Menyja kryesore:
Dr. Ali Iljazi
Ali F. Iljazi
LUFTA PĖR EKZISTENCĖ NĖ ,,XHUNGLĖN E URBANIZUAR
Shumica prej nesh ka dėgjuar edhe mė parė tregime tė vėrteta pėr njerėzit tė cilėt kanė qenė tė humbur nė xhungėl. Pėr ta ruajtur jetėn dhe pėr tė mbijetuar, janė shėrbyer me metoda dhe teknika ekstreme, duke mos u bazuar nė kulturė, etikė dhe moral.
Pėr shkak tė etjes kanė pirė urinėn e tyre, pėr shkak urisė kanė ngrėnė ēdo gjė qė u ka shkuar pėr dore. Me rėndėsi ka qenė vetėm tė mbijetojnė nė vegjetacionin e dendur tė xhunglės.
Por, sot shumica e banorėve tė planetit Tokė, jeton nė njė lloj tjetėr xhungle, nė tė cilėn nuk ėshtė aq e rėndėsishme mbijetesa fizike sa ajo fetare, morale dhe kulturore.
Qytetet moderne, tė vegjėl ose tė mėdhenj, janė pėrplot vese tė rėnda, kriminalitet dhe bisha nė formė njerėzore, kėshtu qė lirisht mund tė quhen xhungla tė urbanizuara, nė tė cilat dominon kaosi dhe anarkia. Posaēėrisht janė tė rrezikuar besimtarėt, tė cilėt nuk mund tė jenė indiferentė ndaj kėsaj qė po ndodh pėrreth tyre, e qė nė ,,Botėn moderne kjo ēmohet si gjė normale dhe tolerante. Zemra e besimtarit nuk ėshtė tėrėsisht imune nė tė gjitha ndodhitė negative pėrreth, andaj duhet ti njohė rreziqet qė fshihen nė ,,Xhunglėn moderne dhe pas kėsaj tė gjejė mėnyrat dhe metodat qė tė mbrohet dhe tė mbijetojė me sa mė pak pasoja. Rreziqet janė tė shumta dhe tė ndryshme, por mund tė pėrmblidhen nė kėto:
AMAZONKET (FEMRAT E XHUNGLĖS)
Sytė janė dritare tė shpirtit njerėzor, me tė cilėt shikohet e mira dhe e keqja. Mu sikur nėpėr dritare qė nė shtėpi hyjnė erėra kundėrmuese dhe zėra shqetėsues, gjithashtu me shikim nė haram, njeriu nė shpirtin e tij e lėshon atė qė plagos dhe shkatėrron qetėsinė shpirtėrore.
Nė ,,Xhunglėn e asfaltuar ėshtė vėshtirė apo gati e pamundur tė ruhen sytė nga ndyrėsirat qė dominojnė nė shumicėn e qyteteve. Veshjen (zhveshjen) femėrore tė sodit mė sė miri mund t`a definojmė si tė varfėr, jo nga aspekti material, por si varfėri fetare, turpi, kulture, etike dhe morale. Mė lehtė do ta kuptonin tėrė kėtė shkallė tė zhveshjes sikur mos tė jetonim nė mjedisin e shumtė mysliman, ku aktorėt kryesorė tė kėtij paradimi rrugor tė turpshėm janė bijat tona, tė cilat janė rritur nė ambientin fetar, kanė mėsuar disa dua, disa sjellje fetare, etj. E vetmja mėnyrė para kėsaj sprove tė mbijetojė zemra e besimtarit ėshtė ulja e shikimit.
Allahu i Madhėruar urdhėron e thotė:
... Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit). 1)
Ndėrsa Pejgamberi a.s. nė hadithin qė e transmeton Muavi b. Hajde r.a. thotė:
Sytė e tre personave nuk do ta shohin zjarrin (nė Ditėn e Gjykimit): syri i cili ka qenė zgjuar nė rrugėn e Allahut, syri i cili ka qarė nga frika e Allahut xh.sh. dhe syri i cili ėshtė ruajtur nga shikimi nė atė qė ka qenė e ndaluar. 2)
NJERĖZIT E XHUNGLĖS
Edhe meshkujt nuk ngecin pas. Shumica i ngjajnė njerėzve tė xhunglės, tė fiseve barbare, luftarak, tė zhveshur, tė tetovuar, me flokė tė ngjyrosur, veshė tė shpuar, me vathė nė hundė, nė vesh, nė kėrthizė dhe gjuhė, shikim tė ashpėr dhe fjalor vulgar.
