėvizjet e obliguara nė namaz, ndėrsa rreth teje gjinden melekė tė shumtė tė cilėt bėjnė ruku dhe sexhde me mijėra vjet ndėrsa numrin e tyre e di vetėm Allahu xh.sh.
Edhe ti bėnė sexhde, sepse ėshtė vendi mė i lartė dhe mė i bukur ku qėndron njeriu dhe je mė afėr Zotit tė Vetėm. Jep selam nė fund tė namazit sepse digjesh nga dėshira pėr tu takuar me tė Gjithėmėshirshmin. Nė takim me Allahun, zemra mė e mėshirshme ėshtė ajo qė i frikėsohet Allahut tė Madhėrishėm. Tė folurit mė pėrmbledhės ėshtė pėrmendja e Allahut, bukuria mė e pastėr ėshtė dashuria nė emėr tė Allahut xh.sh.
Andaj kur ndjenė pikėllim dhe dhembje thuaj:
LA ILAHE IL-LA ENTE, SUBHANEKE INNI KUNTU MINEDH-DHALIMIN
Kėto fjalė janė ilaē pėr zemra. Drita e tyre ėshtė sekret i fshehur, ndėrsa thėnia e tyre fshinė mėkatet.
LA ILAHE IL-LALLAH
O, Zot bėje zjarrin e ndaluar pėr atė qė lexon kėtė dhe vendose nė vendin mė tė lartė nė Firdeus!
- A M I N -
Pėrktheu: Dr. Ali F. Iljazi
* * *
NĖNA E PĖRLOTUR
Kjo ėshtė njė poezi qė e ka shkruar njė plakė, tė cilėn i biri e vendosi nė shtėpinė e pleqve. Kaluan tre vite e ai nuk e vizitoi. Por pa marrė parasysh, poezia ėshtė e mbushur me dashuri dhe mėshirė tė nėnės.
O Zot ruaji nėnat tona, O Zot bėje kėtė poezi mėsim pėr gjithė djemtė dhe gratė e tyre tė cilat i nxisin nė mos dėgjim ndaj prindėrve. Mirėpo historia pėrsėritet.
HAMDAN, HAMDAN
NĖNA TĖ THĖRRET
Ku je Hamdan, nėna tė thėrret, por ti nuk dėgjon thirrjen dhe rėnkimin e saj?
Ti gjithmonė je i lidhur me zemrėn time. Asnjėherė nuk mė largohesh nga sytė e mi edhe kur i kam tė mbyllur. Kėto tre vite sytė e mi vajtuan, por nuk vėrejta qė mė vizitove si tė tjerėt.
Kujto jetėn tonė, kur tė ngrita e tė barta dhe askush nuk banoi nė barkun tim pėrveē teje. Ndėrsa kur u sėmureshe, unė kaloja tėrė natėn pranė teje duke mos fjetur. Nuk shijoja gjumė as ditėn as natėn.
Atė qė kam dhuruar nga dashuria dhe pėrkujdesa ndaj teje ta kam dhėnė, e ti u ndave prej meje edhe pse ishe shpresa ime mė e madhe.
Por, ēdo gjė humba atė ditė kur mė largove dhe ia dhurove vetėn tėnde grua sate, duke i ofruar asaj dashuri tė sinqertė ndėrsa mua mė le nė dhembje.
Unė e di se ajo ėshtė e ashpėr dhe tė pengon duke tė thėnė: "Unė nuk e dua kėtė plakė me ty."
Mė le nė mes tė spitalit duke shpresuar dhe e di se ky ėshtė shpėrblim pėr mirėsinė time. Dhashtė Zoti me qenė shėrbėtorja jote, vetėm tė shohė ēdo ditė tė kėnaqur.
Faleminderit djalė, faleminderit pėr mundin tėnd! Lutem Allahut pėr ty ēdo moment dhe pėr udhėzimin tėnd.
Hamdan, Hamdan, nėna tė thėrret! Frikėsohem se edhe ti do t'i thėrret pasardhėsit tu.
E luta mjekun qė ta dorėzoj kėtė letėr me shkronjat e shkruara me lot.
Nėse vdes mos harro me lutje pėr mua me kėrkuar falje, kjo ėshtė shpresa ime. Ujite dheun e varrit tim me lotėt tu, por dije se atėherė nuk shėrben pikėllimi dhe pendimi.