Shpesh shėtisin nė shoqėri me miqtė katėr kėmbėsh tė rrezikshėm, tė cilėt me njė lėvizje syri sulmojnė personin e dėshiruar. Mė sė tepėrmi kemi tė bėjmė me qentė e rrezikshėm tė tipit Pit-bullė, Rotvajler, Staford, tė cilėt tėrėsisht korpourohen nė imixhin e tyre, aspak mė tė rrezikshėm se gazda (pronari).
Pėrse shėrbejnė kėto kafshė? Kryesisht pėr tė larguar melekėt dhe bereqetin nga shtėpitė myslimane dhe pėr tė shkatėrruar veprat e mira. Ka thėnė Pejgamberi s.a.v.s.:
Kush mban qen, tė cilin nuk e pėrdor pėr ruajtjen e bagėtisė ose pėr gjueti, tė kėtillėt ēdo ditė nga veprat e tij tė mira i merren dy kirat. 3)
Edhe pse pėr tani dominojnė qentė, ndoshta nuk ėshtė larg koha kur nėpėr ēarshitė tona do t`i shohim derrat shkurtabiq tė Vietnamit apo hardhucat iguane, tė cilėt momentalisht janė prezent nė perėndim, kėshtu qė ,,Xhungla urbane do tė kompletohet. Nga Seid b. Hudriu r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s ka thėnė:
Do tė pasoni zakonet e atyre qė kanė qenė para jush hap pas hapi, pėllėmbė pas pėllėmbe, bile sikur ata tė hyjnė nė zgavrėn e hardhucės edhe ju do tė hyni pas tyre . 4)
Masa e kėtyre banorėve tė xhunglės dhe amazonket, pėrveē duhanit konsumojnė edhe ,,Bimė shėruese, si: marihuana dhe substancat tjera narkotike pėr tė ushqyer fantazinė e prishur dhe pasionet e ulėta. I vizitojnė edhe magjistarėt bashkėkohorė, tė cilėt largojnė shpirtrat e kėqij, pėrcaktojnė fatin mu sikur nė xhungėl!
ULURIMA, KLITHMAT DHE BĖRTIMA
Nėse besimtari shpėton rastėsisht nga shikimi i ndaluar, veshėt e besimtarit nė ,,Xhunglėn e urbanizuar, me siguri do tė pėsojnė dėmtim. Ka thėnė Pejgamberi a.s.:
Birit tė Ademit i pėrshkruhet pjesėmarrje nė zina (prostitucion), tė cilit nuk mund t`i shmanget ... edhe veshėt bėjnė zina me dėgjim. 5)
Muzika pėr shumicėn ėshtė bėrė hyjni, e cila bukvalisht adhurohet dhe pa tė cilėn nuk mundemi. Sidomos gjatė kohės verore kėngėtarėt live dhe fansat e tyre okupojnė tregjet dhe trasat e restoranteve pa kurrfarė mėshire deri nė orėt e vona tė natės terrorizojnė tė gjithė ata qė dėshirojnė qetėsi nga ulėrimat bashkėkohore. Nė sprovė tė veēantė janė ata qė kanė shtėpitė apo xhaminė nė afėrsi tė disko-klubeve ose folkotekave, ku zhurma e padurueshme dėgjohet deri nė mėngjes tė premteve, tė shtunave dhe gjatė festave. Kėta miskin (tė mjerė) dashtė e pa dashtė i mėsojnė pėrmendėsh tė gjitha hitet momentale, tė cilave mė shumė u pėrshtatet termi turbo-porno-folk. Nė realitet, shumė mė mirė do tė ishte tė dėgjosh ulėrimėn e ujqve, tigrave, luanėve, se sa kėtė qė sot e quajnė art. Nuk duhet pėrmendur se kėto ndeja, patjetėr janė tė pėrcjella me alkool, qė rrjedh rrėke, drogė e pėrfundon me zina.
Nė kėtė bela, mė sė miri ėshtė tė bėsh tė kundėrtėn, tė shoqėrohesh sa mė shumė me librin e Allahut, duke lexuar, studiuar dhe dėgjuar dhe natyrisht sa mė tepėr tė largohemi nga vendet e kėtilla.
RRIQĖRAT, SHUSHUNJAT DHE GJAKPIRĖSIT E TJERĖ
Islami nė kushte tė caktuara e ka lejuar personin e varfėr tė lypė pėr ta ushqyer momentalisht veten dhe familjen e tij, por ėshtė i obliguar tė mundohet tė gjejė mėnyrėn qė me punėn e tij tė ushqejė familjen.
Sot, Xhungla urbane ėshtė pėrplot imponues tė ndryshėm, tė cilėt duke u lypur njerėzve tė ndershėm mundohen t`ju nxjerrin paratė dhe kėtė mėnyrė tė fitimit e kanė marrė si profesion. Lypėsit e dyshimtė vlojnė nė ēdo kėnd dhe nga gjahu i tyre kėrkojnė bile dhjetė cent. Shumicės sė lypėsve tė sotėm, sikur t`u ndahej shuma prej 1000 , pėrsėri do tė gjendeshin nė rrugė pėr tė lypur. Pėr tė tillėt Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė:
Ai i cili kėrkon nga njerėzit pėr ta rritur pasurinė e tij, i tilli me tė vėrtetė kėrkon zjarr (prush), andaj le tė kėrkojė mė shumė ose mė pak. 6)
Nė transmetimin tjetėr qėndron qė personi i tillė do tė vjen nė Ditėn e Gjykimit, ndėrsa nė fytyrėn e tij nuk do tė ketė asnjė copė mishi (Buhariu nr. 1474, Muslimi nr. 1040 nga Ibn Omeri r.a.). Atėherė si t`i njohim ata qė me tė vėrtetė janė tė nevojshėm? Sipas krenarisė dhe modestisė. Thotė Allahu i Madhėruar, duke pėrshkruar tė varfrit, tė cilėve duhet ndarė sadakanė (lėmoshėn):
Ata i njeh nga vetė pamja e tyre (tė rraskapitur), por nuk kėrkojnė e as nuk i mėrzisin njerėzit ... 7)
Me kėtė mėnyrė tė mashtruesve ndoshta jemi mėsuar, por koha e re na ka sjellė njerėz tjerė qė kėrkojnė para nė njė mėnyrė tėrėsisht tė re dhe finoke. Hasim pėr ēdo ditė tė ashtuquajtur mjekė popullorė me krem dhe losione aktuale pėr rritjen e flokėve, muskujve, qė shėrojnė ēdo sėmundje si kancerin etj...
KAMELEONĖT DHE GJARPĖRINJTĖ HELMUES
Ka thėnė Pejgamberi a.s. :
...dhe do t`i gjeni njerėzit mė tė kėqijtė ata me dy fytyra: njėrit grup tė njerėzve u vijnė me njė fytyrė, ndėrsa grupit tjetėr me njė fytyrė tjetėr. 8)
Nė transmetimin tjetėr thuhet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Kush nė dynja i ka dy fytyra, nė Ditėn e Gjykimit do t`i ketė dy gjuhė prej zjarrit. 9)
Hipokritėt gjithmonė myslimanėve u kanė sjellė kokėēarje dhe kanė paraqitur rrezik mė tė madh se jobesimtarėt. Xhungla urbane vlon nga kėta. Mu sikur kameleoni i ndėrrojnė ngjyrat duke u kamufluar e duke pritur momentin e goditjes vdekjeprurėse, kėshtu edhe hipokritėt e kohės moderne shfrytėzojnė tė gjitha metodat qė disponojnė pėr t`i dėmtuar besimtarėt. Fshihen pas mediave tė printuara dhe elektronike, gazetave, si dhe shoqatave dhe partive tė ndryshme, pėrderisa tė gjithė kanė njė qėllim tė pėrbashkėt qė myslimanėt e Evropės t`u tėrheqin vėmendjen nė rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit islam. Pėr kėta p.sh. shenjat themelore tė Islamit si namazi nė vendet publike, mėsim-besimi apo veshja e femrės myslimane sipas sheriatit, janė shenja tė radikalizmit, prapambeturisė dhe kėrcėnim i sigurisė publike.
Pėr hipokritėt Allahu xh.sh. thotė:
Mynafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė Allahun, por Allahu mbizotėron dinakėrinė e tyre. S`ka dyshim, mynafikėt do tė Jenė nė shtresėn mė tė ultė (nė fund) tė zjarrit. 10)
Ka edhe ,,gjarpėrinj helmues, tė cilėt armiqėsinė e tyre ndaj Islamit dhe myslimanėve aspak nuk e fshehin. Propagandėn e tyre e plasojnė kur u paraqitet rasti, ndėrsa urrejtja dhe zilia shkrepin nga sytė, gjuhėt dhe gjoksi i tyre.
Pėr tė tillėt Allahu xh.sh. thotė:
Ata nuk pushojnė sė vepruari nė dėm tuajin. Urrejtja kundėr jush duket nga gojėt e tyre. 11)
Tė tillėve u themi atė qė Allahu i tha Pejgamberit a.s t`u pėrcjellė:
Thuaju: Vdisni me atė mllef tuajin. 12)
SI TĖ MBIJETOJMĖ ?
Dijetarėt pėr mbijetesė nė kushtet ekstreme kėshillojnė qė mėnyra mė e thjeshtė dhe mė e sigurt pėr tė dalė nga Xhungla e dendur, ėshtė qė sė pari tė gjendet lumi e pastaj me durim tė pėrcillet rrjedha e tij. Pastaj tė ndėrtosh njė trap sa mė kualitativ dhe tė lėshohesh rrymės sė ujit, e cila njeriun e dėrgon drejtė nė oqean. Nė xhunglėn e urbanizuar situata ėshtė e ngjashme. Pėr t`u larguar me sa mė pak dhimbje nga rreziku duke gjetur rrugėn e shpėtimit, besimtari duhet tė mėsojė tė gjitha teknikat e mbijetesės sė imanit nė mėnyrė qė zemra mos t`i nxihet nė detin e ligėsive dhe haramit qė e rrethon. Me durim tė pėrcjellė rrugėn e trasuar nga Pejgamberi a.s. si dhe tė sahabėve dhe dijetarėve tė sinqertė tė Islamit, ndėrsa devotshmėria dhe veprat e mira do tė jenė barkė nė tė cilėn me ndihmėn e Allahut, me siguri do t`i kalojė tė gjitha kurthet dhe sprovat e dynjasė, pėrderisa nuk noton me fat nė skelėn e mėshirės sė Allahut. Kėtė me vargje bukur e ka pėrshkruar Imam Shafiu r.a.:
Inne lil-lahi ibadan futana
Tal-lekud-dunja ve hatu fitona
Nadharu fiha fel-lemma alimu
Inneha lejet li hajji vatana
Xhealuha luxhxheten vet-tadhu
Salihal ea`mali fiha suhufuna.
Allahu posedon robėr tė Tij tė zgjedhur, tė cilėt dynjanė e lėshuan dhe sprovave iu frikėsuan, Atė e vėshtruan dhe fuqishėm u bindėn se pėr tė gjallin nuk ėshtė vendbanim i pėrhershėm. Andaj e menduan si valė tė errėta tė detit tė trazuar. Dhe pėr Tė, me veprat e mira si me anije notuan.
Allahu na bėftė prej kėtyre!
-- A M I N --
__________________________________
1) En Nurė, 30-31
2) Teberaniu nė Kebir nr. 16347 me sened tė mirė
3) Buhariu, nr. 5481, Muslimi nr. 1574 nga Ibn Omeri r.a
4) Buhariu, nr. 7319
5) Buhariu, nr. 6243 nė version tė shkurtuar nga Ebu Hurejre r.a, Muslimi
6) Muslimi nr. 1041 nga Ebu Hurejre r.a
7) El Bekare, 273
8) Buhariu, nr. 3493, Muslimi, nr. 2526 nga Ebu Hurejre r.a.
9) Ebu Davudi nr. 4873 nga Ammar b. Jasiri
10) Ali Imran, 118
11) Ali Imran, 118
12) Ali Imran, 119